Një tjetër bari është goditur nga rrufeja në Shqipëri, pas ngjarjes së rëndë ku një i ri humbi jetën disa ditë më parë.
Këtë herë, për fat të mirë, bariu shpëtoi shëndoshë e mirë.
Ngjarja ka ndodhur në malin e Tërbunit, në Pukë. Bariu është identifikuar si 47-vjeçari Kastriot Nikolli.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ende nuk dihet me saktësi gjendja shëndetësore.