Ballina Argëtim Kuriozitete Kishte humbur prej 18 ditësh në pyll dhe u gjet i gjallë,...

Kishte humbur prej 18 ditësh në pyll dhe u gjet i gjallë, ja si mbijetoi!

Një burrë nga Australia që kishte humbur prej 18 ditësh në një pyll është gjetur i gjallë, pasi mbijetoi duke ngrënë kërpudha dhe duke pirë ujë në një digë. 58-vjeçari Robert Weber humbi kontaktet kur makina e tij ishte bllokuar në baltë në një rrugë pranë një ferme.

Weber kaloi tre ditë në makinë para se të mbaronte uji. Ai ka treguar se u nis në këmbë por humbi rrugën dhe qëndroi pranë një dige derisa u gjet nga një deputet i zonës. Weber, i cili kishte me vete dhe qenin e tij është shtruar në spital, ndërsa qeni i tij nuk është gjetur.

Robert Weber, 58 vjeç, u pa për herë të fundit duke u larguar nga Kilkivan Hotel Motel në Queensland më 6 janar (në foto: Z. Weber pasi u gjet)

Vetëm disa ditë para se të gjendej, policia tha se kishte pezulluar kërkimet për të. “Pas një kërkimi në shkurrë, lumenj, digave dhe terrenit të pjerrët gjatë kushteve të lagështa, u mor vendimi për të ndërprerë kërkimin”, tha Policia e Queensland. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews