Ballina Aktualitet Lajme Zjarr masiv në Turqi me viktima, të evakuuar dhe dëme të mëdha...

Zjarr masiv në Turqi me viktima, të evakuuar dhe dëme të mëdha (VIDEO+FOTO)

Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë bllokuar për shkak të një zjarri masiv i cili po shkrumbon pyjet në jug të Turqisë. Më shumë se 100 persona janë evakuuar. Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga zjarri një pjesë e tyre kanë marrë ndihmë mjekësore.

Ministri turk i Bujqësisë, Bekir Pakdemirli i cili ishte për inspektim në zonë tha se një burrë 82-vjeçar u gjet i vde*kur gjatë evakuimit të distriktit Kepezbeleni, 16 kilometra në verilindje të Manavgatit, ndërsa 10 persona janë bllokuar afër atij vendi.

https://youtu.be/nD15B1sN1e8

Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndikuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit Manavgat, 75 kilometra në lindje të qytetit bregdetar, Antalia dhe në fshatrat përreth tij. Autoritetet lokale kanë bërë të mundur evakuuimin e banorëve të 18 zonave në Antalia, por edhe të 16 fshatrave në provincat fqinje me të.

Pamjet televizive shfaqën shtëpi të djegura dhe njerëz të cilët mundoheshin t’iu iknin flakëve ndërsa zjarrfikësit u ndihmuan nga helikopterët në luftën për të shuar zjarret.

Bregdeti jugor i Mesdheut i Turqisë, një destinacion i njohur për turistët vendas dhe të huaj, është i njohur për motin e nxehtë gjatë stinës së Verës, e cila shpesh shkakton zjarre të fuqishme. Zyrtarët kanë thënë se zjarret e fundit janë më të mëdhenjtë deri më tani.

@tn.lajmelokale
@tetovanews