Turqia u godit ditën e djeshme nga dy tërmetet të tjerë të fuqishëm, vetëm dy javë pas lëkundjeve shkatërrimtare që shkaktuan 41 mijë viktima.
Nga tërmetet e rëna mbrëmjen e së hënës u shembën disa godina, si dhe ndërruan jetë 3 persona.
Mediat turke kanë publikuar rastin e një ndërtese e cila u shemb plotësisht, por shkallët metalike të saj mbetën të padëmtuara.
Godina 7-katëshe e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Mustafa Kemal, u dëmtua rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit dhe u rrëzua përtojkë të hënën.
Kujtojmë se një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë.
Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth Hatayt.
Tërmetet e dy javëve më parë, megjithëse me qendër në Kahramanmaras, 100 kilometra nga Hatay, shkaktuan dëme të mëdha atje.