Ballina Blog Faqe 551

Vihet pas hekurave 26-vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Dje (18 gusht), rreth orës 17 e 45 minuta, është vënë pas hekurave 26-vjeçari Z.M. nga fshati Banjicë e Poshtme, tek i cili është gjetur mar^ijuanë.

I njëjti është mba^jtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

19-vjeçarja nga një fshat i Tetovës ka një hall, kërkon ndihmën e uniformave blu

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja, banore e një fshati të rrethit të Tetovës, dje (18 gusht) ka den^oncuar se në periudhë prej muajit qershor deri në muajin gusht të këtij viti, disa herë ka qenë e detyruar të kryej mardh^ënje inti^me me 58-vjeçarin M.M. nga fshati
Novakë dhe një personi tjetër deri më tani i panjohur, deri sa ka qëndruar në një banesë me qira në Tetovë, të cilin e ka siguruar personi M.M. me të cilin një kohë të caktuar janë takuar në atë banesë.

Personi M.M. është siguruar në SPB-Tetovë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, njofton policia e Tetovës.

 

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Bogovinë, vihet pas hekurave 27-vjeçari nga Çegrani

Mbrëmë (19 gusht) rreth orës 02 e 30 minuta, në fshatin Bogovinë e Tetovës, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar për kontroll veturën “Reno Tvingo”, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 27-vjeçari Sh.F. nga Çegrani.

Gjatë kontrollit është gjetur mari^juanë me ç’rast është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Gostivar, vihen pas hekurave një i ri nga fshati Çajle dhe dy shkupjanë

Dje mbrëma (18 gusht) rreth orës 22 e 20 minuta, janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar personat A.A. (21) nga fshati Çajle e Gostivarit, F.A. (20) dhe A.B. (28) të dy nga Shkupi, ku gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, tek personi A.A. janë gjetur eks^tazi.
Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit do të pasojnë parashtresa adekuate.

Gostivar, vihet pas hekurave një person nga Banjica e Poshtme

Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë- Zyra e jashtme për punë kri^minalistike Gostivar, dje (18 gusht) rreth orës 20, kanë kryer bas^tisje në shtëpinë e 46-vjeçarit Sh.A.G. nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit.

Gjatë bastisjes e cila u realizua me udhër të gjyk^atësit, është gjetur kok^ainë, mari^juanë dhe një blu^ajtëse.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kall^ëzim pe^nal.

Vihet pas hekurave 26-vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Dje (18 gusht), rreth orës 17 e 45 minuta, është privuar nga liria 26-vjeçari Z.M. nga fshati Banjicë e Poshtme, tek i cili është gjetur mar^ijuanë.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Incident në Raven

Shtatëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga fshati Raven i Gostivarit, dje (18 gusht) ka den^oncuar se rreth orës 20 e 30 minuta, duke qëndruar me një shoqe të tij në shtëpi, kanë hyrë brenda djali dhe bashkëshorti i saj, me të cilin nuk janë të kuro^rëzuar dhe të njëjtit e
kanë sul^muar fiz^ikisht, i kanë marrë mjete devizore dhe stoli prej ari dhe e kanë mby^llur në shtëpi duke u larguar në drejtim të panjohur.
Merren masat për zbardhjen e rastit.

Tetovari shkakton incident në Gostivar

Mbrëmë (18 gusht), rreth orës 22 është denoncuar se personi J.C. (28) nga Tetova, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sjellë në mënyrë agre^sive duke fyer dhe poshtë^ruar pjesëtarin e policisë, pasi që paraprakisht e ka parkuar gabimisht veturën e tij.
Personi në fjalë është privuar nga liria, për zbardhjen e plotë të rastit.


Gostivar, vihet pas hekurave një person nga Banjica e Poshtme

Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë- Zyra e jashtme për punë kri^minalistike Gostivar, dje (18 gusht) rreth orës 20, kanë kryer bas^tisje në shtëpinë e 46-vjeçarit Sh.A.G. nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit.

Gjatë bastisjes e cila u realizua me udhër të gjyk^atësit, është gjetur kok^ainë, mari^juanë dhe një blu^ajtëse.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kall^ëzim pe^nal.


Bogovinë, vihet pas hekurave 27-vjeçari nga Çegrani

Mbrëmë (19 gusht) rreth orës 02 e 30 minuta, në fshatin Bogovinë e Tetovës, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar për kontroll veturën “Reno Tvingo”, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 27-vjeçari Sh.F. nga Çegrani.

Gjatë kontrollit është gjetur mari^juanë me ç’rast është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=gYen-FZ5yiU

https://www.youtube.com/watch?v=eF4m34ByAlg

https://www.youtube.com/watch?v=YaYmPe1_QcY

https://www.youtube.com/watch?v=KTI7MZX-Sxo

https://www.youtube.com/watch?v=PRDAUgX5LSk

https://www.youtube.com/watch?v=Fkxsy4Up0dM

Video: Me 280.6 km/orë me biçikletë, rekord i ri botëror

Britaniku Neil Campbell vendosi rekord të ri botëror, duke arritur shpejtësinë 280.6 km/orë me biçikletën e tij. Rekordi i mëparshëm prej 268.8 km/orë ishte vvendosur në vitin 1995 nga Fred Rompelberg.

Campbell, i lidhur pas një makine Porshe arriti shpejtësinë marramendëse prej 280.6 km/orë me biçikletën e tij. Rekordi u vendos në pistën e drejtë të Elvington Airfield (pistë avionësh) në North Yorkshire (Angli).

Logu i Bjeshkëve zgjedh vajzën më të bukur të Malësisë (VIDEO)+FOTO)

Ditën e sotme në Malësi të Madhe është zhvilluar aktiviteti i përvitshëm Logu i Bjeshkëve. Në një ceremoni festive, ky aktivitet ka përzgjedhur dhe vajzën më të bukur Malësisë së Madhe, “Miss Bjeshka”. Çmimi i veçantë këtë vit ka shkuar për vajzën, Pomona Tinaj nga Vermoshi.

Gazetarja Manjola Zeka, e cila mori pjesë në këtë aktivitet ku evidentohen vlerat më të mira të traditës së Malësisë së Madhe dhe Shqipërisë, shkruan në Facebook: “Tradita vazhdon….Malësia e Madhe, Logu i Bjeshkëve kurorëzoi sot të bukurën e saj Pomona Tinaj nga Vermoshi. Një atmosfere festive që kush më mire se malësorët dinë ta bëjnë. Ky event u organizua në Qafe të Predelecit, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë z. Tonin Marinaj, pjesëmarrjen e deputetit të zones z.Paulin Sterkaj, si dhe personalitete të tjera të rrethit. Duket se çmimi i parë dhënë nga juria, ka kënaqur dhe publikun të cilët ndoshta si rrallë here e kanë mirëpritur dhe vlerësuar. Krenare që isha pjese e këtij eventi. Me pak fjalë, ku ka si vajzat e Malësisë së Madhe, më të bukurat në botë…”.

https://www.youtube.com/watch?v=Fkxsy4Up0dM&feature=youtu.be

Detaje për ngjarjen e rëndë në Gjermani ku humbën jetën shqiptarja nga Kosova dhe i riu nga Afganistani

Një 43-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vra^rë ish-gruan e tij 32-vjeçare dhe partnerin e saj, 23-vjeçarin nga Afganistani.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur të shtunën në një stacion treni në Iserlohn, ku 43-vjeçari kishte vr^arë me thi^kë kuzhine që të dy vik^timat, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan “Express.de”, dëshmitarët kanë treguar se nga e tërë kjo ngjarje e përgj^akshme, fatmirësisht ka mbijetuar një vazjë dymuajshe.

Po ashtu, ky medium duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve shkruan se, autori fillimisht ka gjunjëzuar të dy vik^timat dhe më pas i ka god^itur me th^ikë njëri pas tjetrit.

43-vjeçari i njohur për policinë gjermane

“Express.de”, ka mësuar se kosovarët kishin probleme edhe më herët. Do^rasi i këtij kr^imi, 43-vjeçari kishte ushtruar dhu^në në familje dhe për këtë, ish-bashkëshortja e tij kishte kërkuar ndihmë në autoritetet gjermane që të strehohej në një qendër strehimi të grave.

Duke u bazuar në këtë, ky medium shkruan se 32-vjeçarja ishte nd^arë nga 43-vjeçari dhe kishte kërkuar strehim në një qendër strehimi të grave në Iserlohn për shkak të dhu^nës në familje që ushtronte 43-vjeçari, transmeton lajmi.net.

Por ende nuk dihet se si 43-vjeçari arriti që ta bindte 32-vjeçaren që të dilnin në një takim, takim ky që u zhvillua në stacionin hekurudhor të shtunën në qytetin Iserlohn dhe që përfundimi i tij ishte tra^gjik.

Detaje se si ndodhi ngjarja sipas Policisë

Në stacionin hekurudhor të qytetit Iserlohn, 43-vjeçari ka goditur me thi^kë disa herë ish-gruan e tij 32-vjeçare dhe partnerin e saj 23-vjeçarin nga Afaganistani.

Sipas Policisë, që të dy, autori i kri^mit dhe gruaja janë me origjinë nga Kosova, dhe se më parë kishin jetuar bashkë në një apartament në Bergisch Gladbach, transmeton më tutje lajmi.net.

Sa i përket 23-vjeçarit, ky medium shkruan se ai është nga Afganistani dhe se ai ka jetuar në një qendër emigrantësh në Bergisch Gladbach, aty ku kohët e fundit ka jetuar edhe 32-vjeçarja kosovare.

Siç shkruan “Express.de”, për këtë edhe dysh^ohet se 23-vjeçari është babai i foshnjës dymuajshe, e cila arriti t’i mbijetojë këtij kri^mi pasi që prindërit (vik*timat), e kishin lënë të flejë vazjën e tyre në makinë.

Policia gjermane ngrit një komision për këtë vra^sje, dëshmitarët japin versionin e tyre të kri^mit

Sipas Policisë së këtij qyteti, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:20, ku 43-vjeçari me thi^kë ka vra^rë dy persona dhe për këtë arsyeje është ngritur edhe një komision hetimor për këtë vra^sje.

Në anën tjetër, një dëshmitar i ka thënë “Express.de”, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Olaf Hennecke, pronar i dyqanit të lotarisë në stacion ishte një nga dëshmitarët, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se, ka dëgjuar thirrje “Thirrni Policinë” dhe më pas ka parë se si një njeri ka god^itur me thi^kë një tjetër.

“Unë thjesht doja të shkoja në garazhin e parkimit, kur dëgjova thirrje: Thirrni policinë”. Dhe më pas kur hipa lartë në tualet e pashë se si një njeri midis moshës 40 dhe 50 vjeç go^diti me thikë një njeri të shtrirë në dysheme. Ai u gjunjëzua mbi të. Dhe kjo, megjithëse tre persona, tre të fortë burra, erdhën tek ai, ai nuk e la veten të dekurajohet. Kam përshtypjen se ai nuk ndalet, sikur të kishte akoma një faturë të hapur”, ka rrëfyer ky dëshmitar.

Do^rasi arr^estohet në vendin e ngjarjes

Pas këtij kr^imi, policia me të arritur në vendin e ngjarjes së kr^imit ka arritur që të arre^stojë të dyshuarin, 43-vjeçarin me origjinë nga Kosova, i cili siç raportohet nuk ka rezistuar gjatë arr^estimit të tij.

Një zëdhnës i policisë i ka thënë “Express.de”, se i dys^huari do të paraqitet të dielën (sot), në gjyk^atë.

“Hetimi ynë deri më tani nuk ka ndonjë përfundim tjetër përveç se është një veprim marrëdhënieje”, tha një zëdhënës i policisë, transmeton më tutje lajmi.net.

Mbi 20 persona e panë tmer^rin me sy

Këtë kri^m të tme^rrshëm e kanë parë rreth 20 persona, të cilët janë edhe dëshmitarë okularë të kësaj vr^asjeje.

Këta rreth 20 persona ishin të ftuarit e një dasme.

“Stacioni është mjaft në qendrër dhe në kohën e kri^mit kishte shumë transport publik në rrugë”, tha një zëdhënës i policisë.

Edhe një ambulancë në civil ishte në mesin e kalimtarëve, e cila direkt ofroi ndihmën e parë, por nuk mund të bënte asgjë për vikti^mat, përcjell më tutje lajmi.net.

Midis dëshmitarëve të veprës së përgj^akshme ishte një dasëm me rreth 20 vetë.

Vizitorët e tro^nditur, dasmorët dhe pasagjerët u kujdesën në ndërtesën e stacionit nga pastorë.

“Nëse keni qenë të shqetësuar ose keni parë diçka, ne dhe departamenti i zjarrfikësve do të kujdesemi”, ka shkruar policia në Twitter.

Pas këtij kri^mi, stacioni i trenit ishte mbyllur dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë për një platformë sepse drama e përgj^akshme kishte ndodhur në afërsi të menjëhershme.

Sidoqoftë, sipas “Express.de”, në një platformë të dytë, trafiku pas pak i ishte kthyer normalitetit.

Në këtë mënyrë, policia ishte kujdesur që pasagjerët të mos e shihnin skenën e kri^mit, ata ishin shoqëruar në një rrugëkalimi në pararojë të stacionit dhe autobus, siç përshkroi më tej zëdhënësi i policisë.

Menjëherë pas veprës, një skuadër vras^jesh filloi punën në tokë, transmeton më tutje lajmi.net.

Hetu^esit nuk e komentuan fillimin e saktë. Policia gjithashtu dëshironte të mos jepte informacion mbi kombësinë e atyre që ishin të përfshirë. Marrëdhënia midis kryesit dhe vikti^mave është ende e paqartë.

E vetmja gjë që është e sigurt është se një th^ikë është përdorur gjatë grindjes. Një aut^opsi do të nxjerrë në dritë shkakun e saktë të vde^kjes. Sipas “Express.de”, të dielën ose të hënën, prok^urori do të komentojë çështjen. /Lajmi.net/

Merdare – Kosovarit i gjetën mbesën në bagazh (VIDEO)

Të gjitha këto vetura kanë gjësende të ndryshme me vete, por me një ngarkesë jo të zakonshme për bagazh dikush tentoi të dalë nga Kosova në Serbi, përmes kufirit në Merdare në natën mes të shtunës dhe të dielës, por plani i dështoi.

S.F nga fshati Penuh i Podujevës është arr^estuar në mesnatën e së dielës në pikën kufitare në Merdare, pasi që gjatë kontrollit nga pala serbe është hasur në një fëmijë në bagazhin e veturës së tij.

Jozyrtarisht klankosova mëson se personi që u gjet në bagazh është i gjinisë femërore, derisa arsye për këtë sipas familjarëve që nuk deshën të deklarohen është bashkimi me pjesën tjetër të familjes.

Familjarët e të arre^stuarit kanë konfirmuar se i biri i tyre kishte tentuar që ilegalisht ta dërgojë mbesën e tij në Serbi, ku prej aty tek e ëma në Gjermani, e cila tash e një kohë jeton e ndarë nga bashkëshorti.

DASMAT GLAMUROZE DHE VARFËRIA SHPIRTËRORE

Nga Xhelal Zejneli

Për ceremonitë gazmore siç janë dasmat, kudo në hapësirat shqiptare shpenzohen shuma të mëdha parash. Dikur, një dasmë apo ceremoni martesore ka zgjatur një javë, në mos dhe më tepër. Në kohën e sotme ceremonitë martesore zgjasin më pak se një javë. Por, ka raste kur edhe sot dasmat zgjasin plot shtatë ditë. Disa zakone shuhen, por në përputhje me trendin, lindin adete të reja. Zhvillimi i shoqërisë, rritja e bazës materiale, ngritja e nivelit të emancipimit, arsimimi, ngritja e vetëdijes, mënyra urbane e jetesës, integrimi në jetën sociale apo rritja e punësisë determinojnë edhe mënyrën e organizimit të ceremonive martesore. Si dikur, ashtu edhe sot, për ceremonitë martesore në botën shqiptare bëhen harxhime të konsiderueshme. Ka familje që për martesën e djalit, përgatiten një kohë të gjatë, në mos dhe me vite.

Dasmat ndër shqiptarë organizohen kryesisht në muajt e verës. Në këtë kohë kthehen në vendlindje shqiptarët që punojnë dhe që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Perëndimit. Me një fjalë, kthehen kurbetçinjtë. Përkundër faktit se numri salloneve të dasmave shtohet dita-ditës, megjithëkëtë në hapësira të caktuara shqiptare, për të bërë dasmë në muajt e verës, sallonin duhet ta rezervosh disa muaj para, për të mos thënë – një vit para. Shpenzimet e sallonit të dasmës ndërlidhen me numrin e të ftuarve si dhe me cilësinë dhe sasinë e ushqimit që do të konsumohet. Numri i të ftuarve në dasmë lëviz prej 200 mysafirësh deri në 300 sish. Ka dasma që bëhen edhe me 100-120 vetë, sikundër që ka të tilla ku ftohen edhe mbi 300 vetë, varësisht nga baza materiale e dasmorit. Dikur dasmat janë bërë nëpër oborret e shtëpive. Raste të tilla sot nuk ka apo ka shumë pak. Dikur dasmat janë bërë duke u ndarë burrat veç dhe gratë veç, ndërsa sot, shumë dasma bëhen bashkërisht, d.m.th. gra e burra bashkë. Megjithëkëtë, edhe sot, në vise të caktuara shqiptare një numër i konsiderueshëm i dasmave bëhen ndaras, pra burrat veç dhe gratë veç. Ushqimi për person në një sallon dasme kushton rreth 15 euro. Kuptohet, ushqimi për person mund të kushtojë edhe më tepër se kaq dhe kjo varet nga fuqia materiale dhe financiare e dasmorit. Dikur njerëzit janë ftuar në dasmë nëpërmjet grishëses (grishatores). Sot ndërkaq, në saje të teknologjisë, kjo praktikë është eliminuar. Në dhjetëvjeçarët e fundit, njerëzit thirren në dasmë nëpërmjet ftesave përkatëse. Ftesat e sipërthëna paraqesin shpenzim shtesë për zotin e dasmës.

S’ka dasmë pa muzikë. Për dasmën e muajve të verës, edhe grupin muzikor duhet ta rezervosh disa muaj para. Në dasmat shqiptare, çmimi i grupit muzikor lëviz prej 1200 euro deri në 3000 euro. Në shumë raste, ky çmim arrin edhe 4000 apo 5ooo euro, në mos dhe më shumë. Çmimi i muzikës varet prej renomesë së grupit muzikor. Sa më i afirmuar të jetë këngëtari apo grupi muzikor, aq më i lartë është edhe çmimi. Në shumë raste, një grup muzikor ka në kuadrin e vet dy e më tepër këngëtarë. Sa më i madh të jetë numri i performuesve aq më i lartë është edhe çmimi i grupit. Ka dasma ku dasmori angazhon edhe pjesë të shoqërive kulturore-artistike me një program vallesh popullore në kohëzgjatje prej rreth 30 minutave. Tani shpenzimet e muzikës të këtij dasmori – shtohen. Në shumë dasma, pjesë e ceremonisë janë edhe lodrat. Gjatë një dasme, lodrat angazhohen dy-tri herë: kur krushqit nisen për ta marrë nusen, kur e sjellin nusen në shtëpinë e dhëndrit dhe në sallonin ku zhvillohet ceremonia qendrore. Lodrat vijnë në sallon rreth orës 23, ndërsa performanca e tyre zgjat 30 deri në 45 minuta. Edhe lodrat paraqesin shpenzim shtesë për dasmorin.

Gjatë ceremonisë qendrore që realizohet në sallon, rëndom janë të angazhuar një apo dy fotografues. Detyra e tyre është të fotografojnë kryesisht të afërmit e dhëndrit dhe të nuses, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në dasmë. Edhe këto shpenzime përballohen kryesisht prej familjes së dhëndrit. Në dekadat e fundit dasmat xhirohen edhe me kamera. Vitet e fundit dasmat xhirohen me kamera speciale që kanë kapacitet më të madh xhirimi. Kuptohet, edhe kamerat s’vijnë pa para. Çdo gjë e ka çmimin e vet.
Kah ora një pas mesnate, mysafirët e dasmës fillojnë të derdhen, të shkojnë. Mbeten vetëm të afërmit e dhëndrit. Për ta, kah ora 2.30 pas mesnate pritet një tortë e madhe e stolisur. Torta pritet disi në mënyrë ceremoniale, por pak kush e provon atë. Edhe torta s’është që s’kushton. Pak nga pak, shpenzimet mblidhen e shtohen.

Në dasmë nuk shkohet me rroba apo me tesha të përdorura. Natyrshëm, dhëndri do t’i ketë rrobat e dhëndërisë. Por, rroba e tesha do të blejnë edhe anëtarët e tjerë të familjes së dhëndrit, i madh e vogël. Shpenzime të konsiderueshme për familjen e dhëndrit paraqesin sidomos veshjet e grave. Në shumë raste, gratë e familjes së dhëndrit nuk blejnë vetëm një palë rroba, por më shumë se kaq. Në dasmat shqiptare, gratë e familjes së dhëndrit apo të rrethit të afërt të tij, gjatë ceremonisë së dasmës që zhvillohet në sallon, ndërrohen dy-tri herë. Me një fjalë, i ndërrojnë veshjet apo fustanet për të veshur të tjera. Një mençuri të këtillë, burrat nuk e praktikojnë. Dikur kur i zoti i dasmës e ka martuar të birin, u ka qepur apo u ka blerë rroba, fustane e dimi edhe bijave të martuara, hallave të dhëndrit, xhaxheshës, mbesave etj. Ndonëse në shuarje e sipër, në zona të caktuara ky zakon praktikohet edhe sot.

Në kohën e sotme, dasmat nuk zgjasin një javë, sa kanë zgjatur dikur, por vetëm dy apo tri ditë. Në ditën e parë të dasmës dasmorja i fton në dasmë gratë të cilat nuk shkojnë në sallonin ku mbahet ceremonia qendrore. Kjo pjesë e dasmës mbahet në një sallon me kapacitet më të vogël. Ceremonia përcillet po ashtu me muzikë. Ka raste kur dasmorja këtë ceremoni e realizon në oborrin e shtëpisë, kuptohet të përcjellë me muzikë. Ushqimin për të ftuarit e porosit te gjellëbërësit publikë. Askush më nuk qëron drithë, nuk gatuan në shtëpi, si dikur.

Ditën e dytë pason ceremonia qendrore që mbahet në sallon, ndërsa të tretën ditë dasmori i fton burrat, kryesisht të moshuar, të cilët nuk planifikohen për në sallon. Në këtë ceremoni të ditës së tretë merr pjesë edhe kleriku i zonës, kështu që ajo përshkohet edhe me një lutje fetare. Kuptohet, të ftuarve u shtrohet ushqim.

Pjesë e shpenzimeve të dasmës është edhe grymimi i grave të familjes së dhëndrit si dhe rregullimi i flokëve të tyre. Në muajt e dasmave, për grymim dhe për rregullimin e frizurave, gratë duhet të caktojnë termin te floktarja. Me fjalë të tjera, duhet të akordohen me të, një apo dy ditë para. Si çdo gjë, ashtu edhe grymi dhe rregullimi i flokëve e kanë çmimin e vet.

Pjesë e shpenzimeve të dasmës janë dhuratat që i këmbejnë miqtë e ri. Familja e dhëndrit u dërgon peshqeshe anëtarëve të familjes së nuses dhe të afërmeve të saj, ndërsa ana e nuses – rrethit të ngushtë dhe të gjerë të dhëndrit. Me përjashtime të caktuara, ky zakon praktikohet edhe sot. S’ka dyshim se këto dhurata e kanë çmimin e vet. Dikur dhuratat i kanë dërguara me mbështjellje më të thjeshtë, ndërkaq sot, kundrejt një pagese, paketohen dhe stolisen në shërbimet të specializuara për këtë punë.

Shpenzime dasme ka edhe familja e nuses. Dikur vajzat vite me radhë e kanë përgatitur prikën e nusërisë. Sot kjo traditë është në shuarje e sipër. Askush nuk qepën dhe nuk blen 10 ose 20 fustane e më tepër, ngase me kalimin e kohës ato dalin prej mode. Pjesë e ceremonisë martesore është edhe nata e kanës të cilën e organizon ana e nuses. Kjo ceremoni mbahet në ndonjë sallon. Nusja e fton farefisin e vet të cilave u shtrohet edhe ushqim. Numri lëviz prej 100 deri 300 vetë. Nga ana e dhëndrit vijnë rreth 50 gra të cilat pasi ia vënë kanën nuses – largohen. Edhe këtu ka muzikë. Kohët e fundit, në saje të filmave amerikanë, krahas kanës, vajza që shkon nuse organizon me rrethin e ngushtë të saj – bachelorette. Ky banket i beqarisë, i përcjellë me ushqim dhe me muzikë, mbahet disi më larg syve të botës.

Një numër të ftuarish, diku rreth 60-70 vetë, të anës së nuses marrin pjesë në ceremoninë qendrore që mbahet në sallon, bashkë me të ftuarit e anës së dhëndrit. Shpenzimet e pjesëmarrjes së tyre mbulohen nga ana e nuses, por shpesh ndodh që t’i mbulojë ana e dhëndrit. Varësisht nga baza materiale, numri i të ftuarve nga ana e nuses mund të jetë edhe më i madh. Edhe përballimi i shpenzimeve ndërlidhet me fuqinë financiare të palëve.

Nuk duhet harruar se gjatë dasmave shpenzime kanë edhe të ftuarit në to. Në dasmë nuk shkohet duar thatë. Çdo i ftuar sjell një dhuratë. Vitet e fundit praktikohet dhënia e parave – 15 euro e përpjetë, varësisht nga fuqia financiare si dhe nga afria e të ftuarit me çiftin e ri. Përpos shpenzimeve për dhuratat, të ftuarit në dasmë, sidomos gratë, kanë edhe harxhime të tjera – blejnë për vete rroba të reja, edhe pse ato “të vjetrat” i kanë shumë më të mira.

Fustani i bardhë i nuses kushton prej 300 deri në 1000 euro. Ka të tillë që kushtojnë edhe më tepër se kaq. Në një botë në të cilën sundon materialja çmimet s’kanë kufi. Fustani i bardhë nuk blihet në qytezën e çiftit të ri. Për të shkohet më larg. Madje kalohet edhe kufiri. Sa më larg, aq më me nam. Ndryshe është kur t’i thuash hallës: E kam blerë në kasabanë tonë, dhe krejt ndryshe është kur i thua se ke kaluar lumenj e dete. Këtë fustan nusja e re, gjatë gjithë jetës së saj do ta vesh vetëm disa herë, në mos vetëm një herë. Grymi i nuses dhe frizura e saj, kundrejt një çmimi të caktuar, bëhet te floktarja që është e specializuar për përgatitjen e nuseve. Vetura me të cilën e marrin nusen stoliste në shërbimin, të specializuar për këtë punë. Ka raste kur në botën shqiptare nusen e marrin edhe me helikopter. Në këtë mjet fluturimi për ulixhen s’ka vend. Në të shkuarën nusen e kanë marrë me kalë shalë apo me pajton. Shpenzime të konsiderueshme për shtëpinë e dhëndrit paraqesin stolitë prej ari të nuses. Vitet e fundit kjo traditë apo ky zakon jep shenja reduktimi. Për rrethanat e shoqërisë shqiptare çmimi i arit në treg është tejet i lartë. Si rrjedhojë, për shumëkënd është i papërballueshëm. Por, ata që kanë forcë të madhe financiare, sot e kësaj dite e mbulojnë gjoksin e nuses me flori, duke ia rënduar edhe qafën.

