Pjesë e rinisë së suksesshme shqiptare në Austri është edhe Zeqije Neziri, me prejardhje nga fshati Çegran i Gostivarit, por që për momentin mëson në Grac të Austrisë. Ajo është vajza e shefit të famshëm të kuzhinës, Faruk Neziri, por ka zgjedhur një profesion ndryshe nga profesioni i babait dhe nënës. Zeqija është duke studiuar gazetarinë, me qëllim që një ditë të bëhet një zë i fuqishëm i të vërtetës shqiptare në këtë shtet. Ajo është rritur në Itali, tani jeton në Austri, por me krenari mban flamurin kuq e zi, shkruan Gazeta Lajm.
Zeqijen e takuam gjatë qëndrimit të fundit të ekipit të Gazetës Lajm dhe Lajm.TV në Austri. Të gjitha falënderimet për edukimin në frymën kombëtare ajo ia dedikon familjes.
“Jam krenare me prindërit e mi dhe familjen time, që vazhdimisht më përcjellin në çdo hap. Kjo për mua është diçka që nuk ka çmim! E rëndësishme për mua është edhe çdo fjalë dhe këshillë nga gjyshi im, Ismani dhe nga nënëgjyshja Hatka, të cilët vazhdimisht më udhëzojnë drejt rrugëve të suksesit, por me ‘përulje’ dhe respekt ndaj tjetrit. Janë shumë pika që familja jonë i ka zakon! Me pak fjalë, parime të shëndosha”, thotë ajo.
“Dua të krijoj një botë e cila është inspiracion i babit tim Faruk Neziri ai, qè vazhdimisht lufton për ata që janë vlerat dhe identiteti i një kombi. Dua të falënderoj edhe vllaun tim Fikret Nezirin, që më mësoi germat e para në gjuhën Shqipe! Me pak fjalë, gjitha komponentat që për mua të jetë një vulë se jam dhe do të mbetem Shqiptare. Falënderoj familjen time dhe gjithë ata që më mbështesin”, shton Zeqie Neziri.
Maestro Faruk Neziri nuk fsheh krenarinë për profesionin që e ka zgjedhur vajza e tij.
“Zeqia është mbretëresha e babait. Vullneti i saj ka një pikëqëndrim ndaj asaj që është drejtësia, realiteti dhe objektiviteti”, thotë shefi i kuzhinës me famë ndërkombëtare, Faruk Neziri.