Ballina Blog Faqe 937

Gjendet trupi i pajetë i njërit nga policët e zhdukur në Lepenc

Ekipi i zhytësve nga Kosova, bashkë me vullnetarë të tjerë, tashmë kanë gjetur njërin nga dy trupat e pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë rënë në lumin Lepenc.

Policia e Kosovë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se njëri nga policët është gjetur në lumë.

Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, tha se trupi u gjet në kilometrin e pestë nga vendi ku ka ndodhur aksidenti në drejtim të komunës së Hanit të Elezit.

Në një komunikatë për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thuhet se “njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca, në kilometrin e pestë nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Malsor Dashi”.

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Debat i ashpër Hajredini-Fetai, përmenden “krimet” e BDI-së, shikojeni! (Video)

Ish ministri i financave, për momentin njëri ndër opinionistët shqiptarë më të realët në Maqedoni, Xhevdet Hajredini, duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike, ka folur edhe për dukurinë e incidenteve bremda partiake.

“Nuk mund të pajtohem që rrahjet, plagosjet dhe vrasjet të arsyetohen me demokraci brendapartiake”, ka thënë Hajredini në emisionin “Rruga drejt…”, që transmetohet sonte në Alsat-M.
Siç mund të shihni në videon më poshtë, në disa momente debati është i tensionuar mes Hajredinit dhe profesorit, Milaim Fetai.

Ja komandantët që krisën pushkën e parë të UÇK-së në Maqedoni (VIDEO)

Njësitet e para të UÇK-së ishin stacionuar në Karadakun e Shkupit, ku edhe 15 vjet më parë nisën luftimet e para në Tanushë.

Pamje nga fshatrat e Karadakut të Shkupit, gjegjësisht fshati Malinë, ku ishin stacionuar njësitet e para të UÇK-së dhe figurat emblematike të saj.

Në një video të Asociated Press shfaqen pamjet e lëvizjes dhe luftimeve të ushtarëve, por edhe deklaratat e komandantëve mes tyre edhe Xhezair Shaqiri – Hoxha, si dhe Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli, transmeton INA.

Edhe Kumanova kundër kazinove, protesta dhe padëgjueshmëri qytetare (VIDEO)

Kumanovën e kanë mbërthyer lojërat e fatit. Disa OJQ vitin e kaluar kërkuan nga Qeveria, Parlamenti dhe Komuna, dislokimin e kazinove nga qyteti, njofton Lajmpress. Kërkesat e tyre nuk janë përfillur nga institucionet.

Biznesi i kazinove vazhdon të lulëzojë. Veprimtari Etem Xheladini thotë se alarmin e kuq në shoqëri e kanë ndezur të rinjtë që gjithnjë e më shumë frekuentojnë kazinotë. Lojërat e fatit kanë shkaktuar probleme edhe brenda familjeve. Nëse institucionet nuk zgjidhin problemin, sektori civil në Kumanovë do të organizojë edhe protesta. Nuk përjashtohet mundësia edhe për padëgjueshmëri qytetare. OJQ-të nga Kumanova mbështesin protestën e së premtes në Tetovë kundër kazinove.

Sëmundja e frikshme e mushkërive që prek më shumë gratë se burrat

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është konsideruar gjithmonë si sëmundje e meshkujve, ndërkohë që aktualisht po vret më shumë gra sesa burra.

Gati 8% e e grave në Amerikë janë diagnostikuar me këtë sëmundje, ndërsa burrat nën 6%.

Duke qenë se SPOK është lidhur shpesh me burrat, gratë diagnostikohen zakonisht pasi sëmundja ka avancuar.

Simptomat e SPOK janë kolla kronike, teshtima, shtrëngime në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje.

Aktualisht nuk ka një kurë të veçantë për sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, megjithatë mund të ngadalësohet përkeqësimi i saj. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë pacientët e diagnostikuar me SPOK është të heqin dorë nga duhani.

SPOK është termi që përfshin disa sëmundje të rënda të mushkërive, si bronkiti kronik, emfizema dhe gjendje të tjera që vështirësojnë funksionimin e mushkërive.

Përveç duhanpirjes, faktorë të tjerë si ndotja e ajrit dhe gjenetika mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje./sn/

Gratë janë më të rrezikuara se burrat që të kenë përkeqësim të gjendjes si pasojë e infeksioneve ose ekspozimit ndaj ndotësve të ajrit.

Celulari , mik dhe armik

Ndjenja e nervozizmit, stresit, ankthit, dëshpërimit, vetmisë, irritimit, dhe madje edhe panikut që shpesh ndodh kur ndaheni nga celulari janë tregues të simptomave që vërtetojnë se ju jeni i varur nga ky mjet.

Ndonëse celularët janë një mjet i dobishëm edhe për lidhjet shoqërore, edhe për të bërë biznes, për shumë punonjës këto pajisje disa herë mund të duken më shumë si pranga, sesa si miq. Kjo, pasi i bën të jenë gjithnjë të lidhur pas zyrës. Një sondazh zbuloi se 80 për qind e punonjësve të reklamave dhe 60 për qind e punonjësve të ndërtimit, gjatë gjithë kohës ndihen nën presionin për t’iu përgjigjur menjëherë si pronarit, ashtu edhe klientëve. Presioni që ndiejnë njerëzit për t’iu përgjigjur një telefonate në celular pavarësisht se ku janë ose çfarë janë duke bërë në ato momente, po krijon, siç e quan dhe një nga studiuesit, një «kulturë ndërprerjesh». Si kundërpërgjigje, inxhinierët kanë shpikur një material ndërtimi për t’u përdorur në restorante dhe teatro, që pengon valët sinjalizuese të celularëve.

Më shumë sesa vetëm të krijojnë ndërhyrje të mërzitshme, këto pajisje, që t’i zë syri ngado, kanë fuqinë që të transformohen në një armik publik. Nga një studim kanadez, u zbulua se përdorimi i celularit ndërkohë që ngitni makinën, është po aq i rrezikshëm sa edhe të ngitni makinën kur keni pirë. Profesori Mark Stivenson, i Qendrës Kërkimore të Dëmtimeve në Universitetin e Australisë Perëndimore, shpjegon se të flasësh në telefon është shumë më e ndërlikuar sesa thjesht të flasësh me një tjetër në makinë.

Kjo është e rrezikshme dhe në disa vende policia i gjobit shoferët që përdorin celularin gjatë kohës që i japin makinës. Megjithatë nga një sondazh i kohëve të fundit, u zbulua se 1 në 5 shoferë australianë kanë dërguar SMS dhe një e treta kanë bërë ose kanë marrë telefonata në celular ndërkohë që ngitnin makinën.

Rreziqet e përdorimit të papërshtatshëm të celularit ekzistojnë edhe gjatë udhëtimit me aeroplan. Edhe pse sistemi elektrik në aeroplanët më të fundit është i mbrojtur nga valët sinjalizuese të celularit, thuhet se disa aeroplanë më të vjetër që janë ende në përdorim, ndikohen nga ndërhyrjet e valëve.

Revista New Scientist raporton: «Në provën që u bë në bordin e dy avionëve, Autoriteti i Aviacionit Civil britanik [CAA] konfirmoi se rrezatimi i celularëve ndërhyn te pajisjet elektronike, të cilat kanë një rol kritik për një fluturim të sigurt.» Duke identifikuar rrezikun domethënës që përbëjnë këta telefona, një zëdhënës i CAA-së tha: «Një celular, sa më larg të jetë nga stacioni bazë, aq më shumë rrezaton fuqi. Pra, kur një avion ngrihet në fluturim, valët e celularit rriten në fuqi, duke rritur kështu nivelin e ndërhyrjes në momentin më të rëndësishëm të fluturimit.» Nga një studim australian u zbulua se pajisjet elektronike personale, duke përfshirë këtu edhe celularët, shkaktuan shumë aksidente. Kjo ndodhi tek avionët e linjave që patën probleme gjatë fluturimit, pasi pasagjerët shpërfillën paralajmërimet për t’i fikur këto aparate kur ishin në bordin e avionit.

Por si mund ta shmangim këtë mjet që është bërë aq i domosdoshëm në jetën tonë?

Nuk është rruga e duhur flakja e celularëve apo mbyllja e llogarive në rrjetet sociale. Teknologjia mund të mos jetë “e ligë” në vetvete, por përdorimi i saj nga ne mund t’i kalojë kufijtë e së mirës. Neve thjesht na duhet t’i përdorim pajisjet me më shumë përgjegjësi.

Duhet të kërkoni balancën mes përdorimit të teknologjisë dhe përqendrimit në jetën tuaj të përditshme, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në aktivitetet që bëni dhe në mendimet tuaja.

Kanabisi mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme

Tymosja e shpeshtë e marijuanës gjatë adoleshencës mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim suedez.

Kërkuesit shkencorë suedezë analizuan më shumë se 45 000 meshkuj të cilët kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në periudhën 1969-1970.

Ata panë shkakun e vdekjes së tyre në Regjistrin Kombëtar të Shkaqeve të Vdekjes dhe doli se ata që kishin tymosur shumë hashash në adoleshencë, ishin 40% më të rrezikuar për të vdekur para të gjashtëdhjetave, në krahasim me ata që nuk kishin pirë.

