Ballina Kronika Ngjarje shumë e rëndë në një fshat të Tetovës, detajet nga prokuroria...

Ngjarje shumë e rëndë në një fshat të Tetovës, detajet nga prokuroria dhe policia

Një person i moshës 21-vjeçare, duke filluar nga dhjetori i vitit 2022, ka ushtruar dh u n ë në familje ndaj një 19-vjeçareje me të cilën bashkëjetonte dhe kishte lidhje jashtëmartesore. I dyshuari e ka mbajtur viktimën të mbyllur në dhomë për një kohë të gjatë dhe çdo ditë e ka s u l m u a r fizikisht duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur hetimet ndaj një 21-vjeçari i cili dyshohet se ka ushtruar dh u n ë në familje ndaj një 19-vjeçareje, me të cilën bashkëjetonin të pakurorëzuar.

Në përshkrimin e ngjarjes, për të cilën dyshohet 21-vjeçari, Prokuroria thotë se, duke filluar nga dhjetori i vitit 2022, ka ushtruar dh u n ë në familje ndaj një 19-vjeçareje me të cilën bashkëjetonte dhe kishte lidhje jashtëmartesore. I dyshuari e ka mbajtur viktimën të mbyllur në dhomë për një kohë të gjatë dhe çdo ditë e ka ngacmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore. Në një moment, kur i dyshuari ka harruar derën e hapur, ajo ka shfrytëzuar rastin dhe ka arritur të ikë. Më pas 19-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në polici.

Me urdhër të prokurorit, gjykata në Tetovë të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh.

Njofrimi i sotëm nga policia:

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18 prill), rreth orës 14:50, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin nga një fshat i Tetovës, i cili njëzet minuta më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 19-vjeçare e pa kurorë se e kishte sulmuar fizikisht. Në sulmet, sipas raportit, ai ka përdorur edhe mjete metalike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe me parashtresë përkatëse dhe në koordinim me prokurorin publik, sot (19 prill) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

Video bonus:

https://youtu.be/KCynZS5mb3A

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews