Më shumë se një vjet Skender Zymberi, nga Çerkezi i Kumanovës, jeton në këtë gjendje. Ai është paralizuar nga i ftohti dhe tani nuk mund të ecë. Skenderi nuk është as i martuar, nuk ka të ardhura mujore, ndërsa për për t’i siguruar ushqim, kujdesen të afërmit e tij dhe fqinjët.
“Jeta ime ndryshoj prej se u sëmura. Kjo ndodhi vitin e kaluar me 09 janar në ora 23:30 minuta, mbeta pa vetëdije diku 16 orë në tokë. Sepse isha i ulur në një karrige, isha duke u nxehur dhe si isha i ulur dhe 16 orë në atë temperaturë të ftoftë minus 26 gradë. Më ndihmuan fqinjët dhe thirrën ndihmën e parë. Unë kam sëmundjen e boshtit kurrizor, dhe sëmundja ime është e pa shërueshme ashtu më kanë thënë mjeket.
Unë edhe ilaçet nuk mundem t’i blej , po më ndihmojnë të tjerët. Unë as ndihmë sociale nuk marr edhe bukën që ha ma sjellin komshinjtë dhe familjarët e mi”, tha Skender Zymberi. Skenderi kërkon nga personat human qe t’ia sigurojnë një karrocë elektrike, qe të mund të dalë nga shtëpia i vetëm pa ndihmën e tjetër kujt.
“Kisha dëshirë të kam një karrocë prej elektriku, më kanë thënë se është shumë shtrenjtë për ta blerë, por dëshira ime ishte ta kisha dhe të eci me atë. Dita ime kalon çdo ditë i shtrirë , pa televizion deri tash isha ma dhuruan një dashamir imi, unë me dhimbje zgjohem dhe me dhimbje e pres natën, shpesh e thirri ndihmën e par dhe marr injeksione dhe infuzione”, tha Zymberi. Ai po jeton i ngujuar në dhomë.
Shtëpia është e gjitha me muret e çara, me çka jeta e tij po rrezikohet akoma më shumë. E lamë Skenderin të shtrirë në divan, me shpresën se njerëzit human do të trokasin në derën e tij, për ta ndihmuar atë më çfarë do që të jetë. +38979253901
Një studim i ri i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology të tregon se mund të dallosh një person nëse është i pasur apo i varfër thjesht duke e parë.
“Lidhja mes mirëqenies dhe nivelit social është treguar në studimet e mëparshme”, thotë Thora Bojrnsdottir, një studente e universitetit të Torontos dhe bashkëautore e studimit.
Në përgjithësi, njerëzit me para jetojnë më të lumtur, më pak ankth, krahasuar me ata që luftojnë për të arritur qëllimet. “Këto dallime të mirëqenies reflektohen në fytyrat e njerëzve”, thotë ajo.
Ajjo bashkë me profesorin e psikologjisë, Nicholas O. Rule, kishin lëndë universitare të etnive të ndryshme në foto bardhë e zi.
Studimi i tyre u bë duke ua treguar studentëve këto foto dhe saktësia e treguar për të pasurit dhe të varfrit ishte 68%. Për Rule kjo ishte pjesa më e habitshme e studimit.
“Nuk prisja që efektet të ishin kaq të forta dhe të vëreheshin diferencat”, thotë ai.
Kur i pyet njerëzit se ku bazohen për të bërë këtë përcaktim, e çuditshme është se nuk e dinë se ku bazohen, por personi u jep përshtypjen që është i pasur, apo është i varfër.
Duke u fokusuar më shumë në studim, autorët thonë se sytë dhe goja ishin tiparet kryesore që tregonin gjendjen sociale.
“Me kalimin e kohës fytyra juaj ka reflektime të perjetshme për të zbuluar eksperiencat tuaja. Edhe kur mendoni se nuk shprehni diçka, reliket e këtyre eksperiencave janë akoma aty”, thotë Rule për Universitetin e Torontos./sn/
Myftiu i Kosovës Naim Ternava në një intervistë ekskluzive për arbresh.info i ka reaguar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj pas deklaratave të tij javën e kaluar i cili ka thënë se populli shqiptarë ka qenë katolik, shkruan arbresh.info.
“Kryeministri nuk ka thënë ne nuk jemi mysliman, këtë thënie nuk e ka thënë , unë e kam dëgjuar me vëmendje por se ne kemi qenë katolik, ortodoks, pagan në të kaluarën kjo është e vërtetë . Nuk guxojmë ne ta lidhim historikun tonë vetëm me paraqitjen e fesë katolike apo ortodokse në këto troje,.
Ne kemi ekzistu këtu edhe para se të ekzistojë katolikizmi, kanë qenë pëllazgët , kanë qenë ilirët para krejt këtyve krishterimit. Krishterimi është 2000 vjet e këndej, mirëpo para tyve ne kemi qenë banues të trojeve tona, ndaj kurrë nuk guxojmë me u kthy vetëm aty .