Një ekspert amerikan tha se përdoruesit e kanabisit zakonisht kanë shëndet më të keq se ata që nuk e përdorin, ndërsa studime të tjera e kanë lidhur tymosjen e marijuanës me kancerin në mushkëri dhe me problemet e zemrës.

Ndërkohë, Dr. Kevin Hill, anëtar i Këshillit të Psikiatërve Amerikanë, u shpreh: “Një studim si ky suedezi jep mesazhin e qartë se sasia ka shumë rëndësi”./sn/

LSDM: MICKOVSKI MBETET NË MBROJTJE TË KRIMIT, KORRUPSIONIT DHE SHKATËRRIMEVE TË GRUEVSKIT TË TIJ

Nga Lidhja Social Demokrate kanë reguar duke thënë se Hristijan Mickovski përsëri ka humbur mundësi që të distancohet nga politikat e ndarjeve dhe destruktivitetit të paraardhësit të tij Nikolla Gruevski që fuqishëm u mposhtën nga shumica e qytetarëve.

“Me këtë Mickovski tregon se mbetet në mbrojtje të krimit, shkatërrimit dhe korrupsionit që partia dhe shefi i tij Gruevski e kanë bërë 11 vite të plota.Mickovski deri tani është i njohur vetëm për vazhdimin e politikave destruktive dhe përhapjen e lajmeve të rreme”.

Ndërsa kanë përfunduar duke thënë se Maqedonia po ec përpara si një shoqëri për të gjithë, shtet modern – mik në rajon dhe Evropë dhe asnjë veprim destruktiv i VMRO-DPMNE-së nuk do ta ndalon procesin e reformave, integrimit dhe zhvillimit./tv21/

XHAFERI ENDE NUK E KA DËRGUAR LIGJIN PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE NË GAZETËN ZYRTARE

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ende nuk e ka dërguar Ligjin për përdorimin e gjuhëve për tu publikuar në Gazetën Zyrtare dhe nuk ka precizuar se kur do ta bëj të njejtën.

“Nuk jam i ngarkuar me kohën, sepse nuk kam kufizime lidhur me kohën se kur duhet të shpallet ligji”, tha Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi më 27 prill tha se do ta lëshon Ligjin për përdorimin e gjuhëve për tu publikuar në Gazetën Zyrtare, por as atë ditë nuk precizoi se kur do ta bën një gjë të tillë./tv21/

RAPORTI I PSP-SË PARA DEPUTETËVE TË MAQEDONISË

Raporti 6 mujor për aktivitetet e Prokurorisë Publike Speciale (PSP) është në rend dite në vazhdimin e seancës së Komisionit parlamentar për system politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Kjo do të jetë hera e tret e deputetëve që të dëgjojnë nga Prokurorja Publike, Katica Janeva çka ka punuar Prokuroria dhe me çfarë rreziqe ballafaqohet.

Raportimi i raportit të PSP-së para komisionit dy herë ka qenë i anuluar./tv21/

Tetovë, rrënohet shtëpia afër gjyqit

Mbrëmë në orët e vona është rrënuar shtëpia afër gjyqit të Tetovës, e cila me vite pengonte qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe makinave,.

Me rrënimin e kësaj shtëpie realizohet kërkesa e qytetarëve të Tetovës për hapjen e rrugës dhe qarkullimin e lire në të dy anët e rrugës./am/

Smoothie me kanellë dhe banane

Ajo që na nevojitet janë ushqime të shpejta, të thjeshta, të mbushura me lëndë ushqyese që mund të bëhen në pak minuta dhe ti marrim me vete kudo që shkojmë. E tillë është pija që ju propozojmë sot: një smoothie me banane, bajame, kanellë dhe kripë.

Kanella është përbërësi më I rëndësishëm i kësaj pijeje falë aftësive antioksiduese që ka. Bananet dhe kripa ndihmojnë në balancimin e niveleve të elektroliteve kryesore të natriumit dhe kaliumit.
Bajamet sigurojnë sasi të vogla të proteinave dhe një dozë të mirë të yndyrave të shëndetshme.

Përbërësit
1 banane
15 bajame
1 gotë qumësht
1/2 lugë çaji kanellë
1 majë lugë kafe me kripë

Përgatitja
Në një blender shtojmë bananen, bajamet, qumështin, kanellën dhe kripën. I rrahim mirë për rreth 1 minutë dhe e shërbejmë në gotë./kk/

12 ligjet e Karmës që do të ta ndryshojnë jetën tënde

Karma është ligji i shkakut dhe pasojës, një ligj i pathyeshëm i universit. Veprimet e tua krijojnë të ardhmen tëned. Arsyeja se pse fati yt është i panjohur, është sepse ti ke vullnet të lirë dhe prandaj e ardhmja jote nuk mund të shkruhet paraprakisht. Kjo nuk do të ishte e drejtë. Jeta të jep mundësi. Kjo është një nga ato.

Karma është një koncept abstrakt për shumë nga ne. Për të ka plot informacione të panevojshme dhe duhet kuptuar se ky koncept nuk është fetar. Ndaj ne e menduam të nevojshme t’ju sillnim një material për t’ju treguar më tepër mbi konceptin e Karmës. Më poshtë do të lexoni 12 ligjet e Karmës që do të mund të ndryshojnë jetën tënde:

1.Ligji i Madh: “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”.
Ajo që shpjegon Ligji i Madh është se mendimet dhe veprimet tona kanë pasoja, të mira ose të këqija. Nëse ne dëshirojmë paqë, dashuri dhe harmoni në jetën tonë, duhet t’ia falim të tilla gjëra të tjerëve. Ky njihet ndryshe edhe si “Ligji i Shkakut dhe i Pasojës”. Energjia që ne shpenzojmë ka një pasojë, të menjëhershme ose jo.

2.Ligji i Krijimit: “Ai që ne dëshirojmë, vjen me pjesëmarrje”.
Jeta që ne shohim përreth, është krijuar nga qëllimi i dikujt. Ndërkohë që jemi një me universin, qëllimet tona përcaktojnë evolucionin e krijimit. Ndërkohë që ato që na rrethojnë bëhen pjesë e jona, është përgjegjësia jonë që t’i zgjedhim gjërat që na rrethojnë në përputhje me dëshirat tona.

3.Ligji i Përulësisë: “Refuzo të pranosh se ajo që ekziston, do të ekzitojë po njësoj”.
Pranimi është një virtyt në shumë sisteme besimi. Ne duhet t’i pranojmë situatat e së tashmes me qëllim që t’i ndryshojmë ato. Nëse përqëndrohemi tek gjërat negative në vend që të bëjmë ndryshme për ta ndryshuar negativen, ne përfshihemi në diçka që do të ketë zero rezultate pozitive.

4.Ligji i Rritjes: “Rritja jonë është mbi çdo rrethanë tjetër”.
Personi i vetëm mbi të cilin kemi kontroll, është vetja jonë. Veprimi pasues i qëllimit tonë do të sjellë rrethana pozitive ose negative në jetën tonë. Ndryshimi i vërtetë do të ndodhë, nëse ne zotohemi të ndryshojmë atë çfarë kemi në zemrën tonë.

5.Ligji i Përgjegjësisë: “Jeta i përket veprimeve tona, asgjëje tjetër”.
Kur ka trazirë në dukje në jetën e dikujt, ka trazirë edhe përbrenda tij. Pra, nëse ne dëshirojmë të ndryshojmë jetën tonë, duhet të ndryshojmë mendjen tonë dhe ato çfarë na rrethojnë.

6.Ligji i Lidhjes: “Çdo gjë në univers është e lidhur me diçka tjetër, më të madhe apo më të vogël”.
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jonë janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndaj, ne duhet të përpiqemi për t’i ndryshuar këto lidhje, nëse duam të arrijmë diçka ndryshe. Nuk ka hap të parë, të mesëm, apo të fundit për të arritur diçka. Janë të rëndësishëm që të gjithë.

7.Ligji i Përqëndrimit: “Askush nuk mund të përqëndrohet dot në më shumë se një gjë të vetme”.
Duke u mbështetur në rritjen tonë shpirtërore, ne s’mund të pretendojmë të rritemi shpirtërisht, nëse kemi mendime negative në mendjen tonë. Ne duhet të përqëndrohemi plotësisht në ato që duam të arrijmë, duke e ushqyer veten tonë me ato mendime.

8.Ligji i Mikpritjes dhe i Dhënies: “Duke treguar vetëmohimin tonë, tregojmë edhe qëllimet tona të vërteta”.
Ajo që ne pretendojmë se besojmë, duhet të përfaqësohet me veprimet tona. Vetëmohimi është një virtyt, vetëm nëse ne i bëjmë qejfin diçkaje përveç vetes sonë. Pa pasur një natyë altruiste, është e kotë të pretendojmë rritje shpirtërore.

9.Ligji i Ndryshimit: “Historia përsërit vetveten, derisa të vendosësh ta ndryshosh”.
Përpjekja me vetëdije për ta ndryshuar të shkuarën është e vetmja mënyrë për ta ndryshuar atë. Historia do të vazhdojë të përsëritet, derisa të njohë një energji pozitive që do të kërkojë ta ndryshojë atë.

10.Ligji i Këtu dhe Tani: “E tashmja është gjithçka që kemi”.
Të shohësh në të shkuarën në mënyrë të penduar dhe në të ardhmen me pesimizëm do të thotë të humbasësh mundësitë e së tashmes. Mendimet e së shkuarës shpesh ndikojnë negativisht në mundësitë që kemi për t’u vetëpërmirësuar.

11.Ligji i Durimit dhe Shpërblimit: “Asgjë me vlerë nuk është krijuar për një person me natyrë të paduruar”.
Shpërblimet tona arrihen vetëm përmes durimit dhe këmbënguljes, përmes asgjëje tjetër. Shpërblimet nuk janë rezultati përfundimtar. Kënaqësia e vërtetë arrin vetëm nga të diturit se po bën gjënë e duhur në kohën e duhur dhe me përpjekjet e tua maksimale. Ky është shpërblimi më i madh.

12.Ligji i Domethënies dhe Frymëzimit: “Shpërblimi më i mirë është diçka që ndikon në gjithçka”.
Rezultati përfundimtar ka vlerë më të ulët, nëse lë shumë pak ose nuk lë asgjë prapa. Energjia dhe qëllimet janë komponentët më të rëndësishëm që përkufizojnë rëndësinë e një rezultati përfundimtar. Në mënyrë ideale, dashuria dhe pasioni marerializojnë qëllimin e dikujt që kërkon të lërë një përshtypje afatgjatë në shumë persona të tjerë. / bota.al

“Dhuna në Qendër” dhe rasti “300”, në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale sot do të vazhdoj procesi gjyqësor për lëndët “300” dhe “Dhuna në Qendër”.

Në seancat paraprake gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër” fajin e ka pranuar i akuzuari i katërt Tomislav Llazarov dhe i akuzuari i 5 Jordan Ristevski, të cilëve gjykata iu shqiptoi dënimi me kusht.

Në lëndën 300 i akuzuar është Gjoko Poposki, ish ndihmës ministër në MPB. Poposki akuzohet për shkelje gjatë furnizimit të 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme./am/

Letra e kongresmenëve amerikanë, “Maqedonia patjetër të anëtarësohet në NATO”

Kongresisti amerikan, Jim Banks udhëheq një grup kolegësh të tij në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në lidhje me Maqedoninë.

Në këtë letër thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike.

Duke e konsideruar si komb shumë kulturorë, kongresistët thonë se Maqedonia ka të ardhme të ndritshme, dhe se besojnë që është koha për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Kongresistët shprehen se e kanë vëzhguar nga afër situatën politike dhe diplomatike, duke theksuar se shohim mundësi për forcimin e marrëdhënieve me këtë shtet, dhe se janë të inkurajuar nga përparimi i bisedimeve dhe vullnetit të Maqedonisë dhe Greqisë në marrëdhëniet e tyre.

Sipas tyre, partneriteti i Maqedonisë me NATO-në, dhe natyra e ndërlikuar e sigurisë, sidomos përkeqësimi me Rusinë, bëjnë që Maqedonia me patjetër të bëhet anëtare e Aleancës.

Prandaj, kongresistët kërkojnë që Maqedonia të ftohet në NATO, për të forcuar bashkimin transatlantik, si edhe për të rritur përparësinë ndaj agresionit të Rusisë./sn/

Dhjetë gjërat që nuk i dinit për shpikësin e madh, Nikola Tesla

I njohur si rivali i Thomas Alva Edison, Nikola Tesla konsiderohet si shpikësi më i madh tokësor.

Tesla ishte një shpikës Serbo-Amerikan, inxhinier elektrik dhe futurist i mirënjohur për kontributet e tij në sistemin e tanishëm alternativ dhe modern (AC), në shpërndarjen e elektricitetit.

I lindur më 10 korrik 1856 në Smiljan (Kroacia e sotme), Nikola Tesla vdiq si një burrë i varfër më 7 janar 1943. Tesla shpenzoi gjithë jetën e tij duke shpikur mjaft gjëra por sistemi i shpërndarjes elektrike AC, qëndron si kontributi më i madh i tij në shkencë dhe në jetën tonë të përditshme.

Kur ishte gjallë, Tesla mbeti i fshehtë për shkak të rivalitetit të tij me Edison por pas vdekjes së tij, reputacioni dhe shpikjet e tij panë një rigjallërim mjaft të populluar.

Në 1960-n, Konferenca Gjenerale e peshave dhe matjeve, paraqiti termin “tesla” në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive për njësinë matëse SI, për forcën fushave magnetike.

Mund të mësoni gjithçka rreth Nikola Tesla nga burime të ndryshme të internetit, duke përfshirë këtu dhe Wikipedia-n. Por ja ku po ju paraqesim disa gjëra rreth Tesla-s, që as Wiki nuk i di.

Këto janë 10 gjërat interesante rreth Tesla-s, që ju nuk i dinit:
#1 – Tesla ka lindur gjatë një stuhie me rrufe.
Tesla ka lindur në Smiljan (Kroacia e sotme), gjatë një stuhie të fuqishme me rrufe.

Kur mamaja e tij kishte dhimbjet e lindjes, mamia që ndihmonte gjatë shtatzanisë së saj, pasi pa rrufetë e shumë të forta, i tha nënës së Nikola-s se ky fëmijë do bëhej “fëmija i errësirës.” Mamaja e Tesla-s kishte ide të tjera për të dhe iu përgjigj: Jo! Ai do bëhet fëmija i dritës.”

#2 – Tesla ka menduar për internetin pa kabëll (Wireless), që para 100 vitesh.
Tesla ishte shumë pjellor me shpikjet e tij por ai s’mund t’i kthente të gjitha idetë e tij në një të vetme.

Interneti pa kabëll ishte njëra prej tyre. Gjatë zhvillimit të radios transatlantike, ai parashikoi një sistem për mbledhjen e informacionit, dëshifrimit dhe shpërndarjen e tij në një pajisje që të mund të mbahet në dorë.

Ky është interneti i aktivizuar në smartfonët që përdorim sot. Ai shkroi në revistë që një ditë do të kemi mundësi të tejçojmë mesazhe wirelessi nëpër të gjithë botën.

Seth Porges, redaktuesi i revistës teknologjike, zbuloi parashikimin e Tesla-s në një prezantim të titulluar “108 vitet e futurizmit”, në industrinë e të dhënave në vitin 2010 në Nju Jork.

#3 – Tesla ishte një ambientalist.
Kjo do e “gjallëronte” jeshillëkun nëpër të gjithë botën. Tesla ishte shumë i shqetësuar rreth asaj se si ne po i shfrytëzojmë resurset e tokës dhe ishte avokat i lëndëve të rinovueshme djegëse.

Ai kërkonte metoda për përdorimin e energjisë natyrale nga toka dhe qielli, për të zvogëluar ndikimin njerëzor në konsumimin e lëndëve fosile djegëse. Për të ndihmuar mjedisin, Tesla krijoi një rrufe artificiale në laboratorin e tij.

#4 – Tesla ishte humanist.
Tesla ishte njerëzor deri në rrënjë. Gjatë ditëve të aparteidit të zi në Shtetet e Bashkuara, Tesla u besoi të gjithëve të drejta të barabarta në burimet tokësore.

Si humanist, ai provoi gjithashtu të përmirësonte kushtet e njerëzve, pa menduar për përfitime. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse Tesla vdiq i varfër ndërkohë që kundërshtari i tij, Edison po stamponte para në Uoll Strit.

#5 – Tesla ishte Eidetik: Ai kishte një kapacitet të fortë për kujtesë.
Kujtesa e Tesla-s ishte Eidetike, që do të thotë se ai kishte një kujtesë fotografike të mprehtë dhe i kujtonte të gjithë librat në hollësi fantastike.

Sipas studimeve, ai gjoja përdori imagjinatën e tij të fuqishme për të kalitur makthet e tij të gjalla kur ishte fëmijë.

#6 – Qeveria e SHBA-ve ka klasifikuar pasuritë e Tesla-s.

Kur Tesla vdiq, Zyra e Pronave “Alien”, konfiskoi të gjitha pasuritë e tij. Thuhet se kjo u bë prej një presioni që Thomas Edison u bëri qverisë së Shteteve të Bashkuara.

Disa nga pasuritë e tij u janë dhënë me kalimin e kohës familjarëve të tij. Familja nga ana e vet i dhuroi muzeut të Beogradit disa sende. Qeveria, edhe pas 74 vitesh nga vdekja e tij, ende s’ka lëshuar ndonjë gjë nga dokumentet e tij personale.

#7 – Tesla mund të ketë pasur sjellje të pandreqshme obsesive dhe pagjumësi (insomnia)

Tesla ishte një insomniak i pakurueshëm dhe që ka pohuar se atij i duheshin vetëm dy orë gjumë çdo natë.

Ai frikësohej nga makthet dhe shpesh e kalonte natën pa fjetur fare në laboratorin e tij. Tesla ishte dhe i fiksuar pas numrit 3 dhe përdorte 18 peceta (një numër i pjesëtueshëm me 3) për të pastruar dhomën e tij të ngrënies para se të hante vaktin e mbrëmjes.

Shënojmë faktin se Tesla kishte një fiksim të çuditshëm, ai urrente objektet e rrumbullakta, bizhuteritë dhe qimet e prekshme.

#8 – Edison dhe Tesla nuk ishin rivalë.
Ky është perceptimi ndërmjet shkencës së komunikimit që Edison dhe Tesla, si armiq të papëlqyeshëm që ishin, vazhdimisht avantazhonin njëri-tjetrin me shpikjet më të fundit.

Por është me vend të theksojmë se ata bashkëpunuan në dizenjimin direkt të gjeneratorëve të tanishëm, përpara se Tesla të hiqte dorë për të ndjekur ëndrrën e tij në induksionin e tanishëm alternativ të motorrit.

Edison bëri që Tesla të hiqte dorë por ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë armiqësinë e tij me Thomas Edison.

#9 – Tesla kishte një sfidë interesante për autorin e njohur Mark Twain.
Tesla ka shpikur një makineri termeti ose ndryshe një oshilator me frekuencë të lartë.

Ky oshilator mund të tundte ndërtesën sa herë që ai e vinte në punë për eksperimentet e tij. Një herë Tesla ftoi Twain në një sfidë miqësore, për t’ia bërë të ditur Twain-it problemet e Bovelit, që ky i fundit kishte.

Tesla sfidoi Twain që të qëndronte në platformë ndërkohë që oshilatori ishte i ndezur. Pas 90 sekondash, Twain u largua për të vjellë.

#10 – Mund të përfitoni një WiFi falas nga Tesla.

Në Palo Alto, Kaliforni është një statujë dy metra e gjatë, me një kapsulë kohore gjithashtu dhe shpërndarës publik të Wifi, që të gjithë të mund ta përdorin. Statuja u ngrit në dhjetor 2013 pasi krijuesi komik në internet Matthew Inman, shtoi fondet për Qendrën e Shkencës Tesla.

Inman u angazhua ta rriste shumën për statujën në 1.37 milion dollarë, nga fushata IndieGoGo.

Ajo u shoqërua edhe me një shumë parash nga shteti i Nju Jorkut dhe Qendra e Shkencës Tesla u ble në maj të 2013-s./informatriks.com/

Mot i ndryshueshëm dhe me vranësira

Sot po mban mot i ndryshueshëm dhe me vranësira. Parashikohet që në disa lokalitete do të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima dhe vetëtima.

Të reshurat pritet të jenë më të theksuara në pjesën perëndimore të vendit.

Temperatura minimale do të lëvizë na 7°C e deri më 16°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 20°C e deri më 27°C

Pritet të fryjë erë mesatarisht e fuqishme në drejtimin juglindor, e cila mund të arrij deri 70 kilometra në orë. /SHENJA/

Ja si fillohet një mëngjes i mirë

Nëse keni ndërmend të shmangni kafenë tuaj në mëngjes dhe të filloni ditën me diçka të shëndetshme, pijet e mëposhtme mund të shërbejnë si një zgjedhje e shkëlqyer.

Çaj mate (Ilex paraguariensis)

Ky çaj vjen nga Amerika e Jugut. Ai përmban një dozë më të lartë të kafeinës dhe antioksidantëve se çaji i gjelbër, kështu që është një zëvendësim i madh për kafenë.

Shtoni limon, mjaltë dhe qumësht në qoftë se ju pëlqen, dhe kënaquni me pijen tuaj të renë mëngjes.

Ujë me kokos dhe fara çia

Farat çia janë të pasura me fibra dhe acide yndyrore omega 3, që do të thotë se trupit tjuaj do t’i ofrojnë një sasi të madhe të energjisë.

Nëse farat përzihen me ujë kokosi, ju keni gjetur një kombinim fitues.

Ujë i ngrohtë me limon

Për këtë kombinim ka pasur falënderime që janë shkruar shumë herë.

Me pak fjalë, uji i ngrohtë me limon i ndihmon trupit tuaj, stimulon metabolizmin dhe ju jep më shumë fuqi.

Çaj maça

“Çaj i ri jeshil”, siç është quajtur, është në fakt një version i përmirësuar i çajit të gjelbër japonez.

Ajo që është e veçantë rreth tij është se vjen në formën e një pluhuri të gjelbër që fitohet nga bluarja e gjetheve të çajit. Ky çaj është një antioksidant i fuqishëm.

Çaji nga luleradhiqja (Taraxacum)

Ndoshta më i ngjashëm me kafenë, ky çaj në të vërtetë punon mrekullisht për trupin. Është i shkëlqyer për lëkurën dhe flokët.

Çaj i zi

Nga të gjitha çajërat e listuar më sipër, deri te çaji i zi vijmë më së lehti, ndërsa ai është padyshim një gjë e shkëlqyer në mëngjes.

