Ballina Blog Faqe 139

Shqiptarja mbahej peng nga burri për 2 vite, detaje nga tmerri në Greqi: E dhunonte se kishte lindur vajzë

E reja shqiptare mbahej peng nga burri për 2 vite, detaje nga tmerri

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Sipas asaj që shkruan Protothema.gr, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij.

Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës në rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndahet nga jeta Musadik Pajaziti, i dënuar me 12 vjet burg për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Ka ndërruar jetë në burg Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin Lagja e Trimave. Informacionin për vdekjen e tij e kanë kumtuar të burgosurit e dënuar për këtë rast. Mësohet se ai së fundi ka vuajtur nga një sëmundje kronike për të cilën disa herë kishte denoncuar se në burg nuk e merr trajtimin e duhur mjekësor.

Ai ishte denuar me 12 vite burg. Pajaziti ishte arrestuar, më 15.11.2015, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave./Alsat.mk


Lamtumirë o shpirt i mirë!

Ndahet nga jeta një prej legjendave të Prishtinës dhe Shkupit, Visar Reka.Varrimi i tij u bë më 19 shtator, në varrezat e Butelit në Shkup.

Të rrallë janë njerëz si Visari me të cilin çdo takim ka qenë me shumë qef, muhabet cilësor, e vështirë u ndajshim.

Tash kur u ndamë përfundimisht fizikisht, do të jeshë i pranishëm gjithmonë me kujtimet aq të mira që na ke lënë!

I dashur, Avangard, Filozofik, Roker, Largëpamës, Patriot, Filmik.

Legjendë i Shkupit, Prishtinës, Londrës, Ulqinit e UÇK-së!

Lamtumirë o shpirt i mirë!

Do të na mungosh shumë, por do të jesh me ne gjithmonë!
Faleminderit Viski që të njoha! (Lirak Salihu)

Paska vdeke Visar Reka, me te cilin per nje dekade kemi qene pothuajse te pandashem, pastaj rruget e jetes e derguan secilin prej nesh ne pune te veta.

Visari ka qene nje dhe i vetem. I paperseritshem. Krejtesisht unik. Erudit. Poliglot. Kosmopolit, tolerant, por njekohesisht edhe nacionalist. Njeri i qefit dhe udhetimeve. Artist u lindun. Roker dhe filmaxhi.

Momentet ma te mirat ne jete, ma funny, ma intriguese, i kam kalu ne shoqeri me Visar Reken. Ka vdeke i ri, pas nje semundje te gjate, por e ka jetu jeten sa per 10 veta te tjera.
Reka, pervec tjerash, osht kane njani prej zedheneseve te pare te UCK’se. Gjate kohes se luftes ky ka qene fytyra e UCK’se para publikut nderkombetar.

Djale i shehrit, i nje familje superintelektuale, por qe kurre nuk e ka tregtu identitetin e tij kombetar.

E kam deshte kete dreq, e jo vec une, por krejt shoqnia. Visarit nuk ke mujte me ia marre inati.( Berat Buzhala)

Vdes një prej legjendave të Prishtinës dhe Shkupit, Visar Reka

Muzicienti dhe regjisori, Visar Reka ka vdekur të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur motra e tij, Valbona, e cila tha se Visar Reka ka vdekur pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.

“Të dashur familjarë dhe farefis i gjerë, të nderuar miq, shokë dhe kolegë, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, ndërroi jetë vëllai im, Visar Reka. Për ditën e varrimit do t’ju informoj”, ka shkruar Valbona Reka.

Reka ka lindur në Shkup ndërsa në vitin 1990 ka shkuar në Angli e më pas në Zvicër.

Gjatë vitit 1998, ai ka shërbyer si zëdhënës i UÇK-së nga Perëndimi. Ai ka qenë një prej njerëzve më të angazhuar në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.

Reka ka qenë ekspert i sigurisë, ndërsa në një periudhë prej 3 vitesh ka punuar si korrespondent i Kohës Javore nga Zvicra (1994-1997).

Poashtu, ai ka qenë bashkëpunëtor i Grupit Telex dhe bendeve tjera si dhe i këngëtares Violeta Rexhepagiqi.

Xhemal Abdiu: Ismail, ishe dhe gjithmonë do jesh në zemrat tona!

Shkruan: Xhemal Abdiu

E njohim vdekjen si rregull hyjnor, e kuptojmë edhe ate që ajo është caktim ku ne jemi të pafuqishëm për të ndryshuar diçka.

Jemi njerëz, u trishtuam nga ky lajm i hidhur për ndarjen tënde nga jeta Ismail, e nuk përmbahemi dot.

Ismail Vladi ishe dhe gjithmonë do jesh në zemrat tona, në momente të vështira ishe pranë meje, kishim shumë plane që duhej t’i realizonim.

Qofsh i Xhennetit, me shpresë që atje të jemi bashkë.

Japonezët sfidojnë dietën mesdhetare me këto 9 sekrete të jetëgjatësisë

Sekreti i jetëgjatësisë është një vakt në ditë. Hani vetëm një herë, dhe mundësisht në darkë. Për të jetuar për një kohë të gjatë duhet të mësohemi të kemi një stomak që bën zhurmë. E argumentojnë japonezët: Yoshinori Nagumo është president i Shoqërisë Ndërkombëtare Mjekësore Kundër Plakjes. Në librin e tij “Fuqia magjike e agjërimit” shpjegon metodën japoneze për mbajtjen e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ngadalësimin e plakjes. “Studimet e fundit – thotë – kanë treguar se uria ka një ndikim themelor në mirëqenien fizike zhurma e stomakut është një shenjë që, në nivel qelizor, në organizëm ndodhin reaksione pozitive që madje edhe na rinojnë”. Dr. Nagumo shpjegon se ai gjithashtu e ka testuar metodën vetë. Prej shumë vitesh ai ha vetëm një vakt në ditë.

1. Si të fillosh të hash më pak

Të përdorësh pjata më të vogla me 20% në krahasim me ato normale, ndihmon për të pushuar së ngrëni kur e ke stomakun të mbushur në 8 të 10-at. Për shembull mund të përdoren pjatat e fëmijëve: porcionet do të jenë automatikisht të kufizuara, në krahasim me pjatat klasike.

2. Kalo mëngjesin

Sipas kësaj filozofie ushqimore – dhe ndryshe nga ajo që zakonisht pohojnë nutricionistët e zakonshëm – mëngjesi nuk është i nevojshëm. I vetmi lëshim ka të bëjë me lëngjet. Por kini kujdes, jo kafe, vetëm një lëng. Jo ushqime të pasura me sheqer, sepse këto edhe nëse merren në sasi minimale, stimulojnë hormonin e insulinës dhe rrisin depozitat e yndyrës. E sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, ato treten aq shpejt, saqë më pas të lënë më të uritur.

3. Për të shmangur përgjumjen

Për ata që nuk mund të kalojnë drekën, këshillimi është të hani pak. Më mirë të zgjidhni ushqim të ulët glicemik, për të shmangur kulmin e insulinës që ndodh menjëherë pas ngrënies. Karbohidratet integrale – oriz, makarona, bukë – janë më të mira se ato të bardha, por proteinat janë më të preferuara ndaj sheqernave dhe mielleve. Idealja? Një frut sezonal, ndoshta i ngrënë me lëkurë. Konsumi i lëkurës ndihmon në riparimin e plasaritjeve të membranës së sistemit të tretjes dhe epidermës, parandalon plakjen dhe na bën më tolerantë ndaj të ftohtit.

4. Kur të hahet vakti i vetëm

Vakti i vetëm duhet të hahet në darkë. Shumë kanë frikë të hanë shumë pak dhe mendojnë se konsumi i një vakti të vetëm në ditë,  mund të shkaktojnë kequshqyerje. Por kequshqyerja nuk varet nga sasia, por nga cilësia e ushqimit. Nëse gjatë ditës ju ndjeni zhurmë stomaku, kjo është një shenjë e mirë: oreksi dhe stomaku që gërryen tregojnë një rritje të sekretimit të hormoneve të rritjes.

5. Jo kafesë me stomak të zbrazur

Konsumi i çdo gjëje – madje edhe çajit jeshil – me stomak bosh – është i keq. Efektet anësore të pirjes së kafesë të zezë e të fortë me stomak bosh përfshijnë të vjella, marramendje, prodhim të tepruar të pështymës dhe diarre. Dhe ato janë rezultat i stimulimit të sistemit nervor parasimpatik.

6. Si të shmangni sindromën metabolike

Njerëzit me sindromë metabolike rrezikojnë të preken nga arterioskleroza dhe sëmundjet e zemrës. Tre parametra për të mbajtur nën kontroll: kolesteroli, glukoza e gjakut dhe tensioni i gjakut. Për të kapërcyer sindromën metabolike ekzistojnë katër rregulla që duhen ndjekur: mos hani shumë, mos abuzoni me yndyrën, mos abuzoni me sheqerna, mos abuzoni me kripën.

7. Kujdes sheqerin

Ëmbëlsirat në përgjithësi rrisin përqindjen glicemike, duke nxitur një ndjenjë ngrohtësie, por edhe përgjumje. Por jo vetëm që sheqeri e plak trupin, por ai edhe shkurton jetëgjatësinë. Rreziqet e pirjes së duhanit janë tashmë të njohura, por shumë pak e dinë se sheqeri shkakton shumë më shumë dëmtime në shëndet, se sa cigaret. Toksiciteti i sheqerit jo vetëm ndihmon në rritjen e rrezikut të arteriosklerozës, atakut dhe sëmundjeve të zemrës, por gjithashtu rrit yndyrnat, duke e bërë atë gogolin e atyre që janë në dietë.

