Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e të martës në autostradën A14 në Itali, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur 3 persona të tjerë. Aksidenti ndodhi të martën, rreth orës 6 të pasdites në hyrje të Riminit.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është shtetasi shqiptar Matteo Skënderi, i cili ishte duke drejtuar një automjet të tipit “Opel Corsa”. 19-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar duke u përplasur me një furgon punëtorësh.
Si pasojë e aksidentit të rëndë i riu ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 punonjës u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Mediat vendase raportojnë se autoritetet italiane kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
FNSH ka zhvilluar një operacion shpëtimi në zonën e Shkodrës.
Dëbora e ditëve të fundit ka mbuluar totalisht një ndërtesë prej 4 metrash, ku kishte mbetur i bllokuar brenda një shtetas.
Mësohet se te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ka një trashësi prej 4 metrash, ndërsa i bllokuar kishte mbetur Pjetër Lulashi.
Ende nuk dihet se prej sa ditësh Lulashi ndodhej në objekt i bllokuar nga dëbora. Ngjarjen e ka bërë të ditur deputeti Ilir Beqja.
Postimi i Ilir Beqja:
Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra.
Një tërmet prej 3.5 ballë është regjistruar sot në ora 07:44 minuta në rajonin e Gostivarit. Ndërkohë që mbrëmë në rajonin e Mavrovës diku rreth orës 01:30 minuta gjithashtu është regjistruar një tërmet prej 3.2 ballë.
Përndryshe, nata që kaluam ka qenë natë tërmetesh në Granadë të Spanjës, ku ka pasur shumë lëkundje tërmetesh. Shikoni pamjet:
E pranova me shumë pikëllim lajmin se ka kaluar nga kjo botë e ka ecur drejt Hakkut Baba Mumin Lama, një shërbëtor i përjetshëm i rrugës së Ehl-i Bejtit, kryetar i Komunitetit Bektashian të Kosovës dhe udhëheqës i Teqesë Bektashiane në Gjakovë.
Humbja e tij lë një boshllëk të madh për të gjithë besimtarët bektashinj, për dashamirët e Ehl-i Bejtit, si dhe për qytetin e Gjakovës e mbarë Kosovën.
Do ta kujtoj me mirënjohjen më të thellë miqësinë, mikpritjen e muhabbetin e tij, të cilat ma kanë bërë Gjakovën një vendlindje të dytë e teqenë një shtëpi të ngrohtë, ku nuk jam ndier asnjëherë i huaj. Ia di borxh mirënjohjen për përkrahjen pa rezervë në projekte të shumta në fushën e dijes e të urtisë në Gjakovë, ku pranë Babës Mumin përherë e kemi gjetur derën hapur e sofrën shtruar.
Hakku e mëshiroftë e u dhëntë sabër familjarëve e miqve për ta përballuar humbjen e tij!
Devri daim i qoftë!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida prej vitesh jeton në Gjermani, ku edhe po zhvillon karrierën e saj muzikore.
Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ajo deklaroi se trendi më i fundit i momentit në tregun e muzikës atje është gjuha shqipe.
Madje, Alida tregoi se ka marrë shumë oferta nga rrepista gjermanë për të bashkëpunuar pikërisht në gjuhën tonë.
“Është shumë trend për momentin, domethënë shqip-gjermanisht është jashtëzakonisht. Këtë vit, domethënë në 2020 se akoma mendoj 2020. Kanë ardhur oferta si kurrë më parë, ndonëse kam qenë aktive shumë herë më parë, nga rrepista gjermanë dhe më thonë: ‘Të lutem këndo shqip, pa përdorur gjermanishten. Nuk e di pse u pëlqen kaq shumë, që theksi i shqipes ka filluar të bëhet kaq shumë trend në Gjermani”, tha këngëtarja.
Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) në Kosovë, ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.
Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.
“Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi”.
Kurse, sipas PZAP, lista e LVV-së në përjashtim me kandidatët e përmendur me lartë mund të certifikohet.
“Pranohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, NDRYSHOHET vendimi Nr. 244-2021 i datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, dhe vendoset si në vijim: Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, Certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Lëkundje tërmeti të forta janë regjistruar mesditën e sotme, në orën 15:32 në vendin tonë.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.8të shkallës Rihter, epiqendra ishte 28 km në veri të Durrësit dhe 20 km në jugperëndim të Laçit, në një thellësi prej 2 km.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Zi në familjen e këngëtares Myfarete Laze: Humba djalin që nuk e linda dot vetë
Myafrete Laze, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja njofton se ka humbur një prej familjarëve të saj të dashur, i cili është dhëndëri.
Ajo shkruan se bashkëshorti i vajzës ishte djali që ajo nuk e kishte sjellë në jetë, ndërsa ka lënë pas një vajzë të mitur.
“Natë e trishtë. Humba një pjesëtar të familjes , shumë të dashur dhe të respektuar. Humba djalin që se linda dot vetë, dhëndrin, babain e mbesës që më bëri gjyshe”, ka shkruar në postim këngëtarja.
Ndërkaq, nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta në moshë të re të dhëndrit të saj.
Ajo që bie në sy në komentet e të njohurve, është se i ndjeri ka qenë një inxhinier dhe familjar i shkëlqyer.
Është ndarë nga jeta parakohe aktivistja dhe njëherësh kandidatja për deputete në radhët e Partisë Demokratike në Lushnje, Ardita Gjyla.
Njëkohësisht e ndjera ishte bashkëshortja e trajnerit të njohur të futbollit në qytetin e Lushnës, Ilir Gjyla.
Në një postim në rrjetet sociale, Partia Demokratike e Lushnjes thotë se Gjyla ishte shembulli model i angazhimit të gruas në jetën aktive, dhe në shqetësimet e qytetit.
Në të kaluarën Ardita Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, ndërsa ka edukuar breza me radhë si mësuese.
Postimi i plotë i PD-së në Lushnjë:
Lamtumirë Ardita Gjyla! Largohet nga kjo jetë një nënë, grua, mësuese, bashkëshorte dhe aktiviste e PD-së. Dhimbje për humbjen e parakohshme të Ardita Gjyles, e cila ka dhënë kontributin e saj prindëror, qytetar, edukativ e politik, drejtuese në disa institucione në karrierën e saj.
Anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-së, anëtare e Kryesisë se degës së PD-së Lushnjë, kandidate për deputete, drejtuese në Arsim dhe nivele të tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumirën e fundit nga të gjithë familjarët, bashkëqytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e PD Lushnjë.
Në ato kohë të vështira politike e shoqërore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungesë besimi, Ardita ka marr përgjegjësi duke përfaqësuar denjësisht gruan dhe PD-në Lushnjë. PD Lushnjë shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta familjes për këtë nënë, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuuese në jetën politike e sociale te qytetit të Lushnjës duke dhënë kontributin e saj të çmuar. I paharruar roli dhe kontributi i saj për qytetin e Lushnjës dhe për PD-në Lushnjë.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz i ka thënë mediumit serb,”Kurir” se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Gazeta Express.
Kurz kujtoi se ai e kishte vizituar Beogradin dy vjet më parë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse njohja e Kosovës mund të vendoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Ai vuri në dukje se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit do të kontribuonte në stabilitetin në rajon.
Sipas tij, Bashkimi Evropian ka pasur rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
“Pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur. Pra, ne kemi rezultate të mira këtu. BE-ja ka ende një rol të rëndësishëm negociues në dialog.
BE-ja ia ka besuar këtë detyrë Miroslav Lajçakut, një diplomat me përvojë i cili gëzon mbështetjen e plotë të BE-së dhe Austrisë.
Megjithatë, ka nevojë për vullnet politik dhe guximin e Beogradit dhe Prishtinës, pa të cilat nuk do të ketë sukses.
Ai gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me të Bashkuara Shtetet”, tha Kurz.
Kurz tha se të dy palët duhet t’i zbatojnë detyrimet e tyre nga marrëveshja e Brukselit “në një mënyrë të përshtatshme”.
“Atje ku ka pika të hapura, ne kërkojmë zbatimin e tyre në një mënyrë të përshtatshme. Kryesorja është të vazhdojmë seriozisht dialogun, të ndërtojmë besim të ndërsjellë, të përqendrohemi në një të ardhme të përbashkët evropiane. Të gjitha palët do të përfitojnë nga kjo”, tha Kurz.