Dikur nuses i kanë dërguar një numër të konsiderueshëm fustanesh, ndërsa sot ky numër shënon rënie. Fustani i qepur sot, nesër bëhet demode. Në njëfarë mënyre demode janë duke u bërë edhe stolitë prej ari. Ka gra të cilat përdorin bizhuteri. Nuses i qepen edhe dimi. Edhe pse tregojnë shenja të daljes nga moda, dimitë e punuara me fije të praruara, d.m.th. me sërma, sot e gjithë ditën vazhdojnë të jenë në përdorim. Këto dimi kushtojnë 1500 euro. Po kaq kushtojnë edhe kaftanat. Gjithsej 3000 euro. Për kushtet e këtij populli me perspektivë të zymtë këto janë çmime astronomike. Për këtë popull që zë ndër vendet e para në botë me tendencën e shpërnguljes, këto shuma janë absurde. Për këtë popull që s’ka industri dhe ekonomi këto shpenzime janë të tepërta. Nuset e sotme, me shkollë dhe të punësuara, gjatë gjithë jetës së tyre dimitë e sipërthëna i veshin fare pak, për të mos thënë aspak. Shpenzimet ndërkaq – bëhen. Kështu mblidhen e bëhen tri-katër palë dimi. Është paradoksale që një vajzë e cila hiqet e arsimuar dhe e emancipuar, të rendë pas do zakoneve, adeteve dhe dokeve që janë anakronike dhe në perëndim e sipër. O kohë, o zakone! Në një anë thotë se është moderne, e në anën tjetër ngulmon për vlerat që janë relikte të së shkuarës! Ka edhe raste kur miku i çon fjalë mikut se dasma s’bëhet dot pa stoli ari, pa sallon dasme, pa muzika.

Në natën e mbylljes së çiftit të ri, vajzat e familjes së dhëndrit, të fisit dhe të lagjes, diku rreth 15 sosh organizojnë arifane. Fatmirësisht, dasmorit kjo s’i kushton gjë. Paratë e arifanes, d.m.th. të darkës, këto vajza i fitojnë vetë. Një natë para, në orët e vona të natës ato shkojnë me dajre nëpër shtëpitë e farefisit të dhëndrit për të kërkuar pulë. Kthehen në shtëpinë e dhëndrit pas mesnate. Dajesha apo xhixha pulën e ka zënë qysh ditën. Ajo që s’mban pula të gjalla, u jep pulë të blerë në tregtizë. Dikush u jep para, prej 500 deri 1000 denarë (rreth 10 deri 15 euro). Ky adet është në perëndim e sipër, por aty-këtu praktikohet ende.

Nja dy ditë pas dasmës, ato të nuses vijnë në shtëpi të dhëndrit me dhurata e peshqeshe. Sjellin ëmbëlsira, bakllava, torta, stoli ari, aparate elektrike, pajisje teknike, rroba etj. Nëse ndër ta ka edhe fëmijë, atëherë e ëma e dhëndrit u jep atyre para – 10 deri 20 euro e përpjetë. Ky zakon është në zhdukje e sipër, por në zona të caktuara akoma jeton.
Disa prej zakoneve të lartpërmendura janë ndikime të huaja. Kuptohet, zakonet, doket dhe traditat nuk janë të njëjta në çdo cep të botës shqiptare.

Nja dy ditë pas natës së dasmës, nusja e fshin lamën. Këtu për të zotin e dasmës nuk ka shpenzime. Një prej grave të farefisit të dhëndrit i imiton anëtarët e familjes së nuses apo të afërmit e saj. Bëhet si nëna e saj, si babai, i vëllai, si daja etj. Edhe këtë lloj humori është duke e shkelur koha.

Pjesë e dasmës është edhe ajo që quhet muaji i mjaltit. Çifti i ri shkon në shëtitje njëjavore apo edhe më tepër. Bijtë e oligarkëve, të pushtetarëve apo të politikanëve shkojnë deri në Amerikë. Dasma ende s’ka përfunduar. Pason darkëçika, d.m.th. zijafeti. Kjo darkë solemne mbahet në ndonjë restorant ku organizohen ceremoni të tilla. Ana e nuses e fton familjen e dhëndrit dhe të afërmit e tij. Mblidhen rreth 30 deri 40 vetë. Pas kësaj edhe ana e dhëndrit i fton ato të nuses. Dikur janë bërë dy zijafete. Sot rrallëkush i bën dy. Tani bëhet kryesisht një zijafet, për të mos thënë asnjë. Dikur miqtë e ri s’janë njohur sa duhet, ndaj nëpërmjet zijafeteve kanë vendosur kontakte në funksion të njohjes së njëri-tjetrit. Të rinjtë sot dhe familjarët e tyre, në saje të teknologjisë janë në kontakt të vazhdueshëm. Njerëzit s’kanë shumë kohë të merren me ceremoni të tilla, i kanë punët e veta, ndërsa kurbetçinjtë kthehen nga kanë ardhur.

Një familje shqiptare harxhon për dasmë energji të konsiderueshme. Fëmijët e oligarkëve, të politikanëve dhe të pushtetarëve shpenzimet e një dasme s’i ndjenë fare. Edhe kurbetçinjtë ia dalin lehtë. Disa të rinjve u duhet të shkojnë për të punuar në Irak, në Afganistan apo në ndonjë vend të Afrikës. Për ta martuar djalin dikush e shet edhe arën. Pare për dasmë s’të jep kush. As vëllai. S’ke si ia kthen. Për dasmë dikush merr edhe kredi në shumë prej 5000 deri në 10.000 euro. Kredi me kamatë. Derisa ta kthejë kredinë heq të zitë e ullirit. Pastaj nuk është vetëm dasma. Ndokush ka nevojë ta meremetojë edhe shtëpinë. Dasmë të bësh apo shtëpinë ta meremetosh?! Ka të tillë që janë martuar pa dasmë dhe asgjë s’i ka gjetur.

Dasmë po, por në suaza racionale. Harmoninë nuk e siguron dot dasma. Thelbi i harmonisë është dashuria dhe jo sallonet, tupanët, peshqeshet, helikopterët apo muaji i mjaltit përtej detit. Kuptimi i jetës qëndron në veprimin e pandërprerë të dy të rinjve për ta ndryshuar realitetin dhe për ta bërë atë më të njerëzishme. Të rinjtë duhet të jenë më praktikë dhe më pragmatikë. Në këtë kohë krize duhet parë atë që është funksionale. Ka të rinj të cilët, duke trashëguar bazë materiale nga gjyshër e prindër, jetën e gjejnë të gatshme. Por pjesa më e madhe e rinisë shqiptare jetën duhet ta ndërtojnë vetë, me mundin dhe me djersën e vet. Dasmat glamuroze janë privilegj i një pjese të vogël të shoqërisë. Shumë prej tyre janë snobë të cilët nëpërmjet një ceremonie plot salltanet, synojnë promovimin shoqëror. Dasmat e kushtueshme, për një popull që ende nuk e ka kaluar fazën e konsolidimit kombëtar dëshmojnë për varfërinë shpirtërore të shoqërisë. Për këtë popull, të tillat ceremoni duhet të jenë punë dytësore dhe sporadike. Vlerë e dorës së parë për të rinjtë është krijimi i familjes. Madje, krijimi i familjes në kohë të duhur. Jeta është e bukur, jo kur begatinë e gjen të gatshme, por kur atë e krijon me duart e tua. Askush në histori s’ka krijuar dot pasuri marramendëse pa bërë veprime të panjerëzishme.

S’ka dyshim se dasmat nëpër provinca kanë edhe karakter gare. Me dasmë të madhe dasmori demonstron edhe forcën materiale të vet si dhe statusin social. Aty ku është nëpërkëmbur dhe është përmbysur sistemi i vlerave, askush nuk pyet për mënyrën e pasurimit të një oligarku, të një pushtetari apo të një politikani.

Të rinjtë e sotëm duhet ta dinë se dashuria, krijimi i familjes, harmonia dhe puna e ndershme janë përmbi bazën materiale. S’ka dashuri dhe harmoni që blihen me para. Dhe s’ka për të pasur. Ai që pandeh se paraja është çdo gjë, për para është në gjendje të bëjë ç’mos. Familja shqiptare, shkolla shqiptare dhe shoqëria shqiptare nuk duhet të lejojnë përmbysjen e vlerave. Dasma një javë në shekullin XXI është anakronizëm. Shpenzimet enorme për një ceremoni martesore, në këtë kohë krize janë në kundërshti me arsyen njerëzore. Ti i jep mijëra euro për një dasmë, ndërsa fqinji yt vuan për bukë dhe s’ka mundësi mjekimi.

Do të kishte qenë më e arsyeshme që shqiptarët dasmat t’i reduktonin në suaza të racionales ndërsa potencialin financiar ta orientonin në ekonomi, në industri, në arsimim cilësor, në shëndetësi cilësore, në infrastrukturë bashkëkohore etj. A thua bëhet kjo?! Një gjykim si ky, mos vallë është utopi dhe iluzion!
Rini, e ke fjalën!

Hong Kong: 1.7 milion njerëz mblidhen në protestë (VIDEO+FOTO)

Të paktën 1.7 milion njerëz u mblodhën sot në protestën më të re në Hong Kong, sipas organizatorëve.

Organizatori i Frontit Civil për të Drejtat e Njeriut Jim Shan tha se numri nuk përfshin ata që nuk ishin në gjendje të arrinin në Victoria Park, ku filloi sot një marsh proteste për shkak të kufizimeve të trafikut.

Numri i përgjithshëm i njerëzve, sipas organizatorëve, është më i lartë sesa marshimi masiv i mbajtur në qershor, kur organizatorët vlerësuan se morën pjesë dy milionë njerëz.

Policia nuk ka publikuar ende vlerësimet e tyre për protestuesit, të cilat në përgjithësi janë shumë më të vogla.

Grupi i protestës tha se ai ishte plotësisht i qetë, ndryshe nga fundjava e kaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=eXxDS97eW5E&feature=youtu.be

Si nisi incidenti i Mihal Kokëdhimës, Goro: Shkak, porosia për peshk

Mihal Kokëdhima, 51 vjeçari nga Himara i aku^zuar se sul^moi 5 turistë spanjollë dhe guidat e tyre pas një debati mbi cilësinë e shërbimit në restorantin e tij në Porto Palermo, do të qëndrojë në bu^rg ndërsa pret gjy^kimin.

