Shkëncëtarët janë të bindur se ngrohja e temperaturave mund të shpjegojë pjesërisht përse rastet me koronavirusit kanë rënë ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë Europën javët e fundi.
Disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit të mos përballen me pasoja të ashpra nga Covid-19 dhe dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës jetike.
Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore krahasuan nivelet mesatare të vitaminës D dhe gjetën një lidhje midis njerëzve që kishin niveleve të ulëta të vitaminës D dhe atyre që ndërronin jetë pasi infektoheshin nga koronavirusi.
Muaji i kaluar ishte prilli më i ngrohtë përgjatë viteve të fundit. Ekspertët thonë se moti i mirë mund të shpejtojë rënien e epidemisë, i kombinuar me efektet e masave bllokimit. Virusi vdes më shpejt në prani të rrezeve të diellit dhe mbijeton më së miri në kushte shtëpie, zbuloi studimi.
Me ngrohjen e temperaturave, studimi thekson se ngrohja e kohës një armë tjetër në luftën kundër virusit gjatë verës”. “Do të ishte e papërgjegjshme për ne të themi se ndiejmë se vera do të vrasë plotësisht virusin. Por temperaturat e nxehta do të jenë një ndihmesë e madhe”, thotë ai.
Një studim tjetër i madh i kryer nga Harvard, MIT dhe institucione të tjera konkludoi se si kushtet e motit, më saktë rritja e temperaturës dhe lagështia, ndikojnë në përhapjen e koronavirusit. Ata studiuan 3.739 raste në të gjithë botën dhe arritën në përfundimin se temperaturat mesatare mbi 25 gradë Celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit.
Çdo ngritje shtesë e temperaturës prej 0.6 gradë shoqërohet me një rënie prej 3.1 për qind të nivelit riprodhues të virusit, të quajtur R0. Kur R0 bie nën 1, epidemia fillon të zhduket.
Por siç vërejnë shkencëtarët, si çdo hulumtim i ngjashëm deri më tani, edhe ky hulumtim ka konfirmuar se vera nuk do ta ndalë plotësisht pandeminë. Shkencëtarët vërejnë se koronavirusi ka të ngjarë të vazhdojë si SARS dhe MERS dhe do të dobësohet gjatë motit të ngrohtë, por do të rikthehet në vjeshtë.