Ballina Blog Faqe 362

Fotot/ Estrada vijon lotët për Albert Krasniqin! Ledri Vula dhe Mozzik kujtojnë të ndjerin me fotografi nga e kaluara

Ish-pjesëtari i label-it “Babastars”, Albert Krasniqi, ndërroi jetë nga një ngjarje tragjike që  sh o k o i  mbarë opinionin në Kosovë.

Të mërkurën ai u  e k z e k u t u a  me një  a r m ë  zjarri pranë banesës së tij, teksa autoritet kanë  a rr e s t u a r  babain e tij si të  d y sh u a r  për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Figura të shumta publike kanë shprehur  n g u sh ë ll i m e  për humbjen e të ndjerit, teksa disa prej tyre u panë të pranishëm edhe në  v a rr i m.

Së fundmi, reperi Ledri Vula që sipas Telegraf, dikur ndante të njëjtin label me të ndjerin, publikoi një fotografi të shumë viteve më parë me Albertin, në InstaStory.

“I lehtë të qoftë dheu Bruda”, shkroi Vula në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, një kujtim të ndjerit ia bëri edhe reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Mozzik, i cili ngushëllimin e tij e shprehur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“U prehsh në paqe Albert Krasniqi. Zoti familjes, shoqërisë gajretin, e të ndjerit xhenetin”, kanë qenë fjalët e Mozzik.

Ngjarja e rëndë e së mërkurës u komentua edhe në emisionin e pasdite “Ftesë në 5” në TOP Channel, ku u shtjelluan detaje dhe një përmbledhje në tërësi të asaj se çfarë ka ndodhur.

https://youtu.be/rHZVEl1O-Mc

Dedikimi prekës që i vendosën te V A RR I shoqëria e Albert Krasniqit

Ditën e djeshme në Prishtinë ka mbetur i  v r a r ë  Albert Krasniqi. Në  v a rr i m i n  e tij kanë marrë pjesë qindra njerëz, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Miqtë e tij kanë vendosur një fotografi të madhe në  v a rr e z a t  e kryeqytetit, në të cilën shkruan: Dheu qoftë i lehtë për ty shoku jonë.

Krasniqi ishte dhe një mik i afërt i estradës shqiptare disa prej tyre kishte edhe nën menaxhim.

Gjatë  v a rr i m i t  u panë shumë figura publike, ndër tjerë ishte edhe ish-bashkëshortja e tij për të cilën mediat raportuan që i ndjeri kishte ushtruar  dh u n ë  në të.

https://youtu.be/rHZVEl1O-Mc

FLET xhaxhai i Albert Krasniqit: Vëllai e V R A U pa dashje, A R M A e shejtanit

Ismet Krasniqi, xhahxhai i Alebrt Krasniqit i cili u  v r a  mbrënë nga i ati ka dhënë një tjetër version për ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur se Skënder Krasniqi, e ka  v r a r ë  pa dashje djalin e tij, Albertin.

Xhaxhai ka thënë për T7 se Alberti ia kishte dhënë babait të tij  a r m ë n  që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte  sh t ë n ë  drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një  p l u m b.

“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në  v a rr i m. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një  f a t k e q ë s i  që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një  p i s t o l e t ë, ia ka tregu babait të tij,  p l u m b i  ka qenë brenda dhe ai s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka  k ë r s i t  p l u m b i…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai.

“Apel me pasë kujdes se  a r m a  është e shejtanit, jo e njerit. Por për fat të keq rinia e sotit janë mësu me ato dhe është një e metë e madhe. Shpresoj që Policia në të ardhmen duhet me u marrë me këtë punë dhe t’i  k o n f i s k o j ë  a r m ë t, sidomos atyre që i shesin”, shtoi Krasniqi.

Ismeti e ka përshkruar Albertin si “djalë  p r o b l e m a t i k”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen, ndërsa ka treguar se  a r m ë n  e kishin blerë kur kishin qenë së bashku me Albertin, ndërsa babai e kishte këshilluar që të mos e blinte.

“Alberti dihet se ka qenë djalë  p r o b l e m a t i k, por sa i përket familjes ka qenë djalë i mirë”, tha ai.

https://youtu.be/rHZVEl1O-Mc

Ismail Kadare 85 vjeç, Basha: Me talentin e tij ndriçoi në një kohë të errët të historisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar me rastin e 85-vjetorit të lindjes shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilëson Kadarenë si intelektualin me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë, politikë.

“Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës.

Fjalët për një mjeshtër të fjalës dhe letërsisë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme, ashtu si dhe mirënjohja e të gjithë shqiptarëve për gurin e çmuar të letërsisë dhe historisë sonë të përbashkët.”, shkruan Basha.

Kadare propozohet për herë të 20-të për çmimin Nobel

Nga Leontina Nika

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi veprimtarinë shkencore “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare. Në ditën e tij të lindjes vjen edhe ripropozimi për të 20 herë për çmimin Nobel.

