Ballina Aktualitet Lajme LSDM: MICKOVSKI MBETET NË MBROJTJE TË KRIMIT, KORRUPSIONIT DHE SHKATËRRIMEVE TË GRUEVSKIT...

LSDM: MICKOVSKI MBETET NË MBROJTJE TË KRIMIT, KORRUPSIONIT DHE SHKATËRRIMEVE TË GRUEVSKIT TË TIJ

Nga Lidhja Social Demokrate kanë reguar duke thënë se Hristijan Mickovski përsëri ka humbur mundësi që të distancohet nga politikat e ndarjeve dhe destruktivitetit të paraardhësit të tij Nikolla Gruevski që fuqishëm u mposhtën nga shumica e qytetarëve.

“Me këtë Mickovski tregon se mbetet në mbrojtje të krimit, shkatërrimit dhe korrupsionit që partia dhe shefi i tij Gruevski e kanë bërë 11 vite të plota.Mickovski deri tani është i njohur vetëm për vazhdimin e politikave destruktive dhe përhapjen e lajmeve të rreme”.

Ndërsa kanë përfunduar duke thënë se Maqedonia po ec përpara si një shoqëri për të gjithë, shtet modern – mik në rajon dhe Evropë dhe asnjë veprim destruktiv i VMRO-DPMNE-së nuk do ta ndalon procesin e reformave, integrimit dhe zhvillimit./tv21/

Artikulli paraprakXHAFERI ENDE NUK E KA DËRGUAR LIGJIN PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE NË GAZETËN ZYRTARE
Artikulli tjetërNjihuni me shtetet që ka më shumë gra se burra