Ballina Blog Faqe 374

Robert Berisha reagon me pikëllim pas humbjes së nënës: Për ty kam shumë për të shkruar, por po e lë me kaq

Këngëtari Robert Berisha ka pësuar sot (e shtunë) një humbje të madhe.

Kjo pasi nëna e tij, Teuta, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.

Teksa ka pranuar ngushëllime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët, Roberti e kujtoi nënën e ndjerë përmes një fotografie në Instagram.

Ai publikoi një “selfie” të realizuar me të ëmën shumë kohë më parë, ndërsa zgjodhi me pak fjalë ta shprehë dhimbjen e tij për këtë humbje të madhe.

“Pusho e qetë mami jem, për ty kam shumë për të shkruar, por po e lë me kaq”, kanë qenë fjalët e Robertit.

Një dedikim prekës i bëri gjatë ditës edhe ish-gruaja e këngëtarit Berisha, Nora Istrefi.

Kjo e fundit shkroi në InstaStory një shkrim prekës për ish-vjehrrën, duke publikuar një fotografi të sajën me mbesën, Renee-në.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe”, shkroi ajo. /Telegrafi/

Nora Istrefi emocionon me lamtumirën për ish-vjehrrën

Në mëngjesin e së shtunës është ndarë nga jeta mamaja e muzikantëve Robert dhe Patris Berisha.

E ndjera ishte njëherësh edhe ish-vjehrra e dy këngëtareve të njohura të skenës, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi.

Kjo e fundit, i ka bërë një dedikim të sinqertë në rrjetet sociale ish-vjehrrës tashmë të ndjerë, përmes rrjetit social Instagram.

Nora ka publikuar një fotografi të vajzës Renesë bashkë me gjyshen e saj, Teuta Berisha, të realizuar në ditëlindjen e saj të fundit.

Ish-vjehrra e ndjerë e Nora Istrefit me mbesën e saj, Renee (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e fëmijës. Foto: Nora Istrefi/InstaStory)

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe”, ka shkruar Nora Istrefi në Instagram.

Nora përndryshe ka qenë pjesë e familjes Berisha deri në vitin 2019, kur Roberti konfirmoi përfundimisht ndarjen nga këngëtarja. /Telegrafi/

Nora Istrefi dhe Robert Berisha (Foto: Norik Uka)

Projekti 500 mijë eurosh i Komunës së Tetovës për sheshin “Iliria” në gj y k a t ë, punët në terren larg nga e premtuara!

Bulevardi “Iliria” në Tetovë assesi të marrë formën e premtuar nga kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi. Punimet të cilat kanë filluar që nga viti 2017 ende nuk kanë përfunduar ndërsa ky projekt qytetarëve ju ka kushtuar 500 mijë euro. Një nga arsyet pse qytetarët nuk mund të shohin bulevardin kryesor të qytetit mirë të rregulluar është se kompania që duhej t’i kryente punimet dhe Komuna e Tetovës kanë dalë para  gj y q i t  duke  a k u z u a r  njëra tjetra për moskryerje të obligimeve dhe mospagesë. Portalb.mk mëson se është angazhuar kompani e re për të përfunduar punimet.

Rasti  gj y q ë s o r  i Komunës së Tetovës me kompaninë “IR GROUP” ende nuk ka marrë epilog përfundimtar, aktualisht është në fazën e  e k s p e r t i z ë s  dhe nuk ka të angazhuar ekspertë.

“Lënda TC-17/19 e  Gj y k a t ë s Themelore Tetovë e formuar sipas padisë së paditësit IR GRUP Konstrukt SHPKPV eksport import Tetovë, kundër komunës së Tetovës, në të cilën lëndë komuna paraqitet edhe sikundër paditës, në të cilën kundërpadi kërkon në emër të dënimit të kontraktuar shumë tê përgjithshme prej 2.925.016,00 denarësh, është në fazën e ekspertizës, kurse ende nuk kemi angazhuar ekspert , konstatim dhe as mendim nga agjencia që e kryen këtë ekspertizë” thane nga Komuna e Tetovës.

Mësojmë se fillimisht pronarja e “IR GROUP”Zana Zejnullai ka paditur Komunën e Tetovës për mospagesë dhe më pas, autoritetet komunale kanë paraqitur kundërpadi për moskryerje të obligimeve nga ana e kompanisë, në kohë.

Sa para ju ka kushtuar qytetarëve rekonstruimi i këtij sheshi dhe si duket sot?

Gjithsej, shuma të cilën komuna e Tetovës ka paguar për rekonstruimin e bulevardit “Iliria” në Tetovë është 30.715.974,00 denarë apo gjysme milion euro.

Kështu u premtua ky bulevard:

Projekti për bulevardin “Iliria” sipas kryetares, Tetua Arifi.
Projekti për bulevardin “Iliria” sipas kryetares, Tetua Arifi.

Kështu duket sot:

Bulevardi “Iliria”, 5.1.2021.
Bulevardi “Iliria”, 5.1.2021.

Edhe pse çmimi i rekonstruimit të këtij sheshi është marramendës, aty mungojnë:

  • 12 fontanat me ujë për pije
  • 233 ulëset prej druri
  • 32 konstruksione për parkim të biçikletave
  • 73 shtyllat për ndriçim publik
  • 22 shporta për mbeturina

Një vit më herët, Armend Fazliu nga Komuna e Tetovës tha se kjo e fundit ka prishur kontratën me kompaninë që kishte për detyrë të realizoje punimet për shkak të vonesave gjatë kryerjes së punëve, gjegjësisht për mos respektim të kontratës.

“Komuna e Tetovës ka qene ne instanca gjyqësore me operatorin ekonomik pikërisht sepse nuk është respektuar kontrata e fituar ne procedurën e furnizimit publik. Instancat gjyqësore kane vendosur ne favor te Komunës, paraprakisht është konstatuar qe 60% te punëve infrastrukturore janë kryer, dhe është bere prerje, për tu bere e mundur ndërprerja e kontratës dhe planifikimi buxhetor për pjesën e ndriçimit publik, rregullimit te shtigjeve për biçikleta, instalimit të ndriçimit publik, vendosjes se pajisjeve urbane dhe pozicioneve tjera qe dalin nga projekti themelore”, deklaruan një vit më herët nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Me këtë nuk pajtohet Zana Zejnullai, pronarja e kompanisë që është në proces gjyqësor me Komunën e Tetovës, ajo thotë rasti i tyre ende nuk ka epilog dhe se pritet raporti i ekspertëve të cilët do të vlerësojnë se sa i detyrohet komuna kompanisë.

Zejnullai thotë se nuk do të dorëzohet dhe se nga drejtësia do të kërkoje që detyrimet financiare të cilat sipas saj i ka Komuna e Tetovës ndaj kompanisë që ajo udhëheq, të shlyhen.

“Momentalisht jemi në pritje të super ekspertizës. Nga Komuna e Tetovës vazhdimisht bëjnë obstruksione sepse ata e shohin humbjen. Megjithatë, shpenzimet dhe kamata ju ecën për çdo natë. Pas raportit të ekspertëve është gjykata ajo që do të vendose. Ata e prishën kontratën me pretekstin se ne jemi vonuar me punët, por ne nuk kërkuam prishje të kontratës kur ata nuk na paguanin. Në momentin që ne përfunduam me bekatonat dhe projekti filloi të marr pamje, ato e prishën kontratën. Kush do të paguaje bekatonat të cilat i morëm me porosi?” tha Zana Zejnullai, pronare e “IR Group”.

Ndryshe, kompania e cila e ka fituar tenderin për vazhdimin e punëve në bulevardin “Iliria” është ANNRA CENTRUM me seli në Reçicë të Vogël, kjo e fundit, punët duhet ti përfundoje 60 ditë pasi të filloje ndërkaq fillimi i punëve varet nga kushtet atmosferike.

Tetovë, 32 mijë euro për (mos)pastrimin e lumit

Në fund të muajit dhjetor Komuna e Tetovës ka paguar 32 mijë euro për pastrimin e shtratit të lumit “Shkumbin”. Edhe pse nga Komuna e Tetovës thanë se ka përfunduar pastrimi i këtij të fundit në pjesën e Tetovës, kamera e gazetarit të Portalb.mk dhe banorët lagjes së romëve, dëshmojnë të kundërtën, shkruanPortalb.mk.

Nga Komuna e Tetovës konfirmuan se punët për pastrimin e lumit “Shkumbin” në pjesën e Tetovës kanë përfunduar dhe informuan se në muajin prill, vazhdojnë punët për pastrimin e lumit Poroj-Reçicë.

“Po, punët për pastrimin e lumit kanë përfunduar. Vazhdimi i kësaj do të jetë në muajin prill, edhe atë për Poroj-Reçicë” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Menjëherë pas kësaj, gazetari i Portalb.mk ishte në një nga pjesët më të ndotura të lumit “Shkumbin”, pikërisht në Lagjen e Romëve për të vërtetuar se a është pastruar realisht lumi dhe pjesët përreth tij, në atë pjesë.

Nga këtu, dëshmuam se pamja e njëjtë të cilën e gjetëm para shpalljes së tenderit për pastrimin e lumit ishte edhe aktualisht, kjo pjesë përveç që nuk ishte e pastruar, dukej edhe më e ndotur, me mbeturina të të gjitha llojeve.

Lumi te “Lagjja e Romëve”, foto: 06.01.2021.

Lumi te “Lagjja e Romëve”, foto: 06.01.2021.[/caption

Pyetëm edhe një banore të kësaj lagje, tha se ajo pjesë ka vite dhe ndoshta dekada që nuk është pastruar.

“Jo, absolutisht nuk është pastruar tani. Ka dhjetë vite ose ma shumë që nuk e kanë pastruar atë pjesë, ka shumë mbeturina” tha ajo.

Megjithatë, për Komunën e Tetovës të lartpërmendurat janë thjeshtë “konstatime të gazetarit të Portalb.mk”. Pasi që, sipas tyre, ajo pjesë është pastruar dhe menjëherë është ndotur.

“Ky është konstatimi yt, ju kam thënë edhe gazetarëve të tjerë se çdoherë që ta pastrojmë për një javë e ke të njëjtë. Ata biznes e kanë: Plastikën, bakrin, aluminin, shishet dhe kartonët. Aty e bëjnë seleksionimin dhe djegien e tyre dhe pastaj e shesin. Ky fenomen nuk është vetëm sot, por me vite”, tha zëdhënësi i komunës së Tetovës, për Portalb.mk.

Megjithatë, edhe pse ky vend vazhdimisht ndotet nga banorët përreth kësaj lagje, nga komuna e Tetovës dhe nga Inspektorati Ekologjik ende nuk kanë dalë me një strategji për këtë problematikë, pasi që edhe vet autoritetet komunale konfirmojnë se aty digjen mbeturina, që është në kundërshtim me ligjet pozitive në vend.

Ndryshe, disa muaj më herët nga komuna e Tetovës kishin nënshkruar kontratë prej 2 milion denarëve me një firmë nga fshati Poroj, për pastrimin e shtratit të lumit S hkumbindhe lumenjve në Reçicë të Madhe dhe të Reçicë të Vogël si dhe lumit në Poroj.

Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për këtë deponi, për shkak të asaj që shpesh here ekspertët e kësaj fushe kanë deklaruar se deponitë e tilla janë rrezik real për përhapjen e epidemive të ndryshme, asnjë institucion qoftë lokal apo qendror nuk ka ndërmarrë masa për zgjidhjen e kësaj problematike, të paktën jo në qytetin e Tetovës.

Kjo deponi ndodhet 700 metra në vijë ajrore nga Komuna e Tetovës, në këtë lagje ka dhjetëra banorë, çdo ditë e më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme që mund tju vijnë si pasojë e kësaj deponie.

Inspektorati ekologjik i padobishëm

Portalb.mk me vite ka shkruar për fenomenin e mosgjetjes së autorëve të djegjes së mbeturinave në Tetovë, dhe krijimit të deponive si kjo e fundit, numri i personave të cilët e kanë për detyrë t’i gjejnë dhe sanksionojnë këta persona është 4, shifër kjo që është jashtëzakonisht e vogël për një qytet me rreth 70,000 banorë.

Disa nga rastet për të cilat autorët ngelën të pazbuluar, si pasojë e paaftësisë të inspektoratit ekologjik janë djegia e deponisë së Tetovës, djegia e mbeturinave te lagjet “Bllok 70” dhe “Dardania” , djegia e mbeturinave në “Lagjen e romëve”, si dhe shumë tjera të cilat qytetarët vazhdimisht i denoncojnë në “E-report” për arsye se numri i vendosur në webfaqen e Komunës (0800-55-043) për denoncimin e këtyre rasteve, është jofunksional.

Ndryshe, edhe pse deklaratavisht kompetentët vazhdimisht kanë fajësuar qytetarët për krijimin e deponive të tilla, ata asnjëherë nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë sanksionuese apo parandaluese në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin më. Madje, për një vit të tërë, Inspektorati Ekologjik i Tetovës ka shqiptuar vetëm 15 dënime.

Luana Vjollca e ububushme në të kuqe (VIDEO)

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë pranë publikut çdo të shtunë përmes emisionit të saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi nga më të ndryshmet.

Së fundmi, b u k u r o sh j a  është shfaqur duke pozuar me një fustan rozë nga zyra e saj, ndërsa ka paralajmëruar emisionin e radhës.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ajo duket mjaft  t ë r h e q ë s e  në fustanin e kuq, i cili i vë në pah figurën e saj  t r u p o r e.

“V a j z a  juaj e preferuar është gati për spektaklin tuaj të preferuar”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ndërkohë, përveç prezantimit në “Shiko kush luan”, Luana Vjollca ka punuar edhe në këngë të reja, të cilat do t’i publikojë së shpejti. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Video:

Rrëfimi vajzës së hoxhë Jakup Asipi: Ja si e humbi jetën babai im në aksidentin rrugor (VIDEO)

Hoxhë Jakup Asipi, aq sa jetoi, ishte shembull për të mirë , se si punohet dhe veprohet në mesin e shoqërisë . Ai ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave kombëtare dhe fetare. Ka pasur ndikim të gjerë në të gjithë hapësirat shqiptare sidomos te rinia.
Në ligjërata ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm. Ai ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që e sheh dritën çdo ditë përmes ruajtjes multimediale.

Ai ishte motivues shumë i mirë , sidomos për rininë . Shumë njerez me nostalgji kujtojnë afërsin që kishin me hoxhë Jakup Asipi sado I gjatë të ishte një dokumentar.
Në vazhdim fillojmë me vajzën dhe djalin e tij, ja se si e përshkruajnë ata babain e tyre:
Ndërsa, në minutën e 18:00, vajza e tij Rejhan Asipi – Aliu, kujton momentin më fatkeq të aksidentit rrugor më 7 janar të vitit 2006, ditën kur edhe ndërroi jetë hoxhë Jakup Asipi.

Kaltrina nga Tetova magjistron me sukses maksimal në Zvicër, vazhdon doktoraturën në Universitetin e njohur

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Zvicër, Kaltrina Abdili me respekt të veçantë flet për qytetin e origjinës, Tetovën. Mirëpo edhe Tetova mund të krenohet me sukseset e saj. Kaltrina, e lindur më datë 13.07.1992, në një familje me traditë intelektuale, ka vazhduar sukseset duke arsyetuar.

“Jam krenare për prejardhjen time nga Tetova dhe jam krenare që jam mbesë e Shkupit, prej ku është mami im”, thotë Kaltrina në deklaratën e saj për gazetën Lajm.

Ajo është modeste dhe nuk dëshiron të flasë shumë për vetveten, por janë sukseset që flasin për të. Nxënëse e dalluar që në shkollë fillore dhe të mesme, Kaltrina me sukses maksimal ka mbaruar edhe studimet. Nuk është ndalur me diplomimin në fakultet, por ka vazhduar me të njëjtin sukses edhe studimet postdiplomike, duke marë titullin Master në Shkencat ekonomike, drejtimi Inovacion në biznesin ekonomik.

Kaltrina është vajzë e mjekut të njohur tetovar në Zvicër, Shemun Abdili. Për këtë arsye profesioni i babait, mjekësia, ka qenë një nga profesionet që e ka tërhequr, por jo sa ekonomia. Prandaj dashurinë për ekonominë ka vendosur ta vazhdojë edhe në studimet e doktoraturës, që i vazhdon në Universitetin e St. Gallenit, ku edhe ka magjsitruar.

Për temë të doktoraturës ka zgjedhur “Contactless Customer Experience”, një temë mjaft atraktive dhe aktuale në këto kohë të ekonomisë moderne. Kaltrina premton se do të bëjë të gjitha përpjekjet që edhe doktoraturën ta përfundojë me sukses maksimal. Nuk përjashton mundësinë që pastaj të kthehet edhe në Maqedoni për të dhënë kontributin e saj profesional në vendlindje.

“Një nga dëshirat e mia është të kthehem atje prej nga ka ardhur familja ime. Por gjithçka varet se a do të krijohen kushte të volitshme për kthimin e kuadrove të reja. Tani prioritet e kam doktoraturën”, thekson Kaltrina Abdili, një nga shumë vajzat dhe djemtë shqiptarë që me sukseset e tyre po na bëjnë krenar në Zvicër dhe në vendet tjera perëndimore.

S U L M O H E T nga P E SH K A Q E N I, humb jetën 19-vjeçarja

Një ngjarje e  r ë n d ë  është regjistruar në Zelandën e Re, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën pasi është  s u l m u a r  nga një  p e sh k a q e n.

The Guardian shkruan se Kaelah Marlow, u  t ë r h o q  nga  p e sh k a q e n i  në ujërat e Waihi Beach, në jug-lindje të Auckland, pasditen e së enjtes.

Më pas ishte  p o l i c i a  e zonës, e cila konfirmoi ngjarjen e  r ë n d ë. “Ju dëgjoni për  s u l m e t p e sh k a q e n ë v e, por kurrë në një milion vjet nuk mendoni se do të jetë dikush që njihni,”- tha tezja e 19-vjeçares, Kylie French.

“Ajo ishte jashtë duke kaluar kohën me miqtë e saj. Ajo ishte një  v a j z ë  b u k u r o sh e, një  v a j z ë  argëtuese, në çdo gjë. ”- shtoi ajo.

S u l m i  i fundit  f a t a l  i  p e sh k a q e n i t  në Zelandën e Re ishte në vitin 2013 kur prodhuesi i filmit 46-vjeçar Adam Strange u  v r a  në plazhin Muriwai, gjithashtu pranë Auckland.

Më shumë se 60 specie  p e sh k a q e n ë sh  dihet se notojnë në ujërat e Zelandës së Re por  s u l m e t  janë të rralla. S u l m i  i fundit i  p e sh k a q e n i t  fatmirësisht pa viktima ishte në 2018 në Baylys Beach, në veri-perëndim të Auckland, sipas policisë së Zelandës së Re.

Bora mbulon Prishtinën (VIDEO)

Pas reshjeve të shumta të shiut në 24 orëshin e fundit, Prishtinën e ka mbuluar dëbora, raporton Gazeta Blic.Reshjet e dëborës kanë filluar në orët e mbërmjes duke mbuluar të gjithë kryeqytetin.

Fillim e reshjeve të shiut e paralajmëroi orë më parë për “Gazeta Blic” edhe Besim Aliu nga IHMK.

Bora në Prishtinë:

Bora e parë në Fushë Kosovë – 8 janar 2021

Bora në Gjakovë, Kosovë – 8 janar 2021

Vërshime në Qifllak të Rahovecit, Kosovë – 8.1.2021

Vërshime në Rahovec, Kosovë – 8.1.2021

Borë në Lipjan, Kosovë – 8/1/2021

‘Kam shkuar me mbi 4 000 g r a’, këngëtari Lefteris Pantazis i hitit ‘Tope, tope o papagalos’: I falënderoj, kemi kaluar mirë!

Këngëtari grek Lefteris Pantazis, ka deklaruar se ka shkuar me 4 mijë g r a.

“Unë mund të kem shkuar me më shumë se 4000 g r a,” ka thënë këngëtari gjatë një interivste”, shkruan Protothema.gr.

“I falenderoj sepse edhe ato kanë kaluar mirë dhe unë kalova mirë ”, përfundoi ai.

Lefteris Pantazis është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Kënga e tij hit ‘Tope, tope o papagalos’ dëgjohej dikur gjerësisht.

Ai ka bashkëpunuar edhe me këngëtarin shqiptar, Devis Xherahun. në këngën ‘- A me do…Un’te dua shum…’

I N C I D E N T në Gradec të Gostivarit

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.S. nga Gradeci i Gostivarit, dje në ora 12 e 25 minuta, në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më herët në fshat kishte qenë i  s u l m u ar  f i z i k i sh t  nga bashkëfshatari i tij Q.B. (53), me të cilin  kishin pasur  m a rr ë dh ë n i e  të  a c a r u a r a  për një kohë të gjatë informon SPB – Tetovë.. Q.B. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, me ç’rast atij iu  k o n f i s k u a n  p i s t o l e t a  dhe  p u sh k a  e  gj u e t i s ë, të cilat i posedonte me licencë.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

https://youtu.be/05BeR2HaxaQ

Nuk respektoi orarin, arrestohet pronari i një objekti hotelierik në Gradec

Mbrëmë rreth orës 21:00, në Gradec të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin B.A. nga ky fshat, pronar i një objekti hotelierik, i cili punonte pas kohës së lejuar dhe në të njëjtin kanë qëndruar 20 mysafirë, informon SPB-Tetovë .
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet parashtresë sipas Nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Policia në Gostivar arrestoi një person, nuk pranoi të identifikohej

Dje, rreth orës 20:45, efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në Gradec të Gostivarit e kanë privuar nga liria personin K.A. (24) nga ky fshat, i cili nuk kishte pranuar të identifikohej, është sjellë në mënyrë agresive dhe kishte dhënë rezistencë gjatë privimit nga liria. K.A. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin e çështjes dhe kundër tij do të ngrihet parashtresë adekuate.

Tetovë – Arrestohet një shtetase e Kosovës, qëndronte ilegalisht

Dje, rreth orës 17:45, në rrugën 29 Nëntori në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë arrestuar 44-vjeçaren J.M. shtetase e Kosovës, nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht dhe ka qëndruar e paregjistruar në vendin tonë informon SPB- Tetovë . E njëjta është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme.

Aksidentohen dy femra në Gostivar

Dje, rreth orës 14.00, në kryqëzimin e rrugëve ,,Nikolla Teslla” dhe ,,Branko Stanoeviq” në Gostivar, vetura ,,Fiat Idea” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 53 vjeçari Z.M., banor i Gostivarit, ka aksidentuar dy këmbësore femra 18-vjeçaren L.M. dhe një 15 vjeçare, të dyja nga Vërbjani i Rekës së Poshtme informon SPB – Tetovë.

Këmbësoret e lënduara janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për ndihmë mjekësore, kurse inspektimin është kryer nga ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.

Pas 21 janarit kafenetë ka gjasa t’i kthehen orarit të zakonshëm

I pyetur për kërkesat e gastronomive që lokalet e tyre të punojnë deri në orën 23:00, ministri Filipçe tha se ndryshimet do të shqyrtohen pas 21 janarit. Ai theksoi se pas kësaj date ka gjasa që orari i kafeneve të kthehet në orarin e zakonshëm dhe jo deri në orën 21:00.

“Kërkesa është e logjikshme, dhe do ta shqyrtojmë në mbledhjet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Kjo masë thamë se do të zgjatë deri me 21 janar, kur praktikisht edhe përfundojnë festimet, pas çka automatikisht këto objekte do të kthehen të punojnë deri në ora 21:00, por do të shqyrtojmë kërkesën e tyre. Çfarëdo që do të vlejë si zbutje e masave, gjithsesi se do të vlejë pas 21 janarit”, tha mes tjerash.

Aksident i rëndë trafiku në lagjen Aerodrom

Një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Suzuki Baleno” dhe një furgoni “Volkswagen” ndodhi këtë mëngjes në bulevardin “Asnom” pranë hotelit “Hilton” në Aerodrom. Pjesa e përparme e automjetit të transportit, e cila përfundoi në trotuar, u shkatërrua nga goditja.

Edhe Njësiti i zjarrfikësve ndërhyri ndërsa u thirrën nga ambulanca.

Deri më tani, nga MPB nuk ka informacion në lidhje me personat e plagosur, por nga dëshmitarët okularë në terren, dy persona u dërguan në spital me ambulancë.

Një ekip nga Ministria e Brendshme ka inspektuar vendin e aksidentit. Prandaj, më shumë detaje do të njoftohen më vonë.

Mickoski: Regjistrimi të shtyhet për një vit, të hiqen nënshkrimet e lidhura dhe të aplikohen lexues të gjurmëve të gishtave

VMRO-DPMNE-ja opozitare propozon shtyrjen e regjistrimit për një vit, duke e ndjekur shembullin e Gjermanisë, si dhe heqjen e dy nënshkrimeve të lidhura, të cilat, sipas tyre, tregojnë se ky operacion statistikor është në të vërtetë politik. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, deklaroi se përveç këtyre dy gjërave, ato gjithashtu kërkojnë aplikimin e lexuesve të gjurmëve të gishtave për njerëzit që jetojnë vazhdimisht në vend.

“Kjo është arsyeja pse VMRO-DPMNE propozon së pari, ta shtyjmë për për një vit. Kemi kohë deri në vitin 2022, siç bëri Gjermania, është mjaft e mjaftueshme sepse nuk kemi zgjedhje. Së dyti, kërkojmë menjëherë nëse është një operacion statistikor të hiqen dy nënshkrimet e lidhura, sepse këtu ju garantoj se ato nënshkrime nënkuptojnë operacion politik. Së treti, për të provuar se kush është banor sepse sipas Eurostat për të shkruar banorët rezidentë duhet të aplikohen lexuesit e gjurmëve të gishtave ose të ashtuquajturat fingerprint që sipas Kodit të ri zgjedhor janë planifikuar të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme lokale në tetor 2021. Pra nuk është një shpenzim shtesë, ato terminale duhet të furnizohen me patjetër, ndërsa kështu që do të dimë kush janë të pranishëm dhe kush nuk janë”, tha Mickoski në një intervistë për Netpres.

Lideri i opozitës thotë se nëse e gjithë kjo nuk pranohet, ndërsa deri më tani asgjë nuk është pranuar në diskutimin e komisionit dhe nëse LSDM vazhdon me “procedurë të dhunshme, abuzim me flamurin evropian, VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend t’i njohë rezultatet, përkundrazi do t’i refuzojë ashpër”.

Ai thotë se është vendim i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zaev nëse ai do të pranojë një regjistrim politik apo statistikor, ku, siç thotë ai, “do të ketë hartë për zgjedhjet lokale në mënyrë që nesër të mund të sjellin dhurata të tilla, për t’i paguar aktivistët që punojnë në zgjedhje”.

Sipas tij, qeveria procesin për regjistrimin e ardhshëm e udhëheq në mënyrë skandaloze, jotransparente dhe të gabuar dhe se qëllimi i tyre është të kryejnë operacion politik dhe jo statistikë.

“Pse? Sepse këtu do të keni mundësinë të shihni se kush do të rekrutohet për të qenë regjistrues dhe shumë prej tyre për të mos thënë mbase të gjithë do të jenë pjesë e strukturave të LSDM-së dhe BDI-së, thotë Mickoski.

Ekspertët ngrenë alarmin për armatosjen e Serbisë: Kërcënim për Kosovën dhe rajonin

Të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin po i shohin ekspertët e sigurisë lojën e dyanshme të Serbisë – të armatoset nga Lindja e të financohet nga Perëndimi.

Furnizimi me armë i Serbisë nga Rusia dhe Kina sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, duhet të shërbejë si alarm që edhe Kosova të ngritë kapacitetin ushtarak, me shpresë që këtë vit të hyjë në Partneritetin për Paqe.

Ibishi thotë për KosovaPress se tendencat e serbëve me manovra paraqesin kërcënim permanent për Kosovën por edhe për rajonin. Ai gjithashtu tërheq vërejtjen për shkurtimet buxhetore që i janë bërë FSK-së në kohën kur Forca është në implementim të planit 10-vjeçar të tranzicionit për t’u shndërruar në ushtri me kapacitete të plota.

“Vet kjo, aspekti i harxhimit buxhetor dhe sjellja e armatimit në Serbi, tregon që po paraqitet një kërcënim permanent për vendet e në veçanti për Kosovën, pasi që janë disa çështje që kanë mbetur, çështja e dialogut dhe tjera dhe po e kushtëzojnë në një formë kërcënuese me mundësi edhe të ndërhyrjes. Mirëpo, fati është se ne e kemi praninë ndërkombëtare të sigurisë KFORI-n, NATO-n dhe rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo ne duhet të jemi të vëmendshëm me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila është në fazën e tranzicionit 10 vjeçar me tri faza dhe duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos bëhen shkurtimet buxhetore, mirëpo përkundrazi të kërkohen partnerë apo donatorë me qëllim që FSK të kalojë fazën e tranzicionit, me shpresë që vitin e ardhshëm të hyjë në Partneritetin për Paqe”, thotë Ibishi.

Serbia ka shpenzuar mbi 1.1 miliardë euro apo 2.4 përqind të GDP-së për furnizim me armë. E kjo sipas Ibishit po shqetëson edhe qytetarët serbë.

“Në aspektin e buxhetit 1.19 miliardë ka harxhuar apo 2.4 përqind të GDP-së, gjë që është shqetësim edhe për qytetarët serbë, jo vetëm në aspektin e sigurisë për shtetet e rajonit se Serbia me këtë kapacitet të armatimit dhe me këto sisteme të sofistikuara që janë të panjohura, këto sistemet raketore dhe mundësia që së shpejti të vijnë edhe sistemet që janë S400-shi që ka pasur një demonstrim para pak kohësh në Serbi, pra është një rrezik permanent për vendin se sistemet ose përçimi i këtyre raketave prek të gjitha vendet e rajonit që realisht paraqet një rrezik dhe kërcënim për sigurinë jo vetëm të Kosovës por edhe për vendet e rajonit”, shprehet ai.

E kur flet për rrezikun potencial që paraqet armatimi i Serbisë, Ibishi shton se çështja bëhet më e ndërlikuar pasi Serbia furnizohet me armë edhe nga NATO.

“Ka humbur ai balancim në aspektin e forcave dhe Serbia ka keqpërdorur duke e tepruar në dy anë, në njërën anë në vitin 2006 i është bashkuar Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO-s, dhe ajo mban statusin e ngrirë, është për partneritet por jo edhe për inkuadrim në NATO. Çështja tjetër është se ajo po armatoset në të gjitha anët. Ajo po armatoset edhe me standarde të NATO-s por edhe me jostandarde nga Rusia, Kina dhe vendet e tjera sikurse është edhe Bjellorusia dhe Turqia”, thotë ai.

Por për ekspertin e çështjeve të sigurisë, Agim Musliun, krejt këto janë lojëra të Serbisë. Sipas tij, Serbia përdorë taktikat jugosllave duke u armatosur nga lindja ndërkohë që merr para nga perëndimi, si mjet për të siguruar dominimin në Ballkan.

“Është bërë vazhdimësi e politikës jugosllave, të armatoset nga lindja por të merr para dhe kredi nga perëndimi, këtë lojë e luan Serbia me të dy anët dhe me të dy duart përfiton. Sa i përket armatimit që e ka marrë apo e ka blerë me kredi ‘të buta’ nga Rusia, që do t’i kushtojë goxha shumë, unë mund të them që është një armatim që ka skaduar moti, që nga aeroplanët MIK-29, të cilët janë rimodeluar. Por, ka shumë të meta në përdorim, në interesin e Ballkanit, ku mendoj se është jofunksional për shkak të avancimit të teknologjisë dhe avancimit të taktikave të ndryshme luftarake, e cila më nuk i përgjigjet atij tipi të aeroplanit. […] 7’ Në Ballkan, Serbia e ka pandanin e vet shumë më të avancuar, shumë më të fortë, Kroacinë, e cila armatoset ekskluzivisht nga NATO. Dhe, këtë lojë e luan gjithmonë Serbia, që do të armatoset, do të jetë forca e parë në Ballkan dhe dikur e ulë NATO dhe mbarë bota do të vendosë: ‘eh, lëreni këtë se ky qenka më i forti dhe do të jetë kujdestari i Ballkanit si më herët’. Por jo, ajo nuk do të ndodhë, sepse nëse mendon Serbia të hyjë në NATO apo të jetë anëtare apo të bashkëpunojë në çdo formë me NATO-n, ajo duhet t’i përmbushë standardet e NATO-s”, shprehet Musliu.

Musliu komenton edhe aeroplanët që Rusia ia fali Serbisë, për çka thotë se janë vetëm një mashtrim që “vëllai i madh” ka bërë ndaj kësaj të fundit.

“Është një mashtrim i vëllait të madh ndaj Serbisë, i cili ‘ia ka falur’ 6 aeroplanë dhe janë vetëm të rimodeluar dhe kanë ardhur të pjesërishëm të paketuar në Aeroportin e Beogradit. Pastaj kanë ndodhur shumë probleme tjera, por mund të konkludojmë se janë jofunksional sa i përket luftërave të ardhshme eventuale, të cilat mund të ndodhin në këtë pjesë të Evropës dhe sa i përket tyre janë të stërvjetra. Sa i përket armatimit tjetër, të tankeve, mund të them që janë me dekada të vjetra por të rimodeluar me disa mitraloz pak më modern dhe një konzolë tjetër me navigacion pak më modern, i cili mund t’i shërbejë Serbisë në territorin e brendshëm, por asgjë më tepër. E që krejt kjo, kur të analizohet, përveç armatimit konvencional, që Serbia e ka fabrikën dhe e prodhon dhe eksporton (armatimin e shkurtë dhe të gjatë të këmbësorisë), mund të themi se e tërë kjo është një mashtrim dhe një lloj presioni i Serbisë në Ballkan”, thotë ai.

Musliu thotë se Serbia për të hyrë në NATO duhet t’i përmbushë të gjitha standardet dhe jo të vazhdojë të blejë armatim të stërvjetruar nga Rusia.

KosovaPress është interesuar të mësojë edhe qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ndikimin që mund të ketë në sigurinë e Kosovës armatimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, porse kjo e fundit nuk është përgjigjur.

Rikthehen grumbullimet para bankave

Edhe këtë vit pamjet para bankave janë të njëjta. Qytetarët me orë të tëra presin për të kryer detyrimet e tyre, edhe në temperatura nën zero. Bankat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të përgjysmuara dhe nuk e kanë në plan të ndryshojnë strategji deri në përfundim të krizës.

“Vitin 2020 e përcollën duke pritur para filialeve të bankave nëpër qytete të ndryshme në vend. 2021-shin e kanë filluar në të njëjtën mënyrë. Vazhdojnë të qëndrojnë në radhë të gjata për të përfunduar punët e tyre nëpër filialet e bankave. Ndërkohë ashtu siç bënin duke qëndruar jashtë në temperatura të larta, edhe sot kur ishte një ditë me shi dhe temperaturë nën minus, qytetarët vazhdojnë të presin për të përfunduar punët e tyre.”

“Që sa orë je duke pritur? – Që dy orë. Patjetër të vija këtu, për të paguar për fëmijën e tretë një lutje. Si nuk kemi frikë?! Të gjithë të moshuar janë këtu. Që tre orë presim, ndërsa brenda vetëm një sportel punon.

“Kemi dy orë duke pritur këtu. Sportelet njëri punon, tjetri nuk punon. Bëhet rrëmujë, siç e dini situata është ashtu siç është. Disa filiale janë të mbyllura, bankomatët ndonjëherë nuk kanë para. Kjo nuk është në rregull, presim shumë. Edhe postat janë të mbyllura.

“Është shumë ftohtë. Po ngrijmë se ftohti, ja edhe të tjerë ka që kanë ardhur me fëmijë. Qëndrojnë këtu duke pritur me orë të tëra. Si të mos kem frikë kur vazhdimisht apelojnë që të mos krijohen grumbullime, të mbahet distancë. Këtu nuk ka distancë. Thanë se deri në mars do të jetë kështu. Por nuk i dihet.”

“Kam ca që pres, ndoshta më shumë se një orë. Jam duke pritur të marr ndihmën sociale. Kam frikë, sigurisht.”

“Jam duke pritu të paguaj rrymën. – Nuk ka kush të ta kryejë pagesën online? – Jo, s`kam. Unë vetë nuk di. – Që sa kohë prisni?- Që një orë pres këtu. Jo more s’kam frik hiç. Pse të kem frikë? Zoti e ka sjellë dhe s’kam frikë fare. .Jemi veshur mirë, të gjithë me xhupa, ja si jemi veshur, nuk kam frikë jo.”

Ky problem u shfaq që nga fillimi i pandemisë. Bankat punën e tyre e vazhduan me gjysmën e kapaciteteve dhe kjo ndikoi që procesi i punës të ecë më ngadalë. Nga Asociacioni Bankar në qëndrimin e tyre pak kohë më parë kishin theksuar se ashtu si edhe gjithë të tjerët, edhe bankat kanë protokolle që duhet të respektojnë dhe te kujdesën për punëtorët e tyre, duke punuar me gjysmën e kapaciteteve./alsat