Vjosa dhe Fatos Berisha janë emra të njohur të ekranit në Kosovë, të cilët publiku i ka parë gjithmonë përkrah njëri-tjetrit në projekte të ndryshme filmike.
Këtë të shtunë, çifti i njohur nga Prishtina kanë folur në 21 Gradë të RTV21 për kohën kur kanë nisur lidhjen e tyre, takimin e parë, si dhe për projektet e tyre.
Si gjithmonë të buzëqeshur e mbështetës ndaj njëri-tjetrit, çifti zbuluan se fati i ka vënë përballë një sfide.
Vjosa ka treguar se në muajin mars është diagnostikuar me kancer në vezore dhe tanimë pas operimit po trajtohet me kimioterapi.
Tutje, ajo ka thënë se është shumë falënderuese ndaj personelit mjekësor për kujdesin ndaj saj në këtë periudhë.
Vjosa ka dhënë një mesazh motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje.
Përkundër se po kalon në një periudhë kur kujdesi ndaj shëndetit të saj duhet të jetë maksimal, Vjosa nuk po ndalet nga angazhimet për përgatitjet e PriFest, i cili do të mbajë edicionin e 13-të me datat 24-29 gusht
I them një qytetari të rastit:
-Pse be i hudhish mbeturinat këtu ?
-E ku ti ҫoj, kur nuk vijnë t’i marrn te shtëpia! (më përgjigjet),
Qetësohem dhe nuk i dhash koment…(por, fola me vetvehten. duke thanë: Te vijnë organet përgjëse, të të dënojnë, atëherë nuk do t’i hudhish, por si duket keni gjetë shtëpi pa të zot!!!
Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë mënyrën se si një shofer i agjensionit Deva Tours, nget autobusin i cili ndodhej në trafik në Austri.
Sipas një qytetari, shoferi nuk ka dhënë asnjë sinjal gjatë ndërrimit të korsisë ndërsa thotë se shpejtësia e autobusit në ato momente ishte 120 km/h, përcjell Klankosova.tv.
Kjo ndonëse kushtet atmosferike shihen me shi, aspak të përshtatshme për një ngasje të tillë dhe se kjo gjendje shkakton edhe komunikacion të dendur.
Nëse në këtë autobus gjenden pasagjerë, Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë.
Kujtojmë se mëngjesin e së dielës së javës së kaluar, një autobus i po të njëjtit agjension turistik, u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën jetën 10 mërgimtarë kosovarë të cilët ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania./KlanKosova
Të paktën 13 persona janë mbytur në plazhe gjatë qershorit dhe korrikut. Mes tyre 4 fëmijë, 3 prej të cilëve janë mbytur në lumenjtë e vendit, ku nuk ka asnjë siguri. Ndërsa pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar që kanë pësuar atak kardiak dhe më pas janë mbytur.
Disa nga viktimat janë nga Kosova mbi 60 vjeç. Më shumë humbje jetësh ka pasur në bregdetin e Qarkut të Lezhës, në Durrës, Kavajë, Velipojë, e më pak në Vlorë apo në plazhin e Darzezës në Fier. Nëse këto plazhe do ishin të sigurta me roje bregdetare pushuesit ndoshta do të ishin gjallë.
Përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit takon shumë pak vrojtues deti. Pavarësisht se janë me dhjetëra vrojtuesit që kanë një kontratë shërbimi me stacionet e plazhit, ata nuk paraqiten në pikën e tyre të vrojtimit.
Edhe vetë pushuesit thonë se nuk kanë parë asnjë roje bregdetare.
“Kemi fëmijë të vegjël, duhet gjithëherë kujdes. Rrimë këtu, afër plazhit vetë. Mirë do kishte qenë së paku dy ose tre.”
Viktimat janë shënuar dhe në plazhin e Durrësit.
Mungesa e rojeve bregdetare ka bere që në vijën bregdetare të Durrësit dhe Kavajës të humbin jetën shtatë pushues vetëm në dy muaj. Përgjatë vijës bregdetare janë ngritur kulla vrojtimi, por një pjesë e tyre janë pa staf.
Një tjetër specifikë ka në plazhet publike. Nuk ka vrojtues, vetëm patrullime policore. Në Vlorë vetëm një shtetas austriak në plazhin pranë ujit të ftohtë pësoi atak kardiak sapo hyri në ujë dhe ndërroi jetë.
Një tabelë që sinjalizon, kujdes këtu nuk ka vrojtues plazhi. Jemi tek plazhi publik pranë Akademisë së Marinës aty ku pavarësisht kullave të vrojtimit, vrojtuesit mungojnë. Edhe pushuesit janë të shqetësuar që në këtë plazh ka kulla por jo vrojtues.
“Vrojtuesi duhet, duhet të jetë operativ aty në këmbë. Ne i paguajmë vetë këto gjëra, s’ka problem. Ata e dinë vetë të bashkisë, po s’duan ta bëjnë.”
Edhe në Darzëzë të Fierit një pushuesi ndërroi jetë pak ditë më parë. Edhe ky është një plazh publik. Kjo është e vetmja kullë e vrojtimit në plazhin e Darzezës po që nuk ka roje. Të vetmit që sigurojnë rendin janë efektivët e policisë që nuk janë të trajnuar të shpëtojnë pushuesit nga mbytja.
Pushuesit thonë se në këto kushte duhet të jenë vetë të kujdesshëm.
“S’ka roje këtu, fare nuk kemi parë,” thotë një pushues. /abcnews.al/
Policia e kantonit të Cyrihut ka kapur në vepër, sipas saj, dy mashtrues të dyshuar të sigurimeve: Dy personat janë përfshirë në një përplasje të inskenuar makinash në Birmensdorf.
Që në momentin kur policët kanë regjistruar rastin, të hënën, ata kanë dyshuar se mund të bëhej fjalë për një aksident të rremë, shkruan agjencia e lajmeve, Keystone-SDA.
Dy burrat e përfshirë në “përplasje”, nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar, shtetas gjerman dhe një 50-vjeçar, shtetas të Kosovës, të cilët janë dërguar në polici për sqarime të mëtejshme.
Gjatë marrjes në pyetje është konfirmuar dyshimi, thuhet në deklaratën e Policisë së Kantonit të Cyrihut, të dhënë të premten.
Por cila ishte arsyeja që kishte bërë policinë të dyshonte se aksidenti mund të ishte bërë me inskenim? Autoritetet policore të pyetur nga agjencia e lajmeve në fjalë nuk kanë pranuar të zbulojnë këtë.
Tani, të dy burrat duhet të përgjigjen para prokurorit publik për mashtrimin e sistemit të drejtësisë dhe për tentativë mashtrimi, përcjell albinfo.ch. Dy makinat e dëmtuara janë sekuestruar. /abcnews.al/
Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë bllokuar për shkak të një zjarri masiv i cili po shkrumbon pyjet në jug të Turqisë. Më shumë se 100 persona janë evakuuar. Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga zjarri një pjesë e tyre kanë marrë ndihmë mjekësore.
Ministri turk i Bujqësisë, Bekir Pakdemirli i cili ishte për inspektim në zonë tha se një burrë 82-vjeçar u gjet i vde*kur gjatë evakuimit të distriktit Kepezbeleni, 16 kilometra në verilindje të Manavgatit, ndërsa 10 persona janë bllokuar afër atij vendi.
https://youtu.be/nD15B1sN1e8
Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndikuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit Manavgat, 75 kilometra në lindje të qytetit bregdetar, Antalia dhe në fshatrat përreth tij. Autoritetet lokale kanë bërë të mundur evakuuimin e banorëve të 18 zonave në Antalia, por edhe të 16 fshatrave në provincat fqinje me të.
Pamjet televizive shfaqën shtëpi të djegura dhe njerëz të cilët mundoheshin t’iu iknin flakëve ndërsa zjarrfikësit u ndihmuan nga helikopterët në luftën për të shuar zjarret.
Bregdeti jugor i Mesdheut i Turqisë, një destinacion i njohur për turistët vendas dhe të huaj, është i njohur për motin e nxehtë gjatë stinës së Verës, e cila shpesh shkakton zjarre të fuqishme. Zyrtarët kanë thënë se zjarret e fundit janë më të mëdhenjtë deri më tani.
Fshati Veshallë i Malësisë së Tetovës ka organizuar një manifestim për t`u dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve që kanë ardhur në vendlindje për të shuar mallin me familjet dhe të afërmit e tyre.
Gjatë këtij manifestimi ka pasur një program të ngjeshur kulturor, që është ndjekur nga një numër i madh banorësh dhe mërgimtarësh të këtij fshati, por edhe të fshatrave përreth.
Një shkrim për këtë manifestim e ka bërë Prof. Vebi Bexheti, të cilin po e sjellim të plotë në vazhdim:
TAKIM MES LOTËSH NGA GËZIMI, E MALLIT PËR VENDLINDJEN !
Sot, më 24.07.2021, në Veshallë u mbajt manifestimi “Takimi me kurbetqarët”, organizuar nga Këshilli organizativ i aktivistëve veshallas, që jetojnë e punojnë në Zvicër. Si kurrë më parë, sot Veshalla u mbush me bijtë e vet, me kohë të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Evropës. Që në mëngjesin e hershëm me freskinë e Sharrit, nisën të mbërrijnë makinat e para nga qyteti, me udhëtarët nostalgjikë, të cilët mezi prisnin ta shihnin vendlindjen, për të cilën i përvëlonte malli. Kishte plot dy vite, që ata nuk e kishin parë katundin, që u dha jetë, e që më vonë i përcolli për t’i shpërndarë anë e kënd botës.
Sot rrugicat e këtij katundi, të mbuluara me kullosë, edhe pse të shtruara më kalldrëmë betoni, u shndërruan në lumej njerëzish, moshash të ndryshme, për t’i vizituar shtëpitë e lëna shkretë, vatrat e tyre, brenda të cilave, dikur, zhvillohej jeta, ashtu siç ishte, ndoshta me varfëri, por me më shumë dinjitet e dashuri për njëri tjetrin.
Ata të gjeneratës së parë, që i lanë stanet e bagëtinë, draprin e kosën dhe morën rrugën e kurbetit, tanimë pensionerë, me lot ndër sy, i shikonin kodrinat përreth dhe ashtu si në ëndërr e sillnin ndërmend kohën e rinisë së tyre dhe ndarjen nga katundi dhe vatra ku u lindën. Gjenerata e dytë e kurbetqarëve, që prindërit i kishin marrë me vete, ashtu të përmalluar i vizitonin klasët e boshadisura të shkollës, ku e kishin mbaruar shkollën fillore, ose e kishin ndërprerë, për ta vazhduar në Zvicër, Gjermani Itali dhë ndonjë vend tjetër. Atyre më të rinjve, që kishin lindur në shtetet perëndimore, u vinin vërdallë në mendje fjalët e gjyshërve dhe të prindërve, rrëfimet për jetën në Veshallë dhe ashu me habi mundoheshin ta arsyetojnë “përrallën” e tyre për këtë vend mes malesh, qē assesi të binden se pikërisht aty paska qenë parajsa e vërtetë.
Ashtu sipas traditës, siç e kërkonte edhe dasma e Veshallës, “ustallarët”, që në këtë rast ishin dy palë lodra e dy palë curle, në kohën e caktuar nga organizatorët, përballë katundit, “Te Kulla” ia nisën nebetit të parë, e pas një kohe të shkurtër arritën te “Çaukthi”, aty ku kishin dalë për t’i pritur organizatorët e manifestimit dhe kurbetqarët tjerë, shumica e të cilëve tanimë kishin ndërtuar shtëpi në Tetovë, por që i kanë edhe shtëpitë e boshadisura në katund. Pas “nebetit të dytë”, në hyrje të katundit, ku jehona e lodrave dhe curleve përplaseshin nga “Gjuri Gjatë, te “Gjuri Dinok”, e nga “Lugji Kullës”në “Varishë”, të gjithë dasmorët, edhe pse pa nuse, u nisën në drejtim të oborrit të shkollës, në arenën e madhe ku do fillonte vallja e burrave, nga “Kollonçoj”, e deri te vallja e fundit, për të nisur sërish nga e para, por me kryevalltarin tjetër.
Si asnjëherë më parë, sot ishin bashkë valltarët më të mirë të gjeneratës, që i kishin zëvendësuar mjeshtrit e mëdhenj, parardhësit e tyre, që lanë gjurmë në artin e valles. Pa asnjë koreografi, apo skenar, ashtu në mënyrë spontane, valltarët kurbetqarë, që me vallen tradicionale veshallase ishin të lidhur shpirtërisht, ashtu si me vendlindjen e tyre, me orë të tëra i kënaqën shikuesit, burra e gra, djem e vajza. Ritmi i saktë i këmbëve, e i harmonizuar me melodinë e curles dhe rrahjen e lodrës, sikur krijonte magjinë e puthjes me sipërfaqen e kësaj toke, të pashkelur gjatë kohë. As edhe të rinjtë e gjeneratës së “diskotekave” të metropoleve evropjane, nuk e ngatërronin ritmin e këcimit të kësaj valle popullore me me ate moderne, të fundjavës së zakonshme të qyteteve ku jetojnë e punojnë.
Pas një pushimi të “lodraxhinjve”dhe valleve që gjatë kohë do mbahen mend, programi vazhdoi me këngë popullore atdhetare dhe këngë kurbeti, që gjithashtu ngjalli emocione nga të pranishmit kurbetqarë dhe gjithë të pranishmit tjerë në këtë takim madhështor. Ashtu siç e do tradita, nuk mungoi as edhe dreka me merenden tradicionale, e njohur gjithandej në këto hapësira. Pas një pushimi, sërish jehoi kënga dhe vallja popullore, ndërsa të pranishmit u çmallën me njëri tjetrin, nën lotët e mallit për katundin dhe pak njërëzit që kanë mbetur të jetojnë atje. Me të mbaruar ky program festiv, nisi të zbrazet sërish Veshalla për të vazhduar jetën në vetmi dhe qetësinë që vret. Derisa kolona e makinave luksoze, u drejtua rrugës për në Tetovë, pas përshëndetjes së kurbetqarëve me njëri- tjetrin dhe me ata më besnikët, që kishin vendosur të jetojnë në vetminë e madhe, mes malesh, dielli i një dite verore rrëshqiste pas kodrave në drejtim të perëndimit.
Ushtrimet duhet të kombinohem me një dietë të duhur për të djegur dhjamin. Ka dhe ushtrime dhe pije që ndihmojnë ndjeshëm në djegien e yndyrës dhe disa prej tyre mund t’i bëni shumë lehtë në shtëpi.
Mund të bëni një pije detoksifikimi me vetëm disa përbërës dhe kryesisht ujë. Përbërësi kryesor i tij është kastraveci i cili është i pasur me ujë dhe është një nga perimet më të mira që mund të hani gjatë verës.
I pasur me vitaminë B dhe magnez, kontribuon në detoksifikim dhe humbje yndyre. Si do ta bëni pijen? Pritni një kastravec në feta, shtoni ujë dhe sipas dëshirës disa feta limoni. /abcnews.al
Kjo e moshuar nga fshati Mazhe e vogël e Krujës po kalon verën e dytë në kasollen e gomarit. Fatushe Masha ende s’ka informacion nëse do të ndërtohet apo jo një banesë për të pas dëmeve që i shkaktoi tërmeti.
“Thonë do i bëjnë banesat po kur, kur të vdes unë jam 76 vjeç me shumë sëmundje. Vetë më kanë nxjerrë e më lanë këtu s’kam ku të vete u bë një vit e gjysmë”.
Jeton vetëm me të ardhura minimale dhe para disa muaj apeloi për ndihmë përmes abc. Ndaj thirrjes së saj për t’u ushqyer pak më mirë ju përgjigj një cift nga Fushë Kruja.
“Nuk shkoj dot në komunë se jam e sëmurë. Për ndihma”.
Nëse për pak kohë ajo ka rezerva ushqimore shqetësim i saj mbetet strehimi. E moshuara kërkon të mos lëvizi nga fshati pasi ka gjënë e gjallë dhe pak tokë.
Thotë se banesa duhet ti ndërtohet këtu pasi tek e vjetra nuk guxon të hyjë më pas mund ta zërë brenda. m.v/abcnews.al
Përveç Greqisë dhe Malit të Zi, në vitet e fundit, një nga destinacionet tërheqëse të verës për turistët nga Serbia, sigurisht është bërë Shqipëria. Sidoqoftë, kërkimet në internet, përshtypjet e atyre që kanë qenë tashmë atje, ose mesazhet nga rrjetet sociale ndonjëherë nuk janë arsye të mjaftueshme për dhe kundër për të shkuar në një vendpushim veror.
Mariana Rajië Deliç gjithashtu mendoi për këtë kur po planifikonte pushime verore me familjen e saj, dhe ajo vendosi të ndajë gjestin me të cilin tregoi se nuk ishte në gabim që kishte udhëtuar në Sarandë me të gjithë. Domethënë, në një nga pyetjet më të shpeshta të turistëve serbë, nëse është e sigurt të shkosh në Shqipëri me një makinë me regjistrim serb, ajo u përgjigj me një foto dhe një mesazh miqësor të shkruar në timonin e saj me katër rrota.
Një mesazh në makinë e shkruar gjatë një pushimi veror në Shqipëri
Ndër përshtypjet e para të Marianës, deti dhe natyra e këtij vendi binin në sy.
“Deti është aq i pastër sa plazhet dhe rrugët, shumë më i pastër sesa, të themi, në Greqi. Plazhet këtu në Sarandë të kujtojnë më shumë bregdetin kroat, vetëm pishat mungojnë për të patur të njëjtën atmosferë. Ka njerëz të mirë dhe të këqij kudo, dhe ne ishim me fat që takuam vetëm të mirët. Gjithçka është përkthyer në shqip për ne nga një shqiptar nga Kosova, i cili po qëndron në hotelin tonë. Ne i kalojmë mbrëmjet në shoqërinë e tij dhe flasim hapur për gjithçka”, shtoi Marijana.
Mesazhi i mirëseardhjes i shkruar në veturë për atë që e di sa herë tregoi se nuk ka vend për armiqësi midis dy popujve tanë, dhe se megjithëse nuk flasim të njëjtën gjuhë, kjo e treta – dashuria, mund të jetë shumë e dobishme për të ndriçuar ditë dhe tregoni se të jesh njeri do të thotë shumë, më shumë sesa nëse e quajmë veten tonë shqiptarë apo serbë.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në një pjesë të vendit. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, teksa epiqendra dyshohet se është në Adriatik, pranë Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 km në veriperëndim të Lezhës dhe me thellësi 11 km.
Gazetari Elidon Ndreka raportoi se lëkundjet janë ndjerë të forta nga qytetarët, disa prej të cilëve kanë dalë në rrugë. Lezha ka qenë një prej qyteteve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci, kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online. Përveç familjarëve të shumtë, edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pritur të lënduarit. Në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.Shoferit të autobusit i është caktuar masa e parabu*rgimit prej 30 ditëve.
Kreu i Lëvizjes BESA njiherit kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka takuar Bashkëkryetarin e organizatës më të madhe botërore të pushteteve lokale dhe rajonale, “Qyteteve të Bashkuara dhe Pushteteve Lokale – UCLA, njëherit edhe kryetar i njërës nga komunat më të rëndësishme të Republikës së Turqisë – Konja, Uğur Ibrahim. Në një status në rrjetin social facebook Kasami ka publikuar foto nga takimi, duke shtuar se në të ardhmen të realizoj edhe takime të tjera, në frymën të bashkëpunimit të ndërsjellë. Siç kuptohet, kreu i BESËS njëherit, edhe kandidat I kësaj partie për Komunën e Tetovës, po kërkon përkrahje për idenë e tij për tu bërë kreu i komunës më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Statusi i plotë:
Kisha knaqësinë që sot, gjatë vizitës time në Turqi, së bashku me zëvendësministrin e kulturës, Sedat Sulejmani të realizojmë takim me Kryetarin e Komunës së Konjës, Uğur Ibrahim. Me z.Uğur biseduam për bashkëpunimin e dy vendeve mike, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në sferën e ekonomisë dhe zhvillimit lokal. Z.Oğur njëherit është edhe Bashkëkryetar i Qyteteve të Bashkuara dhe Pushteteve Lokale (UCLA) i organizatës më të madhe botërore të pushteteve lokale dhe rajonale. Bashkë u dakorduam që në të ardhmen të realizojmë edhe takime të tjera, në frymën të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Avokati i shoferit tha se klienti i tij asnjëherë nuk deklaroi se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.
Me pranga në duar u soll në Gjykatën e Qarkut në Slavonski Brod.
Këta vendosen që të caktojnë masën e paraburgimit për një muaj për shoferin që shkaktoi aksidentin në Kroaci.
Gjyqtari hetues Mile Soldo tha se ky vendim vjen për shkak të arratisjes së të dyshuarit.
Soldo shtoi se rasti do të zhvillohet në Kroaci, porse ka mundësi që rasti të shkojë për procedim edhe në Kosovë.
Ndërkohë i dyshuari që një ditë më parë u mbrojt në heshtje, tashmë ka caktuar dy avokatë mbrojtës.
Njëri nga ta, Igor Cvishka, mohoi se klienti i tij kishte rënë në gjumë derisa nuk tregoi se çka i tha shoferi i autobusit për rastin.
Ndërkaq sa i përket deklaratës se ai kishte rënë në gjumë, zëvendës prokurori tha se kjo buron nga mënyra e rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe nga gjurmët e gomave.
Po ashtu konfirmoi se do të kërkohet një ekspertizë për rastin.
Mërgimtari kosovar, Drilon Muji, i cili i mbijetoi aksidentit tragjik në Kroaci para mediave kroate ka falënderuar Qeverinë e Kroacisë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
Muji pak para nisjes për në Kosovë u deklarua para mediave kroate se është shumë i lumtur që po kthehet në shtëpi.
”Po, jam shumë i lumtur. Unë veç dua ta falënderoj Qeverinë e Kroacisë për çdo gjë që ka bërë për ne.Dua t’ju falënderoj të gjithë juve. Në Kroaci të gjithë na ofruan ndihmë”, tha ai, shkruan mediumi kroat 24sata.
Ndërsa i pyetur nëse ndjehen të frikësuar, Drilon Muji, nuk komentoi gjatë për një gjë të tillë.
”Jo, nuk mendoj ashtu. Jemi në dorë të zotit!”, u shpreh njëri nga mërgimtarët i cili rrugëtimin nga Gjermania për në Kosovë e kishte nisur në orët e para të së dielës që e lëmë pas, por që fatkeqësisht u përballën me aksident trafiku, ku 10 persona nuk arritën të mbijetojnë.
Pesë pasagjerë të autobusit që u aksidentua të shtunën në Kroaci, e ku humbën jetën 10 udhëtarë, sot pasdite janë dërguar në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Sllavonski Brod për t’u marrë në pyetje si dëshmitarë
Portali lokal kroat “SB online” ka publikuar detajet e marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut në Sllavonski Brod.
“Ne morëm në pyetje tre nga pesë pasagjerët që erdhën në Gjykatën e Qarkut. Vetëm tre prej tyre u morën në pyetje, sepse ata po prisnin urgjentisht për transport në Kosovë, dhe ne nuk përkthyes për ata të dy”, ka thënë zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut, Franjo Kopuniq.
“Dy dëshmitarë thanë se ata ishin në gjumë dhe nuk e dinin se kush po e ngiste autobusin, por një dëshmitar tha i dyshuari ishte ai që po voziste”, ka konfirmuar zëvendësi i Prokurorit të Qarkut, Franjo Kopuniq.
Në pyetjen nëse udhëtarët e kishin parë duke vozitur të dyshuarin, Kopuniq tha se “ai dëshmitar e kishte parë atë dhe ishte zgjuar kur ndodhi aksidenti dhe pretendon se ai [i dyshuari] po voziste.
U konfirmua gjithashtu se gjatë marrjes në pyetje pasagjeri e njohu shoferin e dyshuar.
Gjithashtu u konfirmua që dy pasagjere, po e shikonin shoferin e dyshuar, por siç u përmend tashmë ato ishin në gjumë dhe nuk e dinin se kush po e drejtonte autobusin në kohën e aksidentit.
Merret vendimi për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci
Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit me targa nga Kosova që u aksidentua të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 40 të tjerë, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur portali kroat Index.Hr. 52-vjeçari gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, është mbrojtur në heshtje.
Pas marrjes në pyetje, Zëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut Franjo Kopunić tha se ata kishin kërkuar paraburgim për të, kërkesë e cila u miratua sot nga Gjykata.