Nga Jerola Ziaj, BIRN

As lotët e Mihal Kokëdhimës dhe as mbrojtja e dy avokatëve të tij, nuk e kanë bindur të dielën në mesditë Gjy^katën e Vlorës gjatë seancës për rivlerësim të masës së sigurisë, se pronari i restorantit Panorama në Porto Palermo mund ta priste gjy^kimin i lirë.

Gjyq^tarja Esmerilda Habilaj ka rrëzuar masën e sigurisë “arr^est në flag^rancë” pas marrjes në konsideratë të vetdorëzimit të Kokëdhimës, ndërsa ka pranuar kërkesën e proku^rorit, Saimir Smaka për arr^est me bu^rg për aku^zat e “kan^osjes” , “dëmtimeve të tjera” dhe “shkatë^rrim i pronës”.

Mbrojtja e Kokëdhimës e përfaqësuar nga avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Cakrani, ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje me garanci pasurore në vlerën e 3 mijë euro, me pretendimin se Kokëdhima paraqet rrez^ikshmëri të ulët shoqërore, ka qenë i padë^nuar më parë dhe ka reaguar në kushtet e vetmbrojtjes.

Gjithashtu, sipas mbrojtjes Kokëdhima nuk ka kryer vepër pen^ale por kundravajtje pen^ale. I pyetur nga gjyq^tarja, Kokëdhima në lot tha se rrethanat e ngjarjes nuk janë ato që aludohen nga video- ska^ndali.

“Më morën zvarrë me makine! Ç’është kjo punë?! Nuk kam prekur njeri me dorë, ku i kanë faktet që i qëllova. Më rrëzuan në Qeparo nga makina, si ka mundësi?! Nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur,” deklaroi ai gjatë seancës gjyq^ësore.

“Unë u mora targën, telefonova policinë, ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në makinë. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani, ne dy muaj punojmë. Më lini te punoj,” shtoi ai, ndërsa u dakordësua me kërkesën e avokatit mbrojtës për garancinë pasurore.

Incidenti midis Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë u regjistrua tre ditë më parë, ndërsa në videon e publikuar të shtunën, biznesmeni nga Himara duket i varur në pjesën e përparme të makinës ndërsa godet me gru^sht dhe me telefon xhamin e makinës derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë prej 5 anëtarësh, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë. Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parë duke arritur ta thyej. Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin. Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

I pyetur nga BIRN, kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro tha se konflikti ka nisur pasi turistët kanë hyrë në lokalin e Kokëdhimës. Sipas Goros ata fillimisht kanë porositur peshk për 7 persona, më pas kanë gjykuar se ishte shumë ushqim duke thënë se do të ishte e mjaftueshme një sasi për 5 persona. Ka qenë ky momenti kur Kokëdhima i është afruar tavolinës së turistëve me kërcënime dhe kanosje. Videot e tjera të konfliktit janë administruar nga autoritetet.

Kokëdhima u arr^estua të shtunën pasi video e konfr^ontimit të ti me turistët spanjollë provokoi debate të ashpra në Shqipëri. Grupi i turistëve spanjollë u takua dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili e cilësoi sjelljen e Kokëdhimës si jo përfaqësuese të traditës shqiptare.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë kon^flikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve,” deklaroi Klosi në rrjetin social Facebook.

“Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë,” shtoi ai.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, e cili përdori një gjuhë të ashpër kundër Kokëdhimës dhe nënvizoi që mikpritja është vlera më e rëndësishme e turizmit shqiptar.

“Bar^bari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve,” tha ai.

“Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agr^esioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë,” shtoi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.

Reagimet e ashpra të politikanëve ndaj videos që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka dominuar edicionet informative në televizionet kryesore në vend, i kanë shqetësuar avokatët e Kokëdhimës.

Pas përfundimit të seancës gjyq^ësore të shtunën, avokati Arjon Besimaj tha se do ta ankimoj vendimin, me shpresën se gjykata Apelit nuk do ndikohet nga jehona mediatike që kryeministri i dha ngjarjes. Ai e konsideroi gjyqin ndaj Kokëdhimës si një “gjy^q publik”.

“Klienti im nuk ka rrez^ikshmëri shoqërore, dhe nuk mund të mbahet në bu^rg për një shkat^ërrim prone, sepse dëmtoi një makinë,” tha ai.

Në dosjen që do t’i dërgohet tashmë gjyk^atës së Apelit nga mbrojtja pritet të dorëzohet edhe raporti mjeko-ligjor i Mihal Kokëdhimës, i cili pretendon se ka dëmtime në mushkri për shkak të përplasjeve të automjetit.

“Ai është i gatshëm të paguajë gjobën sado që të jetë për shkatë^rrimin e pronës, por jo që të bur^goset, pasi dhe në momentin e sul^mit,” shtoi Besimaj.

“Kokëdhima nuk ka pasur asnjë ar^më të ftohtë, madje ka edhe provat që tregojnë se në momentin e sul^mit ka pasur në dorë vetëm celularin, asgjë tjetër,” përfundoi avokati.

https://www.youtube.com/watch?v=OdfYuC3NjKk

 

Pas incidentit me turistët në Himarë, klienti ekzekuton kamerierin pasi sanduiçi nuk u përgatit “shpejt”

Një kamerier në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, u qël^lua për vd^ekje të premten nga një klient i pakënaqur, pasi sanduiçi i tij nuk u përgatit shpejt.

Rreth orës 9:00 të së premtes, punonjësit e këtij restoranti të vogël, të vendosur në rrëzë të një ndërtese në Noisy-le-Grand, thërritën oficerët e policisë pasi “një prej kolegëve të tyre u që^llua”.

Vik^tima, një 28-vjeçar, vd^iq në vend pavarësisht ndërhyrjes. Ai ” u paraqit me një pla^gë plu^mbi në shpatull,” tha burimi.

Autori i dyshuar, i cili që^lloi me një ar^më zjarri, iku, ndërkohë që është shpallur në kërkim. Sipas të pranishmëve, “ai kishte qenë i pakënaqur sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt,” tha burimi.

Zyra e prok^urorit publik të Bobigny i tha AFP se kishin hapur një het^im për vr^asje, që i është besuar policisë gjy^qësore të Seine-Saint-Denis.

Të shtunën, para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar shumë nga drama. “Ai u vr^a për një sanduiç?”, “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë.”

Banorët e tjerë, megjithatë, tregojnë gjendjen shpirtërore të lagjes: “është plot kri^minalitet këtu”, tha Jeremy, 40 vjeç, duke iu referuar trafikut të dro^gës. “Shpesh ka njerëz të alko^olizuar,” tha 40-vjeçari Aboubacar.

Pak ditë më parë, ndodhi një skandal në Himarë, ku pronari i një lokali dhu^noi disa turistë spanjollë.


https://www.youtube.com/watch?v=sVQZ6WAJ80I

https://www.youtube.com/watch?v=ejGyN2j-ips

https://www.youtube.com/watch?v=uTHEkB1lc7k

‘Spanjollët kishin …’, pronari i lokalit në lot: Doja lekët e mia! (VIDEO)

Ngjarja e Himarës, ku pronari i një lokali qëndronte i gja^kosur mbi kafanon e një makine me turistë spanjollë ka sho^kuar opinionin publik.

Raportimet flasin se Mihal Kokëdhima ka dhu^nuar turistët spanjollë pasi ata u ankuan për ushqimin, ndërsa krejt ndryshe tha sot Kokëdhima në gjy^q. Sipas tij ata tentuan të largohen pa paguar, ndersa ka shpë^rthyer ne lot ne sallen e gjy^qit.

“Ikën pa paguar, vrapova që t’u marr lekët e mia dhe prandaj hipa në kofano. Ata ndezën makinën dhe donin të më shtypnin,”- mësohet të ketë thënë ai.

Pas përfundimit te seancës së gjy^qit për Mihal Kokëdhimën, ka folur për mediet jashtë ambienteve të gjy^katës, avokati tij, i cili ka kundërshtuar masën e arr^estit me bu^rg për Kokëdhimën. Ai tha se seanca u kthye në gj^yq politik.

Sipas avokatit, Kokëdhima duhej të dën^ohej me gjobë dhe jo të lihej në bu^rg.

“90 përqind e jugut e njeh Ramën. Turistët kanë ngrënë dhe më pas kanë ikur pa paguar.Ndaj tij është marrë një vendim politik dhe është bërë një gj^yq politik. Ai ka parë turistët që kanë ikurt pa paguar. Kur kanë parë që ka marrë policinë ata kanë ikur dhe klienti u është ngjitur pas. Nuk është ushtruar absolutisht dhu^në ndaj turistëve. Dhu^na është ushtruar vetëm ndaj Kokëdhimës i cili i ka duart gj^ak pasi shoferi nuk pranonte të ndalonte makinën dhe është në gjendje sho^ku.Klienti im duhej të dën^ohej me gjobë dhe jo të lihej në bu^rg. Turistët spanjollë ishin nën efektin e kan^abis sa^tiva”, u shpreh avokati.

I dënueshëm është fakti që Kokëdhima synonte të bënte vetëgjy^qësi, po aq sa edhe vendimi i shoferit për të mbajtur mbi kafano për 3 km një person të gja^kosur.

Për një ditë dy vjedhje në xhamitë e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vjedhje kanë ndodhur në objekte fetare në Kosovë. Këto vjedhje kanë ndodhur në kryeqytet, ndërsa njoftohet se të dyja rastet po hetohen.

Vjedhja e parë kishte ndodhur me datën 17 gusht, në ora 04:30. Policia njofton se të dyshuarit ende janë të panjohur për autoritetet ndërsa kishin hyrë me forcë dhe kanë vjedhur nga kasaforta para të gatshme.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme. Rasti është nën hetime” njofton Policia.

Rasti i dytë kishte ndodhur po të njëjtën ditë rreth orëve të para të mëngjesit. Njësoj sikur në rastin e parë, hajdutët kishin arritur që të depërtojnë me forcë brenda objektit fetar ndërsa kishin vjedhur arkën e cila ka para të gatshme.

“Është raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit fetar (xhamisë) dhe nga aty kanë vjedhur arkën me para te gatshme. Rasti është duke u hetuar” njofton Policia e Kosovës. /GazetaExpress/

https://www.youtube.com/watch?v=ejGyN2j-ips

https://www.youtube.com/watch?v=PiA5NgZnN30

https://www.youtube.com/watch?v=8Cqq36aXiA8


Mbetet pas hekurave pronari i incidentit me turistët spanjollë dhe i mbyllin restorantin, nuk do ta besoni se çfarë po ndodh me turistët në Porto Palermo (VIDEO+FOTO)

Restorant ‘Panorma’ në Vlorë, është mbyllur ditën e sotme teksa Gjy^kata e Vlorës dha masën arre^st me burg, për pronarin, Mihal Kokëdhima, pasi ky i fundit sul^moi një grup turistësh spanjollë.

I ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, bregdeti pranë “Panormës” mund të vizitohet falas nga turistët.

Mbi derën e restorantit është vendosur një tabelë “Mbyllur” dhe bregdeti mund të shijohet pa pasur nevojë të paguash shezlongun e Kokëdhimës, të cilët janë hequr sot nga policia.

Jashtë derës së restorantit qëndron edhe një efektiv policie.

Mihal Kokëdhima u la në bu^rg ditën e sotme për kan^osje, tre ditë pasi u arr^estua.

Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar. Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhu^në ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit.

https://www.youtube.com/watch?v=OdfYuC3NjKk

https://www.youtube.com/watch?v=-rNPVYiIQX8

https://www.youtube.com/watch?v=4eQhx490dTM

https://www.youtube.com/watch?v=H9bwM0WuWOo

https://www.youtube.com/watch?v=x3U8CrA82ls

https://www.youtube.com/watch?v=OvhHIU1eDUw

Pushteti, librat … Mirela Kumbaro jep përgjigje për 11 pyetje

1.Iu riktheve përkthimit? Dhe sidomos Kunderës. Mungesë apo ngushëllim prej politikës së ditës?

– Iu riktheva?! Me zemër dhe në nëndije s’e kam lënë kurrë përkthimin. Është një ushtrim mendor që të ndihmon në të gjitha profesionet dhe aktivitetet intelektuale. Përkthime për veten e me veten kam bërë gjithmonë, e reja tani është se kam marrë një angazhim profesional për një botim të ri në shqip të Milan Kunderës që titullohet “Ngadalësia”. S’kam arsye për ngushëllime! Por kam më shumë kohë për t’ia kushtuar njërit prej pasioneve të mia që është përkthimi letrar.

2.Çfarë po ndodh me intelektualët e politikës? Po bëhen si dinosaurët së shpejti?

– Intelektualët (me gjithë rezervat dhe abuzimet që mbart kjo fjalë jo vetëm në kontekstin shqiptar) nuk janë të politikës. Ata janë ose s’janë intelektualë. Pastaj është çështje tjetër nëse intelektuali zgjedh të jetë i angazhuar si qytetar i lirë dhe të kontribuojë me opinionet e veta politike apo profesionale në zhvillimin e shoqërisë, apo vendos që një ditë të kalojë Rubikonin, dhe me dijet dhe përvojat e veta të kontribuojë në një tjetër formë në zhvillimin e shoqërisë, në politikëbërje dhe në vendimmarrje, duke synuar që sa më shumë nga ëndrrat dhe aspiratat e tij dhe të komunitetit që përfaqëson t’i kthejë në realitet. Kjo nuk do të thotë që ai nuk është më intelektual, ama kjo do të thotë se ai nuk është më i pavarur.

3.A ke menduar se sikur në politikë të ishte një ligj që duhet të pranoheshin vetëm intelektualë, Shqipëria mund të ishte e avashtë por kurrë e mbrapshtë?

– Jo, sepse unë nuk mendoj se politika duhet të bëhet vetëm nga intelektualët, se Shqipëria nuk është vetëm e intelektualëve por edhe shumë grupeve e shtresave të ndryshme sociale, të cilat duhet të jenë demokratikisht dhe realisht të përfaqësuar në politikëbërje. Dhe as nuk mendoj se intelektualët janë më të mirët e një vendi, e as të Shqipërisë, për t’ua lënë vetëm atyre në dorë.

4.Pse janë shtuar mediokrit kudo?

– Nuk di të ketë ndonjë studim për këtë. Unë do të thoja se është shtuar komunikimi virtual, sipërfaqësor, pa sistem vlerash dhe pa filtra profesionalë të komunikimit, pasojë kjo e papërgatitur e rrymës së vrullshme të mediave sociale. Dhe për këtë Umberto Eco e ka një mendim kur thotë se “rrjetet sociale u mundësojnë njerëzve të komunikojnë mes tyre, por u japin mundësinë edhe skaljoneve të budallenjve të cilët më parë flisnin në kafene pasi kishin kthyer ndonjë gotë, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale si dhe ata që kanë marrë Çmimin Nobel”.

5.Çfarë kuptova kur ishe atje lart, ministre? Leksioni më i madh?

Që kur “je atje lart”, duhet të jesh gjithmonë me këmbët poshtë, mbi tokë. Se siç thotë Kundera “kush kërkon të “ngrihet” parreshtur duhet ta presë që një ditë t’i merren mendtë”; që asgjë nuk duhet të të bëjë të harrosh objektivat e mëdha për të cilët “je atje lart” dhe për të cilët të kanë besuar, por të cilët arrihen vetëm me punë në skuadër. Leksioni më i madh është të jesh e duruar se puna nuk të lë në baltë dhe se çdo punë duhet parapërgatitur dhe duhet komunikuar gjatë.

6.E bukura e pushtetit?

– Të bukurën e pushteti nuk e di. E bukura e detyrës që mora përsipër është sfida e projektimit, sfida e krijimit, arritja e rezultatit, mirënjohja e skuadrës, kënaqësia e jashtëzakonshme kur e sheh punën tënde të jetësuar në komunitet dhe kur komuniteti përfiton prej saj. Kjo s’ka të paguar!

7.E keqja?

– Keqkuptimet dhe moskuptimet (nuk po flas për keqdashjet..) që vijnë nga paragjykimet që pëson kur je “në pushtet”, me të cilat duhet të përballesh duke qenë vetë mirëkuptues dhe duke e pranuar këtë pozicion me të gjitha kostot njerëzore që mbart. Në këtë punë ka dhe humbje marrëdhëniesh njerëzore që dhembin, sidomos kur nuk rikuperohen dot sepse mesa duket keqkuptimi ose moskuptimi ka qenë më i madh se sa koha që ke pasur në dispozicion për t’u shpjeguar reciprokisht.

8.E papërballueshmja?

– Hëmm… tani që kthej kokën pas, mendoj se asgjë nuk është e papërballueshme nëse futesh me pasion dhe me besimin tek ajo që bën. Pasioni dhe besimi të ndihmojnë të bësh skuadër dhe kur bën skuadër asgjë nuk është e papërballueshme.

9.Çfarë thotë Kundera për seksin dhe pushtetin? Nëse jo ai, kë thënie beson personalisht?

Kundera nuk para flet për seksin, e lë të ndodhë kur u duhet personazheve të tij. Ama Kundera flet për dashurinë. Dhe flet madhërishëm thjesht. Ka një pasazh te “Lehtësia e padurueshme e qenies” ku thotë: “Tomasi thoshte me vete: të shkosh në shtrat me një grua dhe të flesh me një grua, ja dy pasione jo vetëm të ndryshme por gati të kundërta. Dashuria nuk shfaqet thjesht me dëshirën për të bërë dashuri (kjo dëshirë të vjen për një numër të pafundëm grash) por me dëshirën për të ndarë gjumin me të (këtë dëshirë ta ngjall vetëm një grua)”.

Sa për pushtetin, nuk kam mëtuar të ndjek e të ngul në kokë se çfarë thonë mendjet e mëdha për të. Nuk e kam kërkuar ndonjëherë pushtetin që ta mësoj teorikisht. Siç e thashë pak më parë, edhe kur vendosa të futem në politikë nuk mendoj se mora pushtet por pranova një detyrë. Edhe bash për këtë Kundera thotë: “Problemi i pushtetit është njësoj kudo, si në Perëndim dhe në Lindje. Ne nuk duhet të zëvendësojmë një lloj pushteti me një tjetër, por ne duhet të mohojmë vetë PARIMIN e pushtetit, duhet ta mohojmë kudo”. Dhe unë këtë e besoj ndonëse e pranoj që është rrugë shumë e gjatë për ta arritur.

10.Si do e përshkruaje Instagramin? Po të më pyesje mua, i ke si mini-mini romane?

– Si një lehtësi të padurueshme të shkrimit të munguar. Por edhe si një ushtrim stili sfidues sepse e bën fotografinë të flasë dhe tekstit i jep ngjyrat e lëvizjet e imazhit.

11.Pushimet si koncept? Çfarë janë në vetvete? Kush i shpiku?

– Pushimet sipas meje janë nevoja e shpirtit dhe trupit njerëzor për të zëvendësuar përkohësisht një aktivitet prodhues për të tjerët dhe për detyrën që marrim përsipër me një aktivitet ushqyes për shpirtin, oksigjenues për trurin dhe relaksues për trupin. Është realizim i egoizmave të individit që detyra s’t’i lejon. Ështe koha për të realizuar ca ëndrra të vockla që duan një kohë e një përkushtim që nuk i ke gjatë vitit. Është çasti i frymëzimeve dhe i meditimeve që kërkojnë pak tjetërsim në kohë e në hapësirë. Por nga të gjitha këto përfiton koha e punës që vjen më pas. Kjo është pak po e sigurtë.

Kush i shpiku? – Po e gjeta, unë që kisha më shumë se 5 vjet që s’bëja pushime, do e puth në ballë! Njeri i mençur duhet të ketë qenë!  /Tiranapost.al

Turizmi në Kosovë, çfarë ofron shteti 10 mijë km² për vizitorët

Sipërfaqja e Kosovës është 10,908 km², por edhe pse e vogël, ajo ka hapësirë për turizëm dhe vende me peizazh të mrekullueshëm. Kosova ka vende turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, pushim, kulturë, për arsim dhe edukim. Duke filluar nga Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit, Mirusha, Drini i Bardhë, Shpella e Gadimës, Prizreni, Peja, Gjakova e Ura pa lumë në Vushtrri dhe rajone të tjera…

Nga Prishtina, Fatos Shala

Kosova është një vend i mrekullueshëm dhe ka shumë vende për t’u vizituar. Ju mund të vizitoni disa prej qyteteve më të bukura dhe mikpritëse dhe të shihni disa nga vendet më të mira, të pasura me histori. Ndonëse një vend i vogël, Kosova ka bukuri mahnitëse që të duhet kohë e gjatë për t’i shijuar e për t’i kujtuar. Lexoni më poshtë për disa prej këtyre vendeve…

Ujëvarat e Mirushes

Ujëvarat e Mirushës dhe Ujëvara e Drinit

Ujëvara e Mirushës dhe Ujëvara e Drinit janë dy atraksione turistike shumë të veçanta në vendin tonë. Ato vizitohet nga turistë të shumtë, që vijnë nga e gjithë bota. Ujëvarat e Mirushës ndodhen në fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës.

Ato janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Lumi Mirusha, gjatë rrjedhës së tij, kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik. Ujëvara e Drinit të Bardhë ndodhet në fshatin Radavc, 11 km larg nga qyteti i Pejës.

Ujëvara krijohet në burimin e lumit Drini i Bardhë dhe është 25 metra e lartë. Peizazhet malore që rrethojnë ujëvarën e bëjnë atë pikën më tërheqëse turistike në tërë Kosovën. Në afërsi të zonës, ka edhe të tjera ujëvara më të vogla.

Bifurkacioni në Ferizaj

Lumi i Nerodimës buron në Bjeshkët e Jezercës (një fshat në afërsi të Ferizajt) dhe ndahet pakthyeshëm në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete. Dega veriore derdhet në lumin Sitnicë dhe vazhdon rrugëtimin në lumin Ibër, Moravë dhe përmes Danubit derdhet në Detin e Zi, ndërsa ajo jugore përmes lumit Lepenc dhe Vardarit, derdhet në Detin Egje.

Shpella e Mermertë në Gadime
Shpella e Mermertë në Gadime
Shpella e Mermertë në Gadime
Shpella e Mermertë në Gadime
Shpella e Mermertë në Gadime

Shpella e Mermertë në Gadime

Shpella e Mermertë, që njihet ndryshe edhe “Shpella e Gadimës”, për shkak të vendit ku ndodhet, në fshatin Gadimës të Komunës së Lipjanit, është e gjatë 1500 metra, por vizitorët lejohen të shohin veç 1300 metra. Brenda shpellës gjendet Kati i Mesëm që është për vizitorë, Kati Nënujor dhe Kati i Sipërm.

Në verë, temperaturat në shpellë janë konstante, 13 gradë Celsius, kurse në dimër 11-13 gradë. Brenda saj është edhe një liqen i gjatë 15 – 25 metra, duke e bërë edhe më tërheqëse këtë pikë shumë të bukur turistike të Kosovës.

Mali Gjeravica

Mali Gjeravica

Mali Gjeravica është mali më i lartë në Kosovë. Është pjesë e Bjeshkëve të Nemuna dhe ka lartësi 2656 metra mbi nivelin e detit. Qyteti më i afërt është Deçani, në të cilin mund të shkohet me autobus nga Prishtina apo Prizreni.

Hiking është natyrisht aktiviteti kryesor për të bërë në Malin Gjeravica. Për t’u ngjitur deri në majë, ecja zgjat rreth 8 orë dhe është 11 km e gjatë. Edhe pse është disi e gjatë, ngjitja nuk është shumë e vështirë dhe këshillohet edhe për fillestarë të ecjeve malore.

Kjo majë ndodhet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të Komunës së Deçanit me Shqipërinë. Maja e Gjeravicës i takon territorit të Komunës së Deçanit dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani, me lartësi 2639 metra mbi nivelin e detit, duke u renditur e dyta pas majës së Gjeravicës. Maja e Gjeravicës ndodhet në gjerësinë gjeografike veriore 42.53° dhe 20.13° të gjatësisë gjeografike lindore. Ajo është një nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme që nga viti 1975.

Mali i Lubotenit

Luboteni shtrihet në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë, dhe ka lartësi 2,498 metra mbi nivelin e detit. Pika është e izoluar nga pjesa tjetër e maleve Sharr, duke i dhënë një peizazh tërheqës dhe paraqitje imponuese. Ky është një destinacion i njohur për hiking. Pranë pikës qëndron Liqeni i Livadhit, i cili cilësohet një nga liqenet më të bukura në Ballkan.

Brezovica

Ka një arsye kryesore për të ardhur në Brezovicë, skijimi. Është destinacioni më i vizituar në dimër në Kosovë. Brezovica ka 16 km shpate, me gjatësi mesatare prej 4 km. Vendpushimi është i disponueshëm, për një mesatare prej 128 ditësh në vit.

Pistat e skijimit kanë 5 ashensorë skish dhe 4 hotele. Është një vendpushim mjaft i pëlqyer për skiatorët, i cili ka mirëpritur një numër garash kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, ajo përdoret si një vend trajnimi për ekipet e sporteve dimërore të Kosovës. Për entuziastë të skijimit, Brezovica është një destinacion i shkëlqyer.

Prishtina

Prishtina

Prishtina është një qytet i gjallë dhe shumë njerëz hyjnë në vend. Ka jetë nate nga më të mirat në Ballkan, muze interesante etj.

Është kryeqyteti i Kosovës ku mund të shkohet edhe me autobus nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja, gjë që e bën atë një destinacion të madh në një turne në Ballkan.

Vendi kryesor i interesit është në dalje të Prishtinës. Manastiri i Graçanicës është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Është ndërtuar në vitin 1321 nga një mbretëri serbe. Është një shembull i mrekullueshëm i arkitekturës mesjetare serbe dhe vendi krenohet me të. Imazhi i kësaj ndërtese të veçantë është në shumë kartolina dhe broshura. Ju mund të shkoni atje me autobus ose me taksi. Udhëtimi rreth e qark zgjat 45 minuta. Në Prishtinë, ju duhet të vizitoni Muzeun Etnografik. Ky është muzeu më i mirë në Prishtinë, i cili ndodhet në një ndërtesë të shekullit XIX.

Ka gjithashtu një numër tempujsh të bukur fetarë për t’u vizituar. Pikat kryesore përfshijnë Xhaminë Jashar Pasha dhe Katedralen Nëna Terezë. Në katedrale ju mund të hyni në kullë dhe të ngjiteni deri te kambanorja, ku mund të shihni nga lart qytetin.

Prishtina ka një jetë nate shumë të mirë, sidomos të premten dhe të shtunën. Ka një numër të madh baresh të ndryshme për të vizituar. Pronarët janë miqësorë dhe mikpritës. Ashtu si në pjesën tjetër të Kosovës, Prishtina nuk vuan nga incidentet si pasojë e alkoolit, ku mund të vijë deri te pllakosja nëpër disa vende më të njohura të natës në Europë.

Gjakova

Disa thonë se nata në Gjakovë është më e mira në Ballkan. Aty ka dy pika më të frekuentuara. Çarshia e Vogël, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe është më e shtrenjtë dhe Çarshia e Vjetër, më e lirë, por ka cilësi më të mirë. Në këto dy pika do të gjeni dhjetëra kafene, bare dhe klube gjithnjë plot. Vendasit janë miqësorë dhe mikpritës, birrat janë të lira dhe të ftohta. Nëse ju pëlqen muzika live, atëherë keni DJ dhe këngëtarë të cilët performojnë çdo të premte dhe të shtunë.

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit

Prizreni është një qytet me histori, prej nga është shkruar një pjesë e madhe e historisë shqiptare. Lidhja e Prizrenit është e para që na vjen ndër mend sa herë që përmendet ky qytet në pjesën jugperëndimore të Kosovës.

Por përveç kësaj shtëpie historike, edhe Kalaja e Prizrenit është fortesa e qëndrueshmërisë së këtij vendi. Kalaja e Prizrenit është simboli i qytetit dhe një element i rëndësishëm në identitetin kulturor të Kosovës.

Kalaja ngrihet mbi qytet, sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Kalaja i ka fillesat në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në Periudhën Bizantine dhe Osmane. Si kala kjo ka funksionuar deri në vitin 1912.