Studiuesi i veprës së Kadares, Shaban Sinani thotë se shumë vepra të Kadaresë meritojnë çmimin Nobel, por dy prej tyre janë më përfaqësuese.

“Nobel nuk jepet për merita jetësore. Jepet për një vepër të caktuar. Gjatë gjithë kobës, që po bëhen 40 vjet si rregull ka qenë ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Është propozuar edhe ‘Pallati i ëndrrave’. Kadare ka aq shumë vepra sa shumë prej tyre janë të denja për këtë çmim”, tha ai.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare diskutimin për disidencën e shkrimtarit e cilëson ligësi.

Ndërkohë që u prezantua edhe përmbledhja voluminoze “Kadareja në kritikën botërore” me studime, vlerësime për veprën e Kadaresë, me më shumë se 2500 shkrime nga shtypi botëror realizuar nga Bashkim Kucuku.

Vendimin për të botuar në tri vëllime të formatit katalog, me riprodhime anastatike, shkrimet që i janë kushtuar veprës së Ismail Kadaresë përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli në shtypin europian e botëror.

Si dhe u prezantuan përmes një ekspozite fotografike momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho. /abcnews.al

Agron Gjekmarkaj: Kadare, shkrimtar i madh dhe një prej etërve shpirtëror të Europës

Nga Agron Gjekmarkaj

Një titull si ky i mësipërmi duket sikur e shtyp shkrimin që në nisje, por egoizmi apo marrëzia e atyre që duan të thonë të tyren sa më përmbledhtas nuk njeh kufij. Por kështu vetëm në dukje është, megjithëse pandehma nuk mund të quhet e gabuar.

Ismail Kadare, qysh ditën kur vendosi të na tregojë historinë e një gjenerali, i cili merr urdhrin të mbledhë eshtrat e një ushtrie të vdekur, duke themeluar romanin modern shqiptar, lexuesin modern shqiptar, duke konturuar profilin e njërit prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të botës deri sot që mbush 85 vjeç, 28 janar 2021, nuk është ndalur më së ndikuari, së ndërtuari, së emancipuari.

Mbi një qind janë librat e tij, pothuaj në të gjitha gjuhët e botës, të shkruar përgjatë tiranisë më të egër në historinë bashkëkohore të kontinentit e shumë të tjerë në liri kur ajo Europa e madhe e Shqipëria e vogël po kërkonin identitetin e ri pas rënies së perdes. E dyta, si pas një jermi, po kërkonte atë të vjetrin (identitetin), të dikurshmin, në emblema e shqyte, në libra e psalme, në heronj, poetë e murgesha e mbi të gjitha në veprën e Kadaresë për t’u thënë “dozhëve” të rinj, “ja ku jemi, ja si jemi, duam të kthehemi, pasi na vodhën, na nxorën nga historia, duam të rikthehemi prapë në të”.

Kadare, asokohe vetëm 56 vjeç, por me shumë shekuj nga pas, u gjet befas jo vetëm si shkrimtari kryesor, por edhe si princi shpirtëror i një populli të ndaluar, si dorëzanësi i tij themelor për të dëshmuar identitetin europian të popullit të tij. Kur revista “Sharli Hebdo” u përgjak nga terrorizmi, pas reagimit të tij në “Le Monde” penda të rënda, që racizmin dhe përbuzjen nuk i kishin fshehur për popujt e vegjël e trillanë, heshtën, morën frymë thellë dhe e gjykuan Kadarenë si një nga eterit shpirtëror të narcistes Europë.

E mundur është, mirë a keq të flasësh për një vepër të Ismail Kadaresë, ka ndodhur kjo kudo e kurdo nëpër dekada, sa ç’ngjan e pamundur ta përkufizosh atë me një shkrim, ndonëse edhe këto nuk kanë reshtur. Magjia e interpretimit ka joshur kudo. Të shumta kanë qenë ata nga Tirana në Paris, nga Nju Jorku në Londër, nga Berlini në Jerusalem, nga Skandinavia në Afrikën e Jugut, nga Pekini në Buenos Aires, nga Madridi në Seul, shoqëruar me çmime prestigjioze, me botime e ribotime, intervista e dekorata, blice, fjalime e buzëqeshje grash sharmante.

Shkrimtarë, kritikë, gazetarë, lexues, profesorë, studentë, qytetarë politikanë të pafund nuk janë kursyer në lëvdata e himne, në konsiderata e maksima mbi karakterin e universal të veprës së tij, por kryetari i Jurisë së çmimit “The Man Booker International Prize”, John Carey, duket se e përkufizon më mirë se të gjithë përkufizuesit më pak fjalë: “Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, të politikës dhe të katastrofave. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri”

Kadare ka shkruar mes shumë trazimesh historike, mes kurajës e frikës, mes ankthit dhe gëzimit që japin ligjësitë estetike, ndaj të cilave, të vetmeve që ai u nënshtrua pa kompromis edhe kur iu desh të bënte të tilla. Fat i madh që nuk u bë martir siç ia kërkojnë cinikët. Gjak, shumë gjak, është derdhur padrejtësisht qysh nga viti 1944 dhe Kadare i ka shërbyer Shqipërisë ku e ku më shumë, botës po aq me veprat e tij sesa me gjakun që mund t’ia derdhnin të tjerët buzë një rrëze në një agim.

Historia njeh raste kur shkrimtarët bashkëjetojnë me tiranët, por kjo e modernitetit asnjë të ngjashme ku shkrimtari rivalizon tiranin në autoritetin e brendshëm, ndërsa në hapësirën e autoritetit ndërkombëtar duke u shndërruar vetë në një tiran. Kësisoj, ai krijoi një rebus logjik.

Një populli i burgosur, një shtet i izoluar, në krye të tij rri një diktator i përgjakshëm oriental, ia del të ulet hijerëndë në kuvendin e letërsisë së madhe të kohërave. Shqiptarët e deshën dhe e duan Ismail Kadarenë në mënyrat më irracionale të mundshme, sigurisht më shumë se të gjithë. Po kaq irracional janë sulmuesit e tij, jo të shumtë në pezëm.

Tradita e shkrimtarit dendy, aristokrat, të vetmuar, sidomos në përmasat e Ismail Kadaresë, në këtë vendin tonë pëson mutacione përtej fantazisë, duke krijuar një fenomen sociologjik shqiptar të lidhjes së kësaj shoqërie me të. Në shënimet e një udhëtari të huaj, të shkruara diku rreth vitit 1848, bie në sy një bisedë e tij më një malësor të veriut, i cili besonte se Skënderbeu është diku rrotull dhe nuk ka vdekur, kur i huaji e pyet “po pse, pra, Mbreti Gjergj nuk vjen t’ju shpëtojë, ta dëbojë turkun”, ai me qetësi ia kthen: “Vjen kur ta gjykojë vetë, nuk na merr mend as ty, as mua”. Përtej situatës ku gjenden për shkak rrethanash apo fajin e tyre, shqiptaret e kanë të fortë shqisën e krahasimit pozitiv, të lavdisë e të dallimit të unikes në mesin e tyre.

Gjatë komunizmit, kur leximi i veprave të Ismail Kadaresë kishte një shije klandestiniteti si udhëtim a ikje në alegori, gati si kapërcim kufiri, të shumtë ishin ata që përjetësitë dhe shpëtimin i kërkonin as më pak e as më shume, por tek ai. Ku është Kadare, pse nuk bën një akt, një gjest, pse nuk flet, pse nuk rebelohet dhe këto zëra ishin thjesht të ndërgjegjes, sepse nuk gjenin kurajë për të dalë prej saj ndërsa sytë skuqeshin nga leximi i “Pallatit të ëndrrave”, “Kamares së turpit”, “Natës me hënë” e shumë e shumë të tjerave, hipostazat u përziheshin e ngatërroheshin.

Keqkuptimi, që në thelb Kadarenë e zemëron dhe e bën njëkohësisht nostalgjik e të përunjur, vazhdoi e vazhdon edhe në këto 30 vite liri. Barinjtë e Shqipërisë, elitat e Kryeqytetit, militantët e partive, baristë, kamerierë, klientë në ditë kafenesh, shoqëri civile e jocivile, duan ta përfshijnë gjithmonë, i kërkojnë anësi, i kërkojnë të prononcohet me njërin kundër tjetrit, kur ngordh një berr në lëndinë, kur bie një mur, kur pushteti degjeneron në korrupsion e kur zënkat e sharjet gëlojnë si avaz a mallkim. Shkrimtari dëshpërohet, zymtohet, hesht, pastaj zbërthen kodin, në të cilin gjen dashurinë e bashkëkombësve të tij për të.

Ata, kur rrëzohen, bien e ngrihen, kanë nevojë për të, ia duan ndihmën dhe këshillën me tepri, duke i kërkuar të zbresë nga froni ku ata e dinë që është për t’u marrë me inatet e ditës. Të vetën ai e bën- shkruan “Nga dhjetori në dhjetor”, “Peshën e kryqit”, “Identiteti europian i shqiptarëve”, “Dante i pashmangshëm” “Hamleti, ky princ i vështirë”, “Ra ky mort e u pamë”. “Mosmarrëveshja”, “Mëngjeset në kafe Rostand” e të të tjerë e të tjerë, ku në mënyrën e tij u jep përgjigje dilemave shqiptare. Një ditë nuk do të jetë as Kadareja, asnjëri prej të gjallëve të sotëm, ndërkohë qe ne harrohemi një e nga një, Shqipëria dhe Kadareja mbeten në dashuri a moskuptime mes tyre.

Shqiptarët e gjeneratave të mëvonshme do t’i kthehen librit të shenjtë të tyre, veprës së Ismail Kadaresë, për t’u ballafaquar, për të nxënë, për të shpresuar, për të menduar bukur, për ta ndjerë të qenit shqiptar si ideologji, atë që italianët bëjnë me Dante Aligerin, sepse, siç e thotë profesor Mark Marku në parathënien e korpusit të plotë të veprës së Ismail Kadaresë, “Vepra si kjo, me shtrirjen përtej kohës kur u krijuan, dëshmojnë edhe një herë se arti i madh, programohet për një hapësirë dhe kohë të pafundme, çka është në të vërtetë universi i tyre natyral”.

“En së dashunit e giuhes sanë”, pat thënë Gjon Buzuku, vllau ma i vjeter hem me giuhë, hem me fe tjetër, një nxitje kjo që duhet të ketë vlejtur për Ismail Kadarenë tim, tuajin, të gjithsecilit, të atyre që pas nesh do të vijnë, një emër që s’e përkufizon dot, të cilin thjesht e shqipton e gjithçka ke thënë bashkë me urimin për jetë të gjatë në këtë përvjetor!

Panorama.al

“Për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve”, urimi i Ramës për Kadarenë

Nga Edi Rama

Ismail Kadare mbush sot 85 vjeç.

Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.

Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…

Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!

Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtoj urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:

“Mendimin tuaj,

që ëndërron në trurin e butë,

si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,

do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;

gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”

Mënyra e thjeshtë për ta mbajtur sallatën të freskët ditën tjetër (VIDEO)

Ju dëshironi të merrni një sallatë për t’u ushqyer në zyrë, por në mëngjes nuk keni kohë për ta bërë atë. Ideja për ta përgatitur atë një natë më përpara nuk duket shumë e mirë pasi e dini që ditët në vijim nuk do të jetë aq e freskët, ndërsa do të ketë lëngje të “tërhequra”.

E megjithatë, ekziston një truk për të bërë sallatën tuaj nga një natë më parë dhe për ta mbajtur atë të freskët të nesërmen. Trukum e ndau me miqtë e saj në internet nga nutricionistja nga Amerika, Amanda Mixner përmes llogarisë së saj në Instagram.

Sipas nutricionistes së re, ju vendosni sallatën tuaj në një kavanoz. Në pjesën e poshtme vendosni salcën ose salcën dhe marule sipër, kështu që kur ta hidhni në pjatë të nesërmen, do të zbuloni se sallata do të jetë ashtu siç e keni bërë atë të njëjtën ditë.

“Kur doni ta hani, thjesht tundni kavanozin, hidhni përmbajtjen në një pjatë dhe rezulton e shijshme,” shpjegon ajo në videon e saj.l.k/abcnews.al

Veliaj uron Kadarenë për 85-vjetorin: Xhevahir i letërsisë moderne shqiptare

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar për 85-vjetorin shkrimtarin e dashur Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që në këtë ditë të shënuar, të vizitojnë “Studio Kadare”, në Rrugën e Dibrës.

“Gëzuar 85-vjetorin Ismail Kadare, xhevahiri i letërsisë moderne shqiptare! Nëse nuk e ke vizituar ende “Studio Kadare”, në Rrugën e Dibrës, sot është një ditë e veçantë për t’u njohur me shtëpinë ku shkrimtari ynë i madh krijoi veprat e tij të paarritshme”, shkruan Veliaj.

Me dakordësinë edhe të familjes Kadare, Bashkia e Tiranës vendosi që banesën e shkrimtarit ta kthejë në një muze i cili hapi dyert për publikun më 25 maj 2019.
Muzeu ka si qëllim të tërheqë një audiencë gjithëpërfshirëse dhe t’u paraqesë vizitorëve vendas dhe të huaj vlerat e veprave të Kadaresë dhe punën e jashtëzakonshme që ai ka arritur gjatë jetës së tij.

VIDEO/I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit, në V A RR I M e pranishme edhe Besa Gashi

Në  v a rr e z a t  e qytetit të Prishtinës iu dha lamtumira e fundit Albert Krasniqit, i cili mbeti i  v r a r ë  pasditen e djeshme.

Në  v a rr i m  morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe familjarët e të  n d j e r i t, megjithëse në gjendje të rënduar emocionale. Në mesin e tyre ishte edhe  b a sh k ë sh o r t j a e  tij, Besa Gashi.

Ndryshe, Albert Krasniqi është privuar nga jeta mbrëmë, teksa  d y sh o h e t  se  d o r a s i i shte babai i tij.

Avokati i këtij të fundit në një deklaratë për media sot theksoi se   v r a s j a  ka ndodhur aksidentalisht.

https://youtu.be/rHZVEl1O-Mc

https://youtu.be/68mpg3mYelM

Ia mori jetën i ati, policia në Kosovë publikon detaje të reja rreth V R A S J E S së Albert Krasniqit

Detaje të reja janë zbuluar rreth  v r a s j e s  së Albert Krasniqit në Prishtinë. I dyshuar për  v r a s j e n  e të riut është i ati, Skender Krasniqi. Policia e Kosovës njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një  r e v o l e, një  k a r i k a t o r, tre  f i sh e k ë, një  g ë zh o j ë  dhe një  p r e dh ë.

T r u p i  i  të ndjerit është dërguar për  a u t o p s i  ndërsa i ati, me vendim të  p r o k u r o r i t  është dërguar në mbajtje.

Njoftimi

“Është  a rr e s t u a r  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën  v r a s j e  e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, p r o k u r o r i  i shtetit, njësia e mjekësisë  l i gj o re  dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar  v d e k j e n  e  v i k t i m ë s  mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe  k o n f i s k u a r:  një  r e v o l e, një  k a r i k a t o r, tre  f i sh e k, një  g ë zh o j ë  dhe një  p r e dh ë. Me urdhër të  p r o k u r o r i t  t r u p i  i pa jetë i  v i k t i m ë s  është dërguar në IML për  o b d u k s i o n  ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.” /abcnews.al/

VIDEO/Të udhëtosh në këmbë nëpër Shqipëri, 25-vjeçari rrëfen aventurat e pazakonta

Juljan Lala është 25-vjeçari nga Borshi, që ka pasion udhëtimet. Ai ka udhëtuar në këmbë në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe ka vendosur që t’i dokumentojë ato përmes xhirimeve.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, Juli ka folur për aventurat e tij dhe përpjekjet e ndryshme që ka bërë qe të trasmetoheshin në televizone.

“Ishte janar dhe vendosa ta bëja në janar, 7 herë në javë. Po nuk bëhej 7 herë, unë nuk e dija se sa skam bërë shkollë për gazetari. I shkrova 75 stacioneve shqiptare dhe i thash po bëj këto udhëtimet, e trasmetonin, pranuan vetëm disa, pasi ato ishin gjëra reale, aty mund të ishte gjyshja juaj”.

Më tej, ai tregoi: “Unë kisha një çadër kampingu me vete dhe një si punë çarçafi me vete, e lidh nga pema në pemë dhe aty kam fjetur.

Kam takuar njerëz të vërtetë, që jetojnë në fshat. Mbase kanë vuajtje në jetën e tyre, kanë një televizor. Krizë ekonomike? Ata prap aty ku janë ndodhen, dalin në toka”./abcnews.al

Ia mori jetën babai, VIP-at të përlotur për shuarjen e Albert Krasniqit

V r a s j a  e biznesmenit kosovar, Albert Krasniqi, i njohur ndryshe edhe si menaxher i vip-ave ka  sh o k u a r  mbarë opinionin publik një natë më parë. Burimet zyrtare për mediat kosovare bënë me dije se Alberti u  v r a  nga babai i tij në parkingun e një banese në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, në Prishtinë.

Pas bërjes publik të lajmit ka patur me dhjetëra reagime nga miqtë e tij, të cilët njihen për kontributet e tyre në skenën shqiptare.

Këngëtari kosovar Visar Shala, i njohur si Skivi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se Alberti ishte shoku i tij më i mirë dhe besnik që ka pasur ndonjëherë.

“Buddy nuk po m’bësohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? Në momentet më të mira e më të këqija gjithmonë ke qenë aty për mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik që e kom pas najher n’jetë. U prefsh ne paqe ”, ka shkruar ai.

Ngushëllime për  v d e k j e n  e Krasniqirt ka shprehur edhe këngëtari Ermal Fejzullahu.

“Të qoftë i lehtë dheu jarani jem, R I P Albert Krasniqi”, ka shkruar Ermal Fejzullahu derisa ka publikuar një foto me të ndjerin.

Edhe bateristi Patris Berisha ka shkruar disa fjalë prekëse për  v d e k j e n  e të riut, Albert Krasniqi. Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ me disa fjalë ka shprehur mërzinë për  v d e k j e n  e shokut të tij.

“Ahhhh bre Albert …Pusho i qetë o bruda jem!”, ka shkruar Berisha.

Në ndërkohë menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka shkruar “jetë e poshtër”, në statusin e tij në “Facebook” derisa ka postuar edhe një fotografi me  v i k t i m ë n.

Ndërsa moderatori dhe miku i tij, Visar Kalludra përmes një postimi në Facebook, Kalludra ka thënë se nuk po mundet me besu dhe se nuk po mundet me gjet fjalë ta përshkruaj dhimbjen.

“A bre daja jem nuk po m’besohet qe na le vet, të kom pas si vlla… shumë ron shumë. Nuk po më besohet kurgjo e shumë sene po me sillen në kry. Jeta paska edhe ksi momente të randa e të pabesueshme. Zoti të mëshiroftë vllau jem, na jemi qenie të dobëta dhe s’po muj me gjete fjalë me përshkru dhimten që nuk je ma në mesin tone”, ka shkruar Kalludra.

Edhe ngushëllimi i reperit Stresi nuk ka munguar. Ai e ka kujtuar me një postim në Instagram duke shkruar fjalë prekëse. “Kush te ka njoft t’ka dasht, me deshte dhe të deshta Albert ! Kjo bote është e flliqt shihemi ne botën tjetër. Zoti Është i Madh”, ka shkruar reperi.

Albert Krasniqi dyshohet se u  v r a  nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

I ati i Albert Krasniqit tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa i është  k o n f i s k u a r  a r m a  që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte  b a sh k ë sh o r t i  i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që  l i dh j a  e tyre  m a r t e s o r e  përfundoi disa ditë më parë. Nga  m a r t e s a  e tyre ata kanë edhe një vajzë.

VIDEO/Enver Hoxhaj për debatin: Në ora 2 të natës me u zgju, ashtu me pizhama, Albin Kurtin e shti në xhep

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në Malishëve, ku ka takuar qindra të rinj të cilët iu kanë bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga Malisheva, Hoxhaj ka folur për planin që partia që ai e udhëheqë e ka për qeverisjen e ardhshme, planin e rimëkëmbjes së shtetit. Duke shpalosur programin veç e veç për secilin problem që Kosova e ka, përfshirë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, politikën e jashtme e të brendshme, Hoxhaj sërish ka përmendur refuzimin që lideri I VV-së Albin Kurti ia ka bërë për debate.

Hoxhaj, ka thënë se duke e pasur parasyshë Albin Kurti se cfarë programi ka PDK-ja, ai po fshihet dhe po i ikën debatit.

“PDK, duke e pasur një program të qartë për rimëkëmbjen e shtetit, përfshirë shëndetësinë, sundimin e ligjit, ekonominë, arsimin e politikën e jashtme, e kam ftuar Albin Kurtin që të dalë në përballje me mua në debat, sepse ne jemi vend demokratik, kështu funksionon demokracia. Por, Albini po fshihet, Albini po i ikë debatit sepse ai e di që për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim e për ekonomi, edhe me më zgju në ora 2 të natës, ashtu me pizhama, Albin Kurtin e shti në xhep për këto tema.”ka thënë Hoxhaj.

https://youtu.be/jDaFBedfpk0

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia/ I riu “çmendet” dhe V R E T gjashtë anëtarët e familjes (VIDEO)

Një  a d o l e sh e n t  në Indianapolis është  a rr e s t u a r  të hënën, me dyshimin se ka  v r a r ë  gjashtë anëtarët e familjes së tij.

I riu kishte tentuar të largohet nga shtëpia pa leje, por ishte ndaluar nga babai, të cilin i riu e  q ë ll o i  së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes.

Policia ka  i d e n t i f i k u a r  viktimat, në mesin e të cilëve ishte  ç i f t i bashkëshortor Cazy, 42-vjeçe dhe Raymond, 42, djali Ilaige, 18, vajza Rita, 13, Stone, 11 dhe e  d a sh u r a  Ciara Childs, 19, si dhe djali i saj i porsalindur.

I riu është  a rr e s t u a r  të hënën pasi policia e gjeti në periferi të Painfield në shtetin e Indianës.

Vëllai i vogël i Ilaige i ka  m b i j e t u a r  të  sh t ë n a v e  dhe  r a p o r t o i  menjëherë rastin në polici, duke thënë se vëllai i tij nga nervat që nuk e kanë lejuar të dalë jashtë ka  v r a r ë  tërë familjen. Fillimisht kishte  q ë ll u a r  babanë, e më pas edhe tjerët.

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, pasi bëni 30 vjeç!

Pas moshës 30 vjeç trupi ynë fillon të pësojë ndyshime dhe disa prej tyre mund të jenë të habitshme për ne. Për shembull, përkundër faktit se ne jemi më me përvojë, truri ynë bëhet më i vogël. Nëse keni vërejtur që djersitni më pak pas të 30-ave, kjo është gjithashtu një pjesë e procesit të plakjes.

Ne do ju tregojmë atë që thonë ekspertët për ndryshimet në trurin dhe trupin tonë pas të 30-ave.

Truri juaj bëhet më i vogël.

Jo, truri juaj nuk rritet me moshën. Në të vërtetë ndodh e kundërta. Kur plakeni, pjesë të caktuara të trurit tkurren. Humb afërsisht 50,000 neurone në ditë pas moshës 30 vjeç. Por nuk ka asnjë arsye për panik sepse truri ynë di të përshtatet.

Ju djersitni më pak.

Është mirë të dini se gratë djersiten ndryshe me moshën. Disa ndryshime kanë të bëjnë me menopauzën, domethënë afshet e nxehta, por gjithashtu doli që gjëndrat e djersës (kryesisht nën duar) tkurren me moshën. Si rezultat, ato janë më pak të ndjeshme dhe zvogëlojnë prodhimin e djersës.

Ju ftoheni më rrallë.