8. Si të forconi kockat

Kockat nuk forcohen duke marrë doza të larta të kalciumit. Nëse doni të forconi kockat, duhet të ecni dy herë më shumë se sa ecni mesatarisht. Graviteti aplikon një peshë në skelet dhe kjo shkakton një rritje të kalciumit në kocka. Në periudhat e urisë ekstreme, ose kur pini sasi të mëdha të ujit sepse është nxehtë, kalciumi eliminohet nga urina me natrium, dhe kjo është për shkak të mungesës së kalciumit, por këto janë raste të rralla. Mos harroni: fuqia e kockave përcaktohet nga aktiviteti fizik i kryer gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

9. Në shtrat menjëherë pas ngrënies

Për të qenë të shëndetshëm dhe të pashëm, sekreti i parë është të flini dhe të ngriheni herët. Koha më e mirë për të fjetur mirë dhe gjithë natën është menjëherë pas darkës. Fjetja pas ngrënies është pjesë e ritmit të shëndetshëm dhe natyror. Shumë kanë frikë nga e kundërta. Por mos kini frikë, hormoni i rritjes ka detyrën e djegies së dhjamit të yndyrës që është prodhuar saktësisht gjatë orëve të arta, në gjumin e thellë, pra mes 22 dhe 2 në mëngjes. / Bota.al

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia! (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, nuk ka vonuar të bëjë komentet e para të mbledhjes dramatike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është kthyer në një gjyq global kundër Rusisë.

Kjo seancë po drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka pasur një përplasje me diplomatin rus në OKB.

Zelensky, në një postim në faqen e tij në rrjetin X(twitter), shkruan: “I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.

Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”.

Këtë e shoqëron edhe me videon përkatëse.

Rama përplaset me Rusinë edhe për Kosovën: Pavarësisht sa përpiqeni, është shtet i pavarur!

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, me një apel për paqe, duke i kujtuar Rusise Kosoven dhe faktin qe ajo tanim eshte e pavarur.

“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale, kreu 14 i Kartes se OKB. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë. Parathënie e kartës së OKB na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Do marr detyrën si kryetar i këshillit”, tha Rama.

 

U masakrua nga bashkatdhetari me kaçavidë, ky është shqiptari që vdiq në Itali

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali. Plagët në bark të Ilir Dervashit, që fillimisht mendohej se ishin pasojë e një aksidenti automobilistik, u zbulua se ishin plagë të shkaktuara me kaçavidë.

Autoritetet policore në provincën e Bolonjës, menjëherë pas këqyrjes së parë të aksidentit në autostradën A13 dyshuan për diçka ndryshe.

Ajo që dukej si një tjetër tragjedi në rrugët e Bolonjës u shndërrua në një rast vrasjeje pas ekzaminimit nga mjekësia ligjore.

Gjatë hetimeve, rezultoi se 47-vjeçari shqiptar ka marrë goditje të shumta në bark të shkaktuara me kaçavidë.

Drejtuesi i makinës, Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar, u arrestua si i dyshuar për vrasje.

Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, e tipit Renault Capture, ka përplasur një makinë përpara, duke përfunduar në anë të rrugës. Shoferi 34-vjeçar është nxjerrë i padëmtuar, por fatkeqësisht Ilir Dervashi kishte ndërruar jetë.

Rrethanat e vdekjes ngjallën dyshime të menjëhershme.

Ndahet nga jeta veterani i luftërave të Ballkanit, Nijazi Muharremi nga Zhelina e Tetovës

Në moshën 60 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i luftërave të Ballkanit, Nijazi Muharremi. Luftëtar i vyer e sypatrembur në luftat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe kontribues edhe në luftërat në Kosovë e Maqedoni, i paposhtur nga beteja të ndryshme, të dielën (17 shtator 2023) u dorrëzua para sëmundjes duke kaluar në amshim.

Atdhetar i madh dhe i gatshëm gjithmonë për të vënë veten në shërbim e për tu flijuar në luftërat kundër okupatorit serb, Muharremi vite të tërra jetoi me plagët e marra në luftën e Bosnjes në mbrojtje të Sarajevës.

Nijazi Muharremi vdiq në spital në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës ku jetonte prej vitesh me familjen.

Dëshira e familjes dhe gjithashtu edhe të ndjerit ishte që varrimi të bëhet në Zhelinë, mirëpo shkaku procedurave administrative kjo u tregua e pamundur. Kështu që varrimi i Nijazi Muharremit do të bëhet të enjten në varrezat e veteranëve të luftës në Sarajevë.

Ndahet nga jeta edukatori i shquar nga Vishtica e Likovës, Suat Zendeli

Ka ndërruar jetë edukatori i shquar Suat Zendeli nga fshati Vishticë i Komunës së Likovës. Lajmin e trishtë e jep faqja Fshati Vishticë në facebook:

Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi !

Para pak çastesh ia dorëzoi shpirtin All-llahut Mësuesi dhe edukatori i shquar Suat Zendeli , vëllai i Komandantit Bujar Zendelit !

40 vjetë kontribut për edukimin e brezave ne fshatin Vishtice!
Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindijes në vendlindjen e tij , fshati Vishticë !

All-llahu e pranoftë si banor i Xhennetit e familjes Zoti durimin !

Ndahet nga jeta veprimtari dhe profesori i shquar, prof.dr.Nazmi Maliqi

Sot në moshën 66 vjeçare ndërroi jetë veprimtari i njohur dhe profesori universitar, prof.dr.Nazmi Maliqi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq, ndërsa varrimi do bëhet sot pasdite në varrezat e qytetit të Kumanovës.

Prof.Dr. Nazmi Maliqi ka lindur më 18 mars 1957 në fshatin Stançiq komuna e Gjilanit. Prej shtatorit të vitit 1962, si fëmi, me familjen e tij u shpërngulën në Kumanovë.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Kumanovë. Më pas studimet e larta i filloi më 1976/1977 në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe i ka mbaruar në vitin 1980, në Fakultetin e shkencave shoqërore në degën e Mbrojtjes në Universitetin e Beogradit.

Studimet posdiplomike në lëmine e mbrojtjes dhe studimeve paqësore Nazmi Maliqi i filloi në dhjetor të vitit 1994 në Fakultetin Filozofik në Shkup. Tezën e magjistraturës “Toleranca politike si faktor i paqes dhe i sigurisë” e mbrojti më 07 korrik 1999.

Hulumtimet e doktoraturës i filloi më 17 dhjetor të vitit 2001, në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridke – Politike në Shkup. Tezën e doktoraturës “Afrimi i Maqedonisë në NATO”, e mbrojti më 04 tetor të vitit 2003, ku edhe fitoi titullin e Doktorit të shkencave politike.

Karriera profesionale dhe veprimtaria politike

Karrierën e tij profesionale e filloi pas diplomimit në shtator të vitit 1981, ku punësohet profesorë në shkollat e mesme të Kumanovës.

Punën e profesorit e vazhdon deri në 17 shtator të vitit 1987, kur edhe u diferencua dhe përjashtua nga procesi arsimor me shumë profesorë tjerë shqiptarë nga pushteti i atëhershëm, pasi që e kundërshtoi modelin e paraleleve të përziera, ku mësimi duhej të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase.

Pas këtij diferencimi, për të siguruar ekzistencën familjare, Nazmi Maliqi prej 14 qershorit 1988 gjer në 13 prill të vitit 1993 punoi dhe jetoi në Matesburg, në Burgelland të Austria.

Ai njihet si një nga themeltarët e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), duke qenë si kandidat për deputet në zgjedhjet e para.

Më vonë në prill 1993 ai emërohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë, duke ushtruar këtë detyrë deri më 25 nëntor 1994.

Në mandatin parlamentar 1994 -1998 u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë nga radhët e PPD-së në zonën e Karshiakës në Shkup. Ishte anëtar i Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe politik të brendshme.

Në vitet 1996 – 1998, ishte deputet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si përfaqësues i Delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë.

Në Kongresin e tretë të Partisë për Prosperitet Demokratik, të mbajtur në Tetovë me 20 mars 1999, u zgjodh nënkryetar i Partisë. Këtë funksion e ushtroi deri në prill të vitit 2000. Ndërsa nga viti 2001 nuk merr asnjë angazhim politik dhe fokusohet në angazhimin akademik.

Prej tetorit të vitit 2002, Nazmi Maliqi punësohet në cilësinë e ligjëruesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në lëndët: “Studime Evropiane”, “Sistemet e informacionit publik dhe privat” dhe në lëndën të “Drejtat e njeriut dhe roli i shërbimit publik”.

Dr. Nazmi Maliqi ishte bashkëpunëtor i jashtëm shkencor në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridike – Politike në Shkup, në Fakultetin Filozofik në Shkup – Instituti për studime mbi paqen në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup si dhe profesor viziting në vitin akademik 2005/2006, në Universitetin Evropian në Shkup.

Prej janarit 2003, Nazmi Maliqi, ishte kryetar i Shoqatës joqeveritare “Unioni i Intelengjencies shqipatare në Maqedoni”

Poashtu edhe Kryeredaktor i revistës për shkencat shoqërore “Vizione”, që filloi të botohet në Shkup prej shtatorit të vitit 2004.

Drejtor i Qendrës për Hulumtime të Administratës publike dhe anëtar i Senatit të UEJL- Tetovë.

Prej tetorit të vitit 1993 deri më prill të vitit 1995, Nazmi Maliqi ushtroi postin e kryetarit të ekipit Fudbollistik “Bashkimi” nga Kumanova, në periudhë ku edhe ky ekip u kualifikua në ligën e dytë Qendrore të fudbollit në RMV-së.

Ai ishte pjesmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare, projekte hulumuese shkencore, si dhe botoi disa vepra shkencore.(INA)

Itali/Baba i tre fëmijëve të vegjël, 43 vjeçari shqiptar humb jetën teksa po transportonte një ekskavator me traktor

Një tragjedi në orët e vona të pasdites së djeshme ka ndodhur në Frati di Camaiore: një punëtor nga kompania Ceragioli Costruzioni në Camaiore humbi jetën pas një aksidenti që ndodhi teksa po transportonte një ekskavator me traktor.

