Ballina Blog Faqe 361

Zbulohet çfarë lidhje ka Morena Taraku me Atdheun e Për’puthen

Këngëtaren shumë të njohur e të komentuar, Morena Tarakun dhe konkurrentin e Për’puthen, Atdhe Xharavinën i lidh vëllai i këtij të fundit, Butrinti.

Me një postim në Instastory, Morena ka zbuluar se ajo dhe vëllai i Atdheut janë miq të ngushtë.

“Vëllai im është më i mirë se i joti”, ka shkruar Morena në foton ku shfaqet me Butrintin, ndërsa ai shprehet se miqtë e vjetër janë thesar, duke treguar kështu se me Morenën njihet prej vitesh.

Shenjat që tregojnë se fytyra juaj po plaket më shpejt seç duhet!

Ndërsa ne e pranojmë realitetin që lëkura jonë do të plaket me kalimin e kohës, është e mundur që shenjat e plakjes së lëkurës mund të shfaqen tashmë gjatë të njëzetave tona. Shumica e këtyre ndryshimeve fizike janë të padëmshme, por ato mund të na bëjnë të ndihemi të pakëndshëm dhe madje të ndikojnë në besimin tonë. Ndryshimi i stilit të jetës dhe zakoneve tona sapo të zbulojmë shenjat e hershme të plakjes së lëkurës do të thotë që ne mund të shijojmë pamjen tonë rinore për më shumë kohë.

Më poshtë mund të gjeni shenjat që tregojnë se fytyra juaj po plaket më shpejt seç duhet

Keni gunga të vogla në fytyrë ose milia
Buzët tuaja po hollohen.

Lëkura juaj dëmtohet lehtë.
Tekstura e lëkurës suaj bëhet më e hollë.

Qepallat tuaja fillojnë të bien.
Maja e hundës ka ndryshuar në formë.

Shihni shumë nishane të kuqe në fytyrën tuaj.
Keni sy të fryrë që duket se nuk zhduken kurrë./e.b-abcnews.al

Elvana publikon këngën e re ‘Thirr’ (VIDEO)

Sot këngëtarja feston 34 vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Elvana zgjodhi të sjellë këngën e radhës. Ajo i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.

“T’kom thirr/ Sa zoni m’u ngjir

T’kom prit/ Sa shpirti m’u mpi

Se bota ime s’bën për ty/ Bota ime e madhe për ty

Jeta ime është shumë për ty”, këndon Elvana dhe nuk e dimë nëse është frymëzuar nga përvoja personale apo është thjesht tekst artistik.

VIDEO/Tea pas S K A N D A L I T me djalin nga Kosova: Veç shpirti im e di çka po heq

Tea ka reaguar përsëri pas emisionit të ditës së djeshme duke postuar një video në Youtube dhe duke  a k u z u a r  autoren e programit që ishte në dijeni për çdo gjë të ndodhur gjatë këtyre muajve.

Ajo ka  a k u z u a r  Olsën, pasi asaj iu janë mbyllur të gjitha llogaritë në rrjete sociale.

“Pas emisionit të sotëm vendosa të  r e a g o j  për Olsën, për ty Olsa e për të thënë boll vazhdove më  m a sh t r i me  e  m a n i p u l o v e  situatën siç doje, boll më zhyte mua në humnera akoma më tepër nga që më kë zhytur se veç shpirti im e di se çka po heq, por s’ka gjë”, tha Tea.

Tea gjithashtu tregon që kanë kërkuar së bashku me Andin që nga muaji dhjetor të dalin, por që nuk u lejuan nga ajo.

“Ti me duket se e paske kujtesën kaq të shkurtër Olsa, por ska problem sepse t’i kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha, unë të kam kërkuar që në dhjetor të dal por ti më nxirrje mua 100 justifikime, unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift, të përputhur, të  p ë r p l a s u r, të  p ë r l e sh u r, si do që të ishte të dilnim nga aty sa më shpejtë”, shtoi ajo.

Dhe ishte vet Tea që publikoi fotografitë me Beartin, pasi ishin lodhur duke aktruar./Express/

Shkatërrohet grupi kosovar që grabisnin bankomate në Maqedoni

Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë, më datë 02.02.2021, rreth orës 04:00, në Qendrën tregtare në Kumanovë, e kanë a rr e s t u a r  personin me inicialet A.M.(40 vjeç) nga Kosova gjatë përpjekjes që me f o r c ë  të grabisë shumë të madhe të parave nga bankomati i vendosur në këtë qendër tregtare.

Siç njoftojnë nga MPB, pas ndërmarrjes së aktiviteteve, në lidhje me këtë vepër  p e n a l e, në vendkalimin kufitar në Jazhincë janë  a rr e s t u a r  personat me inicialet F.L. (42), B.H. (39) dhe B.A.(50) të gjithë nga Kosova.

Kundër të  a rr e s t u a r v e  është parashtruar kallëzim p e n a l  deri te Prokuroria përkatëse në Kumanovë, ndërkaq nga gjykatësi i procedurës paraprake u është caktuar masa e  p a r a b u r g i m i t./TV21

Skiatori shpëton nga ariu (Video)

Pamjet që tregojnë një ari duke ndjekur një skiator poshtë një mali në një vendpushim skish në Rumani janë bërë virale.

Një video nga teleferiku tregon se sa me fat ishte skiatori.

Mediat rumune shkruajnë se ngjarja ndodhi më 23 janar 2021, në pistën e skive në vendpushimin Predeal.

Nuk dihet nëse skiatori fillimisht e dinte që një kafshë e madhe po vraponte pas tij.

Njerëzit nga teleferiku bërtisnin dhe përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen e ariut. I riu e rriti shpejtësinë e tij në panik, dhe më pas u ul për të hequr çantën nga shpina. Kjo arriti të ngatërrojë ariun, i cili qëndroi pranë çantës së shpinës dhe filloi ta shqyejë.

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që janë rezidentë në Gjermani, Suedi dhe Francë

Ditën e sotme ka nisur shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shqiptarët që janë rezidentë në shtetin francez. Ky shërbim ka nisur dje për shqiptarët në Suedi ndërsa nesër do të nisë edhe në Gjermani. Aplikimi do të bëhet përmes portalit E-Albania.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka nisur sot shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë.

Kujtojmë se i njëjti shërbim ka nisur ditën e djeshme për shqiptarët rezidentë në Suedi, ndërsa që prej ditës së nesërme më datë 04.02.2021, shërbimi për pajisjen me dokumente ID do të nisë edhe në Ambasadën shqiptare në Berlin. MEPJ fton të gjithë shtetasit shqiptarë të aplikojnë në portalin ‘e-Albania’, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

VIDEO: Pamje të rralla nga Shqipëria në vitin 1993, si dukej Tirana dhe jetesa në fshat

Pamje të rralla që të kthejnë pas në kohë, në Shqipërinë e vitit 1993.

Një video e xhiruar shumë vite më parë të sjellë në vëmendje filmat e kinematografisë shqiptare.

Tirana nuk i ngjan aspak qytetit është bërë sot për shkak të ndërtimeve, transformimit të sheshit Skëndërbej ndërsa shihen shumë pak qytetarë.

Jetesa në fshatra duke e vështirë, por në fytyrat e fëmijëve që rrezaton një gëzim.

Pedagogia shqiptare në Suedi: Pse u largova nga Shqipëria dhe s’kthehem më aty….

Silvana Begaj jeton në Suedi prej vitesh dhe jep mësim në një Universitet. Begaj është shprehur se fillimisht bëri praktikë në Universitet dhe më pas u punësua aty.

“Jam në Jables. Erdha në fillim të 2014 edhe u vendosa në këtë qytet sepse fillova pranë Universitetit të këtij qyteti. Bëra disa aplikime, bëra një praktikë rreth 6-mujore në këtë Universitet dhe pastaj fillova punë ku ndenja dhe 5 vite”.

Silvana ka treguar edhe cila janë shkaqet që ajo dhe shqiptarët e tjerë largohen nga vendi.

“Në Shqipëri ka pasiguri ekonomike, pasiguri psikologjike dhe sigurisht mungesa e sistemit të meritokracisë që ka qenë dhe vazhdon që të jetë.

Mungesa e meritokracisë fillon që në shkollë që duhet të kesh njohje. U fol për rekomandime.

Rekomandimi është në të gjithë botën dhe kjo është e vërtetë, por rekomandimi vjen si pasojë e një eksperience që ti i ke treguar një institucioni apo një kompanie apo një personi të caktuar.

Kjo është rekomandimi nëpër botë. Rekomandimi në Shqipëri është për militantët zakonisht”.

Shqipëria i mungon shumë dhe vazhdon të mbajë kontakte me njerëzit në vendin tonë. Por nëse do të rikthehej në Shqipëri, cilat do të ishin arsyet?

“Në qoftë se Shqipëria do të ndryshonte rrënjësisht. Të ketë një standard normal të jetesës, mos të ketë një papunësi kaq të madhe. Sepse do thuash çfarë ndikimi ka kjo tek ty? Rrit krimin! Të heq dëshirën, nuk të motivon, të heq krijimtarinë”.

Përmbytje të mëdha në Izmir të Turqisë (VIDEO+FOTO)

Reshjet e mëdha të shiut, të cilat filluan të hënën vonë, bënë kërdi në Izmir, provinca e tretë më e madhe e vendit ku rrugët u përmbytën dhe autoritetet u kërkuan njerëzve të qëndrojnë brenda shtëpive. Një person humbi jetën nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme të martën në Izmir, duke bllokuar arteriet kryesore në zonën e qendrës së qytetit dhe rrethet përreth Alia ofa, Foça dhe Dikili. Duke e quajtur situatën një  k a t a s t r o f ë, komuna u bëri thirrje banorëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk është e nevojshme. Mediat, duke cituar zyrën e guvernatorit, thanë se një person humbi jetën gjatw përmbytjeve në rrethin e provincës Menderes. Ekipet e Komunës Metropolitane të Izmirit po punojnë gjatë gjithë kohës për të kulluar ujin e tepërt.

https://youtu.be/rJNYovJ6-Lc

Disa përrenj në rrethin Balçova ishin përmbytur, dhe shumë banesa dhe biznese në Karabağlar dhe Bayraklı u g o d i t ë n veçanërisht nga përmbytjet. Automjetet u bllokuan në ujërat me baltë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në orët e pikut të mëngjesit herët. Shërbimi Meteorologjik i Shtetit Turk (TSMS) kishte paralajmëruar më parë për reshje të mëdha shiu për provincën, të cilat kishin filluar gjatë natës dhe gradualisht rritnin efektivitetin e saj.

Reshjet më të mëdha të shiut u parashikuan për të martën, si për Izmirin ashtu edhe për provincën Ajdin.

“Unë kam jetuar këtu për 30 vjet dhe nuk kam parë kurrë një k a t a s t r o f ë të tillë,” i tha Anadolu Mehmet Akyol, një banor i lagjes Çetin Emeç në rrethin Balçova ku një lumë ishte i bllokuar me mbeturina dhe makina të shtyra nga ujërat e përmbytjeve të grumbulluara mbi njëra-tjetrën.

Në të vërtetë, autoritetet njoftuan se reshjet e shiut, ekuivalente me atë që normalisht shihet gjatë gjithë muajit shkurt, e g o d i t ë n provincën në vetëm tetë orë. Ekipet e bashkisë u përpoqën të kullonin ujërat ndërsa Kryebashkiaku Tunç Soyer u bëri thirrje shoferëve që të mos dilnin në rrugë për një kohë mes rr e z i k u t nga përmbytja. Soyer shkroi në Twitter se përrenjtë që tejmbushen brigjet e tyre për shkak të reshjeve të shiut shkaktuan ndërprerje të tramvajit dhe shërbimeve të autobusëve në disa pjesë të krahinës.

IZBAN, sistemi kryesor hekurudhor i udhëtarëve të provincës, pezulloi përkohësisht shërbimin e tij në një linjë. Soyer tha se reshjet e jashtëzakonshme të shiut pothuajse evoluan në një k a t a s t r o f ë. Megjithëse përmbytjet janë të zakonshme gjatë reshjeve të mëdha në provincë, ishte e pazakontë këtë herë.

Kryebashkiaku Soyer më vonë tha në një deklaratë me shkrim se krahina kishte “18% të reshjeve që shiheshin normalisht gjatë gjithë vitit”. “126 mm reshje g o d i t ë n për metër katror. Kjo është një shifër serioze,” tha ai. Ishte pothuajse e barabartë me sasinë e reshjeve që shkaktoi një k a t a s t r o f ë tjetër përmbytjeje në provincë në nëntor 1995 kur humbën jetën 61 njerëz. Izmiri u g o d i t gjithashtu nga përmbytjet në dhjetor megjithëse dendësia e tyre ishte më e ulët.

 

“Monstra”, gjobitet me 500 euro organizatori i protestave, Blerim Ahmedi (VIDEO)

Për 3 orë me radhë gjatë ditës së sotme është marrë në pyetjes organizatori i protestës kundër rastit “Monstra” Blerim Ahmedi, shkruan gazeta LAJM. Pas daljes nga stacioni policor në Bit Pazar, Ahmedi tha se është gjobitur me 510 dhe është kërcënuar se do të arrestohet nëse sërish organizon protesta. Por, ai tha se nuk ka frikë nga këcënimet.

“Dje u thirrëm nga policia përmes telefonit dhe nuk kemi pasur ftesë me shkrim, gjë që është kundër ligjit. Jemi thirrur për çështjen e protestës së 29 janarit dhe kërkonin përgjegjësi për mosbajtjen e distancës sociale, mosmbajtje të maskës, dmth, mund të kenë qenë njerëz të infiltruar nga jashtë sepse gjatë gjithë procesit që u mbajt protesta ka qenë gjithçka në rregull. Në stacionin policor në Bit Pazar kemi pasur presione të mëdha.

Na është mohuar e drejta e gjuhës, nuk na u lejuar të përdorim përkthyes. E kam marrë dënimin unë, rreth 510 euro dhe kam qenë i kërcënuar se nëse do të vazhdojë me protestën si organizator, do të arrestohem”, tha mes tjerash Blerim Ahmedi, njëri nga organizatorët e protestës “Monstra”. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Boksieri 27 vjeç futet në ring për bamirësi, rrëzohet me N O K A U T nga kundërshtari dhe humb jetën!

Boksieri nga Pakistani, Muhammad Aslam Khan ndërroi jetë  t r a gji k i sh t në moshën 27 vjeç, pas një  g o d i t j e j e  të fortë të kundërshtarit në ring. Ndeshja po luhej për qëllime bamirësie.

Aslam Khan u rrëzua pasi u  g o d i t  nga Wali Khan Tareen dhe  v d i q  në spital në Karachi, Pakistan, si rezultat i dëmtimeve të brendshme.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, boksieri i  p l a g o s u r  u dërgua me urgjencë në një spital privat për mjekim, por ndërroi jetë për shkak të  p l a g ë v e  të tij.

Boksierët ishin nga rrethi Pishin i Balochistanit dhe po ndesheshin në kategorinë 80 kg.

Është e kuptueshme që ndeshja u zhvillua për bamirësi por mediat raportuan se nuk kishte asnjë personel mjekësor të pranishëm në arenë.

Të pranishmit theksuan se: “Ai nuk  v d i q  në ring, ai pësoi dëmtime në fytyrë dhe nuk kishte askënd atje për ta ndihmuar”.

Mediat e huaja thonë se Aslam Khan e filloi karrierën e tij në boks në vitin 2007 dhe brenda një dekade ai fitoi një titull kombëtar dhe disa turne.

V d e k j a  e Aslam Khan po  h e t o h e t  nga autoritetet.

https://youtu.be/gqyx09496Yo

Çka u gjet në „kurtin“ e „hapsanes“ së Tetovës

Në oborrin e  b u r g u t  të Tetovës është gjetur një qese me  m a r i j u a n ë, aktualisht nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, shkruan Portalb.mk.

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se  d r o g a  është gjetur dje në mbrëmje, ende nuk ka informacione se nga kush ishte përdorur e njëjta.

“Dje (01-shkurt) rreth orës 18:30, një punonjës i IKP “B u r g u  i Tetovës” në SPB Tetovë ka raportuar se në oborrin e këtij institucioni është gjetur një qese najloni me  m a r i j u a n ë. E njëjta është marrë për  e k s p e r t i z ë  dhe po merren masa për pastrimin e plotë të çështjes” njofton Fatmir Rexhepi, nga SPB-Tetovë.

Bonus video:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvOqPsN8-iZKC9ZfIJOwumk

Efektet anësore të uthullës së mollës

Uthulla e mollës është një tonik natyral që ka shumë përfitime shëndetësore si humbja e peshës, ulja e sheqerit në gjak dhe kolesteroli. Sidoqoftë, konsumi i rregullt i saj mund të shkaktojë efekte anësore.

Le të shohim disa prej tyre!

  1. Probleme me stomakun

Njerëzit të cilët kanë ndonjë problem në stomak ose thjesht një stomak të ndjeshëm duhet të jenë të kujdesshëm me uthullën e mollës, pasi problemi mund të përkeqësohet.

  1. Diarrea

Konsumi i rregullt i uthullës së mollës mund të çojë në diarre. Kujdesuni që ta përdorni më mënyrë të ekuilibruar dhe të moderuar.

  1. Uthulla mund të ndikojë në veshkat tuaja

Ka shumë shqetësime në lidhje me uthullën e mollës dhe efektin e saj në veshka. Personat me probleme të veshkave nuk rekomandohet shumë të përdorin. Ata që abuzojnë me përdorimin e uthullës mund të dëmtojnë veshkat për shkak të aciditetit.

  1. Fryrje

Nutricionistët pohojnë se konsumimi i uthullës së mollës vonon zbrazjen e stomakut që mund të shkaktojë humbje të përkohshme të peshës si dhe fryrje serioze, gazra dhe të përziera. Për të shmangur shqetësimet, shtoni pirjen e ujit dhe hani perime me fibra të larta.

  1. Refluksi i acidit

Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të jenë të kujdesshëm ndaj ushqimeve të tilla acidike si uthulla e mollës. Nutricionistët paralajmërojnë që uthulla mund të rrisë nivelin e acidit dhe të rezultojë në një ndjesi djegieje të shtuar.

  1. Ndjenja e dobësisë

Disa njerëz përpiqen të mbijetojnë kryesisht duke pirë uthull molle, por trupi nuk merr kalori të mjaftueshme për të funksionuar. Nutricionistët rekomandojnë të pini  uthull si pjesë të një vakti në kombinim me perime, proteina dhe karbohidrate. Kjo mënyrë ushqyerjeje do t’ju japë energji të mjaftueshme.

  1. Humbja e përkohshme e peshës

Nëse doni t’i përmbaheni dietës me uthull molle, kjo do t’ju ​​ndihmojë të humbni përkohësisht peshë por dieta rrënuese do të çojë në ngadalësimin e metabolizmit tuaj duke e bërë më të vështirë humbjen e kilogramëve të tepërt.

  1. Shtim i oreksit

Si rregull, disa njerëz përpiqen të përdorin uthull molle për të shtypur oreksin. Sidoqoftë, nutricionistët pohojnë se kjo mund të rezultojë në pasoja të pakëndshme dhe të shkaktojë uri të tepruar sepse ky produkt është i ulët në kalori./e.b-abcnews.al

Zbulohet mumia 2.000 vjeçare në Egjipt, burrit të V A RR O S U R i ishte vendosur gjuha e floririt (FOTO)

Arkeologët kanë gërmuar në një zonë të lashtë të Egjiptit ndryshe e njohur si Taposiris Magna, ku janë zbuluar 16  v a rr e, e një prej tyre kishte një  m u m i e  që kishte gjuhën nga floriri.

Sipas ekspertëve besohet se gjuha i ishte  p r e r ë  burrit dhe më pas i ishte zëvendësuar me një objekt tjetër të larë në flori, duke besuar se në këtë mënyrë do të mund të flet në një botë tjetër, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një  m u m i e  mbi 2.000 vjeçare që gjendet në një zonë malore. E procesi i hapjes së  v a rr e v e  është kryer nga ekspertët e Universitetit të Santo Domingo, që prej dekadash kanë punuar e studiuar në këtë rajon.

Ata më parë kishin gjetur disa monedhe brenda tempullit të Taposirir Magna, të ngjitura në fytyrën e mbretëreshës Cleopatra VII. /Telegrafi/

Hoxha nga Prishtina kundër emisionit Përputhen: Është degjenerim për rininë shqiptare, janë çmenduri të llojit të vetë (Video)

Emisioniet televizive në vend të cilat kanë pasur në qendër të tyre argëtimin, janë kritikuar kohët e fundit për falistetet që ato krijojnë, por edhe për moralin. I fundit ndër këta është edhe Hoxha nga Prishtina.

Në xhaminë “Hasan Beg” në Prishtinë, imami Husamedin Abazi kishte të bëjë me mbajti një fjalim për moralin. Në këtë fjalim që i drejtohej të gjithë shqiptarëve, hoxha tha se morali sot ka rënë në Kosovë e Shqipëri dhe fajtorë për këtë gjë janë mediat.

Ai këtu ka përmendur edhe emisionin Përputhen duke kritikuar për konceptin dhe përmbajtjen.

“Duan të çmendin popullin me ato që po nxjerrin në televizion. Tërë ditën filma dhe jam i bindur që kjo është e planifikuar me e çmend këtë popull. Çfarë janë ato, Përputhen ç’përputhen, ato janë shkatërrim për këtë rini”, shtoi ndër tjera ai.

Fjala e plotë e Imamit nga Kosova, Husamedin Abazi

“Vërtet janë të programuar për të çmendur popullin. Unë jam i bindur se këta duan që ta çmendin këtë popull. Të çmendin  rininë e këtij populli. Unë nuk e di se kujt i shërbejnë këto televizione. Për kë janë duke u transmetuar gjithë ky degjenerim. I gjithë shkatërrimi i vlerave tona. Ata po jepen 24 orë dhe askush nuk e ngre zërin. Ku janë këta përgjegjës, këta njerëz, këta baballarë të kombit. Ku janë ato femra, ato organizata të cilat merren me feminizmin, me mbrojtjen e të djretave të grave, të cilat e shikojnë se ato vetëm po keqpërdoren. Po keqpërdoren madje në mënyrat më të ulëta. Askush prej tyre nuk e ngre zërin. Kjo nuk ka të bëjë me të drejtat, por me shkatërrimin dhe degjenrimin e femrës. Por edhe të djemve dhe të gjithë shoqërisë”, u shpreh ai.

https://youtu.be/IsUA5zjYYIM

Stuhia tropikale Ana zhyt nën ujë qytetin Labasa të Fixhit (VIDEO+FOTO)

Stuhia tropikale Ana ka përfshirë Fixhin duke shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin Labasa.

Rrugët dhe sheshet e qytetit janë shndërruar në liqen dhe janë përmbytur shkollat, spitalet dhe institucionet e tjera.

Era e fuqishme ka shkaktuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike, madje raportohet edhe për  v i k t i m a.

Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani. Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.Ka 322 ishuj dhe 522 ishuj të vegjël .106 prej ishujve janë të pa banuar.87% i sipërfaqes së Fixhit përbëhet nga dy ishujt më të mëdha të vendit, në Viti Levu dhe Vanua Levu.
Fixhi është Republikë parlamentare.Më 1 shtator 2009 është nxjerrë nga Komonvelti.

Fixhi është një shtet me pasuri të shumta minerale, me pyje dhe burime peshku.Është ndër shtetet me ekonomi më të zhvilluar në Ishujt e Paqësorit. Çdo vit Fixhin e vizitojnë 300.000 turistë.Turizmi dhe Industria e sheqerit janë sektorët më fitimprurës.Ndërtesa më e lartë në Fixhi, është ndërtesa e Bankës Rezervë me 14 kate.

Fixhi ka një popullsi prej 849,000 banorë.51% janë fixhianë, 44% indianë, dhe 5% e përbëjnë evropianët, popujt nga ishujt të tjerë të Paqësorit, dhe kinezët.

Religjionet dominuese janë 52% të krishterë, 38% hindu, 8% myslimanë dhe 2% të tjerë. Gjuhët që fliten në Fixhi janë : anlishtja (gjuhë zyrtare), gjuha e fixhianëve, dhe hindishtja e Fixhit.

https://youtu.be/qLoxV_K7-fc

Nuk pranuan të kryenin pagesën shtesë në aeroport, katër kinezë hanë 30 kilogram portokaj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar në provincën e Yunnanit.

Katër persona nga Kina kanë ngrënë 30 kilogram portokaj për të evituar pagesën e tejkalimit të peshës së bagazhit.

Sipas The Independent, burrat nuk pranuan të kryenin një pagesë shtesë në aeroport dhe në vend të kësaj zgjodhën që t’i hanin ato.

Këtë vendim ata e morën pasi pagesa shtesë për kalimin e peshës së çantave të tyre do të shkonte në 34 dollarë, që i binte të paguanin gjashtë herë më shumë se që kishin paguar për të blerë portokajtë.

“Në u ndalëm aty dhe filluam t’i hanim të gjithë portokajtë, për 20-30 minuta”, ka thënë njëri nga katër burrat identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur.

Ndërkohë mësohet se ngrënia e 30 kilogramëve portokaj, atyre u ka shkaktuar probleme me ulcerën e gojës. Ndërsa, veprimi i tyre është bërë viral në të gjithë Kinën pasi ishte përhapur fillimisht në rrjetet sociale këtë javë./abcnews.al

Donte të shihte Hënën e plotë, DJ i njohur bie nga lartësia dhe humb jetën

Mediat britanike raportojnë se muzikanti i njohur Sophie Xeon ndërroi jetë në një  a k s i d e n t  të  t m e rr sh ë m  në Athinë, ku ai jetonte kohët e fundit.

Artisti skocez 34-vjeçar, i nominuar dhe për çmimin Grammy mbahet mend për bashkëpunimet e tij me yjet e muzikës si Madonna dhe Charlie XCX.

Kompania “T r a n s g r e ss i v e” e DJ “Sophie” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se artisti humbi jetën  a k s i d e n t a l i sh t pasi ra nga një lartësi, ku ishte ngjitur për të parë Hënën e plotë.

Muzikantë dhe admirues të tij shkruan mesazhe ngushëllimi për  v d e k j e n  e parakohshme të muzikantit, i cili në vitin 2017 doli hapur si  t r a n s gj i n o r  në videon “Okay to Cry”.

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Votimi me postë nga data 2 deri me 12 shkurt

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon me shpërndarjen e informacioneve sqaruese për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Përpara publikimit të një raporti të detajuar, zëdhënësi, Valmir Elezi, bëri me dije për Kosova Press se të gjithë ata që janë të regjistruar me sukses si votues jashtë vendit, do të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt”, deklaroi ai.

Elezi sqaroi edhe periudhën e votimit me postë.

“Të gjithë ata qytetarë, të cilët do të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit do të munden të votojnë përmes postës nga data 2 shkurt. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, e ka precizuar që fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së para ditës së zgjedhjeve. Pra, periudha e votimit përmes postës zhvillohet nga data 2 deri më datën 12 shkurt.”

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së u bë e ditur se janë mbi 174 mijë aplikues përmes e-mailit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit përmes votimit me postë. Por numri i tyre mund të ndryshojë pasi ka pasur dhe parregullsi si dërgimi i shumë aplikimeve përmes një adrese e-maili.