Ballina Blog Faqe 897

Regjistrohet edhe një parti e re shqiptare në Maqedoni, selia do të jetë në Tetovë, ja emri i kryetarit! (Foto)

Në Maqedoni është regjistruar edhe një parti e re politike shqiptare. Bëhet fjalë për subjektit politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi”, i cili me vendim gjyqësor të datës 02.05.2018 është regjistruar me të drejtë veprimi ne skenën politike të RM-së.

Nga kjo parti thonë për Gazetën Lajm se kryetari i saj do të jetë Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova. Mirëpo mbi kryetarin do të jetë “Këshilli i Pleqve” që do të sjellë vendimet më të rëndësishme dhe i cili do të përbëhet nga anëtarë jashtë dhe brenda Maqedonisë.


“Njoftojmë opinionin publik, mjetet e informimit, të gjithë qytetarët e Republikë së Maqedonisë, se në bazë të kërkesës së një grupi të qytetarëve, shtetas të RM-ës, deponuar në Gjykatë, me date 13.04.2018 për regjistrimin e subjektit politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” me vendim gjygjsorë të datës 02.05.2018 i njëjti subjekt është regjistruar me të drejtë veprimi ne skenën politike të RM-ës.

I njëjti vendim, nga ana e gjykatës, me datë 17.05.2018 i është dorëzuar personit të autorizuar të subjektit politik, LSHD. Me këtë rast, kryesia e LSHD-ës ka bërë edhe përgatitjet e fundit për promovimin publik te subjektit, ndërkohë pritet caktimi i datës dhe vendit të promovimit nga ana e “Këshillit të Pleqve” që është i përbërë nga anëtarë brenda dhe jashtë shtetit, si organ më i lartë partiak që qëndron mbi kryesinë e subjektit dhe vetë kryetarin e sajë.

Në ndërkohë njoftojmë se subjekti politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” do të jetë me seli në Tetovë, ndërsa subjektit, është caktuar që ti prijë Z. Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti.

Lumë njerëzish në varrimin e të riut nga Sllupçani

Abedin Zymberi

FALEMINDERIM
Kto jemi ne shqiptarë, jemi popull me tradit, popull human, popull liridashës, popull që dhimbset për vëllaun vëllanë, këtë e dhëshmoi sot me pjesmarrjen masovike në varrimin e t’birit ton Bardhil Zymberi.

Familja ZYMBERI ju asht mirënjohëse pa fund për pjsemarrjen tuaj në varrimin e Bardhilit. Jemi krenar që i takojmë familjes së sakrificës për atdhe, kjo e sodit e dëshmoj edhe njiher se ja ka vlejt të sakrifikohemi për kët popull kaq human.

I faleminderojm gjith vëllezërit që erdhën nga larg: Kosova, nga Ghitha qytetet e Ilirides, Preshevës. Faleminderim gjith banorëve të fshatit Sllupçan miqve dhe gjith të tjerve që sot naj shëndrruat dhimbjen në krenari.
Zoti ju shpërbleft me gjitha të mirat e kësaj Bote.

Ixhet Memeti nuk përfill shqipen, flet maqedonisht

Ndonëse pretendon se mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe është Avokat i Popullit, Ixhet Memeti nuk respekton të drejtën e tij Kushtetuese, për të folur dhe shprehur në gjuhën amtare, ndërsa arsyetohet se këtë e bën në shenjë respekti ndaj shoqërisë.

Ai është respekt ndaj asaj që do të thotë shoqëri, bashkim dhe nevojë e shoqërisë sonë – tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Në funksion aq sa ekziston edhe vet institucioni. Memeti nuk sheh asgjë të keqe këtu, megjithatë nuk do të donte mandat të përhershëm. Ndërkohë që shprehet se gjatë zgjedhjes së tij në këtë post gjithmonë ka pasur edhe mbështetjen e partive maqedonase.

Në zgjedhjen time të dytë, për fat të keq pasi LSDM-ja nuk ndodhej në Kuvend, kisha mbështetjen vetëm të VMRO-së. Kjo dëshmon se mandatet e mia kanë gëzuar mbështetjen të partive politike maqedonase edhe të së majtës edhe të së djathtës – tha ai.

