Ballina Kronika La shërbimin, por nuk mbërriti dot në shtëpi, ky është polici shqiptar...

La shërbimin, por nuk mbërriti dot në shtëpi, ky është polici shqiptar që humbi jetën në “Rrugën e Kombit”

Personi në foto është 56-vjeçari Gëzim Lazri, efektivi i policisë i cili humbi jetën tragjikisht teksa po kthehej nga puna.

Ai u përplas nga një shtetas malazez në Rrugën e Kombit, rreth orës 07:20.

Siç bëri me dije policia, shkak i aksidentit u bë një manovër e gabuar parakalimi nga mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews