Kryeministri italian Gisueppe Conte në një mbledhje të qeverisë të zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, ka komunikuar para ministrave të kabinetit dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë Conte 2.
Sakaq, pritet që në minutat në vazhdim të zyrtarizojë këtë kërkesë pranë Presidentit të Republikës Sergio Mattarella.
Kryetarët e grupimeve politike të mazhorancës qeverisës, Ministri Alfonso Bonafede i Lëvizjes 5 Yje, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i Partisë Liberi e Uguali e Ministri i Kulturës Dario Francheschini i Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetjen e plotë ndaj Giuseppe Conte.
Kujtojmë që dorëheqja e kryeministrit italian erdhi pas përpjekjeve të ditëve të fundit për të gjetur mazhorancën e duhur politike brenda qeverisë e pas mungesës së qartë të një mazhorance në Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian ku pritej të votohej realacioni mbi reformën në drejtësi të Ministrit Alfonso Bonafede.