Funerali i Paul O’Grady-t u bë pranë shtëpisë së tij në Kent pasi fansat u rreshtuan në rrugë për të bërë nderimet e fundit – shumica me qentë e tyre.
Aktori i humorit dhe prezantuesi televiziv britanik, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 67-vjeçare, është varrosur pas një shërbimi privat.
https://youtu.be/HArYZmIkQ3k
O’Grady u bë i famshëm në vitet 1990 me personazhin e tij “Lily Savage” duke vazhduar të prezantojë programe të tjera argëtuese në BBC.
https://youtu.be/bke5YIOrvNs
Paul ishte ndër të parët i cili solli dashuritë për kafshët në ekran dhe veçanërisht qentë.
Më vonë gjatë karrierës së tij, ai vazhdoi të drejtonte një sërë emisionesh, dhe gjithashtu solli dashurinë e tij për qentë në ekran.
Ai kohët e fundit kishte qenë në turne duke luajtur Miss Hannigan në muzikalin Annie.
Një turne të cilin e kishte shumë përzemër dhe shpërndante shpesh postime në Instagram, duke shprehur kënaqësinë e tij në lidhje me shfaqjen.
Ai kishte planifikuar të prezantonte programin në Radio Boom për të dielën e Pashkëve.