Çfarë është vërtetuar deri më tani nga inspektimi?
Policia kroate tha e në orën 6:19 të mëngjesit të së dielës pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.
Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.
“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.
Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ishte dje në Kroaci, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli kishte qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona.
Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore.
Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.
Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur.
Shoferi i cili po voziste në momentin e rastit tragjik, e pranoi në Prokurori se për një moment e kishte zënë gjumi, dhe më pas autobusi kishte lëvizur fatalisht jashtë autostradës./GazetaExpress/
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dhënë informacionet e fundit rreth të lënduarve nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë, raporton Express.
Mehaj ka bërë me dije se deri tash 26 prej të lënduarve janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim mjhekësor, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Ai ka njoftuar se të lënduarve që janë liruar nga spitali dhe atyre që do të lirohen së shpejti do t’iu ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje, përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.
“Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë. Të liruarëve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut. Deri në fund, do të jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve. Ky është misioni ynë dhe kjo është detyra jonë”, ka shkruar Mehaj.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes ka falenderuar autoritetet kroate për gjithë ndihmën e ofruar.
“Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët.
Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Express
Aksidenti tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë, e ka bërë shoferin e famshëm kroat, Juraj Sebalj, që t’u tregojë shoferëve se si të shpëtojnë jetën e tyre dhe të tjerëve, kur ndihen të lodhur pas timonit, raporton Express.
Ai u ka bërë apel shoferëve që kurdo që ndihen të lodhur, të pushojnë.
“Kur bëhet fjalë për lodhjen, s’ka heronj, nuk ka trima dhe askush nuk është mbinjeri. Njerëzit më së shpeshti gabojnë kur mendojnë se do të humbasin disa orë. Sakrifikoni 20 minuta dhe pushoni kudo që të shkoni”, shkroi Šebalj në Facebook me një video në të cilën ai zbuloi një “hile”se si të freskoheni gjatë vozitjes.
Sipas Sebalj, 15-20 minuta gjumë janë të mjaftueshëm, derisa apelon te shoferët që të mos flejnë më gjatë sepse mund të hyjnë në një fazë të gjumit të thellë.
Aii sugjeron shoferët edhe që të dalin e të shëtisin.
“Kafeja dhe pijet energjike janë një zgjidhje kimike e problemit, megjithatë në një periudhë afatshkurtër. Lodhja nuk zgjidhet nga kimia, por nga biologjia “, fillon Zebalj dhe zbulon se problemi mund të zgjidhet vetëm – duke fjetur. 15 deri në 20 minuta gjumë janë të mjaftueshme, shpjegon Šebalj dhe shton se është një i ashtuquajtur gjumë i shkurtër.
“Mos flini më gjatë sepse do të hyni në një fazë të gjumit të thellë dhe do të zgjoheni të lodhur. Mos u mashtroni, mos flini më shumë se 15 minuta, nuk duhet të shkoni në një gjumë të thellë. Dilni dhe shëtisni”, tha shoferi me përvojë.
Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 40 të tjerë.
Sipas gazetës kroate Jutarnji.hr, autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës./Gazeta Express
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se trupat e 10 viktimave të aksidentit të djeshëm do të nisen sot në mbrëmje.
“Sot janë realizuar 5 autopsi dhe nesër pritet të realizohen edhe 5 të tjera dhe kjo bëhet sipas ligjeve të Kroacisë dhe në momentin që kryhen do të jemi të gatshëm dhe kjo besoj që mund të ndodhë nesër në mbrëmje dhe pastaj është çështje e udhëtimit deri sa të mbërrijnë në Kosovë”, tha Sveçla mbrëmë në RTV Dukagjini.
Ai po ashtu tha se edhe personat që kanë shpëtuar nga aksidenti i autobusit nga Kosova do të mund të nisen sot në orët e vona.
“Jemi të angazhuar që të bëjmë kthimin e qytetarëve që kanë shpëtuar dhe janë liruar nga spitali dhe një pjesë e tyre që do të lirohen nesër dhe mendoj se do të mund të nisen nesër në orët e vona të mbrëmjes”, tha minnistri Sveçla.
Sveçla shtoi se nuk ka pasur komunikim me ngasësin e autobusit.
Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik në Kroaci, kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.