Burri është një 43 vjeçar shqiptar dhe quhej Roland Çizmja, raportojnë mediat italiane. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël.

Sipas hetimeve paraprake punëtori kishte marrë një ekskavator nga kompania dhe po e transportonte me një traktor, kur rreth orës 18.00, ndodhi tragjedia.

“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte mbledhur ekskavatorin dhe po e transportonte kur, për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke i shkaktuar një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, thotë Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.

Policia bashkiake është ende duke kryer hetimet por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Çizmja kishte ardhur.

Tragjedia ndodhi në via Colletto Santuçi, një rrugë e ngushtë e vendosur në një zonë kodrinore në zonën Frati, një fshat disa qindra metra larg qendrës historike të Camaiore.

Nga kqyrja e trupit doli në pah një dëmtim në kokë, por metodat dhe shkaqet e sakta të vdekjes ende duhet të kuptohen: për shembull, nëse ishte një rast sëmundjeje apo një aksident për shkak se punëtori 43-vjeçar ka rrëshqitur. Me pak fjalë, disa hipoteza janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.

Për momentin mësohet se traktori ka qenë duke ecur buzë rrugës, kur ekskavatori i transportuar në pjesën e pasme është ngatërruar në degët e një peme. Burri është ngjitur në rimorkio dhe në përpjekje për të zhbllokuar situatën mund të ketë humbur ekuilibrin, duke rënë nga pjesa e pasme e mjetit dhe duke përfunduar në gurishte dhe kanalin e ujërave të zeza në anë të rrugës.

FOTO: Një shqiptar (që përdor pseudonime greke) hyn në listën e më të kërkuarve në Europë

Një shqiptar i akuzuar për trafik droge, i cili dyshohet se fitoi miliona euro nga tregtia e drogës në Belgjikë, është futur në listën e personave më të kërkuar në Europë. Bëhet fjalë për Fejzulla Haredini, 58 vjeç për të cilin janë vënë në kërkim të gjitha policitë e vendeve të BE. Prej kësaj fundjave, përshkrimi i tij është në listën e Europol-it, dhe është ndër emrat më të kërkuar në Europë.

Fejzulla Haredini akuzohet se ka fituar miliona euro nga trafiku i drogës në Belgjikë duke tërhequr vëmendjen e hetuesve që në verën e vitit 2013. Haredini u dënua me 13 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit. Më pas iu shtuan edhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.

Një gjyq i vitit 2021 kundër shqiptarit zbuloi se 13 nga plantacionet gjeneruan rreth 4 milionë euro, para të cilat besohet se u riinvestuan nga banda. Fejzulla Haredini ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim.

Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve. Vetë Haredini ndodhet në arrati që prej 22 shtatorit 2014. Prej asaj kohe ai nuk është parë më në Belgjikë nga policia. Shqiptari shpesh prezantohej si grek dhe përdorte pseudonime greke si ‘Spiros’, ‘Robotis Postolis’ ose ‘Vasileios Samaras’.

Analiza e REL/ A po ia mbyll Kurti dyert emisarit evropian?

Zemërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve me Serbinë është “plotësisht i arsyeshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Nga këndvështrimi i Kurtit, thotë ai, “duket sikur Kosovës i kërkohet t’i respektojë me ngulm marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja”, ndërsa Serbia, e cila “nuk është zotuar për nënshkrimin dhe ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje të tillë, mund të zgjedhë çfarë të zbatojë”.

Duke folur të hënën në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, Kurti tha se i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u pozicionua kundër Kosovës në takimin mes palëve, që u zhvillua javën e kaluar. Në atë takim, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan për hapat që duhet t’i ndërmarrin për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve – e arritur në Bruksel në muajin shkurt.

Zyrtarët evropianë – ndërmjetësues të dialogut – thanë se ishte Kurti ai që e refuzoi propozimin e tyre për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiç e pranoi. “Ose do ta zbatojmë Marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që i dëshiron Serbia”, – tha të hënën Kurti.

“Ditëve në vijim, me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë”, shtoi ai. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a po i mbyll kryeministri Kurti dyert e komunikimit me Lajçakun. Deri në publikimin e këtij artikulli, as Bashkimi Evropian nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës.

Zemërimi me Lajçakun, i kamotshëm

Hartwell thotë se “është e rëndësishme të sqarohet se Kurti nuk po ia mbyll derën BE-së si institucioni kryesor lehtësues” i bisedimeve. “Zemërimi i tij përqendrohet kryesisht në performancën e Josep Borrellit dhe të Mirosllav Lajçakut – dy zyrtarëve më të shquar evropianë, të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Përveç trajtimit pa kujdes të dialogut dhe qasjes së tyre të pabarabartë, vlen të theksohet se Borrell dhe Lajçak vijnë nga Spanja dhe Sllovakia, dy vende që nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, – thotë Hartwell.

Për Afrim Hotin, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, mosbesimi ndaj Lajçakut daton nga koha kur ai ishte ministër i Punëve të jashtme të Sllovakisë – njëherë në periudhën 2009-2010, pastaj më 2012-2020. Nga ai post, kujton Hoti, Lajçak ka votuar kundër Kosovës në procesin e pranimit të saj në organizata ndërkombëtare.

“Kjo që kryeministri kosovar po e vë tashmë në shesh, praktikisht është ditur shumë më herët, vetëm se tashmë po thuhet me terma shumë të qartë. Nisur nga fakti që zoti Lajçak e ka mbështetjen e të gjitha qendrave kryesore të Bashkimit Evropian, por edhe atyre dytësore – pra, të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe mbështetjen e fuqishme nga SHBA-ja, kujtoj se situata po bëhet vërtet e komplikuar”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

“Shpërblyese të regjimit të Vuçiçit”

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar. Kurti tha të hënën se Kosova nuk do që Shtetet e Bashkuara ta marrin përsipër dialogun, pasi theksoi se në këtë proces “Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë”. Hartwell thotë se si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja shihen “si shpërblyese dhe akomoduese të regjimit të Vuçiqit, ndërkohë që ndërmarrin ndëshkime ndaj Kosovës”.

“Një shembull i kësaj është kur serbët e Kosovës, të cilët kanë lidhje të forta me Beogradin, u përfshinë në një lëndim të trupave të NATO-s, në maj. Si përgjigje, BE-ja dhe SHBA-ja vendosën kufizime ndaj Kosovës, duke përfshirë pezullimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjen ushtarake Defender 23”, – thotë Hartwell. Hoti thotë se Qeveria e Kosovës ka kohë që ka krijuar një hendek në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili, sipas tij, sa vjen e thellohet.

“Madje është një moment për t’u shqetësuar për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, mendoj se politika e jashtme ose vizioni për politikën e jashtme duhet të ristrukturohet dhe të ripozicionohet, sepse si e tillë që është, sot jemi pothuajse pa politikë të jashtme, por edhe ajo që ekziston, mendoj se është duke ecur në drejtim të gabuar”, thotë Hoti.

Kosova është bërë subjekt i masave ndëshkuese nga BE-ja dhe SHBA-ja – përfshirë pezullim fondesh e takimesh të nivelit të lartë – pasi e kanë fajësuar për tensionet e larta në veri të vendit. Situata në këtë zonë të banuar me shumicë serbe është acaruar në fund të majit, kur grupe serbësh lokalë kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme – më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur. Qeveria e Kosovës thotë se është në proces të zbatimit të një plani të BE-së për shtensionimin e situatës, që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve të reja lokale.

Çfarë thonë në Serbi?

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do bisedime” e as “kompromis” me Serbinë. Duke folur para gazetarëve të hënën, ai tha se “Kurti nuk e do Asociacionin e komunave [me shumicë] serbe” dhe se është ai që “nuk ka dashur të bisedojë për shtensionimin” e situatës në veri të Kosovës.

“Vuçiç, qartazi, ka treguar se është i gatshëm për zgjidhje kompromisi, sepse kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur serbët në Kosovë”, tha Petkoviq, vendi i të cilit synon anëtarësimin në BE, por ruan marrëdhënie të ngushta edhe me Rusinë.

Si mund të çohet dialogu përpara?

Takimi i Kurtit më 14 shtator ishte i pari pas më shumë se katër muajsh. Opozita në Kosovë vlerëson se masat që BE-ja i ka ndërmarrë ndaj Kosovës, e qesin vendin, përkatësisht kryeministrin Kurti në një pozitë më të pafavorshme. Sipas disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, shtegdalje do të ishte largimi i kësaj qeverie.

“Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë”, shkroi Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook, pas raportimit të Kurtit para gazetarëve. Hartwell, nga Shkolla e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të vendosin një objektiv të mirëpërcaktuar për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi termit “normalizim”, thotë ai, i mungon qartësia.

“Për më tepër, është thelbësore të pranohet realiteti se ‘marrëveshjet’ e famshme nuk janë vërtet ligjërisht të detyrueshme, duke e lejuar Vuçiçin që në mënyrë selektive t’u japë përparësi preferencave të tij. Ekziston, gjithashtu, një nevojë urgjente për t’i pranuar mangësitë në procesin aktual të dialogut. Pasi të jetë vendosur njohja [Kosovë-Serbi], hapi tjetër do të duhej të ishte hartimi i strategjive për t’i dhënë fund konfliktit përfundimisht”, përfundon Hartwell.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se është i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialogun Kosovë – Serbi dhe ka paralajmëruar se do të konsultohet me partnerët për hapat e ardhshëm. /REL

“Ku ndodhet gruaja jote”, Erdogan vë në siklet Musk në takimin e tyre në New York (VIDEO)

Elon Musk i shoqëruar nga djali i tij, ka takuar ditën e djeshme presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në New York.

Presidenti turk i ofroi djalit të manjatit të teknologjisë një top dhe më pas e ka pyetur Musk se ku ndodhet gruaja e tij.

Musk, i cili ka 10 femijë nga 3 partnere të ndryshme u përgjigj i sikletosur se nëna e djalit jetonte në San Francisco dhe se ishte i divorcuar nga ajo.

Gjatë takimit të tyre dje në ndërtesën që strehon misionin e përhershëm të Turqisë në OKB dhe konsullatën turke në Nju Jork, Erdogan i kërkoi shefit ekzekutiv të Tesla-s të ndërtojë fabrikën e shtatë të prodhuesit të tij të makinave në shtetin turk.

Presidenti turk informoi themeluesin e Tesla dhe SpaceX për arritjet teknologjike të Turqisë, vizionin e tij për dixhitalizimin e sektorit publik turk dhe strategjinë kombëtare për Inteligjencën Artificiale, raporton “Protothema“.

Erdogan la të kuptohet gjithashtu se mundësitë për të punuar me SpaceX mund të lindin në programin hapësinor të Turqisë dhe e ftoi Musk në festivalin e hapësirës ajrore dhe teknologjisë Teknofest që do të mbahet më vonë këtë muaj në Izmir.

GËNJEU SE ISHTE I SËMURË NGA LEUKEMIA, ME PARATË E NDIHMAVE BLEU GOLF 7 ?! Ngrihet aktakuzë ndaj çiftit mashtrues

Në Kroaci u ngrit një aktakuzë kundër Robert Matalin (37) dhe të dashurës së tij Doris Gregorina (22), të cilët akuzohen se kanë zhvatur shuma të mëdha parash nga njerëzit duke gënjyer për sëmundjen e Robertit.

Në faqen kroate Danica thuhet se ky është një rast i njohur i vitit 2018 ku Doris ka nisur një fushatë humanitare për mbledhjen e ndihmave për Robertin.

Ky çift shpiku se Roberti vuane nga leucemia dhe se i duheshin 770,000 HRK për një transplant të palcës kockore.

Thuhet se qindra njerëz, si dhe kompani dhe institucione, ndihmuan në këtë rast. Edhe futbollisti i njohur Vedran Ćorluka ka dhënë 35.000 HRK, kurse trajneri Zlatko Dalić i është bashkuar me 3.000 kuna.

Nga hetimet rezultoi se ata kanë mbledhur gjithsej rreth 31 mijë euro dhe me ato para kanë blerë një makinë të re – një “Volkswagen” Golf 7.

Thuhet se këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari në komunën e tyre të Dubravicës, vend pikërisht në kufirin kroato-slloven.

I ka gjetur në atë veturë në pikën e karburantit dhe ka konstatuar se, meqë nuk punojnë askund, duhej ta kishin blerë me para nga ndihma humanitare.

Thuhet se kështu ka filluar të zbërthehet lëmshi dhe këto ditë është ngritur aktakuzë ndaj çiftit mashtrues.

Thuhet se gjatë hetimeve, Roberti dhe Dorisi janë mbrojtur duke heshtur dhe nëse fajësia e tyre vërtetohet në këtë proces, do të duhet t’i kthejnë të gjitha paratë në llogaritë e rreth 1000 paguesve të ndihmës./Danica.hr/tetova.com

I dha fund jetës te varri i gruas, ja çfarë shkruante mësuesi në rrjete sociale: Sa dhimbje na ka…

Petrit Jaupaj, mësues i lëndës së Biokimisë humbi jetën në mënyrë tragjike, piu fotoksinë pranë varrit të gruas së tij e cila ishte ndarë nga jeta rreth një vit më parë. Vdekja e gruas e ka tronditur thellë shpirtin e mësuesit, i cili i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie asaj.

Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruante:

“7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!”

DRAMË NË STRUGË: Dy persona nga Veleshta kanë hyrë në stacion dhe kanë sulmuar me gaz lotsjellës punonjësit e policisë dhe një person që i ka denoncuar

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve nga fshati Veleshtë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra penale – Pengim i zyrtarit në kryerje të detyrës zyrtare nga neni 382 dhe Sulmi ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga neni 383 i Kodit Penal.

Në sulmin, të cilin nga prokuroria e cilësuan si “të pacipë”, kanë marrë pjesë dy të dyshuar 32 vjeçarë nga Veleshta e Strugës, përcjell KlanM.

“Dy të dyshuarit 32 vjeçarë, më 16 shtator pas mesnate, kanë hyrë në stacionin policor në Strugë derisa një person tjetër ka bërë kallëzim kundër tyre dhe në prani të disa zyrtarëve policorë kanë filluar ta spërkasin denoncuesin me gaz lotsjellës. Menjëherë pas kësaj, të dyshuarit kanë sulmuar edhe policët, kanë filluar t’i tërheqin zvarrë dhe të tentojnë t’ua marrin armët e shërbimit. Dy të dyshuarit u mposhtën, por vazhduan të përpiqeshin me këmbëngulje të çliroheshin dhe të largoheshin nga stacioni”, thonë nga PTHP.

