Mërgimtari kosovar, Drilon Muji, i cili i mbijetoi aksidentit tragjik në Kroaci para mediave kroate ka falënderuar Qeverinë e Kroacisë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
Muji pak para nisjes për në Kosovë u deklarua para mediave kroate se është shumë i lumtur që po kthehet në shtëpi.
”Po, jam shumë i lumtur. Unë veç dua ta falënderoj Qeverinë e Kroacisë për çdo gjë që ka bërë për ne.Dua t’ju falënderoj të gjithë juve. Në Kroaci të gjithë na ofruan ndihmë”, tha ai, shkruan mediumi kroat 24sata.
Ndërsa i pyetur nëse ndjehen të frikësuar, Drilon Muji, nuk komentoi gjatë për një gjë të tillë.
”Jo, nuk mendoj ashtu. Jemi në dorë të zotit!”, u shpreh njëri nga mërgimtarët i cili rrugëtimin nga Gjermania për në Kosovë e kishte nisur në orët e para të së dielës që e lëmë pas, por që fatkeqësisht u përballën me aksident trafiku, ku 10 persona nuk arritën të mbijetojnë.







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