Vetëm kujto veten kur ishe fëmijë, sa shpesh përfundoit në spital, ndërsa prindërit shumë rrallë.Teshhtitja dhe kollitja ndodhin më rrallë kur rritemi. Kur të arrini moshën e mesme, tashmë keni pasur shumë sëmundje dhe përgjigjja juaj imune është bërë më e fortë.

Ndjenja juaj e shijes dobësohet.

Ndjenja juaj e shijes mund të zbehet me kalimin e moshës dhe madje mund të keni më pak interes për të ngrënë për shkak të saj. Shumica e njerëzve humbasin disa sytha të shijes, veçanërisht pas moshës 60 vjeç. Kjo është arsyeja pse njerëzit e moshuar shpesh hanë më shumë ushqime me shumë sheqer dhe kripë. E njëjta gjë ndodh me nuhatjen tuaj.

Keni më pak masë muskulore.

Një nga efektet më të theksuara të plakjes është humbja e masës muskulore. Si rezultat, ne dobësohemi. Zvogëlohet me afërsisht 3-8% në dekadë pas moshës 30 vjeç. Kjo normë bie edhe më shumë pas moshës 60 vjeç.

Metabolizmi juaj stabilizohet.

Studiuesit tregojnë se metabolizmi ynë stabilizohet me moshën dhe se periudha më kritike duket të jetë rreth moshës 50-60 vjeç. Pas 80, bëhet e ngadaltë, por përfundimisht mbaron procesin e stabilizimit. Pra, kjo do të thotë që pesha jonë nuk do të kalojë ndryshime të mëdha. Ne do të djegim më pak kalori, por në të njëjtën kohë, kur të jemi më të rritur do të hamë më pak se të rinjtë.

Personaliteti juaj stabilizohet dhe bëheni ai që jeni.

Nëse vitet e adoleshencës i keni kaluar në një gjendje shumë emocionale dhe të 20-tat tuaja kanë qenë një periudhë kur u përpoqët t’i provonit diçka botës, pas moshës 30 vjeç ju vendoseni më mirë. Studiuesit tregojnë se pllaja e stabilizimit të personalitetit tonë ndodh midis moshës 30 dhe 50 vjeç.

Thonjtë tuaj rriten më ngadalë.

Studiuesit kanë zbuluar se kur jemi të rinj, thonjtë tanë rriten shpejt. Kjo u vu re për herë të parë nga Dr. Ëilliam Bean i cili vuri re se gishti i madh i majtë u rrit me një shpejtësi prej 0.123 mm në ditë. Pas moshës 67 vjeç, kjo normë ra në 0,095 mm në ditë. Këto ndryshime mund të shkaktohen nga qarkullimi i ngadalshëm i gjakut.

Dhëmbët tuaj bëhen më pak të ndjeshëm.

Dhëmbët tuaj bëhen gjithashtu më pak të ndjeshëm dhe kjo ndodh sepse dentina (indi i fortë i brendshëm) bëhet më i fortë me kalimin e moshës, midis smaltit të jashtëm të një dhëmbi dhe nervit të tij qendror. Ky forcim shkakton një humbje të ndjeshmërisë.

Ndiheni më të lumtur.

Kur jeni fëmijë, në përgjithësi ndiheni mirë me jetën. Pastaj ky sens zvogëlohet gjë që mund t’ju çojë në modalitetin e krizës. Tradicionalisht, plakja është parë si një periudhë rënieje në gjendjen fizike dhe psikosociale, por studiuesit në fakt kanë zbuluar se kur të jemi të moshuar, ne mund të ndjehemi edhe më të lumtur dhe më të kënaqur. Më pak depresion dhe optimizëm më i madh u përjetuan gjithashtu./e.b-abcnews.al

3 gjëra që duhet të bëni, që fëmija të mos e lagë më shtratin

Pavarësisht nga fakti që ju mund ta keni stërvitur plotësisht fëmijën tuaj nga një moshë e re, lagia e shtratit mund të jetë ende një dukuri shumë e zakonshme midis moshës 4 dhe 7 vjeç. Përafërsisht 15% e fëmijëve në atë moshë lagin shtratin të paktën dy herë në një javë. Pra, nëse ende i ndodh fëmijës suaj, ju lutem mos harroni se është plotësisht normale dhe ka disa gjëra që mund të bëni në mënyrë që të përpiqeni ta parandaloni atë në të ardhmen.

  1. Ulni sasinë e ujit që pinë para gjumit.

Për të parandaluar që fshikëza e urinës së një fëmije të mbushet shumë gjatë natës, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e lëngjeve që ata pinë vonë pasdite dhe menjëherë para gjumit. Lërini të pinë lëngje në mëngjes dhe gjatë kohës së drekës, pastaj ngadalë ulni sasinë ndërsa dita përparon. Gjithashtu, është me rëndësi jetike që një fëmijë të shkojë në tualet çdo natë para gjumit. Bëni këtë pjesë të rutinës së tyre të mbrëmjes.