Kënaquni me të, me shtimin e sasive të vogla të qumështit, dhe do të ndjehen si një anglez i vërtetë./sn/

NASA alarmon, shkalla e akullit në Arktik më e ulëta në histori

Shkalla e akullit të detit në Arktik është ndër më të ultat në rekord

Shkalla e akullit të detit në Arktik është ndër më të ultat sipas NASA-s.

Më 17 mars, mbulimi i akullit të detit Arktik arriti kulmin në 5.59 milionë kilometra katrorë (14.48 milion kilometra katrorë), duke e bërë atë të dytën më të ulët …/sn/

Drejtoresha e CIA-s Gina Haspel ka një histori me Nënë Terezën

Nga Ruben Avxhiu
Gina Haspel është emëruar nga Presidenti Donald Trump si drejtoreshë e CIA-s (shkurtim për Agjensinë Qendrore të Informacionit).

Emërimi ka nevojë për miratimin e Senatit Amerikan dhe e kaluara e saj është vënë mënjehërë nën lupën e medias dhe kritikëve, disa prej të cilëve e akuzojnë për pjesëmarrje në rastet e torturave të të dyshuarve për terroristë, në vitet pas 11 shtatorit.

CIA ka kërkuar ndjesë për këto raste dhe ka ndaluar çdo përdorim dhune në marrjet në pyetje, mirëpo kritikë liberal mendojnë se asnjë zyrtar i përzjerë me atë periudhë nuk meriton të jetë në krye të agjensisë.

Sigurisht ka edhe nga ata që mendojnë se radikalët e huaj, të dyshuar për terrorizëm nuk meritojnë të njëjtat të drejta civile si amerikanët apo ato që njihen nga Konventa e Gjenevës, po në përgjithësi, Kongresi Amerikan, media dhe shumica e opinionit publik, përfshi edhe vetë CIA-n janë pajtuar se torturat në hetim nuk ndihmojnë në zbulimin e të vërtetave dhe nuk pasqyrojnë parimet e agjensisë dhe të demokracisë amerikane.

Vetë Gina Haspel ka pikëpamje të njëjta dhe ka premtuar se nuk do të ketë një rikthim në vitet e para të shekullit të ri, kur CIA krijoi disa qeli sekrete në vende aleate europiane, pa dijeninë e shërbimeve sekrete të disa prej këtyre vendeve.

Ajo thotë se roli i saj në ato vite është zmadhuar për lojëra politike.
Gjithësesi, cilado qoftë e vërteta apo merita për emërimin në krye të agjensisë, media po bën gërmimet e saj për të mësuar më shumë për gruan e fortë të inteligjencës amerikane.

Mes ngjarjeve nga e kaluara që kanë dalë në pah këto ditë është edhe një që ka të bëjë me murgeshën e famshme shqiptare, Nënë Terezën.

Ishte fillimi i viteve 1980, kur Gina Haspel po bënte udhëtimin e saj parë, jashtë Shteteve të Bashkuara, si punonjëse e CIA-s.

Si fillestare asaj i kishte rënë që të punonte gjatë një fundjave, në Ambasadën Amerikane, kur e kontaktuan për t’i dhënë informacionin se kishte telefonuar humanitarja laureate e Çmimit Nobel, Nënë Tereza me dëshirën për të realizuar një bisedë me Presidentin e atëhershëm të Amerikës, Ronald Reagan.

Haspel e kishte ftuar menjëherë për bisedë në Ambasadë, Nënë Terezën dhe ajo i kishte shpjeguar kërkonte të fliste me Presidentin Reagan në lidhje me mungesën e drithit në një vend të tretë, ku mesa duket njerëzit po vuanin për bukën e gojës.

Cili ishte ky vend i tretë mbetet ende mister se qeveria amerikane e mban ende të klasifikuar informacionin.

Pas kësaj Gina Haspel u lidh me Departamentin e Shtetit dhe që aty u realizua lidhja telefonike me Presidentin Reagan.

Mirënjohëse për ndihmën që i dha, Nënë Tereza e ftoi Gina Haspelin që të vizitonte një jetimore për të cilën kujdesej.

Pas kësaj, fëmijët e jetimores vizituan Ambasadën Amerikane nën kujdesin e Gina Haspelit.

Zonja Haspel ka pasur shumë detyra gjatë karrierës së saj.

Ajo flet shumë mirë turqishten dhe rusishten, për shkak të operacioneve që ka drejtuar në Azi, në kohën e Luftës së Ftohtë, por flet edhe spanjisht e frëngjisht.

Nëse miratohet nga Senati Amerikan, ajo do të jetë e para grua në histori që do të drejtojë CIA-n.

Gjithashtu, pas George Tennet, prindërit e të cilit ishin emigrant të lindur në Shqipëri, Gina Haspel do të jetë drejtuesja e dytë e CIA-s në histori që ka një lidhje personale me botën shqiptare./Illyria/