Ballina Kronika GËNJEU SE ISHTE I SËMURË NGA LEUKEMIA, ME PARATË E NDIHMAVE BLEU...

GËNJEU SE ISHTE I SËMURË NGA LEUKEMIA, ME PARATË E NDIHMAVE BLEU GOLF 7 ?! Ngrihet aktakuzë ndaj çiftit mashtrues

Në Kroaci u ngrit një aktakuzë kundër Robert Matalin (37) dhe të dashurës së tij Doris Gregorina (22), të cilët akuzohen se kanë zhvatur shuma të mëdha parash nga njerëzit duke gënjyer për sëmundjen e Robertit.

Në faqen kroate Danica thuhet se ky është një rast i njohur i vitit 2018 ku Doris ka nisur një fushatë humanitare për mbledhjen e ndihmave për Robertin.

Ky çift shpiku se Roberti vuane nga leucemia dhe se i duheshin 770,000 HRK për një transplant të palcës kockore.

Thuhet se qindra njerëz, si dhe kompani dhe institucione, ndihmuan në këtë rast. Edhe futbollisti i njohur Vedran Ćorluka ka dhënë 35.000 HRK, kurse trajneri Zlatko Dalić i është bashkuar me 3.000 kuna.

Nga hetimet rezultoi se ata kanë mbledhur gjithsej rreth 31 mijë euro dhe me ato para kanë blerë një makinë të re – një “Volkswagen” Golf 7.

Thuhet se këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari në komunën e tyre të Dubravicës, vend pikërisht në kufirin kroato-slloven.

I ka gjetur në atë veturë në pikën e karburantit dhe ka konstatuar se, meqë nuk punojnë askund, duhej ta kishin blerë me para nga ndihma humanitare.

Thuhet se kështu ka filluar të zbërthehet lëmshi dhe këto ditë është ngritur aktakuzë ndaj çiftit mashtrues.

Thuhet se gjatë hetimeve, Roberti dhe Dorisi janë mbrojtur duke heshtur dhe nëse fajësia e tyre vërtetohet në këtë proces, do të duhet t’i kthejnë të gjitha paratë në llogaritë e rreth 1000 paguesve të ndihmës./Danica.hr/tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews