Ballina Bota Video/ Synon të dërgojë njerëz në Mars, anija hapësinore e Elon Musk...

Video/ Synon të dërgojë njerëz në Mars, anija hapësinore e Elon Musk shpërthen në ajër gjatë fluturimit provë

Raketa gjigante e SpaceX u nis nga baza ajrore pas testit të parë që u mbajt të enjten pasdite por shpërtheu disa minuta më pas dhe u përplas në Gjirin e Meksikës.

Kompania e Elon Musk synonte që ta niste anijen kozmike rreth 120 metra të lartë në një udhëtim rreth e qark botës, që nga maja jugore e Teksasit, pranë kufirit meksikan.

Sipas planit, pritej që boost-eri të largohej nga anija kozmike disa minuta pas ngritjes, por kjo nuk ndodhi. Raketa filloi të humbiste lartësi dhe më pas shpërtheu katër minuta pas fluturimit, duke u rrëzuar në gji.

https://youtu.be/UXZ0l2093Zw

Pas ndarjes, anija kozmike supozohej të vazhdonte në lindje për të orbituar planetin, përpara se të përplasej më pas në Paqësor, pranë Hawaii-t.

Turma spektatorësh ndoqën nga ishulli South Padre , disa milje larg nga vendi i nisjes, plazhi Boca Chica. Kompania planifikon që ta përdorë raketën për të dërguar njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe në Mars.

NASA ka rezervuar një anije kozmike për ekipin e saj të ardhshëm që do të realizojë ecje në hënë dhe ata që kanë mundësi financiare po rezervojnë që tani fluturime për në satelitin tonë natyror.

@tn.lajmelokale
@tetovanews