Ballina Argëtim Showbiz Fotot/ Estrada vijon lotët për Albert Krasniqin! Ledri Vula dhe Mozzik kujtojnë...

Fotot/ Estrada vijon lotët për Albert Krasniqin! Ledri Vula dhe Mozzik kujtojnë të ndjerin me fotografi nga e kaluara

Ish-pjesëtari i label-it “Babastars”, Albert Krasniqi, ndërroi jetë nga një ngjarje tragjike që  sh o k o i  mbarë opinionin në Kosovë.

Të mërkurën ai u  e k z e k u t u a  me një  a r m ë  zjarri pranë banesës së tij, teksa autoritet kanë  a rr e s t u a r  babain e tij si të  d y sh u a r  për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Figura të shumta publike kanë shprehur  n g u sh ë ll i m e  për humbjen e të ndjerit, teksa disa prej tyre u panë të pranishëm edhe në  v a rr i m.

Së fundmi, reperi Ledri Vula që sipas Telegraf, dikur ndante të njëjtin label me të ndjerin, publikoi një fotografi të shumë viteve më parë me Albertin, në InstaStory.

“I lehtë të qoftë dheu Bruda”, shkroi Vula në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, një kujtim të ndjerit ia bëri edhe reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Mozzik, i cili ngushëllimin e tij e shprehur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“U prehsh në paqe Albert Krasniqi. Zoti familjes, shoqërisë gajretin, e të ndjerit xhenetin”, kanë qenë fjalët e Mozzik.

Ngjarja e rëndë e së mërkurës u komentua edhe në emisionin e pasdite “Ftesë në 5” në TOP Channel, ku u shtjelluan detaje dhe një përmbledhje në tërësi të asaj se çfarë ka ndodhur.

https://youtu.be/rHZVEl1O-Mc

@tn.lajmelokale
@tetovanews