Duke i përkujtuar 24 dhjetorin e 2012 dhe mos ndërmarrjen e masave si Avokat i Popullit për largimin e dhunshëm të deputetëve nga Kuvendi dhe dhjetëra raste të tjera për të cilat institucioni në krye me të i kishin mbyllur sytë, Memeti arsyetohet me faktin se Avokati i Popullit vetëm adreson vërejtjet dhe nuk ka asnjë mekanizëm tjetër në duart e tij. Njëri ndër rastet kur Ixhet Memeti ishte i zëshëm ishte edhe arrestimi i Mitko Çavkov dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në vigjilje të 20 vjetorit të institucionit Avokati i Popullit, Memeti shprehu gatishmëri për të vazhduar luftën kundër padrejtësive, korrupsionit dhe diskriminimit. Për këtë kërkoi mbështetjen e Qeverisë dhe Kuvendit. I pari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se rekomandimet e Avokatit Popullit duhet bërë doracak studimi, ndërsa kryeministri Zoran Zaev theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim./am/

ZBULOHEN 43 MIGRANTË ILEGALË NË AUTOSTRADËN KUMANOVË-TABANOVCË

Policia dje në autostradën Kumanovë-Tabanovcë ka zbuluar një furgon me targa të Shkupit në të cilin ishin bartur 43 migrantë, ndërsa drejtuesit nga Radovishi, të automjetit i është caktuar masa 30 ditë paraburgim.

Furgoni ka filluar që ta ngadalësojë shpejtësinë me qëllim që të ndalojë, mirëpo më pas ka filluar që ta ngasë me shpejtësi më të madhe që të i ikë zyrtarëve policorë. Më pas në fshatin Pukovski kanë hyrë në një rrugë qorre, gjegjësisht në oborrin e një shtëpie.Më pas drejtuesi i automjetit ka ikur, mirëpo për një kohë të shkurtër është zënë, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për E.A(30) nga fshati Koxhalija në Radovish, njoftojnë nga MPB-ja.

Ndërsa, 14 prej migrantëve kanë qenë nga Pakistani, 16 nga Iraki dhe 13 migrantë nga Avganistani.

VIDEO: “Kullat fantazmë” nga 28 deri në 30 kate shkatërrohen për 15 sekonda

Katër ndërtesa të papërfunduara në një ‘qytet fantazmë’ janë shkatërruar në Kinën lindore, pothuasje 10 vite pasi projekti u braktis.

Kullat u shkatërruan me eksplozivë duke u shembur për vetëm 15 sekonda.

Blloqet e banesave, të gjitha 28 deri në 30 kate, kishin mbetur të zbrazëta që nga viti 2009 pasi kompania ndërtuese falimentoi dhe hoqi dorë nga projekti i pasurive të paluajtshme.

Projekti Vistaria Bay ishte menduar të ishte një kompleks rezidencial dhe u ndërtua pak metra larg nga deti në portin e Yantait, provinca Shandong, por që nuk u popullua asnjëherë. (TemA)

NË VJESHTË REFERENDUM, ZAEV NUK E ZBULOI PËRCAKTIMIN PËR EMRIN

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret rezultat gjatë negociatave me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në takimin që duhet të mbahet deri në fund të javës.

Lidhur me pikat e publikuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, Zaev konfirmoi se këto kanë qenë pjesë e bisedimeve në takimin e liderëve.

Ndërsa shtoi se bisedimet me Greqinë për emrin janë në fazën finale, dhe ishte decidë lidhur me atë se a do të ketë referendum apo jo, ku tha se qytetarët do ta thonë fjalën përfundimtare, dhe si periudhë kur do të mbahej referendumi theksoi muajin shtator ose tetor.

Kurse para se të mbahej referendumi, marrëveshja eventuale që do të arrihet, duhet që të ratifikohet në Parlament, sepse Zaev deklaroi se është e rëndësishme që qytetarët ta dijnë qëndrimin e politikanëve para se të sqarohen në referendum, ku mes tjerash Zaev tha se pret mbështetjen edhe të opozitës për ratifikimin e marrëveshjes./tv21/

Raporti i Qeverisë vetëm në maqedonisht, ende s’është përkthyer në shqip

Qeveria e Maqedonisë sot e ka publikuar raportin për punën një vjeçare të tyre, megjithatë vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse në realizimet e tyre theksohet se e kanë miratuar ligjin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, thotë se është duke u bërë gati dhe së shpejti do ta publikojmë edhe versionin në gjuhën shqipe.

“Është duke u bërë gati dhe së shpejti do ta publikojmë të përkthyer në gjuhën shqipe”, tha shkurt për Portalb.mk Hoxha.

RAPORTI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT: NË MAQEDONI KA ANKESA PËR DALLIME FETARE

Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë publikoi raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017, në të cilin në pjesën për Maqedoninë ceket se komunitetet fetare vazhdojnë të figurojnë në procese penale dhe qytetare gjyqësore. Më pas, Departamenti i Shtetit noton procesin e përsëritur kundër peshkopit Jovan Vranishkovski.

“Gjykata themelore Shkup vitin e kaluar dënoi Vrnaishkovskin, argjipeshkvi i Argjipeshkvisë së Ohrit, për pastrim parash. Peshkopi u dënua me shtatë muaj burg. Gjykata gjithashtu urdhëroi konfiskim të tokës të AO në vlerë prej 140 mijë eurove, që më vonë edhe u krye”, ceket në raport. Janë notuar edhe ankimet nga Bashkësia fetare islame në Maqedoni. për atë se në fshatin Lazhec dhe në Kriva Pallankë po bëhen bllokime për ndërtimin e xhamive nën presion nga banorët lokalë, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin.

BFI, gjithashtu, është ankuar se autoritetet vazhdojnë ta bllokojnë rikonstruktimin e xhamisë në Prilep, e djegur gjatë konfliktit të vitit 2001.

Në raportin për vitin 2017 ceket edhe se Kisha ortodokse e Maqedonisë është ankuar se komuna e Strugës ende nuk ka sjellë vendim për ndërtimin e kishës ortodokse në fshatin Belicë dhe se komuna e Tetovës ka refuzuar të ndërtojë rrugën te kisha e qytetit. Në raportin e Departamentit të Shtetit më tutje ceket se ambasadori amerikan dhe përfaqësues të tjerë të ambasadës patën takime me përfaqësues qeveritarë dhe parlamentarë, bashkësi fetare dhe organizata nga shoqëria qytetare, me të cilët diskutuan për çështje lidhur me lirinë fetare.

Departamenti i Shtetit dje festoi 20-vjetorin e miratimit të Ligjit për liri ndërkombëtare fetare. Prej atëherë çdo vit parashtrojnë raporte në Kongresin amerikan për mbështetje të lirive dhe të drejtave fetare të qytetarëve nëpër botë, për të cilat SHBA-ja është mbrojtëse e madhe. Me rastin e përvjetorit, sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo këtë verë do të jetë nikoqir i këshillit ministror për mbështetje të lirive fetare ku do të tubohen liderët fetarë. aktivistë për të drejta të njeriut dhe shoqëria civile nga e mbarë bota.

VIDEO/ Pyetja e fëmijës shqiptar vë në siklet Presidentin italian

Mediat italiane kanë publikuar një video interesante gjatë një takimi që Presidenca ka zhvilluar me disa nxënës të shkollave të mesme.Të gjithë patën mundësi t’i bënin pyetje Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pyetja e djalit shqiptar të quajtur Fabio Sinani.

“Gjatë punës tuaj të përditshme, a duhet të nënshkruani ligje me të cilat ju nuk jeni dakord dhe si silleni në këto raste?” – ishte pyetja e fëmijës shqiptar.

Presidenti e pranoi se ishte një pyetje interesante ndërsa i dha këtë përgjigje.

“Kur kam ndonjë masë, ndonjë ligj të Parlamentit, ose një dekret të qeverisë, unë edhe nëse nuk pajtohem plotësisht me të, kam për detyrë ta nënshkruaj, edhe nëse mendoj ndryshe.

Unë duhet të heq dorë nga bindjet e mia personale, sepse unë duhet të respektoj atë që thotë Kushtetuta: Zgjedhja e ligjeve i takon Parlamentit. Dhe në qoftë se nuk e nënshkruaj dal kundër Kushtetutës.

Por ka një rast në të cilin mundem të mos nënshkruaj: kur ligjet ose aktet administrative kundërshtojnë qartë Kushtetutën.

Por në të gjitha rastet e tjera, idetë dhe qëndrimet e mia nuk llogariten. Dhe unë kam detyrimin për të nënshkruar, pasi nëse të gjithë mendonin se idetë e tyre personale mbizotërojnë mbi rregullat e diktuara nga Kushtetuta. Republika nuk do të funksiononte më” – tha presidenti italian.

Takimi është zhvilluar në nëntor të 2017-ës, por mediat e kanë risjellë për shkak të situatës politike aty pasi Presidenti nuk pranoi të mandatonte qeverinë e partive “Lëvizja 5 yjet” dhe “Lega Nord” duke e konsideruar atë si anti-europiane. ©LAPSI.al

“Kumanova” peng i përkthimit, shqiptarët mezi arrijnë 13%

Krahas përkthyesve, në këtë Gjykatë përfaqësimi i duhur i shqiptarëve mungon pothuajse në të gjitha sektorët dhe nivelet. Burime brenda GJPSH-së për gazetën KOHA thonë se nga numri i përgjithshëm i administratës gjyqësore – 100, në këtë gjykatë nuk punojnë më tepër 13 shqiptarë

Omer XHAFERI

Aktgjykimi kundër 35 shqiptarëve të akuzuar për ngjarët e Kumanovës të vitit 2015, në Gjykatën Penale të Shkupit (GJPSH) ende nuk është përkthyer. Pavarësisht faktit se kanë kaluar mbi 7 muaj që kur janë shqiptuar dënimet kapitale dhe ato me burg të përjetshëm, shqiptarët e dënuar për “Lagjen e “Trimave”, kryesisht shtetas të Kosovës akoma nuk e kanë pranuar vendimin e gjykatës.

Për zvarritjen e dorëzimit të këtij vendimi të rëndësishëm për ecurinë e mëtutjeshme të procesit gjyqësor për “Grupin e Kumanovës”, burime të gazetës KOHA, flasin se janë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e Gjykatës. Në këtë drejtim siç mëson gazeta KOHA, disa prej të akuzuarve pasi e kanë kuptuar se përkthimi mund të zgjatet ende, kanë kërkuar që aktgjykimi t’ju dorëzohet në gjuhën maqedonase.

“Më të vërtet bëhet fjalë për një material voluminoz dhe përkthyesit tanë janë duke punuar në përkthimin e vendimit nga maqedonishtja në shqip. Ne ballafaqohemi me mungesë të përkthyesve shqiptarë dhe për këtë arsye kemi kërkuar përkthyes nga Gjykata e Apelit. Ndërkohë, dy prej të dënuarve kanë parashtruar kërkesë që aktgjykimi t’ju dorëzohet në gjuhën maqedonase dhe në këtë e kemi bërë”, thonë nga GJPSH-ja, pa precizuar se kur pritet që ky vendim në shqip t’ju dorëzohet të dënuarve për “Lagjen e Trimave”.

Përkundër asaj se aktgjykimin për “Lagjen e Trimave” GJPSH u ka dorëzuar avokatëve, lënda nuk mundet të ankimohet para Gjykatës së Apelit derisa e njëjta nuk ju dorëzohet edhe të dënuarve.

Mungesën e kuadrit të përshtatshëm në GJPSH më së mirë e shpjegon fakti se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i etnisë jo maqedonase, në këtë rast të shqiptarëve, nuk është i respektuar konform 25 përqindëshit të kërkuar me ligj. Krahas përkthyesve, në këtë Gjykatë përfaqësimi i duhur i shqiptarëve mungon pothuajse në të gjitha sektorët dhe nivelet.

Burime brenda GJPSH-së për gazetën KOHA thonë se nga numri i përgjithshëm i administratës gjyqësore, në këtë dikaster nuk punojnë më tepër 13 shqiptarë. Nga daktiliografët e deri te nëpunësit gjyqësor nëpër sportele, shqiptarë rrallë pak mund të vërehen në GJPSH, ndërsa numri i administratës gjyqësor i kalon 100 nëpunës gjyqësor të angazhuar në kohë të pacaktuar dhe të caktuar.

Një shkallë e ulët e përfaqësimit kur jemi të GJPSH-ja, po ashtu është konstatuar dhe te numri i gjykatësve që janë të angazhuar në procedimin dhe shqyrtimin e lëndëve nga rastet për kundërvajtje e deri te ato për krim të organizuar. Megjithatë, qëndrimi i kësaj gjykatës është se caktimi dhe zgjedhja e gjykatësve është kompetencë e Këshillit Gjyqësor.

Sistematizimi i duhur i shqiptarëve nëpër organet shtetërore dhe ato gjyqësore, shkruan KOHA, edhe pse duhej të përmbushej vite me parë, fatkeqësisht kjo zbrazëtirë e vazhdon të mbizotëroj edhe sot.

Ndryshe, siç njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit, kuorumi i plotë i gjykatësve që duhet t’i procedojnë lëndët dhe shqyrtojnë rastet nuk është i përmbushur sipas normave ligjore. Trendi i zvogëlimit të numrit të gjykatësve ndër vite, fenomen ky i cili u përmend në Raportin e fundit të Këshillit Gjyqësor, më së miri shpjegohet se në GJPSH mungojnë rreth 20 gjykatës, gjegjësisht nga 70 gjykatës sa duhet të punojnë, në gjykatën më të madhe të Maqedonisë e cila e heton krimin e organizuar dhe së fundmi lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, punojnë vetëm 51 gjykatës. (koha.mk)

Reçica dhe Sellca presin Qeverinë

Ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël e premtoi edhe kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në këtë fshat në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale, duke nënvizuar se kjo shkollë do të jetë prioritet për Qeverinë

Urim HASIPI

Tetovë, 29 maj – Fshati Sellcë dhe lagjja Reçicë e Vogël ende janë në pritje se kur do të fillojnë punimet dhe kur këto dy projekte do të fillojnë të realizohen në praktikë. As në Reçicë as në Sellcë, nuk është nisur as nga pika zero. Për shkollën në Reçicë të Vogël vazhdojnë të jepen premtime të pafundme, kurse në terren ende asgjë konkrete nuk ka, shkruan gazeta KOHA. Në këtë lagje banorët që moti kanë kërkuar ndërtimin e një objekti shkollor, por gjithnjë institucionet kanë gjetur mënyra për t’ju shmangur këtij investimi. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, theksoi se kjo shkollë është prioritet i ministrisë dhe Qeverisë, por pa precizuar se kur një gjë e tillë do të ndodh.

“Të dy shkollat, si në Reçicë ashtu edhe në Sellcë, janë në prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por edhe të Qeverisë. Për këto dy projekte, në mënyrë më të detajuar do të informoheni nga zëvendëskryeministri Hazbi Lika dhe nga kolegët tjerë qeveritar dhe punojmë në mënyrë të vazhdueshme që të përmirësojmë infrastrukturën shkollore”, deklaroi Ademi.

Më herët, edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, theksoi se shkolla në Reçicë të Vogël është prioritet i mandatit katërvjeçar. Sipas kryetares Arifi, janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që ky projekt të financohet nga buxheti i shtetit dhe presin që Qeveria të miratojë në programin e vitit vijues.

“Mendoj se me këtë mandat do përfundoj ajo shkollë. Siç e dini historinë e shkollës, katërvjeçarin e fundit ishte në programin për tu realizuar me grand kinez, dhe ne kërkuam nga qeveria që të tërheq nga realizimi i atij grandin, por të vendos në buxhetin e saj. Jemi duke përfunduar edhe një revizion të dytë të lejes meqenëse projekti ka leje, është i plotë dhe presim që Ministria e Arsimit ashtu siç ka thënë edhe Qeveria, që ky projekt të realizohet”, ka deklaruar Arifi. Ndërtimin e kësaj shkolle e premtoi edhe kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në këtë fshat në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale, duke nënvizuar se kjo shkollë do të jetë prioritet për Qeverinë. Edhe pse kishte një paralajmërim për një donacion të huaj se do të ndërtohet shkollë në këtë lagje të Tetovës, megjithatë deri më tash nuk është punuar asgjë në terren.

Madje, kishte deklarata të llojit se nëse nuk e financojnë kinezët, do ta ndërtojë Qeveria apo komuna, por sërish asgjë. Në ndërkohë, rreth 700 nxënës të kësaj paralagje tetovare mësimin e ndjekin në këtë shkollën fillore e cila ka më shumë se 1700 nxënës. Shkolla është ndërtuar në vitin 1969 me një kapacitet prej 700 deri në 800 nxënës, ndërsa tani numri i nxënësve është 1700, kurse gjysma e këtyre janë të lagjes Reçicë e Vogël. Prindërit e kësaj lagje që moti kërkojnë një shkollë, por assesi ky projekt të realizohet.

Nga ana tjetër, në fshatin Sellcë ku edhe atje është kërkuar shkollë e re për shkak se shkolla ekzistuese nuk i plotëson kushtet, sipas informacioneve zyrtare, për momentin janë duke u bërë analiza për qëndrueshmërinë e tokës në disa lokacione për shkak se në objektin që nisi të ndërtohet më herët, nuk mund të vazhdohet me punë sepse dheu është i rrëshqitshëm.

Objekti ekzistues ku mësojnë nxënësit e fshatit Sellcë është ndërtuar në vitin 1952 dhe prej atëherë disa herë janë bërë renovime të vogla. Ndryshe, kjo shkollë ka edhe dy shkolla periferike – një në Llacë dhe një në Vicë, ku mësojnë 576 nxënës dhe ka një kuadër prej 54 personave. Në shkollën qendrore të këtij fshati mësojnë 365 nxënës. Për objektet e reja shkollore në Reçicë dhe në Sellcë gjithnjë janë dhënë premtime se do të fillojnë të ndërtohen, por konkretisht nuk është bërë asgjë. (koha.mk)

Greqi, doganierët në grevë 24-orëshe, “paralizohet” kufiri me Maqedoninë

Duke filluar nga paraditja e kësaj të mërkure dhe për 24 orë, asnjë automjet nuk do të mundë të kalojë në kufirin Maqedoni-Greqi, për shkak se doganierët grekë janë përfshirë në grevën 24-orëshe që kanë shpallur për më 30 maj sindikatat e vendit. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës trafiku në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të ndërpritet. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë trafiku për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste urgjente.

Shqiptari shkon si futbollist profesionist në Gjermani, përfundon në burg si shpërndarës droge

Një futbollist profesionist shqiptar, 36 vjeç, me njohje ndërkombëtare kishte ofertë si trajner në Regensburg, por duket që kjo nuk i kishte mjaftuar materialisht. Të martën, 36 vjeçari i cili ishte edhe prind, duhej të paraqitej përpara Gjykatës, për shkak se akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas aktpadisë, ai ka kryer pazare për tre kilogram kokainë me vlerë 45 mijë euro, dhjetë kilogram marihuanë dhe 500 gram heroinë me vlerë 33.5 mijë euro.