I pyetur për të komentuar se si duket Kosova sot, 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kurz tha se Kosova, sikur vendet tjera, po përballet me sfida në lidhje me pandeminë dhe pasojat ekonomike.
“Austria ka marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me Kosovën. Me kontigjentin tonë të trupave në KFOR, numerikisht vendosjen më të madhe të forcave të armatosura austriake jashtë vendit, ne japim një kontribut të rëndësishëm në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.
Ekonomia austriake është një nga investitorët më të mëdhenj. Kosova po përballet me sfida veçanërisht të mëdha duke pasur parasysh pandeminë globale dhe pasojat ekonomike.
Prandaj, është e rëndësishme që stabiliteti politik të vendoset shpejt pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo do të jetë gjithashtu e rëndësishme për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Kurz.
Në rrjetin social është publikuar një video me pamje të Tetovës të vitit 1983.
Faqja Uzurmishti Universal ka publikuar këtë video me sqarimin se bëhet fjalë për një emision të regjistruar më 23 maj të vitit 1983, transmeton Tetova News.
Protestë me 4 kërkesa konkrete është mbajtur sot në rrugën “Industriale” në Tetovë, rrugë kjo që shpesh herë ka marrë jetë njerëzish ndërsa autoritetet kompetente ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e kësaj. Nga Komuna e Tetovës pranuan kërkesat e protestuesve, ndërkaq, këta të fundit i dhanë ultimatum prej 14 ditëve për të plotësuar të gjitha kërkesat, shkruan Portalb.mk.
Në protestë i pranishëm ishte edhe një nga personat i cili një vit më herët, pikërisht në këtë rrugë e kishte shkelur vetura dhe që pasojat ende po i vuan, ai për këtë fajëson institucionet kompetente për neglizhencë totale.
“Mu më ka shkel vetura para 1 viti e gjysmë pikërisht në këtë vend, pasojat i vuaj ende, 14 ditë kam qenë i shtrirë në Shkup dhe ende nuk dihet se çfarë do bëhet me mua. Edhe çfarë bënë gjyqtarët tanë? Të gjitha pasojat e mia u vërtetuan, brinjët, koka dhe shumë tjera që s’kanë mundur të fshehën, ndërsa shoferi që më shkeli mua u dënua me 170 euro dhe 3 muaj ditë me kusht, as leja nuk ju morr, gjyqtarët tanë janë të korruptuar së bashku me policët. Në një shtet ku policia dhe gjykatat janë të korruptuara, kështu mbyte njerëzit dhe askujt nuk i intereson. Unë edhe të kisha vdekë nuk ka problem sepse jam 72 vjeçar, por fëmijë kanë shkelë dhe pesë pare nuk kanë dhënë dhe ende nuk ju intereson. Ne kemi shpresë për të na mbrojt, jo për të na zhduk” tha ai.
Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ të protestave?
Vendosja e pengesave për ngadalësimin e shpejtësisë.
Duke e ndarë fizikisht të gjithë rrugën industriale dhe të lihet hapësirë për kalim nga njëra anë në anën tjetër vetëm nëpër vendkalimet ekzistuese.
Duke i ngritur vendkalimet për këmbësorë në nivel me të lartë se asfalti, me sinjalizim vertikal dhe horizontal, si dhe duke i ndriçuar ata gjatë natës.
Të shqyrtohet nga organet kompetente edhe çështja e mbikalimit te shkolla Kirili dhe Metodi.
Ndërkaq, Enis Ajrullai, një nga organizatorët dhe banorët e kësaj lagje potencoi se kjo rrugë çdo vit merr jetë njerëzish, për këtë arsye, ata nuk do të ndalen së protestuari derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.
“Vite me radhë kjo rrugë po merr jetë njerëzish. Hiç më larg se një javë më parë një vajzë 6 vjeçare humbi jetën në këtë rrugë. Ajo nuk e kishte shijuar as klasën e parë. Kjo rrugë ia preu ëndrrat. Andaj, ne banorët e kësaj zone dhe gjithë protestuesit, kërkojmë që urgjentisht të ndërmerren masa për parandalimin e aksidenteve në të ardhmen. Deri tani ka pasur kërkesa të shumta të cilat kanë ra në vend të shurdhër por këtë herë nuk do të zmbrapsemi pa u rregulluar kjo çështje” tha Enis Ajrullai, aktivist.
