Ballina Aktualitet Ndërron jetë Baba Mumin Lama

Ndërron jetë Baba Mumin Lama

Nga Numan Mustafa

E pranova me shumë pikëllim lajmin se ka kaluar nga kjo botë e ka ecur drejt Hakkut Baba Mumin Lama, një shërbëtor i përjetshëm i rrugës së Ehl-i Bejtit, kryetar i Komunitetit Bektashian të Kosovës dhe udhëheqës i Teqesë Bektashiane në Gjakovë.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh për të gjithë besimtarët bektashinj, për dashamirët e Ehl-i Bejtit, si dhe për qytetin e Gjakovës e mbarë Kosovën.

Do ta kujtoj me mirënjohjen më të thellë miqësinë, mikpritjen e muhabbetin e tij, të cilat ma kanë bërë Gjakovën një vendlindje të dytë e teqenë një shtëpi të ngrohtë, ku nuk jam ndier asnjëherë i huaj. Ia di borxh mirënjohjen për përkrahjen pa rezervë në projekte të shumta në fushën e dijes e të urtisë në Gjakovë, ku pranë Babës Mumin përherë e kemi gjetur derën hapur e sofrën shtruar.

Hakku e mëshiroftë e u dhëntë sabër familjarëve e miqve për ta përballuar humbjen e tij!
Devri daim i qoftë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews