Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Ramës ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë dhe rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.
“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, është shprehur kryeministri Rama.