Ai apeloi edhe deri te vozitësit të kenë kujdes gjatë vozitjes në këtë rrugë, pasi që siç tha Ajrullai, kjo rrugë frekuentohet çdo ditë, 2 herë në ditë nga 250 nxënës të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”.
Komuna e Tetovës: Do të zgjidhim këtë problem, gjithmonë kemi dëgjuar qytetarët
Edhe pse nga Komuna e Tetovës sot deklaruan se gjithmonë kanë dëgjuar kërkesat e qytetarëve, kjo del të mos jetë e vërtetë, për shkak se sipas banorëve të kësaj lagje, ata këtë kërkesë e kanë deponuar në Komunën e Tetovës disa herë me radhë, por kanë hasur në vesh të shurdhër.
Nga ana tjetër, autoritetet komunale deklaruan se disa herë me radhë kanë krërkuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë të bëje kontrolle më të shpeshta në këtë rrugë.
“Për sa i përket sigurisë së këmbësorëve në komunikacion, dhe konkretisht në bulevardin Industrial në Tetovë, sektori për veprimtari komunale pranë komunës së Tetovës disa herë deri më tani, ka dërguar shkresë deri tek SPB Tetovë, për kontrolle më të shpeshta të shpejtësisë së automjeteve në këtë rrugë të qytetit. Gjithashtu është servisuar dhe mirëmbajtur sinjalizimi vertikal rrugor si dhe semaforët në afërsi të shkollës Kirili dhe Metodi, të cilët edhe sot janë në funksion” deklaruan nga Komuna e Tetovës.
Njoftojmë se “kërkesa” të cilën Komuna e Tetovës ka premtuar se do ta zgjidhe është vetëm një prej 4 kërkesave të këshillit organizativ, edhe atë kjo e fundit ka të bëje me vendosjen e pengesave në rrugë me qëllim kufizimin e shpejtësisë.
“Për sa i përket kërkesës për vendosjen e pengesave në rrugë me qëllim kufizimin e shpejtësisë së automjeteve ju, informojmë se komuna e Tetovës do të kërkojë pëlqim nga SPB Tetovë për vendosjen e tyre, si dhe për ndërtimin e mbikalimit, gjithnjë duke vepruar në kuadër të ligjit si dhe duke marrë parasysh faktin e kategorizimit të kësaj rruge si rrugë magjistrale” thanë nga Komuna e Tetovës.
Marrë parasysh këtë, këshilli organizativ i protestave për këtë rrugë, të kontaktuar nga Portalb.mk, thanë se i kanë vendosur ultimatum, Komunës së Tetovës, që në afat prej 14 ditëve të zgjidhe të gjitha 4 kërkesat e tyre, pa përjashtuar asnjërën.
Ndryshe, rikujtojmë se disa ditë më herët pikërisht në këtë rrugë ndërroi jetë një vajzë 6 vjeçare pasi e goditi vetura, ky nuk është aksidenti i vetëm i cili ka përfunduar me pasoja fatale në rrugën “Industriale” në Tetovë.
Një burrë nga Australia që kishte humbur prej 18 ditësh në një pyll është gjetur i gjallë, pasi mbijetoi duke ngrënë kërpudha dhe duke pirë ujë në një digë. 58-vjeçari Robert Weber humbi kontaktet kur makina e tij ishte bllokuar në baltë në një rrugë pranë një ferme.
Weber kaloi tre ditë në makinë para se të mbaronte uji. Ai ka treguar se u nis në këmbë por humbi rrugën dhe qëndroi pranë një dige derisa u gjet nga një deputet i zonës. Weber, i cili kishte me vete dhe qenin e tij është shtruar në spital, ndërsa qeni i tij nuk është gjetur.
Robert Weber, 58 vjeç, u pa për herë të fundit duke u larguar nga Kilkivan Hotel Motel në Queensland më 6 janar (në foto: Z. Weber pasi u gjet)
Vetëm disa ditë para se të gjendej, policia tha se kishte pezulluar kërkimet për të. “Pas një kërkimi në shkurrë, lumenj, digave dhe terrenit të pjerrët gjatë kushteve të lagështa, u mor vendimi për të ndërprerë kërkimin”, tha Policia e Queensland. /abcnews.al
Dhjetë viktima dhe 311 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se nga dy viktima janë regjistruar në Lipjan dhe Skënderaj, ndërsa nga një në Dragash, Fushë Kosovë, Malishevë, Pejë, Prizren dhe Suharekë.
Nga 1,903 mostra të testuara në 24 orët e fundit, 311 kanë dalë pozitive, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 58,399 dhe i viktimave në 1,466.
Të shëruar janë 51,081 pacientë, prej tyre 128 në 24 orët e fundit.
Rrafshi i Dukagjinit rrezikon të përmbytet sërish gjatë ditëve në vijim përgjatë shtretërve të lumenjve.
Kjo pritet të ndodh për shkak të reshjeve të dendura që kanë rënë mbrëmjen e së dielës e që sipas Instituti Hidrometeorologjikë do të vazhdojnë deri të martën.
Hidrologu Dr. Bashkim Kastrati tregon se komunat më të rrezikuara janë Gjakova, Juniku, Deçani, Rahoveci e Klina.
Për këtë, Kastrati tregon se i kanë informuar komunat që të marrin masat e nevojshme, pasi sipas tij përmbytjet e shpejta mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut. Reshjet e shiut javë më parë shkaktuan dëme të mëdha materiale në vend.
Dëmet më të mëdha u shkaktuan në Rrafshin Dukagjinit dhe përgjatë lumit Sitnica në Rrafshin e Kosovës. Si rrjedhojë, Qeveria ndau 1 milion euro për kompensim të dëmeve të shkaktuara në objekte banimi e biznese.
Mbrëmë (24.01.2021), diku rreth orës 22 e 30 minuta, policia në Tetovë ka privuar nga liria 59 vjeçarin SH.I. objekti i të cilit (çajtorja) në rrugën “Lenini” në Tetovë ka punuar pas orarit të lejuar dhe në të kanë qëndruar 5 persona. Ai është ndaluar në Stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate në pajtim me nenin 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Skender Rexhepi nga ASH-AAA sot ka kritikuar deklarata e kryeministri Zaev në lidhje me propozimin e opozitës shqiptare për procedurë të shpejtë për marrjen e shtetësisë. Rexhepi tha se deklarata e kryeministrit se shtetësia me tre dëshmitarë është e pamundur dhe se lehtë mund të gjenden tre dëshmitarë të rrejshëm, vijnë nga përvoja e kryeministrit dhe partisë së tij me sigurimin e dëshmitarëve të koduar në procese gjyqësore.
“Të deklarosh se është shumë lehtë të gjenden tre dëshmitarë të rrejshëm, gjë që e bëri kryeministri dje …unë do iu propozoja që t`i besoni kryeministrit, nga se ai me siguri flet nga përvoja e vetë ose nga përvoja e subjekti të vet politik. Nëse ata mund t`i gjejnë tre dëshmitarë të rrejshëm të cilët do të japin deklarata publike me përgjegjësi morale, materiale dhe penale për nënshtetësinë e ndonjë aplikuesei tjetër, atëherë imagjinoni se sa lehtë ato kanë mundur ta gjejnë një dëshmitarë të fshehur, i koduar, i cili i ka shkatërruar jetë sa e sa njerëzve nëpër gjykata. Ishte rasti i fundit gjykatës Monstrës, ku me dëshmitar të koduar të fshehur që askush se njeh plot 8 vjet deri sot, munden, arritën të shkatërrojnë jetën jo vetëm të atyre personave por edhe familjarëve të tyre”, tha mes tjerash Rexhepi.
Më datë 23 janar 2021, në ora 14, në Tetovë, pjesëtarët e uniformave blu të SPB-Tetovë kanë arrestuar 16-vjeçarin nga Tetova duke vepruar pas r a p o r t i t të orës 13 e 50 nga personi me inicialet D.K, 39 vjeç, nga Tetova.
I riu u arrestua për shkak të dyshimit se ka kryer vepër p e n a l e „lëndim t r u p o r gjatë dh u n ë s në familje“ dhe s u l m ndaj pjesëtarit të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit do të merren masat adekuate.