Peja, një prej qyteteve më turistike në Kosovë

Peja është një qytet i bukur në Kosovë, që shtrihet në Luginën e Lumbardhit, rrethuar nga Alpet shqiptare. Kjo shtrirje gjeografike i ka dhënë vendit një natyrë të mrekullueshme, falë së cilës tërheq turistë nga anembanë botës. 11 kilometra larg qytetit të Pejës, në fshatin Radavc, gjendet një shpellë e cila mund të cilësohet “mrekulli natyrore”. Ajo është shpella e “Bukuroshes së fjetur”.

Me një gjatësi 1420 metra, shpella përbëhet nga korridore dhe kanale në të cilat mund të eksploroni bukuri të papara. Shpella përbëhet prej katër elementeve morfologjike: galeritë kryesore, galeritë e majta, galeritë e poshtme dhe kanalet vertikale. Shpella, jashtëzakonisht e veçantë, është duke u studiuar ende, pasi brenda saj ka tregues të periudhës së paleolitit.

Mirëpo, me ndihmën e ciceronëve që presin në hyrje të shpellës, ia vlen që të vizitohet dhe të njiheni edhe nga afër me bukurinë e saj. Çarshia e Vjetër është një pjesë shumë e bukur e qytetit të Pejës, e cila njëkohësisht është edhe zonë me trashëgimi kulturore. Kjo çarshi është shumë e rëndësishme dhe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe regjionit më gjerë. E ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane në shek. XIV, ajo përbëhej nga katër pjesë kryesore (Çarshia e Madhe, Çarshia e Gjatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit).

Regjioni i Bjeshkëve të Rugovës i shtrirë në veriperëndim të qytetit të Pejës, me sipërfaqe 32.492 ha, paraqet një prej vendeve më të bukura në Kosovës, e cila gjatë vitit tërheq me mijëra turistë. Bukurinë këtij regjioni ia shton Gryka e Rugovës, e cila fillon 2 kilometra nga qendra e qytetit, e që ndahet në dy pjesë nga lumi Lumbardhi. Përpos që mund të qetësoheni me peizazhe që iu çlodhin nga përditshmëria, ky vend turistik ofron edhe shërbime dhe aktivitete të shumta sportive. Janë të shumta aktivitetet që zhvillohen në këtë regjion malor nga popullata vendase, si dhe nga vizitorët e shumtë që gjatë gjithë vitit e vizitojnë këtë rajon të bukur malor.

Ura pa lumë në Vushtrri

Vushtrria është qytet në pjesën veriore të Kosovës me një popullsi prej rreth 70 mijë banorësh. Një nga atraksionet kryesore të këtij qyteti është Ura e Vjetër e Gurit. Kjo urë gjendet në pjesën veriperëndimore të hyrjes së qytetit, e cila sipas hulumtimeve të fundit, llogaritet të jetë ndër urat më të vjetra të llojit të vet në Kosovë. Në lidhje me vjetërsinë e urës ka versione të ndryshme, por dominojnë mendimet sipas të cilave ajo është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane apo edhe më herët në kohën e Perandorisë Romake.

Në vetë qytetin e Vushtrrisë ajo njihet me emrin Ura e Vjetër e Gurit. Sot, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri gjendet mbi shtratin e thatë të lumit Sitnicë, uji i të cilit, për shkak të përbërjes pedologjike të tokës, e ndërroi rrjedhën për afër një kilometër në perëndim. Nuk dihet saktësisht se kur lumi Sitnica ka ndërruar rrjedhën e tij dhe nuk kalon më nën Urën e Gurit, por dihet që ka së paku dy shekuj që kjo Urë e Gurit ka mbetur pa lumin e saj, dhe si e tillë bëhet rast i rrallë në botë, Ura pa lum.

Liqeni i Batllavës

Liqeni i Batllavës ndodhet në territorin e Komunës së Besianës, fare pranë fshatit Orllan. Liqeni i Batllavës padyshim se është një nga atraksionet turistike më të frekuentuara në Kosovë.

Në fundjavë shihen grupe të rinjsh e familjarë që bëjnë piknik përreth liqenit, fëmijë që luajnë dhe të moshuar që ecin në qetësi nën plepa. Nuk mungojë as peshkatarët.

Liqeni i Batllavës është i thellë 48 metra. Në këtë liqen është një central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit).

“Rrini sa më larg burrave”, gruaja 109-vjeçare tregon sekretin e jetëgjatësisë

A jeni të prirë të besoni në ato që thonë të moshuarit, në veçanti ata që kanë kaluar të 100-at?

Kur flasim për jetëgjatësinë, njerëzit kanë mendime të ndryshme. Shumë njerëz pëlqejnë të diskutojnë sekrete të ndryshme për një jetë të gjatë, por këtë me gjasë nuk e keni menduar kurrë.

E gjitha filloi në vitin 2015, me rastin e ditës se pensionistëve,kur në Amerikë u krye një studim masiv duke hulumtuar mbi personat që kanë mbushur 100 vjet. E gjitha po bëhej për të marrë mendimet e tyre mbi atë që ka ndikuar në jetëgjatësinë e tyre. Secili kishte opinionin e tij/saj dhe po ashtu këshillat për të tjerët që nuk i kanë mbërri këto vite.

Por, një nga përgjigjet më të habitshme erdhi nga një grua 109-vjeçare, e quajtur Jessie Gallan.
I lindur në vitin 1906, Jessie u rrit në Kintore, Skoci, në një fermë familjare. Ajo jetonte me prindërit e saj dhe gjashtë vëllezërit e motrat.

Jeta e saj ishte e thjeshtë dhe rurale, duke fjetur në një vilë dhe duke jetuar lirshëm, pa shumë angazhime.

Ajo shkoi në shkollë për një kohë të shkurtër, dhe vazhdoj të punoj në kuzhinën e fermës. Pas punës së saj të parë, Gallan ka punuar si një shërbëtore në qytet. Ajo ka punuar në një familje të pasur, pas së cilës ajo hyri në punë në industrinë e shërbimit.

Gallan më në fund u zhvendos në Shtëpinë e Crosby. Kjo është një shtëpi që strehon të moshuarit e sëmurë ose të vetëm. Gillian Bennett, që punon atje, tha: “Jessie është një grua e bukur. Ajo ka marrë mikun e saj më të mirë këtu, Sarah Jane, dhe ata janë gjithmonë së bashku. I pëlqen muzika e saj dhe i pëlqen klasës së stërvitjes dhe është një person shumë i pavarur. Ajo gjithmonë është aktive.

Gallan vdiq në mars 2015, por ajo arriti të sigurojë një sekret për jetëgjatësinë e saj para vdekjes së saj.

“Sekreti im për një jetë të gjatë qëndron të ndenjurit larg meshkujve’,kishte thënë Gallan. “Ata sjellin më shumë probleme se sa vlerë”.

Jessie gjithashtu kishte zbuluar një sekret shtesë për vitalitetin e saj dhe kishte thënë : “Më pëlqejnë qullrat”.

Gallaspas vetës la këtë diskutim të hapur. Duke pasur parasysh faktin se gjithnjë e më shumë gra po dëshpërohen nga mungesa e burrave të mirë, ky opinion edhe mund të jetë i vlefshëm.

U martua 4 javë më parë, polici ndahet nga jeta në krye të detyrës

Një polic gjeti vde^kjen në krye të detyrës, ndërsa ishte duke ndje^kur disa hajdutë që po largoheshin me furgon.

Ndërsa po tentonte të ndalte mjetin me të cilin po udhëtonin grabitësit, polici u tërhoq zvarrë prej furgonit dhe më pas u go^dit nga një makinë policie, e cila ishte njoftuar gjithashtu për ngjarjen dhe ishte vënë në ndjekje.

Quhet Andrew Harper, 28 vjeç, polici që vd^iq tragj^ikisht në krye të detyrës në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Vjedhja kishte ndodhur në Sulhamstead.

Më e rëndë akoma është se ai ishte martuar me të fejuarin e tij Lissie Beckett, 28 vjeçe, vetëm katër javë më parë.

Kolegu i tij që u ndodh në vendngjarje thërriste “‘rri me mua, rri me mua, vazhdo të marrësh frymë’,” tha një dëshmitar për “The Times”, raportojne mediat britanike.

Ekskluzivisht për femra: Njihuni me ishullin ku nuk lejohet hyrja e meshkujve (VIDEO+FOTO)

Nëse je grua dhe ke nevojë për të qëndruar larg burrave për një kohë duhet të shkoni në SuperShe Island. Ky është ishull në brigjet e Finlandës ku nuk lejohen burrat.

E themeluar nga Kristina Roth, resorti premton një oaz relaksues vetëm për femrat. Me një ide ambicioze Roth ka arritur të bëhet e njohur gjerësisht dhe tashmë, kompania e saj po sjell fitime të mëdha.

Kompania e saj, SuperShe, me qendër në New York, bleu një ishull në Finlandë, ‘SuperShe Island’ me qëllim që të krijonte një parajsë tokësore ekskluzivisht për femrat , ku meshkujt e kanë të ndaluar të shkojnë.

Si i lindi ideja?

Roth ishte me pushime në Malibu, ndërsa përpiqej të çlodhej, meshkujt që donin të flirtonin me të nuk e lanë rehat të pushonte.

Fillimisht ideja e saj nuk u prit mirë nga miqt sepse askush nuk besonte se femrat nuk e donin shoqërinë e burrave, por ja që rezultati ishte i kundert.

Roth ishte e vendosur për ta bërë realitet këtë ide, dhe bleu një ishull, në të cilin ndërtoi objekte luksoze relaksi, me kushtin e vetëm, duhet të jesh femër për të hyrë në këtë ishull. Sot ky ishull është një nga 5 destinacionet më ‘in’ për fermrat.