  1. Shmangni ushqime të caktuara që mund të irritojnë fshikëzën.

Ekzistojnë lloje të caktuara të ushqimeve që mund të irritojnë fshikëzën tek fëmijët e vegjël duke i shkaktuar atyre aksidente kur ata janë duke fjetur sepse nuk kanë kontroll të mjaftueshëm të fshikëzës. Shmangni ushqimet shumë acide si lëngjet e frutave që përmbajnë limon, portokall, ananas, mollë ose boronicë.

Shmangni produktet e qumështit, sepse qumështi mund të bëjë që fëmija juaj të ndjehet më i përgjumur dhe t’i parandalojë ata të zgjohen kur fshikëza e tyre është e mbushur. Gjithashtu shmangni çokollatën e nxehtë, çajin, koksin, ose çdo pije të gazuar që mund të përmbajë shumë sheqer ose kafeinë.

  1. Vendosni një orar për të shkuar në banjë në mes të natës.

Fëmijët natyrisht kanë gjumë të rëndë, kështu që ndonjëherë është e vështirë për ta të zgjohen kur fshikëza e tyre është e mbushur. Ideja është t’i zgjojmë në mes të natës dhe të ndërpresin gjumin e tyre me qëllim që të shkojnë në banjë. Kjo do t’i ndihmojë ata të jenë më vigjilentë dhe të zgjohen në mes të natës natyrshëm për të shkuar në tualet vetë.

Ju mund të monitoroni numrin e herëve që fëmija juaj shkon në tualet gjatë ditës dhe sa shpesh, dhe t’i zgjoni ato në përputhje me rrethanat. Për shembull, nëse fëmija juaj shkon në tualet 7 herë në ditë, çdo 3 orë, zgjojeni çdo 3 orë. Pas kësaj, mund ta ndryshoni gradualisht në çdo 4 orë dhe përfundimisht në një herë në natë. Kur të shkojnë një javë pa lagur shtratin e tyre, ndaloni. Ata do të trajnohen të zgjohen vetë për të shkuar në tualet./e.b-abcnews.al

Një metodë e thjeshtë si të hiqni qafe puçrrat nga fytyra!

Nëse doni që lëkurë juaj të duket e shëndetshme në çdo kohë, ne do ju tregojmë një metodë natyrale shumë efikase. Pastrimi i fytyrës me sodë buke.

Çuditërisht, soda e bukës mund të jetë e mirë jo vetëm në kuzhinë, por edhe para pasqyrës. Bëni një pastë nga 3 pjesë sodë buke dhe një pjesë ujë. Shpëlajeni fytyrën me ujë dhe sapunin tuaj normal, pastaj butësisht fërkojeni pastën në fytyrën tuaj.

Shpëlajeni atë me ujë pasi të keni mbuluar tërë fytyrën tuaj. Kjo gjithashtu mund të funksionojë si pastrues fytyre për lëkurën e ndjeshme./e.b-abcnews.al

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta anestezisti i njohur

Anestezisti i njohur Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mjekut Hoxha, i cili ka shërbyer prej kohësh me profesionalizëm në radhët e bluzave të bardha.

Lajmin e ka bërë publik Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një postimi në facebook ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të mjekut.

Postimi i plotë:

Me dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof.Aleksander Hoxha!

U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve!

Qofsh i parajses mik i nderuar!

V R I T E T nga i ati biznesmeni dhe ish menaxheri i “Babastars” në Prishtinë (VIDEO)

Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme një  v r a s j e  ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Pasi policia ka marrë njoftimin për të  sh t ë n a t  e  r a p o r t u a r a, është nisur me urgjencë në vendngjarje, ku ka  a rr e s t u a r  një person si të  d y sh u a r dhe është  k o n f i s k u a r  një  a r m ë  e cila mendohet të jetë  a r m a  e perdorur në  v r a s j e.

Sipas mediave kosovare  v i k t i m a  është personazhi i njohur i showbizit Albert Krasniqi dhe personi që e ka  q ë ll u a r  mbi të është babai i tij, Skënder Krasniqi, një ish  l u f t ë t a r  i  U Ç K-së.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia e Kosovës e cila ka bërë me dije ngjarjen e rëndë por nuk ka konfirmuar ende  i d e n t i t e t i n  e viktimës.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  h e t i m i n e  rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve  h e t i m o r e  dhe atyre të  e k z a m i n i m i t  te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti?”, konfirmon policia.

Albert Krasniqi ishte i  m a r t u a r  me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi ata i dhanë fund  m a r t e s ë s  së tyre. Nga  m a r t e s a  e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Kujtojmë se Krasniqi është  a rr e s t u a r  disa vite më parë si i përfshirë në  k o n f li k t i n  mes grupeve  r i v a l e  të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një  p ë r l e sh j e j e   f i z i k e  në Prishtinë ai  q ë ll o i  me  a r m ë  mbi këngëtarin e njohur Noizy.

Motivet e ngjarjes që  sh o k o i  kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmenë të njohur në Kosovë.