Ballina Argëtim Showbiz Këngëtarja e njohur: Gjuha shqipe është trendi i momentit në muzikën gjermane

Këngëtarja e njohur: Gjuha shqipe është trendi i momentit në muzikën gjermane

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida prej vitesh jeton në Gjermani, ku edhe po zhvillon karrierën e saj muzikore.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ajo deklaroi se trendi më i fundit i momentit në tregun e muzikës atje është gjuha shqipe.

Madje, Alida tregoi se ka marrë shumë oferta nga rrepista gjermanë për të bashkëpunuar pikërisht në gjuhën tonë.

“Është shumë trend për momentin, domethënë shqip-gjermanisht është jashtëzakonisht. Këtë vit, domethënë në 2020 se akoma mendoj 2020. Kanë ardhur oferta si kurrë më parë, ndonëse kam qenë aktive shumë herë më parë, nga rrepista gjermanë dhe më thonë: ‘Të lutem këndo shqip, pa përdorur gjermanishten. Nuk e di pse u pëlqen kaq shumë, që theksi i shqipes ka filluar të bëhet kaq shumë trend në Gjermani”, tha këngëtarja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews