Nga Naser Nika
Ty o Zot të qofshim falë
More sot ma t’mirin djalë
Ma të mirin djalë deshirit
Prishe dasmen e Samirit
Sa e randë kjo tragjedi
Me i marr’ jeten djalit t’ri
Ti luftove me kovidin
Babs e nans ja thave shpirtin
Dasma jote ishte nesër
Nuk ka nana ma djal’ tjetër
I ka ble lulet me kcy
Ja ke mbyll deren me dry
Në Rashtish qielli u nxi
Nusja jote u vesh n’zi
Ajo asht si rrezja diellit
S’i thonë ma reja Halilit
U banë gati pë dyzen
Pa vlla motrat po i len
Hije e randë i ra k’saj shpie
U la n’lot nana Nurije
S’ndalet turri i britmave
Për ty nipi i Nikajve
Na le dhimbje, na le mallë
Ti n’dhe t’zi e gjyshja gjallë
Sot u ndave prej k’saj jetë
N’zemrat tona ke me mbetë
Vdekja jote gjithkend vret
Ty t’pushoftë shpirti n’Xhenet.
Samir vllaqko sot isha i ftuar tek ti për ditën e dasmës që më pate thënë se po nuk erdhe nuk të flas më. Unë nuk erdha. Nuk e mbajta premtimin, por ti e mbajte. Vërtet nuk do të më flasësh më. Sot kishe ditën e dasmës, ditën kur ti do të maroheshe, por nuk ndodhi kjo. Ndodhi tragjedia më e madhe. Sot ti ike nga kjo botë përgjithmonë.
Lajm i trishtuar dhe tronditës
Ngushëllime familjes TELA…
Dita e djeshme nisi me një lajm shumë të trishtë !
Ulqini u vesh me vellon e zisë, bashkëqytetari dhe kolegu i jonë Samir Tela humbi bet*ejën me koronavirusin.
Ne të gjithë prisnim prej ditësh kthimin e tij në mesin tonë,por fatkeqësisht sëmundja e pabesë e rrëmbeu në lulen e rinisë.
Nuk gjejë fjalë ngushëllimi për familjarët, të afërmit miqt dhe dashamirët e të ndjerit.
Ne kemi pasur fatin ta njohim edhe përsëafërmi, sepse një kohë punoi edhe në Komunë.
Trishtimi, ka ngërthyer secilin nga ne, LUTEMI që shpirti ti tij të prehet në paqen e merituar !
Vëllezer dhe motra, siç po vërtetohemi ky virus është shumë i pabesë ,andaj po ju LUTEM si shok,mik dhe prind që kjo dhimbje e madhe dhe e papërballueshme të na ndërgjegjësojë të gjithëve që të kemi kujdes maksimal, t’i respektojmë masat në fuqi dhe të vaksinohemi
masovikisht, sepse ne nuk mund te perballojmë më situata të tilla , lajme të trishta të cilat jan bërë pothuajse të përditshme.
Nje humbje e madhe per vendin tone Anen e Malit, qytetin tone Ulqinin, rinine, shoqerine dhe per gjithe familjaret e tij.
Zoti ju çoft Sabr familjareve qe ta perballojn kete dhimbje te madhe
Ndersa ti Samir qofsh Lulja me e bukur e Xhenetit, paç rahmet e Zoti te çoft te mira ne boten tjeter
E HUAZUAR NGA PROF. Naser Halili
Lamtumirë,
Dhe kisha ndegjuar legjendën të cilës nuk i besoja, por po vërtetohem se paska qenë e vërtetë, se nëna në vend që të e bëj dhëndër, djalin e vetëm e percjell në botë e përjetshme. Se në vend që nusja të vij me velon e nusëris në shtëpi, ajo erdh me velon e zisë për të fejuarin, kisha dëgjuar legjendën qe krushqit u shëndrruan në kortezh funerali, dhe nuk e kisha besuar se legjenda e Rexhës, mund të ndodh në realitet.
Lamtumir nxënsi dhe shoku Samir Tela. Do ta ruajm kujtimin për ty me fanatizëm dhe xhelozin më të madhe. I lehtë të qoft dheu i vendlindjes mbi supet tua.
Lamtumirë!