Gjatë 24 orëve të fundit në Slloveni me një numër më të vogël të testimeve janë regjistruar 365 raste të reja me koronavirus dhe 28 jetë të humbura nga pasojat e kësaj sëmundjeje.
Aktualisht në Slloveni ka 18.662 raste aktive, kurse mesatarja e infektimeve ditore gjatë javës së fundit është 1.307, transmeton Tetova News.
Momentalisht në spitale janë duke u trajtuar 1.142 persona, nga të cilët 201 janë në përkujdesje intensive.
Nga fillimi i epidemisë në Slloveni janë regjistruar 113.815 raste, nga të cilët 2.507 kanë ndërruar jetë./Tetova