Mbrëmë vonë, rreth orës 22, në Reçicë të Vogël, uniformat blu kanë arr*estuar 39-vjeçarin me inicialet Z.A., nga i njëjti fshat, pronar i një objekti hotelierik.
Gjatë kontrollit të përbashkët të objektit nga efektivët e policisë dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, u konkludua se objekti punonte jashtë orarit të lejuar të punës dhe brenda tij u gjetën 6 klientë.
Z.А. u ndalua në Stacionin Policor të Tetovës dhe do të procedohet pena*lisht sipas Nenit 206 të Kodit Pe*nal për veprën “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.