Si ndodhi arrestimi?

Policia përgjonte që prej nëntorit 2017 një lokal në juglindje të qytetit, ku kryesisht frekuentohej nga shqiptarët. Aty mendohej si shitej drogë, shkruan mittelbayerische.de.

Policia gjermane vetë filloi biznesin e drogës, me shifrat e lartëpërmendura, për të rënë në gjurmë të shpërndarësve. Përveç personave tjerë, të cilët ndodhen në paraburgim, gjatë trafikimit të drogës ka qenë prezent edhe futbollisti profesionist.

Gjykatësi Dr. Wolfhard Meindl dha një dënim për të pandehurin 2 deri 3.5 vjet burg me kusht që ai të rrëfehet. 36 vjeçari pranoi dhe krahas saj, bëri publik edhe emrat e bashkëpunëtorëve në krim.

“I pandehuri kërkontë të sjellte familjen drejt Gjermanisë, për t’u mundësuar një shkollim dhe të ardhme më të mirë,” përcjell albinfo.ch. Por ai erdhi në Gjermani për të punuar në një lokal ku u keqpërdor edhe për tregti të paligjshme me drogë. Ai e dinte se bëhej fjalë për drogë.

“Por nuk guxoja të veproja ndryshe, pasi rrezikoja lejeqëndrimin në Gjermani,” shprehet ai. Procesi gjyqësor vijon akoma.

S’mund të ngrihej nga shtrati për shkak të dhimbjes në gjunjë, derisa filloi të merrte këtë

Ky është rasti më i mirë që tregon se mjekësia natyrale ka ofruar rezultate të habitshme. Kjo grua e moshuar që vuante nga dhimbjet e tmerrshme në gjunjët e saj gjeti shërim.
Të gjitha recetat që kishte marrë për qindra ilaçe anti-inflamatore për të trajtuar simptomat i siguruan vetëm lehtësim të përkohshëm. Diagnoza ishte tashmë e njohur.

Ajo vuante nga artriti, por vendosi të mos heqë dorë dhe të bëjë gjithçka ishte e mundur për të gjetur një trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhej. Ky ilaç natyral kundër artritit jo vetëm që mund t’i eliminonte simptomat e dhimbjes, por edhe ta ndihmonte kundër shkaktarëve të sëmundjes. Sipas gruas, ky ilaç ishte gjithçka që i duhej për të lehtësuar dhimbjen e tmerrshme.

Përbërësit:
-1 patëllxhan të mesëm
-1 litër ujë

Përgatitja:
Lani patëllxhanin, prejeni atë në copa vendoseni në një tigan me ujë që të marrë valë. Lëreni derisa uji i ngrohtë të qetësohet. Ruani rreth 750 ml të këtij lëngu në frigorifer. Pjesën tjetër prej 250 ml të mbetur do ta mbani për përdorim të jashtëm, pasi ta përzieni me 50 ml vaj ulliri. Ruajeni përzierjen në frigorifer.

PËRDORIMI:

Ju duhet ta përdorni këtë ilaç për ta pirë si vijon:

-250 ml në mëngjes në stomak bosh
-250 ml në kohën e drekës
-250 ml në mbrëmje

Për përdorim të jashtëm, ju duhet të aplikoni në zonat problematike gjatë mbrëmjes, para se të shkoni në shtrat. Vetëm fërkojini zonat e prekura dhe vendosni një leckë të pastër mbi to për t’i mbajtur gjatë natës. Pas 20 ditëve të përdorimit të këtij trajtimi do të jeni në gjendje të lëvizni më lehtësisht. Dhimbja dhe inflamacioni do të zhduken plotësisht!

Pse nuk duhet t’u jepni hua familjarëve apo miqve

Të gjithë e duam më të mirën për familjarët dhe miqtë tanë. Financat përbëjnë një brengë të përditshme të njerëzve, dhe zakonisht këto probleme ndahen me më të dashurit, për të kërkuar ndihmë nga ta.

Ndihma financiare duhet të jetë e kufizuar, kjo sepse në shumicën e rasteve huazimi i parave nga familja apo miqtë sjell probleme të ndryshme.

Keni në mendje këto dy arsye para se t’u huazoni apo të huazoni para nga njerëzit tuaj të afërm.

Hua për kohë të pacaktuar

Për shkak të natyrës joformale, nuk do të ketë qartësi për kohën kur duhet kthyer borxhi. Huadhënësi nuk e di kur do t’i ketë paratë, dhe huamarrësi nuk e di nësë huadhënësit i nevojiten paratë urgjentisht.

Është e vështirë të kërkohet borxhi

Pasi që huaja është në mes të dy njerëzve të afërt, huadhënësi zakonisht kujdeset që huadhënësi të mos ndjehet keq apo në situatë të pa lakmuar. Në shumë raste, kjo e mban peng komunikimin në mes atyre që zakonisht janë të afërt. Një gjë e tillë mund t’i bëjë të sikletshme edhe bashkimte familje apo shoqërore

Ohër, hotelierët paralajmërojnë padi ndaj ELEM-it (VIDEO)

Hotelierët nga Ohri do të ngrenë padi kundër institucioneve kompetente shtetërore nëse nuk merren urgjentisht masa për rregullimin e nivelit të Liqenit të Ohrit, i cili aktualisht arrin 18 centimetra mbi maksimumin. Ata thonë se në prag të sezonit turistik, po përballen me probleme dhe rrezikun e përmbytjeve të objekteve që ndodhen në bregun e liqenit.

Jo vetëm të ngremë padi penale. Këtë që po e themi është e njohur për ata që janë përgjegjës me ligj për të menaxhuar Liqenin e Ohrit. Por, ne nuk mund t’i durojmë pasojat e ndonjë mendimi të pamatur dhe fitimprurës të ndonjë kompanie, qoftë shtetërore ose private -tha Dimitar Zarçev, hotelier.

I gjithë bregu ka pësuar një ndryshim të plotë. Kanë ndryshuar shumë plazhet që ishin ndërtime të forta – u shpreh Mihail Mishev, kryetarë i Shoqatës së hotelerisë në Ohër.

Nga ELEM thonë për Alsat M se së shpejti niveli do të fillojë të kthehet në normalitet.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me nivelin e liqenit të Ohrit. Ne po ndërmarrim të gjitha masat për të ulur nivelin – njoftojnë nga ELEM.

Nga ELEM vlerësojnë se për një muaj, respektivisht përpara fillimit të sezonit turistik, liqeni do të jetë në nivelin e lejuar. Përndryshe, vlerësimet fillestare të dëmeve nga të dy stuhitë në mars dhe prill janë rreth gjysmë milioni euro.

VIDEO/Fusha e Pollogut e mbushur me vendgrumbullime ilegale mbeturinash

Riaktivizohet sërish hedhja e mbeturinave dhe hapja e gropave të mëdha në fushat e Pollogut. Pjesa më e madhe e tyre digjen në mes të ditës, ndërsa nuk mungojnë as ekskavatorët dhe kamionët që bartin dhe për nevoja të tyre. Banorët thonë se askush nuk përfillë kërkesat e tyre duke shtuar se gjasat janë të mëdha që të helmohen prodhimet bujqësore.

“Na shqetësojnë boll por çfarë të bëjmë ku t`i çojmë. E helmojnë boll tokën por kujt ti drejtohemi, çka të bëjmë”.

“Problemi është se ne gjithnjë jemi mbledhur jemi angazhuar – ato mbeturina nuk janë gjëra të mira krejt fushën e dëmtojnë njerëzit i dëmtojnë por nuk dimë kujt ti ankohemi më, ankohu mos u anko nuk na marrin parasysh askund. Si nuk kemi frikë, nga gjërat e këqija kush nuk ka frikë, ata po së po që janë helmuese”.

“Pemë perimet tona nuk i hamë, vetëm i mbjellim sa të kemi punë”.

Drejtuesit e shoqatës ekologjike “Blue River” paralajmërojnë edhe protesta.

Jemi ankuar në Ministrinë e Ekologjisë, të bujqësisë, në Qeveri por askush nuk merr masa, këtu bëhet biznes, tash është masakër ai vend. Në fushat tona cilën ende gropa, hidhen mbeturina digjen dhe jo vetëm në fshatin tonë por edhe në fshatin Gradec. Do bëjmë protestë të madhe edhe atë – tha Ismet Ramadani, kryetar i Shoqatës Ekologjike, Blue River.

Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani thotë se kanë aktivizuar inspektoratin dhe shumë shpejtë do të fillojë dislokimi i deponive.

Ne sot kemi aktivizuar inspektoratin që të del në terren dhe të shoh gjendjen faktike dhe të njihemi me problemin që ditëve të fundit është krijuar sërish dhe besoj që javës tjetër do fillojmë edhe me dislokimin dhe pastrimin komplet të atyre deponive – u shpreh Isen Shabani, Kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Krijimi i deponive të egra në fushat e Pollogut është një fenomen që paraqitet sa herë që komunat nuk arrijnë që të njëjtat t’i dërgojnë në Drislla apo në Rusino./alsat-m

Rama tregon transformimin e Alpeve në një destinacion turistik (Video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke treguar transformimin e Alpeve. Në videon prej 2 minutash tregohet si ato janë shndërruar në një destinacion të mrekullueshëm turistik.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë përmbledhje në 120 sekonda të transformimit fantastik të Alpeve shqiptare, nga një zonë e harruar, e braktisur dhe e izoluar, në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik gjithëvjetor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“Boom” i miliarderëve në botë, pasanikët janë 2.754!

Kjo është zbuluar nga “The Wealth-X billionaire census 2018”, një raport që regjistron super-të pasurit ndërkombëtarë

Numri i miliarderëve në botë vazhdon të rritet dhe në 2017 pasanikët u rritën me 357 njësi, duke arritur një shifër rekord prej 2.754. Kjo është zbuluar nga edicioni i pestë i “The Wealth-X billionaire census 2018”, një raport që liston miliarderët që banojnë në Tokë. Në 12 muajt e fundit popullsia e super-të pasurve është rritur me 14.9% dhe krenohet me një aset total prej 9.2 trilionë dollarëve.

Raporti

Sipas asaj që lexohet në raport, në vitin 2017 ka pasur një “përmirësim të ndjeshëm” në pasuritë e miliarderëve: “Edhe pse vitin e kaluar ka pasur një dozë të ndjeshme të trazirave politike, thotë Winston Chesterfield, drejtor i ‘Wealth-X’, kompani e specializuar në vlerësimin e aseteve individuale që çdo vit publikon kërkime mbi super-të pasurit, – performanca e jashtëzakonshme e tregjeve të kapitalit dhe e ekonomisë globale në përgjithësi kanë dhënë fitime të fuqishme në sektorin e financave, të mallrave, të teknologjisë dhe të industrisë. Në një mjedis gjeopolitik që ndryshon me shpejtësi, ndikimi mbi ekonominë botërore të këtij grupi më ekskluziv të njerëzve vazhdon të rritet”.

Të dhënat statistikore

Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar si vendi me popullsinë më të madhe të miliarderëve. Në të vërtetë, jashtë shtetit numërohen 680 pasanikë me një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2016. Numri i super-të pasurve po rritet me shpejtësi edhe në Kinë. Në ish-Perandorinë Qiellore janë 338 miliarderë, me një rritje prej 36% në 12 muaj.

Më poshtë janë Gjermania, India, Zvicra, Rusia, Hong Kongu dhe Mbretëria e Bashkuar. Njeriu më i pasur në botë është amerikani Jeff Bezos me një pasuri prej 133 miliardë dollarësh (vetëm muajin e kaluar padroni i Amazon ka fituar edhe 12 miliardë dollarë). 10 më të pasurit në botë kolektivisht zotërojnë një pasuri prej 660 miliardë dollarësh.

Në vitin 2017 ka pasur gjithashtu një bum të grave super të pasura: popullsia femërore miliardere është rritur me 18% dhe ka arritur 321 njësi, krahasuar me një rritje prej 14% në numrin e meshkujve. Megjithatë, gratë përfaqësojnë vetëm 11.7% të super-të pasurve ndërkombëtarë.

Çmenduri! Njihuni me familjen, ku pritet fëmija i 21 (Video)

“Ne kemi dashur të ndalemi te 20, por … surprizë: 21 është një vajzë e vogël, që po vjen në jetë”.

Në Youtube ka kronikë speciale për super familjen britanike, Radford, që ka njoftuar në rrjetet sociale pritjen e një fëmije tjetër, të 21-tin e shtëpisë për të qenë më të saktë.

42-vjeçarja Sue dhe 46-vjeçari Noel, nga Morecambe, Lancashire, respektivisht mami dhe babi kanë shprehur gëzimin e madh në Instagram, ku njoftojnë pritjen e vajzës duke komentuar imazhin e ekos me ultratinguj, ndërsa 47 mijë ndjekësit e tyre kanë mbetur të shokuar.

Në videon që qarkullon në YouTube, Sue ka një mesazh për fëmijët e saj: “Ne po kthehemi në shtëpi pasi kishim një takim shumë të veçantë dhe të këndshëm, merreni me mend se çfarë!”. Pastaj, në shtëpi tregon barkun.

Megjithatë, vetëm disa muaj më parë, themeluesit e familjes më të madhe të Britanisë i kishin siguruar fëmijët se do të ndaleshin te djali i 20-të, Archie, i cili ka lindur në shtator. Pritja e fëmijës së 21-të do të jetë e rrallë pasi do të jetë pothuajse 30 vjet më i ri se vëllai më i vjetër.

Më i madhi Chris, në fakt, është 28 vjeç. Pas tij vjen Sophie – 23, Chloe – 21, Jack – 20, Daniel – 18, Luka – 16, Millie – 15, Katie – 14, James – 13, Ellie – 12, Aimee – 11, Josh – 9, Max – 8, Tilly – 7, Oscar – 5, Casper – 4 dhe Hallie e Archie, të cilët kanë lindur në shtator 2017.