Ballina Bota Frikë për mungesë ushqimesh në Ukrainë, raftet e supermarketeve bosh

Frikë për mungesë ushqimesh në Ukrainë, raftet e supermarketeve bosh

Që prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, raftet e supermarketeve janë boshatisur në një pjesë të madhe të vendit, shkruan skynews.

Pamjet nga qytetit Melitopol, të regjistruara tre ditë pas fillimit të pushtimit rus, tregojnë ukrainasit të dëshpëruar brenda një supermarketi të shkatërruar, i cili pothuajse është i boshatisur.

Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e shtatë të tyre. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.
Sipas një raporti të OKB-së, 677,243 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi, duke u strehuar në vendet fqinje./abcnews.al/