Kanadaja renditet ndër të parat vende në botë për cilësinë e jetës nga shume raporte ndërkombetare. Stabiliteti politik, cilësia e arsimit publik, siguria, stabiliteti ekonomik apo kujdesi shëndetësor në Kanada, vlerësohen shumë pozitivisht në raportin e vitit 2019, dhe e rendisin këtë vend të parin në botë.
Popullata e Kanadasë arriti në 37 milionë e 300 mijë në janar të vitit 2019 dhe statistikat tregojnë se emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullatës. Në vitin 2018 qeveria kanadeze prezantoi një plan shumëvjeçar për emigracionin, që premton të mirëpresë mbi një milion emigrantë të rinj në vend deri në vitin 2021. Kanadaja ka si qëllim të tërheqë punonjës të kualifikuar dhe talente përtej oqeanit, për të mbushur boshllëqet në tregun e punës në mbarë vendin veçanërisht në provincat e saj.
Nuk janë të paktë qytetarët shqiptarë të cilët duan të shkojnë në Kanada për emigracion dhe jo vetëm, por të gjithë zgjedhin të marrin shërbime të ndryshme pranë qendrës së aplikimit për vizë kanadezë në Tiranë.
Qytetarët që kanë qoftë edhe një përvojë të vetme në qendrën e aplikimit për viza kanadeze, tregojnë se ndryshe nga ambasadat e tjera të huaja në vend, në këtë qendër trajtohen me shumë respekt, iu ofrohet një shërbim i standardeve shumë të larta, pavarësisht llojit të vizës për të cilën ata aplikojnë. Madje për disa shërbime, si regjistrimi i shenjave të gishtërinjve apo dorëzimi i pasaportës, aplikuesit nuk kanë nevojë të lenë takim paraprak.
Duket se gjithmonë e më shumë shqiptarët po i kthejnë sytë nga Kanadaja, për disa arsye.
Qendra e aplikimit për viza kanadeze në Tiranë, çdo ditë pret të interesuar për të udhëtuar drejt Kanadasë dhe shërben me cilësi e shpejtësi, duke e bërë të pandjeshme mungesën e ambasadës, e cila për shqiptarët operon në Romë.
https://youtu.be/qimbv-SC08c
https://youtu.be/lqmGtIrgHpg
https://youtu.be/ND7tFiNL6a4