Ballina Teknologji “Ku ndodhet gruaja jote”, Erdogan vë në siklet Musk në takimin e...

“Ku ndodhet gruaja jote”, Erdogan vë në siklet Musk në takimin e tyre në New York (VIDEO)

Elon Musk i shoqëruar nga djali i tij, ka takuar ditën e djeshme presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në New York.

Presidenti turk i ofroi djalit të manjatit të teknologjisë një top dhe më pas e ka pyetur Musk se ku ndodhet gruaja e tij.

Musk, i cili ka 10 femijë nga 3 partnere të ndryshme u përgjigj i sikletosur se nëna e djalit jetonte në San Francisco dhe se ishte i divorcuar nga ajo.

Gjatë takimit të tyre dje në ndërtesën që strehon misionin e përhershëm të Turqisë në OKB dhe konsullatën turke në Nju Jork, Erdogan i kërkoi shefit ekzekutiv të Tesla-s të ndërtojë fabrikën e shtatë të prodhuesit të tij të makinave në shtetin turk.

Presidenti turk informoi themeluesin e Tesla dhe SpaceX për arritjet teknologjike të Turqisë, vizionin e tij për dixhitalizimin e sektorit publik turk dhe strategjinë kombëtare për Inteligjencën Artificiale, raporton “Protothema“.

Tetova News në YouTube:

Erdogan la të kuptohet gjithashtu se mundësitë për të punuar me SpaceX mund të lindin në programin hapësinor të Turqisë dhe e ftoi Musk në festivalin e hapësirës ajrore dhe teknologjisë Teknofest që do të mbahet më vonë këtë muaj në Izmir.