Ballina Blog Faqe 128

U kap duke transportuar 22 kg kokainë, “boksieri” shqiptar dënohet me 4 vite burg dhe 1.6 milionë euro gjobë

Flokët e rruar, tatuazhe, trup boksieri të peshave të rënda. Klaudio, pavarësisht fizikut të tij mbresëlënës, mban një profil të ulët në bankën e të akuzuarve. Ky 29-vjeçar shqiptar u arrestua nga dogana teksa transportonte 22 kg kokainë.

Më 7 dhjetor, makina e tij, e regjistruar në Itali, u kontrollua në kabinën e pagesës Boulou, në A9 në Francë.

Agjentët doganorë e zbrazën trajlerin nga të gjitha paletat e drithërave që përmbante. Këtu fshihej droga, instinkti i tyre nuk i kishte mashtruar. Shoferi posedonte 3 telefona, përmes të cilit transmetoheshin udhëzimet dhe mund të bllokoheshin nga distanca.

Historia që tregon Klaudio i ngjan asaj të treguar nga të gjithë trafikantët e përgjuar javë pas jave. I zhytur në borxhe, ai takoi “dikë” që e prezantoi me “dikë”, i cili i ofroi 20 mijë euro për të kaluar kufirin me kokainë. Ai ngarkoi në Spanjë dhe duhej ta dërgonte në Itali. Nuk do të thotë asgjë më shumë.

“Jemi dëshmitarë të një rritjeje të vërtetë të trafikut të drogës dhe në veçanti të kokainës, këmbëngul prokurori. Ky njeri nuk është sponsori, vetëm hallka e dobët e sistemit, ai që rrezikon.

Por ai nuk i tha jo trafikantëve dhe ai luajti një rol themelor, prandaj kërkon 4 vjet burg dhe 1.650.000 euro gjobë doganore. Në gjykatë, “Nuk do ta bëj më kurrë”, nuk ka shumë peshë. Ai u dënua me 4 vjet paraburgim të vazhdueshëm, 10 vjet papranueshmëri, konfiskim të rimorkios dhe gjobën e kërkuar astronomike.

Ishte duke ecur në Çarshinë e Shkupit, i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe vdes 58-vjeçari nga Çegrani i Gostivarit!

Një rast tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Çarshinë e Shkupit,.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një burrë ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar siç ishte duke ecur me një të afërme të tij.

“Më datë 19.12.2023 në ora 01.25 në SPB Shkup, nga Ndihma e shpejtë mjekësore është bërë e ditur se në Çarshinë e Vjetër në Shkup kanë konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës te një person mashkull. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin me inicialet A.T.(58 vjeç) nga fshati Çegran i Gostivarit. Ai ka qenë duke ecur me një të njohurën e tij, kur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njofton Policia.

Zbulohet letra tronditëse e drejtorit të Policisë së burgut te Peqinit: Të fortët me shërbëtorë që u lajnë qelinë, kanë frigoriferë dhe dhoma private

Në studion e emisionit “Open” në News24 është zbuluar një letër e dërguar nga shefi i policisë së burgut të Peqinit drejt drejtorit të këtij burgu ku shprehen disa shqetësime lidhur me këtë institucion.

Moderatorja Eni Vasili lexoi letrën në të cilën thuhet se të burgosurve u është lejuar investimi në dhomat e tyre duke i bërë këto të fundit “thuajse të privatizuara”.

Në të shprehet më tej shqetësimi se kjo ndërhyrje në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara.

Po ashtu të burgosurit kanë shndërruar ambientet e përbashkëta si klasa këshillimi në “palestra personale” që nuk mund të aksesohen nga të gjithë dhe disa të burgosur të tjerë përdoren për të pastruar qelitë apo për detyra të tjera të rëndomta.

Më tej, shkruhet se dhomat e takimeve të veçanta janë ri konstruktuar duke shtuar krevate e kondicionerë, ndërsa në dhomat e të burgosurve ka pajisje si furra, frigoriferë të mëdhenj, por edhe bokse muzike të mëdha.

“Të burgosurve u është lejuar investimi në dhoma, rikonstruktim, thuajse tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara. T’u kërkosh të marrin të burgosur në dhoma ka qenë thuajse e pamundur. Dushet, klasa, e dhoma të tjera të përbashkëta kanë humbur destinimin e tyre ku janë shndërruar në palestra të personalizuara dhe nuk aksesohen nga të gjithë. Në dhomat e takimeve të veçanta janë bërë ndërhyrje dhe këto dhoma janë të personalizuara. Ka kondicionerë, krevate, etj. U janë lejuar frigoriferë, furra pjekjeje, aksesorë muzike, bokse muzike me përmasa të mëdha, duke rënë ndesh me ligjin.”, thuhej në letrën e lexuar nga moderatorja.

VIDEO/ NASA transmeton videon e një maceje lozonjare nga 31 milionë kilometra larg dhe kjo ndodh për herë të parë

Një eksperiment komunikimi lazer pjesë e një misionit “Psyche” të NASA-s ka transmetuar një video në Tokë nga gati 31 milionë kilometra larg ndërsa klipi i shkurtër luan një mace me emrin Taters.

Është hera e parë që NASA transmeton një video nga hapësira e thellë duke përdorur një lazer. Në videon me definicion ultra të lartë, macja lozonjare ndjek, nga të gjitha gjërat, pikën e kuqe të pakapshme nga një tregues lazer ndërsa lëviz nëpër një divan.

Videoja e maceve u transmetua në Tokë nga një transmetues lazer si pjesë e eksperimentit të komunikimit optik të hapësirës së thellë, ose DSOC. Teknologjia një ditë mund të përdoret për të transmetuar me shpejtësi të dhëna, imazhe dhe video pasi njerëzit i shtyjnë kufijtë e eksplorimit të hapësirës duke u përpjekur në vende si Marsi. Videoja prej 15 sekondash u kodua në një lazer infra të kuqe dhe u transmetua nga anija kozmike “Psyche” në teleskopin Hale në Observatorin Palomar të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni.

Videoja u shkarkua në observator më 11 dhjetor dhe çdo kornizë u transmetua drejtpërdrejt në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena, Kaliforni. Në kohën e transmetimit, distanca midis anijes Psyche dhe Hale ishte 80 herë më e madhe se distanca midis Tokës dhe Hënës. U deshën vetëm 101 sekonda për lazerin. Lazeri mund të dërgojë të dhëna me 10 deri në 100 herë shpejtësinë e sistemeve tradicionale të valëve të radios që përdor NASA në misione të tjera.

Demoja e teknologjisë u krijua për të qenë eksperimenti më i largët i NASA-s i komunikimeve lazer me gjerësi të lartë bande, duke testuar dërgimin dhe marrjen e të dhënave drejt dhe nga Toka duke përdorur një lazer të padukshëm afër infra të kuqe.

“Kjo arritje nënvizon angazhimin tonë për të avancuar komunikimet optike si një element kyç për përmbushjen e nevojave tona të ardhshme të transmetimit të të dhënave”, tha në një deklaratë zëvendësadministratorja e NASA-s, Pam Melroy. “Rritja e gjerësisë së brezit tonë është thelbësore për arritjen e synimeve tona të ardhshme të eksplorimit dhe shkencës dhe ne presim përparimin e vazhdueshëm të kësaj teknologjie dhe transformimin e mënyrës se si ne komunikojmë gjatë misioneve të ardhshme ndërplanetare.”

Komunikimet me lazer në hapësirë të thellë

I nisur në mes të tetorit, misioni “Psyche” është aktualisht në rrugë për të kapur shikimin e parë të njerëzimit të një asteroidi metalik midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit. Anija kozmike do të kalojë gjashtë vitet e ardhshme duke udhëtuar rreth 3.6 miliardë kilometra për të arritur emrin e saj, që ndodhet në pjesën e jashtme të brezit kryesor të asteroidëve.

Por eksperimenti “Deep Space Optical Communications” po kryen një mision të vetin gjatë dy viteve të para të udhëtimit. “Një nga qëllimet është të demonstrohet aftësia për të transmetuar video me brez të gjerë në miliona milje. Asgjë në Psyche nuk gjeneron të dhëna video, kështu që ne zakonisht dërgojmë pako me të dhëna testimi të krijuara rastësisht”, tha Bill Klipstein, menaxher i projektit DSOC në Laboratorin Jet Propulsion, në një deklaratë.

Aksidenti ku humbën jetën 3 të rinj, vëllai i të dyshuarit publikoi pamjet e reja me një version për ngjarjen (VIDEO)

Të shtunën e kaluar, në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në Prizren, u zhvilluar një garë ilegale, gjatë së cilës njëra nga veturat ka goditur për vdekje tre këmëbësorë që ishin duke e shikuar garën. Për këtë rast janë arrestuar dy shoferët që po bënin gara, Arlind Syla dhe Irfan Hoti, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e paraburgimit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Qamil Hoti, vëllai i Irfanit, i cili i ka publikuar disa pamje të reja të momentit të aksidentit.

Ai në një grup të Facebook-ut, fillimisht i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Qamil Hoti ka thënë se garën nuk e ka organizuar vëllai i tj.

Ai ka thënë se njëri nga të ndjerit, Nue Bibaj, kishte kërkuar që veturën e tij ta vozisë Irfan Hoti, që ndodhet në paraburgim.

“Nue Bibaj kishte kerkuar qe veturen e tij ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e te ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon qe ta ngiste makinen e tij.”

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që Irfani i është afruar veturës dhe e ka penguar qarkullimin. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur pasi vetura Golf 5 ka frenuar dhe për shkak të motit të keq ka rrëshqitur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

“Un pash qe ne media dhe ne rrjete sociale po flitet qe Irfani i eshte afruar makines golf 5 duke i penguar qarkullimin ne rrug dhe per ate arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli ne vetur. Por nuk eshte e vertete. Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 te tjer.”

Reagimi i plotë:

Sqarim per media shok dashamir edhe krejt popullin .

Un jom Qamil Hoti, vellau i Irfan Hotit.

Pik se pari ju shprehi ngushllime familjarve te te ndjerve Delija, Bibaj dhe Syla.

Personalisht un i njoh te ndjeret dhe shprehi keqardhje se qfar ndodhi ate nat, dhe dua te bej nje sqarim te vogel per vellaun tim.

Gara nuk ishte organizu nga Irfani, gara ishte organizuar me post ne nje grup ne facebook nga pronari i makines “Golf 5”.

Nue Bibaj kishte kerkuar qe veturen e tij ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e te ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon qe ta ngiste makinen e tij.

Un pash qe ne media dhe ne rrjete sociale po flitet qe Irfani i eshte afruar makines golf 5 duke i penguar qarkullimin ne rrug dhe per ate arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli ne vetur.

Por nuk eshte e vertete.

Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 te tjer.

Ne kemi siguruar Video-fakte qe nuk u publikuan ne media se Irfani nuk ju afrua makines tjeter, kemi edhe deshmitar qe ishin ne vendin e ngjarjes nder ta ishin edhe disa familjar te ndjerit Nue Bibaj. Ne ja kemi len qdo gje ne dore drejtesis dhe presim qe rastin ta zbulojn sa me shpejt. Edhe njeher ndjej keqardhje dhe ju shprehi ngushllime familjarve te viktimave dhe sherim sa me te shpejt te lenduarve dhe kerkoj nga njerzit tjer qe ti ndalin ofendimet te kan pak mirkuptim sepse te gjith ata ishin shok me njeri tjetrin dhe asgje nuk u be qellimisht askush sdo tkishte deshiruar qe kjo te ndodh.

Ne kemi vendos qe ato video ti bejm publike.

E rëndë/ Nëna e një djali 18 muajsh! 24-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie nga dritarja e çatisë së shtëpisë

Qyteza Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili është tronditur nga një tragjedi e papritur ku ka humbur jetën një nënë e re shqiptare. 24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda. E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë. Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar.

Barcellona P.G.: Giovane mamma precipita dal terzo piano e muore, fatale caduta da oltre 10 metri

ARTICOLO AGGIORNATO – Stava cercando di passare dal lucernario per rientrare in casa dove c’erano il figlioletto di 18 mesi e un’altra bimba. La tragedia si è consumata in via Benedetto Croce

Una tragedia alle porte del Natale che scuote il clima di festa nel pieno centro di Barcellona Pozzo di Gotto. Una giovane donna, di nazionalità straniera, di soli 24 anni, Ambra Seferi, ha perso la vita nella tarda mattinata dopo essere precipitata in un lucernario dal terzo piano di un edificio in Via Benedetto Croce, a pochi passi da Piazza Duomo.

Sul posto sono giunti i sanitari, ma purtroppo non è stato possibile salvare la vita alla giovane donna. La ragazza, di origini albanesi,

Sul fatto indagano i Carabinieri della Compagnia di Barcellona Pozzo di Gotto agli ordini del capitano Lorenzo Galizia. Secondo una prima ricostruzione, sembra che la donna stesse cercando di rientrare a casa dopo essere rimasta chiusa fuori di casa. In casa erano rimasti il figlioletto di 18 mesi e un’altra bambina, figlia di un’amica. Ambra ha tentato di rientrare in casa proprio dal lucernario. Fatale un volo di oltre 10 metri. Trasportata subito all’Ospedale di Milazzo dopo le prime cure ricevute sul posto dai sanitari del 118, è spirata al Fogliani. La giovane viveva presso l’abitazione dei genitori.

Shkupi mëngjesin e sotëm në listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë

Ajri në Shkup është i pashëndetshëm mëngjesin e sotëm. Kryeqyteti ndodhet në listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë, sipas renditjes së bërë nga IQ Air. Të dhënat e Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se prania e grimcave PM-10 në ajër është mbi përqendrimin mesatar ditor maksimal të lejuar prej 50 mikrogramë për metër kub, transmeton Portalb.mk.

Sa i përket grimcave të suspenduara PM-2.5, sot në mëngjes nuk mund të gjenden të dhëna për përqendrimin e këtyre grimcave të rrezikshme në ajrin e Shkupit, për shkak se stacionet monitoruese të Ministrisë së Mjedisit nuk ofrojnë të dhëna për lokacionet Qendër, Karposh, Lisiçe. dhe Rektorat.

Sipas IQAir, indeksi i ndotjes së ajrit US AQI në Shkup sot në mëngjes është 158, ndërsa ajri është shënuar si i pashëndetshëm. Prania e grimcave PM-2.5 në ajër është 69.6 mikrogramë për metër kub dhe për kujtesë, përqendrimi maksimal i lejuar i këtyre grimcave të rrezikshme nuk duhet të kalojë 25 mikrogramë për metër kub, që është vlera maksimale e lejuar mesatare ditore.

Sipas matjeve të fundit nga stacionet monitoruese të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mëngjesin e sotëm në ora 8 në Qendër janë matur 143,51 mikrogramë për metër kub si prani e grimcave PM-10. E lartë është ndotja edhe në Karposh, ku mëngjesin e sotëm përqendrimi i grimcave PM-10 ka qenë 105.75 mikrogramë për metër kub.

Në Maqedoni mëngjesin e sotëm ka pasur nivele më të larta të ndotjes së ajrit me grimcat PM-10. Pra, në Prilep mëngjesin e sotëm në ora 8 është matur prania e 156,28 mikrogramë për metër kub të grimcave PM-10. Ndotje shumë e lartë e ajrit është regjistruar edhe në Strumicë, ku janë regjistruar 111.3 mikrogramë për metër kub.

Për sa i përket renditjes së IQAir, duhet theksuar se vetëm qytetet kryesore në botë janë në këtë listë të ndotjes së ajrit. Në Evropë, rekordi për ndotjen e ajrit është Sarajeva me një indeks të ndotjes 235, që përfaqëson nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në botë.

Ndryshe, parashikimi i motit i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH) nuk është optimist sa i përket ndotjes së ajrit në ditët në vijim. Në Shkup sot parashikohet mot me diell me mjegull të dobët. Nesër do të jetë me diell në Shkup dhe në vend, por meteorologët nuk parashikojnë erë apo shi. Nga e enjtja pritet intensifikimi i erës.

Autoritetet qeveritare po tregohen të pandërgjegjshme sa i përket mbrojtjes së ambientit, sidomos kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit, thonë organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit në Maqedoninë e Veriut. Këto reagime pasojnë propozimin për buxhetin e vitit 2024 në bazë të të cilit, vetëm 0.8 për qind e buxhetit të përgjithshëm planifikohet për mbrojtjen e mjedisit.

И денеска во Скопје амбиенталниот воздух е загаден и штетен по здравјето на граѓаните. Според мерењата на загаденоста на воздухот Скопје вечерва опстојува во „топ 10“ градови каде воздухот е штетен по здравјето на граѓаните. Во вечерното рангирање Скопје се проби од 11. место до 8. позиција. Делхи е прворангиран според специјализираната интернет страница „iqair“ која прибира податоци од целиот свет.

Покрај Скопје меѓу „водечките“ градови во светот со загаден воздух од Балканот се најдоа Сараево кој е треторангиран и Белград на деветтото место.

Vrasja e Liridona Ademajt, deklarohen nga Prokuroria e Kosovës: Jemi duke zhvilluar hetime intensive

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar hetime intensive rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademajt. Deri më tani për vrasjen e saj janë arrestuar katër persona përfshirë bashkëshortin, Naim  Murseli që dyshohet se ka porositur vrasjen e saj. E në paraburgim bashkë me Murselin gjenden edhe dorasi, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj. Ajo u vra më 29 nëntor, në mënyrë makabre në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Bërnicëtë Prishtinës.

Gazeta Express

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke kryer hetime intensive lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor të këtij viti.

Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë për Express, se policia me institucionet relevante po punojnë në mënyrë intensive që ky rast ta merr epilogun përfundimtar.

Ndërkaq tha se në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje të tjera.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për këtë çështje penale mund t’iu njoftojmë se prokuroria në koordinim të plotë me policinë e institucionet relevante po punojnë intensivisht që ky rast ta merr epilogun përfundimtar. Në këtë fazë të procedurës nuk mund të japim detaje nga hetimet, deri në një fazë tjetër”, ka thënë ajo për Express.

Ndërkaq ishte kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi ai që deklaroi se hetimet kanë marrë drejtimin e duhur, por ka shtuar se ato se mund të zgjasin deri në dy vjet.

Munishi theksoi në Euronews Albania se rasti po trajtohet nga një prokurore serbe, pasi prokurorja e mëparshme e ka dorëzuar vetë rastin.

“Hetimet kanë marrë drejtimin e duhur dhe puna që është bërë deri tani është një punë e arrirë. Nuk mund të them saktësisht se sa kohë do të marrë specifikisht kjo ngjarje, por për hetime dhe dosje të tilla mund të duhen deri në dy vite kohë as sa dhe është e parashikuar ligjërisht. Hetimet kanë një afat njëvjeçar por mund të shtyhen edhe në afat dyvjeçar. Hetimet kanë arritur në një pikë të caktuar, por nuk mund të kemi një datë të saktë për përfundimin e tyre dhe nuk mund të ndajmë detaje se çfarë kemi zbuluar deri tani për shkak të sekretit hetimor”, tha Munishi në Euronews.al.

Kryeprokurori deklaroi tutje se nuk mund të ketë informacione nëse pritet që të arrestohet edhe ndonjë person tjetër për këtë rast.

“Nuk mund të them nëse do të ketë persona të tjerë që do të shoqërohen apo arrestohen për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Sa i përket prokurores së çështjes, është e vërtetë që ajo është serbe dhe po e heton e vetme rastin. Nëse do të ketë nevojë për shtimin e ekipit, sigurisht që kjo do të ndodhë. Prokurorja e mëparshme e ka dorëzuar vet çështjen, pasi ngjarja ndodhi kur ishte ajo në turn, ajo ka bërë hetimet paraprake dhe aty ka përfunduar puna e saj. Më pas bazuar në procedurat ligjore, shqyrtohen numra rendor të planifikuar më herët dhe kësaj radhe rasti i takonte prokurores aktuale. Në përfundim të të gjithë procesit hetimor do të ketë dhe një njoftim nga Prokuroria e Prishtinës për vrasjen e Liridona Ademajt” tha ai.

Si ndodhi rasti – çka tha Gjykata kur u caktoi nga një muaj paraburgim?

Tre të dyshuarit për krimin e rëndë, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ndodhen në paraburgim. Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  derisa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

Caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për secilin veç e veç, Gjykata e ka arsyetuar “ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale”.

Në këtë njoftim, Gjykata kishte treguar edhe dyshimet se si kishte ndodhur rasti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në njoftim.

Së fundmi Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe të dyshuarit të katërt për këtë rast. Fjala është për Tomë Dodaj.

Dodaj dyshohet t’ia ketë shitur armën Naim Murselit e Granit Plavës në ditën kur është kryer vrasja.

Kështu thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në vendim

Si u tentua të fshehej rasti?

Ky rast fillimisht ishte kualifikuar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, duke u bazuar në rrëfimin e Naim Murselit.

Në raportin 24 orësh të Policisë u tha se viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur  i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri.

“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES – Rr. Dalip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 –20:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Express/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Ambasada e Austrisë në Kosovë del me një njoftim, ua ndalon udhëtarëve të marrin mish me vete në udhëtime private

Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar transportimi i mishit të derrit ose produkteve të sallamit nga vendet joanëtare të BE-së në udhëtime private.

E ky vendim ka ardhur pas shpërthimit të Murtajës Afeikane të Derrave.

Kontrolle specifike lidhur me murtajën afrikane të derrave Ambasada thotë se do të ketë në vendet si Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Murtaja afrikane e derrave (MAD) vazhdon të përhapet në Evropë dhe paraqet një rrezik të madh për bujqësinë vendase dhe popullatat e derrit të egër. Aktualisht MAD-i është shumë aktiv në disa vende të Ballkanit. “Për të parandaluar futjen e kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse të kafshëve në Austri, do të ketë një kontrollim të shtuar të trafikut të udhëtimeve gjatë javëve të ardhshme”. Kështu paralajmëron ministri për financa Magnus Brunner, i cili bashkë me Doganën austriake, Ministrinë për çështje sociale, shëndet, kujdes dhe mbrojtjen e konsumatorit, Entin federal për shëndetit e konsumatorit dhe Agjensionit për shëndet dhe siguri ushqimore, do të ndërmarrin aksione specifike kontrolli gjatë Krishtlindjeve. Qëllimi është “të krijohet ndërgjegjësimi, veçanërisht tek udhëtarët, se marrja e mishit nga vendet joanëtare të BE-së është e ndaluar dhe kontrollohet nga doganat”, thotë Brunneri.

Futja e virusit në Austri do të kishte pasoja të rënda për kafshët dhe bizneset

Derrat e egër dhe njerëzit janë bartësit kryesorë të infeksionit me virus, i cili në të shumtën e rasteve është fatal për derrat e infektuar shtëpiak dhe derrat e egër. Virusi nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut. Megjithatë, statusi i Austrisë si vend “pa MAD” është i rëndësishëm, sepse statusi i lartë shëndetësor i kompanive vendase siguron eksportin e kafshëve të shëndetshme dhe produkteve shtazore, prandaj edhe është një faktor i rëndësishëm ekonomik. Për këtë arsye është e rëndësishme që të merren masa për të parandaluar futjen e MAD-it në Austri. Kjo kryesisht shkon në të mirë të pronarëve të kafshëve të cilët do të prekeshin veçanërisht nga përhapja e sëmundjes në Austri dhe do të duhej të përballeshin me dëme të mëdha ekonomike.

Produktet e mishit të derrit ose sallame të prodhuara privatisht nga vendet joanëtare të BE-së janë të ndaluara

MAD-i është aktualisht shumë aktiv, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Meqë jemi në prag të festave të fundvitit dhe shumë udhëtime do të realizohen nga vendet e lartpërmendura, theksojmë shprehimisht rrezikun e futjes së virusit në Austri përmes mishit të derrit ose produkteve tjera nga mishi i derrit, të sjella me vete. Ndalohet marrja me vete e produkteve të tilla (përfshirë: mishin e tharë, produktet e sallamit, produkte tjera të mishit, etj.) nga vendet jo anëtare të BE-së. Nga shtetet anëtare të BE-së, mund të sillen sasi për përdorim shtëpiak, me kusht që prodhuesi t’i është nënshtruar inspektimit të duhur institucional e veterinar në vendin e origjinës, gjë që supozohet në çdo rast për produktet që shiten në baza të rregullta (p.sh. mallrat e supermarketeve).

Megjithatë, mishi ose produkte tjera të mishit të derrit, veçanërisht ato nga prodhimi privat, që nuk i janë nënshtruar kontrolleve zyrtare, përbëjnë një rrezik të madh për popullatën e kafshëve austriake, sepse këto produkte mund të përmbajnë virusin MAD. Nëse këto hahen nga kafshët shtëpiake (depozitimi i gabuar, ushqyerja), shkaktohet një infeksion që mund të përhapet shpejt nëpër popullatën e derrave dhe të ketë pasoja të rënda për kafshët e egra dhe bizneset bujqësore.

Ushqyerja e derrave shtëpiak dhe të egër me mbetje ushqimore është e ndaluar në Austri

“Murtaja afrikane e derrave nuk është paraqitur ende në Austri. Megjithatë, për shkak të rasteve të shumta në Evropën Jugore, rreziku i futjes së virusit është shumë i lartë”, thekson ministri i shëndetësisë Johannes Rauch. Për të identifikuar në fazë të hershme shpërthimet e sëmundjes tek popullata e derrave të egër, ai gjithashtu apelon te qytetarët: çdokush që has në derra të egër të ngordhur dhe të dyshuar si të sëmurë, në gjithë Austrinë, janë ligjërisht të obliguar të raportojnë gjetjet tek autoritetet veterinare. Ju lutemi të jepni një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të kafshëve lokale vendore dhe mos sillni ushqime me mish derri shtëpiak apo derrash të egër, që janë therur në kushte shtëpiake. Mbetjet e mishit dhe salsiçeve hidhini vetëm në kontejnerë të qëndrueshëm mbeturinash dhe të mbyllur; sipas mundësive shmangni çdo kontakt me derrat shtëpiak dhe derrat e egër në vendet e prekura nga virusi.

Aksioni i koordinuar i kontrollit dhe inspektimit nga Dogana, Ministria e shëndetësisë, Agjensionit federal për shëndetin e konsumatorit dhe Agjensionit për shëndet dhe siguri ushqimore, është një prej shumë masave për të parandaluar futjen e Murtajës Afrikane të Derrave në Austri. Udhëtarët ndërgjegjësohen më shumë për faktin se ata vetë janë transportues të mundshëm dhe mallrat e importuara ilegalisht do të konfiskohen. Sa më herët të identifikohet një shpërthim, aq më shpejt mund të frenohet.

Dodik shqetëson Europën: Duam që serbët të jenë në një shtet

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik njoftoi se së shpejti do të vizitojë Bjellorusinë. Sa i përket presioneve nga Perëndimi, ai vlerësoi se situata në atë vend është e ngjashme me atë në Srpska dhe se e gjithë bota ortodokse është në shënjestër të Perëndimit kolektiv dhe se Evropa gjithnjë e më shumë është nën kontrollin e Amerikës.

Dodik tha për televizionin RTR-Bjellorusi se i intereson opinioni i njerëzve që takohet çdo ditë, të cilët janë mirënjohës për politikën që ai drejton dhe jo për mendimin e disa burokratëve nga Brukseli dhe Amerika e largët, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. , dhe kërcënojnë ekzistencën e Republika Srpska.

Kushdo që nuk është gati të zbatojë rregullat e tyre është në anën tjetër për Brukselin dhe Amerikën, tha Presidenti Milorad Dodik në një intervistë për televizionin bjellorus. Ai theksoi se për këtë vuajnë të gjithë ata që duan të veprojnë në përputhje me interesat e tyre dhe të drejtën ndërkombëtare, gjë që, siç thotë ai, e shohim në shembujt e Rusisë dhe Bjellorusisë. Pavarësisht presioneve dhe ndalimeve dhe për sa kohë që populli e mbështet, Dodik thotë se do të vazhdojë ta udhëheqë këtë politikë.

“Vullneti i popullit, të cilin e takoj çdo ditë, që më është mirënjohës për politikën që drejtoj, është më i rëndësishëm për mua sesa mendimi i disa burokratëve nga Brukseli dhe Amerika, që nuk kanë lidhje me realitetin dhe që zbatojnë. disa nga axhendat e tyre politike. Të cilat në thelb janë antiserbe dhe rrezikojnë vetë ekzistencën e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila trajtohet si marrëveshje ndërkombëtare dhe rrezikojnë vetë Republikën Srpska dhe mbijetesën e saj” – tha Dodik.

Serbët i përkasin grupimit të botës ortodokse dhe kur të analizoni situatën, do të shihni se çdo levë e fortë e saj është nën sulm, tha Dodik. Synimi i perëndimit gjatë historisë ishte, nënvizon ai, të parandalonte krijimin e një njësie të vetme territoriale në këtë zonë, e cila do të mblidhte shumicën e serbëve. Ky synim, thotë ai, nuk ka ndryshuar as gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Duhet të tërhiqemi në këtë të ashtuquajtur pozicion rezervë, të ngrinim Republikën Srpska dhe Serbinë, të mbronim serbët mbi këtë dhe natyrisht të përpiqemi të bashkohemi përmes proceseve historike, sepse besojmë se kjo është e vetmja legjitime dhe politikisht. ide e saktë. Nuk është e drejtuar kundër askujt, përveç interesave të të mëdhenjve, të cilët nuk mund të pranojnë që ortodoksët, serbët, në qendër të Ballkanit, të formojnë një shtet dominues” – tha Dodik.

Putini dhe Rusia, thotë ai, e kuptuan se qëllimi i Perëndimit është të dominojnë Lindjen duke nënshtruar Ukrainën. Dodik thotë se Bashkimi Evropian po shkatërrohet nga imperializmi amerikan dhe se Amerika po bën gjithçka për të parandaluar një aleancë të mundshme midis Evropës dhe Rusisë. I pyetur për të komentuar nëse BRICS është një alternativë ndaj Bashkimit Evropian, Dodik tha se Bashkimi është një komunitet në shpërbërje dhe se asgjë nuk mund ta ndihmojë më.

“Këtu duhet të jemi të gëzuar që BE-ja thotë se një ditë do t’i kërkojmë Zotit, anëtar i BE-së, por në të njëjtën kohë duhet të ndryshojmë veten, të ndryshojmë shoqërinë dhe t’ia japim sovranitetin tonë dikujt në Bruksel, i cili do vendos për ne. Ndërsa BRICS tregon forcë, sepse është një aleancë shtetesh sovrane, të cilën askush nuk e vë në dyshim. Kur anëtarësoheni në Bashkimin Evropian, duhet të hiqni dorë nga sovraniteti juaj, por nuk duhet të hiqni dorë në BRICS. Prandaj është një histori e pakrahasueshme” – tha Dodik.

Dodik u dërgoi një mesazh edhe qytetarëve të Bjellorusisë. Duke paralajmëruar vizitën e tij të ardhshme në këtë vend, presidenti Srpska u tha atyre që të mbrojnë presidentin, vendin dhe lirinë e tyre.

Çfarë po ndodh me hetimet për Banjskën, Prokuroria Speciale “e mbyllur”

Këtë të diele, bëhen fiks tre muaj nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë. Nga Prokuroria Speciale s’kanë pranuar të tregojnë se sa mund të zgjasin dhe se kush po heton tjetër përveç Kosovës dhe se cilat janë gjetjet e deritashme, duke u thirrur në ndjeshmërinë e rastit.

Gazeta Express

Ngjarjet që ndodhën më 24 shtator në Bansjkë, vazhdojnë të mbesin mister. Prokuroria Speciale vazhdon të jetë e mbyllur sa i përket hetimeve që po zhvillon rreth sulmit terrorist që u krye atë mëngjes, ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.

Gazeta Express ka pyetur prokurorinë rreth rrjedhës së këtyre hetimeve dhe se kush tjetër po e heton rastin, por nga ky institucion s’kanë pranuar të përgjigjen.

“Ju njoftojmë se në këtë fazë të hetimeve nuk mund të japim asnjë të dhënë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.  Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga Ju!”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Krerët e shtetit disa herë kanë lëshuar deklarata, përmes të cilave kanë lënë të nënkuptojnë se për ngjarjet që ndodhën në Banjskë, po kryhen edhe hetime ndërkombëtare. Madje, Kryediplomatja Donika Gërvalla, kishte thënë se janë në pritje të hetimeve që po kryhen nga Bashkimi Evropian, por nga BE s’kanë konfirmuar asnjëherë diçka të tillë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, nga Brukseli i besojnë Policisë së Kosovës për këtë hetim dhe se nuk janë duke zhvilluar hetime paralele.

“Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar  me Serbinë është dobësuar shumë”, ka deklaruar Gërvalla.

Një raport preliminar të shtetit lidhur me këtë ngjarje veçse e kanë pranuar nga BE. Në këtë raport 50 faqësh të Ministrisë së Punëve të Jashtme renditen “dëshmi të mbledhura dhe të vlerësuara nga institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës” se Serbia qëndron mbrapa aktit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Edhe deputetja britanike, Alicia Kearns, kishte thënë se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin. Kearns nuk kishte pranuar të tregojë se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Me sa kam kuptuar njëra prej shteteve të jashtme është duke bërë vetë hetim dhe kjo do të bëhet publike, dhe natyrisht Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar hetimin e vet po ashtu. Qeveria e Kosovës do të shohë drejtësi, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si dhe ata që e kanë mbijetuar sulmin, ata që kanë humbur por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë e meritojnë ditën në gjyq ku Millan (Radoiçiq)  duhet me qenë aty në gjyq duke dhënë llogari”.

“Nuk jam e sigurtë a është kjo e ditur publike kështu që do të përmbahem prej komentimeve të mëtutjeshme lidhur me këtë”, kishte thënë Kearns.

Se ky rast po hetohet edhe nga ndërkombëtarët, kishin deklaruar edhe nga Presidenca.

Deklarata e Presidencës ishte mbështetur më pas edhe nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Në një deklaratë për T7, Konjufca kishte thënë se secili shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s është duke i bërë hetimet e tyre, derisa kishte shtuar se NATO dhe EULEX do të dalin me raporte përfundimtare.

“Ende hetimet nuk kanë përfunduar. Secili shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s është duke i bërë hetimet e tyre edhe nacionale. Pra, Republika e Kosovës do ta ketë një hetim përfundimtar, NATO-ja do të dalë me një raport përfundimtar, EULEX-i, misioni i Bashkimit Europian del me raportin e vetë të pavarur, shtetet nacionale, secili është duke i bërë hetimet e veta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania me institucionet e tyre që i kanë në Kosovë, secili edhe në baza nacionale është duke i bërë hetimet e veta”, tha kryeparlamentari.

Duke përmendur shtetet që po e hetojnë sulmin në Banjskë, Konjufca e kishte përmendur edhe Gjermaninë. Por, nga Qeveria e Gjermanisë kishin deklaruar se nuk janë të angazhuar lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka asnjë hetim që është duke u zhvilluar nga ana jonë”, kishte theksuar një zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express.

Edhe nga NATO, të pyetur nëse po kryejnë hetime, kanë deklaruar se hetimi zyrtar lidhur me sulmin në Banjskë, po kryhet nga Policia e Kosovës.

“Hetimin zyrtar për ngjarjet e përmendura po e kryen Policia e Kosovës, si reaguese e parë e sigurisë. Kështu që ju referoj tek ata për çdo koment të mëtejshëm”, kishte deklaruar një zyrtar i NATO’s për Express.

Nga Policia e Kosovës s’kanë pranuar të deklarohen asnjëherë lidhur me rrjedhën e hetimeve, vetëm se rasti po koordinohet me Prokurorinë e Shtetit.

“Referuar ngjarjes në Banjskë të datës 24 shtator, Policia e Kosovës përmes komunikatave zyrtare te PK-së, përmes komunikatave të përbashkëta me PSRK-në, konferencave për shtyp ku janë ekspozuar dëshmitë e konfiskuara si dhe deklarimeve nga kompetentet në DRP-Mitrovicë Veri, i ka bërë publike informacionet zyrtare te cilave mund t’i referoheni. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë e Shtetit) dhe në këtë fazë nuk mund të jepen më shumë të dhëna lidhur me ecurinë e rastit”.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, hetimi përfundon brenda dy viteve.

Por, në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, “gjyqtari i procedurës paraprake mund të autorizojë zgjatjen e hetimit nga paragrafi 1 i këtij neni deri në një vit, kur prokurori i shtetit dëshmon se hetimi është zhvilluar në mënyrë aktive dhe se çdo vonesë është jashtë kontrollit të prokurorit të shtetit.”

Si u shkaktua aksidenti me tre viktima në Prizren, vendimi i gjykatës për dy personat që organizuan garë në autostradë Share

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve A.S. dhe I.H. për shkaktimin e aksidentit fatal në Prizren, ku mbetën të vdekur tre persona.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Se me datë 16 dhjetor 2023, rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që të pandehurit, A.S., dhe I.H., lëvizin paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.

Në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast i pandehuri A.S., humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin tjetër i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të austostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve”.

Kurse, se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit.

Po ashtu duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale që i’u, ngarkohet dhe pasojat që kanë shkaktuar me veprimet e tyre, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm.

https://youtu.be/xTjrxbQSBqo

Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, duke ndërmarrë veprime të rrezikshme, të gjitha këto shtojnë dyshimin se me lënien e të të pandehurve në liri të njëjtit mund të përsëris veprën penale, apo mund të ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”, thuhet në njoftim.

Ndjekje filmash në Itali, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Në Itali është arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte në kërkim prej tre vitesh për tentativë vrasjeje ndaj agjentëve të Policisë së Aversa.

Arrestimi i tij erdhi pas disa minutash ndjekjeje në rrugës e qendrës së Trentola Ducenta-s.

Sipas mediave italiane, policia ka vënë re një Fiat 600 blu që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Kjo ka bërë që të kërkohet ndalimi i mjetit, por shoferi nuk i përgjigjet dhe vijon rrugën duke përshpejtuar. Kjo bëri që policia ta ndjekë në një garë të çmendur nëpër rrugët e qendrës së qytetit, e cila zgjat disa qindra metra derisa i riu e gjen veten në një rrugë të bllokuar.
Në atë moment, 33-vjeçari frenon fort dhe zbret nga makina, duke tentuar të arratiset në këmbë por policia e kap.

I riu, një kriminel i dënuar dhe i gjendur në mënyrë të paligjshme në territorin e Italisë, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Napolit të Veriut e kishte dënuar në vitin 2020 për tentativën e vrasjes së kryer ndaj personelit të Komisariatit të Policisë së Aversa, e ndodhur në 2 dhjetor të po këtij viti.

Për më tepër, hetimet e mëtejshme të menjëhershme bënë të mundur zbulimin se makina me të cilën ai udhëtonte ishte objekt i vjedhjes së ndodhur në Potenzë më 16 nëntor.

Gjatë kontrollit brenda makinës u gjet një kapuç dhe mjete të përshtatshme për vjedhje.

Makina e gjetur i është kthyer pronarit të ligjshëm.

Bëhet për spital 31-vjeçari nga Çegrani, ra nga motori

Një 31 vjeçar nga Çegrani ka pësuar lëndime të rënda pasi është rrëzuar nga motori me katër rrota

Njoftimi i policisë:

Dje (17 dhjetor) në orën 17:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në Çegran të Gostivarit 31-vjeçari me inicialet L.E., duke drejtuar një katërçikletë pa targa regjistrimi, është rëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi nga ekipi i DPB-Gostivar.

Триесет и едногодишниот Л.Е е тешко повреден откако паднал од мотоцикл во гостиварското село Чегране.

Добиј ги најважните вести, бесплатно на Viber
„На 17.12.2023 во 17.55 часот во ОВР Гостивар било пријавено дека во с.Чегране, гостиварско, Л.Е.(31) од с.Чегране, управувајќи четирицикл, изгубил контрола и излетал од коловозот. Во несреќата со тешки телесни повреди се здобил Л.Е., констатирани во Медицинскиот центар Гостивар“, информираат од МВР.

Извршен бил увид од увидна екипа од Полициската станица Гостивар.

VIDEO BONUS:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Dalin pamjet e momentit tragjik me tre viktima në Prizren, vetura goditi qytetarët që po shikonin garën (Pamje +16)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.

Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave në në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit. Njëra nga veturat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.

Janë publikuar pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e përcjellin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre tjerë ishte fatal. (KUJDES: Pamjet në videon e mëposhtme janë shqetësuese).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Tre persona kanë humbur jetën tragjkisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Ndërsa Indeksonline raporton se aksidenti ka ardhur si pasojë e garave në mes dy veturave të tipit Golf qe kanë humbur kontrollin dhe njëra nga to ka goditur kalimtarët pranë autostradës të cilët besohet se ishin duke ndjekur nga afër këto gara. Vdekja e tyre është konfirmuar në QKMF e Prizrenit, ndërsa tre persona janë të lënduar nga ky aksident i rëndë tragjik.

VIDEO: Momenti kur këngëtari rrëzohet papritur dhe jep shpirt në skenë

Brazili është në shok pa vdekjes së një këngëtari 30-vjeçar.

Pedro Enrique po performonte të mërkurën kur u rrëzua papritur dhe vdiq në skenë.

Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit.

Enrique u dërgua në një spital por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit 30-vjeçar, ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze e cila lindi më 19 tetor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Dëshmia e rrallë e tre motrave Hoxha, kushërira të diktatorit, që vuajtën 30 vjet internim: Ne s’pranuam të punonim në Savër dhe Handani tha, le të vijë Enver Hoxha këtu të më pushkatojë

“Vëllai ynë, u arratis nga Shqipëria, iku në këmbë, nga Dajti në Jugosllavi, por s’kemi vuajtur nga ana ekonomike, se na vinin para nga SHBA-ja”

Nga Ani Jaupaj

Suzana, Handani dhe Nermini, sot janë të shtyra në moshë, por dikur, vajza nga një familje e kamur, ato kishin secila nga një dhunti: në tenis, muzikë dhe gjuhë të huaja. Edhe pse fis me ish-diktatorin Enver Hoxha, pas arratisjes së të vëllait, ato do të internoheshin në fshatin Savër të Lushnjes. Nga aq pak sa kujtojnë, ato tregojnë kohët, kur Enver Hoxha hynte e dilte në shtëpinë e tyre, derë më derë në lagjen Palorto në Gjirokastër, për të dëgjuar radion në stacionet e huaja. Ndërsa babai i tij, xha Mullai, u administronte pronat që kishin në qytetin e gurtë. Edhe sot, ajo që është më e moshuara ndër tri motra, Handan Hoxha, tenistja e parë femër në Shqipëri, vazhdon të jetë në qendër, të të gjitha lëvizjeve në shtëpi.

Sado që i ka kaluar 85 vite jetë, ka mbetur më e shkathëta. Është ajo që ngrihet e para nëse duhet mbyllur një derë, nëse duhen sajdisur miqtë me qerasje, nëse duhet gjetur ndonjë foto e vjetër nëpër sëndukët e vegjëlisë… është më elegantja. Ato 15 vitet që është marrë me sport, kanë lënë ende shenja në fizikun e saj. Motra më e madhe, Suzana, ndryshe Suzi, siç e thërrasin të gjithë, ka qenë dikur mësuese e teorisë së solfezhit, në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Më e vogla, Nermini, është marrë gjithnjë me gjuhët e huaja.

Ende sot që është në prag të të 80-ave, vazhdon të ketë 2 nxënës, të cilëve u mëson anglishten. Të tria motrat, dikur, aq vite larg, sa e kanë të zorshme ta kujtojnë, jetonin të lumtura në shtëpinë e tyre të madhe, fare pranë Liceut Artistik. Mësonin gjuhë të huaja, me mësues privat, merrnin mësime sporti, kalonin pushimet në një nga 4 vilat e vetme në plazhin e Durrësit, derisa gjithçka u ndërpre, si me thikë. Çifligjet e trashëguara nga i gjyshi, e patën kohën e artë për shumë pak kohë!

Diktatura do t’u rrëmbente gjithçka, shtëpi e çifligje, sado që, siç mund të hamendet nga mbiemri i tyre, Hoxha, ishin të afërmet e ish-diktatorit komunist shqiptar. Me shtëpitë përballë në Gjirokastër, prejardhjen e përbashkët, e me hyrje-dalje familjare, prej tij morën “pajën” e vetme, që të tria patën në jetë, 30 vite e, 6 muaj internim. Asnjëra prej tyre nuk u martua kurrë. Jetojnë prej 23 vitesh, që kur u kthyen nga fshati Savër i Lushnjës, në apartamentin e pallatit që u ndërtua në tokën e vilës së tyre të dikurshme, që babai kishte ndërtuar. Fuqitë i kanë të pakta, dëshirën për t’u rikthyer në kohët e liga, po ashtu.

Megjithatë, pas shumë këmbënguljesh, pranojnë të flasin, duke thënë vazhdimisht që; “kemi nevojë për qetësi, nuk duam intervista”. Sidoqoftë, rikthehen edhe një herë në ato vite që tashmë u shfaqen mjegullt, sepse datojnë që në kohën e Zogut…, kur jeta e tyre ishte e ndritur. Pyetjeve u përgjigjet kryesisht më e madhja, Suzi. Në rast se nuk e ka dëgjuar mirë, Nermini ndërhyn, t’ia përsërisë edhe një herë. Ndërsa Handani, rri thuajse pa folur në kolltukun e saj të rehatshëm. Gjallërohet vetëm, kur fjala shkon te sporti, kryesisht tenisi, dashuria e saj e parë dhe e vetme.

“Ç’bëmë” ishte ajo e të parëve tuaj, që ju dënoi për 30 vite?

Ishin 30 vite e 6 muaj (ndërhyjnë të saktësojnë të tria thuajse një zëri). Ishte fundi i vitit ’59-të, kur erdhi kamioni me policë në shtëpi, e na ngarkoi për të na transferuar në Savër të Lushnjës.

Nga ju erdhi persekutimi, nga babai, gjyshi…

Në fakt, historia nis që nga gjyshi, sado që arsyeja e fundit ishte prej vëllait. Gjyshi ynë kishte mbaruar shkollën e lartë për jurist në Turqi, vinte nga familje e pasur dhe shkolloi edhe babain në Janinë, në shkollën “Zosimea”. Prej kësaj, por edhe prej librave që fshehtas siguronte gjyshi, babai ka qenë ndër mësuesit e parë në Gjirokastër. Ish-diktatori (Enver Hoxha) e përmend edhe në kujtimet e tij, që mësimet e para i ka marrë prej babait: “Mësues të parë kishim njëfarë Vehip Hoxha, që ishte djali i Asaf efendiut, kadi, njeri i mësuar shumë.

Ata rrinin afër shtëpisë sonë, ishim edhe nga një soj. Se ku e kishte mësuar shqipen zoti Vehip, nuk e di, por sigurisht nga abetaret e Stambollit dhe vjedhurazi. Në atë kohë zoti Vehip ishte djalë i shkathët, me iniciativë dhe çapërxhi. Kishte dëshirë të madhe të na mësonte”, siç shkruan fjalë për fjalë. Mandej, babai u zhvendos në Korçë, ku punoi si drejtor banke gjatë viteve ’30-të, më pas erdhi në Tiranë, si nëpunës i lartë në Bankën Kombëtare, ku ishte përgjegjës i Thesarit.

Nga ç’shkruhet e nga ç’thoni ju, pasuria ka qenë “dëmi” i parë…?!

Po, por nuk u shfaq menjëherë. Jetuam për pak vite mirë, ashtu siç ishim mësuar gjithnjë. Mësonim gjuhë të huaja, me mësues privatë, shkonim gjithnjë për pushime, luanim sport. Handani ka qenë shumë e mirë në tenis, e para femër shqiptare që e ka ushtruar këtë sport, stërvitej më Sali Nallbanin. Vetëm atë ëndërr kishte, që të bëhej tenistja më e mirë dhe të përfaqësonte vendin e saj, nëpër gara ndërkombëtare. Por, përveç kësaj, luante edhe basketboll, volejboll, ping-pong. Aq sa vëllai ynë, sajoi një fushë të vogël ping-pongu, që e vumë në oborrin e shtëpisë.

A nuk ishte shumë për kohën gjithë kjo liri që ju jepte babai?

Kuptoni, që njerëzit përreth babait, ishin të gjithë aristokratë, edhe ata që luanin tenis po ashtu. Tenisi ende edhe sot konsiderohet, si sporti i shtresave të larta, jo të gjithë e luajnë. Asgjë s’i pengon në këto kohëra, por fakti që nuk e bëjnë, do të thotë diçka. Të gjithë kanë luajtur qoftë edhe një herë basketboll apo volejboll, tenis jo. Duke qenë të rrethuar gjithnjë nga njerëz të tillë, nuk ndihej se bënim ndonjë të “pabërë”.

Natyrisht që mund të kishte ndonjë rast që i çonte fjalë babait, se ç’ishin gjithë këto lukse, që po na mësonte, por ai ishte krejt indiferent. Babai ynë ishte “modernisimo” (nga italishtja, shumë modern), nxiton të shtojë Handani, meqenëse biseda ishte fokusuar te sporti, e vetmja pikë ku indiferentizmi i saj, tashmë edhe prej moshës, ngacmohej}

Gjithë këto, kanë ndodhur përpara ’44-s, apo jo?

Po, por edhe pak vite më vonë, me gjithë që nuk luanim sport, jetuam mirë. Unë (Suzi) studiova në Lice dhe arrita të diplomohem. Po aty nisa më pas të jap mësim dhe të realizoj me shumë vështirësi, librin e parë të mësimeve të solfezhit në Shqipëri. Libër që natyrisht, kur u internuam, u hoq nga qarkullimi. Kam takuar ish-studentë të mi pas ’90-ës, që më kanë falënderuar, për mundësinë që u dhashë me atë libër. Pastaj mësoja me sovjetikët, sepse Nermini, dinte mirë rusisht dhe më ndihmonte me përkthimet.

Kur ndodhën tronditjet e para?

Menjëherë pas ardhjes së komunizmit. Babai atë kohë kishte ardhur në Tiranë, në Bankën Kombëtare. Tentuan qysh në atë kohë ta fusnin dy herë në burg, por nuk ia dolën. Ishim të padëshiruar që në ato fillime, sepse nuk ishim familje e varfër, kjo ishte e “meta” jonë. Më kujtohet që drejtor i Bankës Kombëtare, atë kohë ka qenë një Italian, që i thoshte babait “eja në Itali, mjaft ndenje këtu, sepse ke prona e, do të të kenë përherë në sy”, dhe në fakt ashtu ndodhi. E hoqën menjëherë nga pozicioni që kishte dhe e lanë llogaritar si fillim. Pastaj, në ’51-shin, erdhën na hoqën nga vila që babai kishte ndërtuar, e na çuan te hauret e Ali Begesë.

Kujtoj që erdhi në shtëpi i ati Enverit, i shkreti xha Mulla, si sot e kujtoj. I merrej goja, madje kur nervozohej, i ikte fare. “Ku, ku, ku, po i çoni”, u thoshte. Xha Mullai ka qenë njeri shumë i mirë, ishte ai që ka administruar edhe atë pasuri që kishim në Gjirokastër, përpara se të na e merrnin. Shtëpinë tonë në lagjen “Palorto”, përballë me të tijën, që në ato kohëra ka qenë krejt njësoj si të tjerat, pastaj kur i erdhi radha të hipte në fron, e bëri ashtu siç deshi. Nejse, ai s’pyeste ç’i thosh i ati, vrau e preu njerëzit e derës së tij, jo ne.

Po edhe ju fis me të ishit, a kishit pasur hyrje-dalje familjare?

Në kohën që babai ka punuar drejtor banke në Korçë, Enveri ishte në Liceun Francez. Natyrisht që njohja mes të dyve, kishte qenë që kur Enveri ishte fëmijë, për këtë arsye e, meqenëse ishim të afërt dhe sidoqoftë ishte djalë nga Gjirokastra, vinte gjithnjë në shtëpi, na tregonte mamaja. Ajo gatuante për të, e për djemtë e tjerë, si; Vedat Kokona, djali i hallës sonë, Asllan Beja (babi i Fatos Bejës, ish deputet e nënkryetar i Parlamentit, para pak vitesh), vëllai i Liri Gegës, etj., që vizitonin shtëpinë për të lexuar, marrë ndonjë libër apo, për të dëgjuar stacionet e huaja në radio. Ata flisnin frëngjisht e italisht, edhe radiot, në këto sinjale stacionoheshin.

Kur ju internuan, në Savër…?

Siç ju thamë, jetuam për disa vite në hauret e Ali Begesë, këtu në Tiranë, më pas, pati një ngjarje tjetër. Vëllai ynë, që s’pranonte, ashtu si të gjitha ne, asgjë prej atij regjimi, u arratis. Bleu si fillim një motor, që t’ia vinte ndonjë varke të vogël e, të ikte nga deti por, meqë ashtu rrezikohej të spiunohej, iku në këmbë. Siç na tregoi, kur u takuam pas ’90-s, kishte ikur nga mali i Dajtit, në këmbë, deri në Jugosllavi. Nuk na çuan menjëherë në Savër. Na lanë 2 muaj, sepse përpiqeshin të përdornin babain, për ndonjë informacion. E panë që s’doli gjë, na hipën në kamion e, na çuan në Lushnje.

Kushdo do të tentonte, të paktën për njohjet e miqësinë që kishin pasur, të ndërhynte për t’i shpëtuar gjithë kësaj, edhe sikur të dështonte. A e bëri babai juaj këtë gjë?

Jo, asnjëherë, iu dorëzua fatit të tij dhe as që e mori mundimin. Sidomos, pasi mori vesh që vëllai kishte mbërritur mirë te daja ynë, në Amerikë, që kishte ikur që përpara Çlirimit.

Si e mori vesh, nga ju vinin informacionet?

Daja dërgonte letra të koduara dhe ne e kuptonim. Për shembull, njoftimi për mbërritjen e Asafit (kështu quhej vëllai, kishte marrë emrin e gjyshit) ishte: “Drita lindi djalë, është i shëndoshë”. Bashkë me copat e letrave, na vinin edhe të holla, çka bënë që, të mos e vuanim internimin njësoj si të tjerët, por të jetonim relativisht mirë. Me ato që kemi dëgjuar më vonë apo, edhe në atë kohë, për kampet e Tepelenës e të Porto Palermos, themi se me siguri, do të kishim vdekur.

A punonit në internim?

Babai jo, tentoi një herë të mbillte grurë, po nuk dinte dhe nuk u morën më. Mamaja jo. Handani, doli një ditë të vetme dhe në darkë tha, le të vijë Enver Hoxha vetë këtu, të më pushkatojë, unë nuk dal më në punë. Unë me Nerminin, pamë ç’pamë, se po na tërhiqesh edhe vërejtje, pse familja Hoxha nuk punonte, dhe dolëm në punë, por jo sepse kishim nevojë për para. Punuam në rrallim pambuku, punë që unë nuk e pata të vështirë, sepse i kisha të shkathëta lëvizjet e gishtave, prej pianos. Më pas në rregullim arkash e, kështu me radhë… punë jo të vështira.

Nga këto që tregoni, ndihet një farë tolerance. Po të donin, pas arratisjes, mund t’ju kishin bërë shumë më shumë. Ka të bëjë kjo me mbiemrin që mbani?

(Të tria motrat qeshin. Kush më herët e kush më vonë, sepse jo të tria mundën ta dëgjojnë pyetjen për shkak të dëgjimit të dobët. Ama kur e kuptuan, reagimet i patën të menjëhershme dhe krejt njësoj, për shkak të kujtimit që iu rikthye, si të ishte dje.)

Nisur nga mbiemri, babain e pyesnin dhe thoshin përherë, se ai ishte xhaxhai i Enver Hoxhës dhe se i biri, nuk ishte i arratisur, por ishte i dërguar nga shteti në Amerikë, prandaj edhe ne kishim lehtësira. Babai kundërshtoi sa kundërshtoi, pastaj tha; “Po, xhaxhai i tij jam”. Kur e pyetëm ç’ish ajo që tha, u përgjigj: “Epo mirë bëra, le të turpërohet edhe ai, siç na turpëroi ne”.

Në 30 vite, nuk pati asnjë ngjarje që të lëvizte ujërat, t’ju jepte një shpresë?

Pati, pas 6 vitesh. Demek na liruan, na dhanë një pasaportë që tregonte, se mund të lëviznim në të gjitha qytetet, përveç Tiranës. Suzi (tregon Nermini) shkoi në Durrës, ku filloi sërish mësuese muzike dhe ndërkaq, po përpiqej të gjente shtëpi të na tërhiqte edhe ne. Në këto përpjekje, unë pata një dhimbje dhëmbi dhe dentisti më thotë, se duhet të bëja një radiografi, çka ishte e mundur vetëm në Tiranë. Të mos e zgjas, pas shumë peripecish, e marr lejen dhe nisem. Rrugës, diku nga Rrogozhina, më ndalin e më thërrasin në Degë të Brendshme.

Më kërkuan të bëhesha pjesë e Shërbimeve Sekrete komuniste (Sigurimit të Shtetit). Ç’të dëgjoja lart e poshtë, ta raportoja. Pasi ma thanë mua dhe e refuzova, mësova se kishin bërë të njëjtën gjë, edhe me babanë, prandaj po bënin sikur na nxirrnin nga internimi. Kjo ishte ngjarja e vetme, Suzin e rikthyen në Savër, babai vdiq një vit më vonë, e ne ngelëm 4 femra aty. Por të paktën, nuk kishim nevojë për të holla. Po të 4-ta, dolëm nga internimi dhe erdhëm në këtë shtëpi që jetojmë sot. Mamaja vdiq në ’94-ën.

Po villain, kur e takuat?

Menjëherë sapo u krijuan mundësitë, pas vitit 1991, ai erdhi bashkë me familjen. Shkuam, ashtu të gjithë bashkë edhe në Savër, sepse donte të shihte, ku kishim jetuar gjithë ato vite. Pastaj, më vonë, kemi vajtur e kemi ardhur shpesh në Amerikë, si ne, si ai.

Kur ju internuan, të tria ju keni qenë vajza të reja, të bukura e të shkolluara. A latë përgjysmë ndonjë histori dashurie në Tiranë?

Jo, atëherë mendonim se ishte herët, pikërisht për këtë emancipimin që kishim, ndryshe nga të tjerat. I kushtoheshim punëve, argëtimit.

Po atje, në Lushnjë? 30 vite, janë një jetë…! Nuk krijoi asnjëra prej jush, asnjë lidhje…?!

Jo, jo. Atje, jo që jo. Ne ishim të mësuara ndryshe, niveli i bashkëvuajtësve tanë, ishte krejt tjetër me atë tonin. Ka ndodhur edhe të na kenë kërkuar, për t’u martuar në internim, por asnjëra nuk ka pranuar. E mblodhëm mendjen, që do të jetojmë vetëm dhe, siç e shihni, ashtu kemi bërë.

Meshkujt, martesa, iu duk tema më e largët nga gjithë ato ç’kishim folur. Po aq e largët, u është edhe rinia, kur me siguri, për secilën, pak apo shumë qoftë, stomaku është ngushtuar e, mendja bën numra. Asgjë më s’kujtojnë. Jetojnë të tria me huqet e njëra-tjetrës. Handan-i, emri i së cilës, prej arabishtes, përkthehet “optimiste, e qeshur”, është vërtet më e qeshura ndër të tria. Nermin-i, është qibarja, ndërsa Suzan-a, e zjarrta (të tri emrat janë pa nyjë shquese, pra pa zanore fundore). Babai, u zgjodhi emra arabë, nga ata që për herë të parë, tingëllojnë si meshkujsh, por kuptimet e të cilëve, sikur u parashkruan jetën. Cilësitë e njërës, kompensuan mangësitë e tjetrës. Ndryshe, bashkëjetesa për më shumë se 80 vite, nuk do të kishte.

“Naim Murseli tentoi të vriste veten para arrestimit”, avokati kosovar zbulon detaje: Vrasja e Liridonës u planifikua si aksident fillimisht

Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është një nga krimet e gatuara me gjakftohtësinë më të madhe në historinë e drejtësisë kosovare.

Berisha në lidhje me këtë vrasje ka treguar se në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin i njëjti ka tentuar ta vrasë veten.

“Në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar, Naimi rezulton që ka tentuar të marrë armën e Kushtrimit Kokallës që ta ekzekutojë veten. Nëse kjo që po parashtroj unë është e vërtetë, Naimi e ka problem të përballet me krimin, ka ndryshuar teoritë e tij. E kemi parë deklaratat e tij që ka thënë se ka qenë i rrezikuar edhe vetë ai. Vetëvrasjet kanë ndodhë edhe në gjykatat ndërkombëtare, është e pamundur ta ruash dikë 24/7. Uroj që të gjithë të gëzojnë shëndetin e të përgjigjen për atë që kanë bërë”, ka thënë Berisha në emisionin “FIVE”.

Ai ka thënë se veprimet hetimore për të ndjerën, Liridonën janë duke vazhduar ende.

“Policia ka qenë efikase, është shoqëruar me varg veprimesh tjera. Nuk ishte bindëse alibia e grabitjes. Është një grup elitar i policëve, njësiti i grabitjeve që e ka marrë rastin për shkak që është raportuar si rast i tillë, veprimet hetimore janë duke vazhduar ende”, ka vijuar ai.

Avokati Berisha ka thënë se për këtë vrasje në fillim është planifikuar një aksident.

“Nuk ka pasur një kurdisje të tillë të një krimi makabër në historinë e drejtësisë kosovare, është një krimet më të gatuara me gjakftohtësinë më të madhe nga njerëzit e afërm që fillimisht të gostitin për darkë njëjtën darkë ftojnë edhe vrasësin e dyshuar dhe e gjitha ndodhë përballë fëmijëve. Nëse kjo është e vërteta, të tilla prita ka pasur për burra, por jo për gra. Secili ka krim ka shpjegim, vetë ndodhia e tij tregon se nuk është dicka e re, por që motivi duhet të jetë kogja i fortë që ka quar deri në një ekzekutim të tillë. Për këtë vrasje u planifikuar një aksident”, ka shtuar ai.

Ky është fjalimi i plotë i presidentes Vjosa Osmani në adresimin vjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mbajti adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Foli për draft-statutin për Asociacionin i Komunave me Shumicë Serbe, për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për sigurinë në vend pas tentimit për destabilizim nga Serbia, e shumë tema të tjera.

Adresimi vjetor i Presidentes Osmani në Kuvendin e Republikës së Kosovës

I nderuar kryetar i Kuvendit, z. Konjufca,

I nderuar kryeministër Kurti dhe kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar ambasadorë,

Mysafirë të nderuar,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ju flas në fund të një viti jo të lehtë për shtetin tonë. Ishte një vit i ballafaqimit me vështirësi, në veçanti në fushën e sigurisë, meqë më 24 shtator, Kosova u përball me situatën më të rrezikshme që nga pavarësia e saj.

Një grup terrorist e paramilitar, i financuar, trajnuar dhe i mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha, i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim jo vetëm i vendit tonë, por edhe i të gjithë rajonit.

Në këtë ditë, Kosova u përball me një agresor, tinëzar në veprim, por të dukshëm në ambicie, me synimin e qartë të cenimit të themelit të shtetit tonë, Republikës për të cilën ranë shumë dëshmorë ndër breza.

Ky sulm, i cili në vazhdën e ideve e planeve shoviniste e hegjemoniste të Serbisë, ekspozoi sërish fytyrën e vërtetë të fqinjit tonë verior, ëndërr e përhershme e të cilit mbetet realizimi i konceptit fashist të “Botës serbe”.

Në këtë kohë kur është sfiduar drastikisht siguria në gjithë kontinentin tonë, plani famëkeq për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit mori përgjigjen e merituar.

Në këtë ballafaqim, terroristët vranë policin Afrim Bunjaku, ndaj ai u bë dëshmori dhe heroi më i ri në historinë e Kosovë dhe njëri nga të shumtët që ra fli në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë.

Ata vranë një, por mobilizuan mijëra djem e vajza nga radhët e Policisë sonë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht.

Askush dhe asgjë nuk do ta largojë Republikën tonë nga aspiratat e saj legjitime për ta shtrirë sundimin e ligjit në gjithë territorin tonë.

Askush dhe asgjë nuk do ta largojë Republikën tonë nga përpjekja e çdoditshme që këtë vend ta bëjmë të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim.

Të nderuar deputetë,

Të nderuar të pranishëm,

Sulmi i 24 shtatorit dëshmoi sërish profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe trimërinë e guximin e institucioneve të sigurisë së Kosovës. Dua sërish të shprehë mirënjohjen e thellë për policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe të gjitha institucionet e angazhuara në ndaljen e këtij agresioni të Serbisë.

Por, të nderuar deputetë, sulmi i 24 shtatorit është po ashtu tregues i qartë se Serbia dhe nomenklatura aktuale politike e saj nuk është e interesuar as për paqe të qëndrueshme, as për fqinjësi të mirë, e as për përmbyllje të procesit të dialogut me Kosovën.

Fatkeqësisht, politika e sotme e Vuçiqit është politika e djeshme e Millosheviqit.

Prandaj, ambiciet hegjemoniste nuk kanë marrë fund. Banjska ishte vetëm një paralajmërim, ndaj Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta. Në esencë, Serbia me veprime të tilla po e godet gjithë Evropën, sepse po punon për interesa të faktorëve malinj që kanë për qëllim ta godasin BE-në e NATO-n, nëpërmjet destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

Por, pavarësisht nga këto synime të Serbisë, ne jemi këtu, siç kemi qenë në periudha të hershme të historisë, siç kemi qenë këtu më 24 shtator dhe siç do të jemi çdo ditë e përgjithmonë për t`u bërë gardianë të Republikës sonë.

Të nderuar deputetë,

Pikërisht në kohë të vështira, populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e saj kanë ditur të bashkohen rreth kauzës në mbrojtje të shtetit tonë të ndërtuar me aq shumë sakrifica. Kjo u dëshmua edhe pas 24 shtatorit, kur i gjithë faktori politik në vend u bashkua në mbrojtje të Republikës sonë, duke dëshmuar se në përballje me politikat hegjemoniste të Serbisë, ne jemi një.

Ne, bashkërisht duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur e të palëkundur kundër përpjekjeve për ta goditur Republikën tonë.

Në situata të tilla nuk duhet të ketë ndarje partiake apo ideologjike, duhet të ketë unitet, pa dallim.

Rreshtimi i vetëm që na duhet sot është rreshtimi në anën e shtetit tonë të pavarur e sovran.

Mbrojtja dhe ekzistimi i këtij shteti është testament i trashëguar nga brezat para nesh, prandaj e kemi për detyrë ta lëmë më të fortë e më të përparuar për brezat që vijnë pas nesh.

Ne jemi pak për të qenë të ndarë dhe me qëndrime të dallueshme për situata si kjo, kur vetëm uniteti është përgjigja e duhur për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë.

Këtë rrezik nuk e kemi kaluar, ndaj nuk duhet t`i nënshtrohemi ndarjes e dallimeve, por të jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë në përballje me Serbinë e të qëndrojmë këmbëngulës dhe të palëkundur kundrejt sfidave të sigurisë.

Policia e Kosovës punon pa lodhur, duke u përballur me rrezik të vazhdueshëm, por, siguria nuk është vetëm përgjegjësi e tyre. Është një përgjegjësi e përbashkët që bie mbi secilin prej nesh. Prandaj, duhet të qëndrojmë vigjilentë e të bashkuar kundrejt situatave të tilla.

Të nderuar deputetë,

Procesi i dialogut me Serbinë sa vjen e po bëhet më i vështirë, kjo nga jokonstruktiviteti, obstruksionet dhe përpjekjet e Serbisë që të shkaktojnë destabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Mungesa e balancit dhe e qasjes së trajtimit të barabartë në dialog i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesi. Kosova akoma përballet me masa të padrejta e joproporcionale të cilat prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve të saj. Në anën tjetër, duke mos vendosur masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit të 24 shtatorit dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it e gazetarëve përgjatë majit, për fat të keq ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë.

Një trajtim i tillë i pabarabartë i palëve do të jetë një goditje për vet kredibilitetin e procesit të dialogut dhe pengesa kryesore për suksesin e këtij procesi.

Siç e dini, të nderuar deputetë, së fundi Kosovës i është dorëzuar një propozim – draft statut për një asociacion të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët tanë. Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft i tillë është në harmoni me Kushtetutën, dua të ritheksoj se institucioni që do të duhet ta bëjë këtë vlerësim, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Është me rëndësi që të gjithë ne, pa dallim partiak, të ulemi dhe bashkërisht të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë ato në Gjykatën Kushtetuese kurdo që ky draft do të dorëzohet para këtij institucioni. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe mos të lejojmë një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë. Prandaj, në mënyrë që qëllimet tona të përbashkëta të përkthehen edhe në veprime të përbashkëta, përveç konsultimeve të vazhdueshme me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, kam ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, me qëllim që për këtë temë sfiduese, të ndërtojmë një qëndrim të unifikuar në mbrojtje të funksionimit të Republikës sonë.

Të nderuar deputetë,

Të nderuar të pranishëm,

Si udhëheqëse e politikës së jashtme dhe përfaqësuese e vendit jashtë, ashtu siç edhe përcaktohet në Kushtetutë, fuqizimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i atyre të reja, vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të punës sime.

Ky nuk është një proces i lehtë, duke qenë se përpjekjet e Serbisë dhe përkrahësve të saj në Kremlin për ta minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës sa vijnë e shtohen. Synimi i tyre nuk është vetëm të dëmtojnë Kosovën, por ta dëmtojnë edhe një projekt të suksesshëm ndërkombëtar të aleatëve perëndimor që ka rezultuar me lirinë e pavarësinë tonë.

Në luftimin e propagandës serbo-ruse dhe përpjekjeve të tyre për goditje të shtetësisë së Kosovës, angazhimi im ka qenë intensiv dhe i palëkundur. Përgjatë këtij viti kam pasur afër 200 takime e bashkëbisedime me krerë shtetesh e krerë qeverish, si dhe takime shtesë me udhëheqës të tjerë institucionalë e udhëheqës të organizatave më të fuqishme ndërkombëtare.

Jam krenare për punën që kemi bërë së bashku me ekipin tim në riparimin e shumë dëmeve që janë bërë nga kundërshtarët e Kosovës dhe parandalimin e shumë të tjerave, e mbi të gjitha për punën e bërë në përmirësimin e imazhit dhe pozitës së Kosovës ndërkombëtarisht, përderisa jam e vetëdijshme se rrugë jo e lehtë na pret përpara në avancimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kemi arritur suksesshëm t`i rikonfirmojmë gati 100 për qind të njohjeve për çdo rast kur Serbia pretendonte kinse çnjohje të shtetit tonë, e të ndërtojmë aleanca të reja me shtetet që së shpejti pritet ta marrin këtë vendim.

Aplikimi ynë për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Njëkohësisht, dorëzimi i kërkesës se Kosovës për statusin e kandidatit në BE, vë në pah përkushtimin tonë të palëkundur ndaj integrimit dhe të ardhmes sonë evropiane.

Ndërsa sfidat vazhdojnë, ne i qasemi kësaj rruge me këmbëngulje dhe me përkushtim, e mbi të gjitha me orientim të qartë strategjik, duke adresuar shqetësimet, duke zbatuar reformat dhe duke nxitur bashkëpunim me institucionet evropiane.

Pavarësisht se sa komplekse është, ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga kjo rrugë, përkundër vonesave të padrejta që bëhen përgjatë saj. Por, duke pasur parasysh sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Kosova e i gjithë rajoni ynë, jam më e bindur se kurrë se anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioriteti ynë numër një. Aspiratat tona për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake janë të vendosura, të bazuara në përkushtimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global.

Me qëllim të shtyrjes përpara të prioriteteve tona, është shumë me rëndësi që shqiptarët në rajon të unifikojnë politikën e jashtme në të gjithë organizmat ndërkombëtar. Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim, ndaj pavarësisht dallimeve që kemi pasur në disa çështje, ne duhet të vazhdojmë të koordinohemi dhe ta konsiderojmë shtetin shqiptar jo vetëm shtet simotër, por aleat strategjik të fuqishëm në përballje me sfidat që i kemi përpara.

Në të njëjtën kohë kam vazhduar të ngrisë kudo në takimet ndërkombëtare çështjen e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të cilët po përballen çdo ditë me diskriminimin mbi baza etnike në Serbi. Kam kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare kundrejt spastrimit etnik të kësaj pjese me shlyerjen e adresave të tyre me qëllim të ndryshimit të demografisë. Shumë nga shqiptarët e këtyre komunave tani janë pa shtetësi e pa mundësi për të realizuar të drejtat e tyre elementare. E kur jemi te shtetësia, ka qenë e pafalshme që për vite të tëra, procedurat për marrje të shtetësisë së Kosovës për shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci kanë qenë të njëjta me ato që vlejnë për qytetarë që vijnë nga kontinente të largëta. Prandaj, kam propozuar që në ligjin e ri për shtetësi, i cili është duke u përgatitur, të parashihen lehtësira në procedurat për marrjen e shtetësisë për bashkëkombasit tanë nga Lugina dhe shpresoj që ky propozim do të përkrahet nga ju sapo të vijë në Kuvend.

Të nderuar deputetë,

Në këto dy dekada pune në institucionet e Kosovës, gjithnjë kam besuar se aleancat tona janë fuqia dhe përparësia jonë e madhe në çdo proces. Qytetarët tanë e dijnë më së miri këtë, sepse e kanë përjetuar e parë vet se si pikërisht fuqia e këtyre aleancave të ndërtuara mbi vlerat përbashkëta e të ndërthurura me vullnetin e qytetarëve tanë e luftën çlirimtare, na shpëtuan jetërat, na bënë të mundur lirinë pas shumë sakrificash e na ndihmuan të ndërtojmë shtetin e ëndërruar për breza të tërë.

Sot, në këtë adresim vjetor, në emër të qytetarëve të Republikës sonë, shpreh mirënjohje të thellë ndaj shteteve mike e aleate të Kosovës, pa të cilat nuk do të ishim këtu ku jemi e me të cilat, jam e sigurt, që udhëtimi përpara do të shënohet nga suksese të reja. Sot, në veçanti, dua të falënderoj aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet e tjera demokratike në Evropë e përtej.

Prandaj, edhe sot, kur sfidat që Kosova i ka përpara nuk po zvogëlohen, Kosova duhet të vlerësojë e të fuqizojë më shumë se çdo herë tjetër aleancat e saj. Bashkëpunimi e bashkërendimi me ata që na qëndruan pranë në momentet më të rënda të historisë sonë nuk është as nënshtrim e as dobësi. Në fakt është veprim në shërbim të shtetit. Shteti ynë i ka themelet e forta sepse qëndron mbi sakrificën e popullit tonë, por edhe mbi partneritetet që i kemi ndërtuar. Këta partnerë luftuan krah për krah me popullin e Kosovës, edhe kur na kanosej shfarosja, edhe kur mbronim shtetin tonë para e pas pavarësisë, edhe kur shënonim sukses pas suksesi në rrugëtimin tonë për fuqizimin e pozitës sonë ndërkombëtare.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që gjithnjë e në çdo kohë do të pajtohemi, sepse mospajtime ndonjëherë ka edhe brenda së njëjtës familje. Por, të gjitha duhet t’i diskutojmë e t’i tejkalojmë me respekt reciprok e mbi të gjitha, duke mos lëkundur asnjëherë besimin. Rruga jonë përpara është e gjatë e aspak e lehtë. Por përkundër sfidave, jam e sigurt që puna që po e bëjmë së bashku ditë pas dite së shpejti do të na udhëheq drejt sukseseve të reja që do i shtojnë madhështinë partneriteteve tona me vendet mike e do i hapin Kosovës sonë të dashur kapituj të ri të arritjeve historike.

Të nderuar deputetë,

Të nderuar të pranishëm,

Përkundër vështirësive e sfidave të shumta, gjatë këtij viti, falë angazhimit të institucioneve të sigurisë, zbatimi i ligjit në Kosovë është realizuar në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase.

Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike, parandalimi dhe zbulimi i krimit, mbrojtja e të drejtave dhe të lirive të njeriut, si dhe trajtimi në mënyrë të barabartë i të gjithë qytetarëve pa dallim, kanë dëshmuar për një shërbim policor me vlerat më të larta, kompetent në të gjitha aspektet, të besuar nga qytetarët, si dhe duke na bërë krenar me performancën. Prandaj mirëpres rritjen e vlerësimit për Policinë e Kosovës, përderisa mbes me shpresë se në muajt në vijim do të bëhet edhe shumë më shumë, sidomos për njësitë që vazhdimisht janë në mbrojtje të sovranitetit tonë, duke pasur parasysh rrezikshmërinë me të cilën përballen.

Gjithashtu, si Presidente e Republikës dhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë, jam shumë krenare me djemtë dhe vajzat e FSK-së, të cilët kanë ndërtuar dhe zhvilluar kapacitete operacionale për realizimin e mandatit të tyre kushtetues e ligjor. Krahas mirënjohjes dhe vlerësimit të lartë për sukseset dhe të arriturat e Policisë dhe Ushtrisë sonë dhe rritjes së buxhetit të mbrojtjes në 2% të GDP, është me rëndësi të përmirësojmë edhe statusin e mirëqenien sociale e ekonomike të personelit në institucionet tona të sigurisë.

Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë, si trashëgimtare të vlerave të luftës për liri, pavarësi dhe demokraci, u ndërtuan dhe u zhvilluan me mbështetjen e madhe të partnerëve tanë, të cilëve u jemi mirënjohës përjetësisht.

Ky sistem dhe këto vlera kanë mundësuar që Policia dhe Ushtria jonë, të na bëjnë krenar me të arriturat e tyre, si polici dhe ushtri moderne, efikase, sipas standardeve më të larta të vendeve demokratike.

Të gjitha këto të arritura të Policisë së Kosovës konfirmojnë kërkesën e arsyeshme, gatishmërinë dhe vullnetin tonë për anëtarësim në INTERPOL dhe EUROPOL, sikurse edhe sa i përket FSK-së, e cila me sukseset e saj ka dëshmuar fuqishëm se Republika e Kosovës është e gatshme dhe meriton vendin e anëtarit fuqiplotë dhe dinjitoz në NATO, si synim kryesor shtetëror i institucioneve dhe qytetarëve të Republikës sonë.

Pavarësisht kërcënimeve shumë serioze ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe akteve të drejtpërdrejta të agresionit, e mirëpres thellimin e komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet reaguesve të parë të Kosovës – Policisë sonë – dhe Eulexit e KFOR-it, si reagues të dytë dhe të tretë.

Të nderuar deputetë,

Është e domosdoshme që shteti ynë të funksionojë mbi parimet dhe vlerat e përcaktuara nga Kushtetuta jonë. Rol kyç në këtë aspekt ka sistemi ynë i drejtësisë.

Në ketë drejtim, jam angazhuar brenda kompetencave kushtetuese në mënyrë që rritja e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë të përcillet pashmangshëm me profesionalizëm, integritet dhe pavarësi të këtyre institucioneve.

Askush nuk na ndalon që ajo çka është ideale, të jetë edhe ideali ynë. Sundimi i ligjit është ideal i shtetit tonë dhe secili nga ne duhet çdo ditë të angazhohet duke bërë që vendi ynë të jetë shembull i sundimit të ligjit. Shfrytëzoj këtë adresim para Parlamentit dhe qytetarëve, për të inkurajuar institucionet e drejtësisë që të bëjnë reforma të cilat destinacion e kanë ofrimin e një drejtësie profesionale dhe të pavarur për qytetarët dhe integrimin tonë në familjen evropiane, si një vend i barabartë ku sundon ligji.

Sistemi i drejtësisë i reformuar, profesional, i pavarur dhe me integritet, është obligim i institucioneve ndaj qytetarëve tanë dhe këtë obligim duhet ta përmbushim pa asnjë justifikim. Për më tepër një sistem i drejtësisë i pavarur, është edhe përgjigja më e mirë ndaj krimit e korrupsionit.

Të nderuar deputetë,

Dhe një vit po e përmbyllim të rënduar nga hija e trishtimit sepse humbëm padrejtësisht e në mënyrë të dhunshme jetë të shenjta të bashkëqytetareve tona të dashura. Liridona Ademaj është emri që kumbon fort sikurse edhe emri i shumë grave e vajzave të tjera si përkujtim i çdoditshëm i dhimbjes përvëluese që ngelet pas kur padrejtësia zë vend fuqishëm.

Kjo tashmë është një plagë e rëndë e shoqërive anë e mbanë botës. Nëse deri tani i referoheshim si pandemi, e vërteta është që kjo tashmë është shndërruar në tragjedinë e ditëve tona.

Ta kemi të qartë njëherë e përgjithmonë, dhuna me bazë gjinore nuk është thjeshtë një ‘çështje e grave’; është test për njerëzimin e një krizë shoqërore që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim, angazhimin e të gjithëve burra e gra bashkërisht. Dhuna me bazë gjinore është një njollë e patolerueshme në ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Nuk është çështje private, është një turp kolektiv, një turp kolektiv me të cilin duhet të përballemi kokë më kokë. Ne qëndrojmë në një moment kyç ku duhet të deklarojmë pa mëdyshje se dhuna kundër çdo gjinie është edhe një sulm mbi thelbin e njerëzores.

Duhet të fuqizohet çdo hallkë në institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë në përballje me këtë fenomen. Në thelb, një sistem i fortë drejtësie nuk është thjeshtë një imperativ ligjor, është një gur themeli në përpjekjet tona më të gjera shoqërore për të çmontuar rrënjët e dhunës me bazë gjinore. Duke i mbajtur autorët përgjegjës e duke u dhënë atyre dënimin e merituar dhe duke siguruar drejtësi për të mbijetuarit, ne hedhim themelet për një të ardhme më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë.

Seksizmi është prezent pothuajse çdokund. Pothuajse secila grua e ka përjetuar atë, në një mënyrë apo tjetrën. Dallimi është në aftësinë e institucioneve për t’ju përgjigjur e në mundësitë për t’u ballafaquar me të.

Një grua e barabartë, një grua e fuqizuar, një grua e arsimuar, një grua me qasje të barabartë në pronë, një grua që ecën e sigurt rrugës, një grua të cilës i shërben drejtësia njësojë si edhe çdo burri, kjo grua është armiku më i madh i patriarkatit dhe seksizmit. Por kjo grua, njëkohësisht, është pasuria më e madhe e një shteti të avancuar e të suksesshëm. Këto duhet të jenë synimet tona, ky duhet të bëhet realiteti ynë.

E kam thënë, rithënë, e do ta them sërish, Kosova nuk ka vajza e gra për të humbur.

Të nderuar deputetë,

Brenda kësaj ndërtese ndërthuret puna jonë, puna juaj dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.

Ky interes është parësor, ngase ju jeni kujdestar të vullnetit të popullit, teksa pesha e detyrës sonë kolektive është e jashtëzakonshme.

Aspirata jonë evropiane, llogaridhënia, sundimi i rendit dhe ligjit përcaktojnë fatin e qytetarëve tanë, të cilëve u shërbejmë.

Vendimet tona, debati dhe përkushtimi për të mirën qytetare kanë luajtur rol esencial, ndaj kam besim që sadopak t`ua kemi lehtësuar jetën.

Është detyrë e jona të udhëheqim me ndjeshmëri dhe largpamësi, duke u siguruar që çdo politikë e hartuar në shtëpinë e qytetarëve të pasqyrojë vullnetin dhe vlerat, të cilat i përfaqësojnë qytetarët tanë.

Ne duhet të bëjmë edhe më shumë, ne mund të bëjmë edhe më shumë dhe nuk do të ndalemi për të bërë edhe më shumë!

Viti në të cilin do të hyjmë nuk do të jetë pa sprova, të cilat do të kërkojnë angazhimin tonë për t`i adresuar kërkesat e atyre që kanë më së shumti nevojë, për t`i mbrojtur të pambrojturit dhe për ta mbrojtur kauzën e drejtësisë dhe të barazisë.

Përgjegjësia jonë nuk përfundon vetëm duke i trajtuar problemet, por duke gjetur zgjidhjet më të mira dhe duke krijuar mundësitë për formësimin e perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim.

Viti që po lëmë pas kaloi në përpjekjen tonë të vazhdueshme për shtrirjen e funksionimit të ligjit në tërë territorin e shtetit.

Ky është synim parësor i yni nga i cili nuk do të heqim dorë me asnjë kusht. Ne jemi këtu për një Kosovë më të mirë në çdo cep të saj, një Kosovë që është shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ky është obligim i yni kushtetues.

Zbatimi i ligjit është sfidë e përditshme që nuk fillon e as nuk mbaron në periudha të caktuara.

Për një gjë të tillë duhet angazhim jo vetëm i të gjithë qytetarëve, por edhe i tërë spektrit politik, duke e kuptuar rëndësinë e një Kosove stabile ku rendi e ligji janë prioritete tona shtetërore, të cilat më pas mund të përkthehen në zhvillim ekonomik, krijim të një mjedisi për investitorë të jashtëm, por mbi të gjitha për ta ruajtur potencialin e rinisë sonë, e cila perspektivën e saj duhet ta kërkojë këtu.

Republika jonë është vetëm 15 vjeçare. Ndërmend e kemi forcën dhe qëndrueshmërinë, krahas trashëgimisë së skalitur si një dëshmi e përkushtimit, sakrificës dhe heroizmit të dëshmorëve tanë për Kosovën shtet.

Shteti i Kosovës tashmë është farkëtuar dhe mishëron idealet mbi të cilat u krijua dhe padyshim është dëshmi e guximit të atyre që guxuan të ëndërrojnë dhe të luftojnë për lirinë dhe pavarësinë tonë.

Sot, sikurse në asnjë vit më parë të ekzistencës së shtetit tonë, kemi nevojë të rikonfirmojmë përkushtimin dhe besnikërinë ndaj këtij shteti të ndërtuar mbi sakrifica të panumërta. Duhet të dëshmojmë se jemi të palëkundur ndaj parimeve mbi të cilat u ndërtua Republika jonë si një shtet në të cilin ka vend për të gjithë, pavarësisht përkatësisë.

Një Republikë që promovon vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

Fuqizimi i Republikës sonë kërkon përkushtim, devotshmëri dhe patriotizëm kushtetues.

Republika e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e shumë brezave, rezistencën paqësore të udhëhequr nga Presidenti Rugova, luftën tonë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja në krye me komandantin Adem Jashari, dëshmorët e martirët e shumtë dhe falë ndihmës së aleatëve tanë të prirë nga Shtetet e Bashkuara.

Shteti ynë i pavarur është një Republikë që evoluon çdo ditë, konsolidohet çdo ditë e më tepër, integrohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe është atdheu ynë për të cilin nuk duhet të kursejmë asgjë. Sfidat nuk duhet të na ndalin e as të na dobësojnë. Nga ky tempull i demokracisë, mesazhi im këto dy dekada ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet: Kosova për ne është më shumë sesa vetëm shtet, është ideali dhe sakrifica jonë e përhershme, është përcaktimi ynë jetësor për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, jemi këtu për Kosovën, sot, nesër dhe përjetë!

Ju faleminderit!

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër” (VIDEO)

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”,-thotë një shprehje e popullit e kjo duket se është aplikuar më së miri për këtë person në Mudgee, Central West, New South Wales (Uellsi i Ri Jugor), Australi.

Shoferi nga Mudgee `mashtroi` vdekjen kur një goditje rrufeje shpërtheu pemën pranë Hyundait të tij

Incidenti ndodhi në një rrugë në Mudgee, në qendër të NSW, rreth 270 km në veri-perëndim të Sidneit të enjten,

Ai më vonë postoi videon në mediat sociale me një mbishkrim:

“Po shkoj të blej një biletë lotoje”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)