Prokurori Publik kompetent ka kërkuar nga gjyqtari procedurës paraprake masë paraburgimi për dy të dyshuarit./KlanMacedonia

ДРАМА ВО СТРУГА: Двајца од Велешта влегле во полициска станица и со солзавец нападнале полицајци и лице кое ги пријавувало

Основното јавно обвинителство Струга поднесе предлог за определување мерка притвор против двајца осомничени од селото Велешта, за кои постои основано сомнение дека сториле кривични дела „спречување на службено лице во вршење службено дејствие“ по член 382 и „напад врз службено лице при вршење работи на безбедноста“ по член 383 од Кривичниот законик.

Како што информира ОЈО, двајцата осомничени 32-годишници, на 16 септември по полноќ, влегле во полициската станица во Струга додека друго лице поднесувало пријава против нив и со спреј-солзавец почнале да го прскаат пријавителот во присуство на неколкумина полициски службеници.

-Веднаш потоа осомничените ги нападнале и полицајците, започнале да ги влечат и да се обидуваат да им го одземат службеното оружје. Двајцата осомничени биле совладани, но продолжиле упорно да се обидуваат да се ослободат и да побегнат од станицата. Имајќи ја предвид дрскоста со која бил извршен нападот во полициска станица, околностите кои укажуваат на опасност од бегство и можноста да го повторат делото, јавниот обвинител до судијата на претходна постапка од Основниот суд во Струга достави предлог за определување мерка притвор, соопшти ОЈО.

Tronditet Kosova, 5 të vdekur në pak orë/E shtunë e zezë në Kosovë, 3 aksidente dhe 5 viktima në pak orë

Përgjaken rrugët e Kosovës. Vetëm në pak orë u regjistruan 5 të vdekur. Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Tre këmbësorë janë goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Lajmin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Ai ka bërë të ditur se shoferi i makine ndodhet në stacionin policor në Pejë. Kujtojmë, se në Kosovë kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera në Prishtinë e Podujevë. Si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona.

Vetura godet për vdekje dy këmbësorë në Pejë

Dy këmbësorë kanë humbur jetën pas goditjes nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës, në mbrëmjen e së shtunës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Siç ka thënë Policia, vetura ka goditur tre këmbësorë. Dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa i treti është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se vozitësi i veturës të përfshirë në aksident, tashmë është ndaluar dhe gjendet në Stacionin e Policisë në Pejë.

“Humbëm dy burra, i treti po lufton për jetën”, gazetari nga Peja njofton për vdekjen e dy bashkëfshatarëve

Dita e shtunë ishte e kobshme për disa familje në vendin tonë, që humbën tragjikisht më të dashurit e tyre. Pesë persona vdiqën, në tri aksidente trafiku, në Podujevë, Pejë, si dhe në Graçanicë. Në aksidentin me fatalitet që ndodhi në fshatin Ozdrim të Pejës, mbetën të vdekur dy këmbësorë, ndërkaq një person tjetër është lënduar rëndë.

Dy viktimat që u goditën për vdekje janë nga A.Shala dhe F.Shala, të cilët nuk arritën t’i përballojnë plagët e rënda dhe vdiqën në vendin e ngjarjes, teksa personi i lënduar tashmë po trajtohet në QKUK.

Për këtë rast mjaft të rëndë ka shkruar edhe gazetari Florent Zeqiraj, i cili i kishte bashkëfshatarë dy anëtarët e familjes Shala, që humbën jetën tragjikisht.

Zeqiraj ka njoftuar se edhe personi që mbeti i lënduar është nga e njëjta familje dhe është duke luftuar për jetën.

“Në fshatin tim të lindjes, mbrëmë ndodhi një tragjedi nga e cila i humbëm dy burra, familjarë të mirë, ndërsa i treti po lufton për jetën në spitalin e Prishtinës. Ky është lajm i rëndë e dhimbje e madhe. Viktimat dhe i lënduari janë goditur nga një makinë po nga i njëjti fshat, kjo e bënë dhimbjen edhe më të madhe  sepse askush nuk dëshiron të provohet me tragjedi të tilla.“, ka shkruar ai, transmeton Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar mbrëmë për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

“Rreth orës 21:30 Policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe tre këmbësorë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me fatalitet. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor”, tha Driton Rugova.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.

16 shtatori shënoi një ditë të kobshme për Kosovën, pasi brenda pak orësh kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, një në Podujevë, një në Graçanicë dhe ky rast në Pejë.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

LAJM I TRISHTË: Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit, njofton Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës.

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.

Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit, njofton Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës.

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

“Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj” shkruhet mesazhin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

La shërbimin, por nuk mbërriti dot në shtëpi, ky është polici shqiptar që humbi jetën në “Rrugën e Kombit”

Personi në foto është 56-vjeçari Gëzim Lazri, efektivi i policisë i cili humbi jetën tragjikisht teksa po kthehej nga puna.

Ai u përplas nga një shtetas malazez në Rrugën e Kombit, rreth orës 07:20.

Siç bëri me dije policia, shkak i aksidentit u bë një manovër e gabuar parakalimi nga mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.