Ne kemi qenë pagan, kemi qenë nevojtarë një kohë të gjatë , pastaj ka kaluar një pjesë ka ardhë krishtenizmi përmes fuqive të ndryshme qysh kanë qenë bizantët, romakët edhe kanë qenë krishterët janë të parët tanë , mirëpo rrethanat kanë ndryshu dhe me ardhjen e osmanlinjve e këndej pjesa dërmuese e shqiptarëve ka kalu në besimin islam dhe kjo është një e vërtetë e madhe dhe se kemi qenë jo mysliman para një kohë në shumicë kjo është një e vërtetë e madhe, por se sot ne jetojmë si krishter kjo është një e pavërtetë e madhe se ne jem shqiptarë, jem shqiptarë mysliman, jem shqiptarë katolik, jem shqiptarë ortodoks, jem shqiptarë çfarë do feje që kemi do të thotë ne nuk jetojmë si të krishterë ne jem mysliman në aspektin fetar”, ka thënë ai./arbresh.info/
Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga dita e djeshme (27 prill 2018).
Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin.
Siç mëson Kohan.net, ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.
Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.
Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 120 km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg. Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.
Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim:
Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,
Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,
Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,
Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.
Këto rregulla të reja duhet t’i kenë parasysh sidomos diaspora e Kosovës, e cila në këtë kohë shfrytëzon Serbinë si transit për të ardhur në Kosovë.
Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të rriten për të qenë njerëz më të mirë se që janë ata vetë. Këto janë gjashtë këshillat nga akademikët e Harvardit se si ta edukoni që fëmija juaj të jetë i butë, i përgjegjshëm dhe i mëshirshëm.
Mësoni fëmijën tuaj si të kontrollojë emocionet e tij
Zemërimi, trishtimi dhe zhgënjimi mund të ndikojnë, si te ne të rriturit, po aq edhe te fëmijët tanë. Por, ne mund t’i mësojmë fëmijët tanë se si të përballen me emocione negative dhe si të mos humbin shumë energji në to. Kur fëmija juaj është në gjendje të qetë shpirtërore, mësojuni trukun si në vijim: së pari merrni thellë frymë me hundë, pastaj e nxirrni jashtë nëpërmjet gojës, dhe numëroni deri në pesë. Nëse vëreni se fëmija juaj është duke u marrë me diçka, rikujtojani këto tre hapa duke i bërë ato së bashku.
Bisedoni me ta për marrjen e përgjegjësisë për veprimet e tyre
Mami dhe babi janë gjithmonë shembull për fëmijët dhe përpiqen t’i imitojnë dhe të jenë të ngjashëm me ta. Bisedoni me ta për moralin dhe me idenë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe të kujdesen për botën që na rrethon. Shpjegoni se çfarë do të thotë marrja e përgjegjësive për veprimet e tyre. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha – mos harroni të silleni në përputhje me fjalët (premtimet) tuaja dhe të inkurajoni fëmijën tuaj për të bërë gjëra të mira.
Mësojeni që fëmija juaj të jetë i mëshirshëm dhe të ndihmojë të dobëtit
Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj të ketë aftësinë për të ndjerë dhembshuri jo vetëm për njerëzit e tij të afërm apo të dashur dhe miqtë, por edhe për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë. Kërkojuni atyre të imagjinojnë se si do të ndjehej nëse ai do të ishte nxënës i ri në klasë – kjo është një mënyrë e mirë që të mendojnë për këto gjëra. Por edhe bisedoni me ta rreth problemeve më universale: ç’farë mund të bëni për fëmijët të cilët nuk kanë asgjë për të ngrënë? Po në lidhje me ata që nuk kanë strehim? Prindërit mund të bëjnë shumë për të ndihmuar fëmijët e tyre të zhvillojnë një ndjenjë të përgjegjësive të tyre sociale.
Mësojeni fëmijën tuaj të jetë mirënjohës
Është e rëndësishme që fëmija juaj të mos ndjehet tepër i ndrojtur për të pranuar se është mirënjohës për diçka ose për dikë. Filloni me gjërat e vogla. Për shembull, thuani ta përqafojnë dhe falënderojnë gjyshen e tyre për gatimin e shijshëm që i ka bërë; përkujtoni ata që të thonë gjithmonë faleminderit sa herë që është e nevojshme, dhe ju dhe partnerin tuaj të falënderojnë për të gjitha që ju bëni për ta. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që nuk ngurrojnë për të shprehur mirënjohjen e tyre janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm se ata të ndrojturit.
Mësojuni atyre se çfarë përbën ‘sjellje të mirë’ dhe të rrënjosin vlerat e familjes suaj
Shumica e prindërve i shikojnë sukseset e fëmijëve të tyre në shkollë apo në sport disi me respekt. Pse nuk mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj sjelljes së tyre etike? Është me rëndësi t’i definoni në mënyrë të qartë vlerat e familjes tuaj dhe sigurohuni që fëmija juaj t’i përmbahet atyre me fjalë dhe me vepër. A po sillet ai apo ajo me respekt? A po i përmbahen premtimeve të tyre? Si duhet të sillen ndaj moshatarëve të tyre, apo me ata që i kanë mërzitur ato? Mos harroni se ku i marrin fëmijët tuaj shembujt e tyre.
Shpenzoni më shumë kohë së bashku
Nëse i gjithë komunikimi që ju keni me fëmijën tuaj është përqëndruar për të folur për disiplinën, atëherë gjërat nuk do të çojnë në shumë sukses. Përpiquni të ndërtoni një marrëdhënie mirëbesimi me fëmijën tuaj. Bisedoni me ta, luani me ta, kaloni kohë së bashku, shkoni në një udhëtim diku, dhe, natyrisht, mos harroni kurrë t’i tregoni atyre se sa i doni ata. Kjo do të ndihmojë që ata të bëhen qenie të llojit, individ të sinqertë të cilët do të kuptojnë se çfarë është dashuria dhe respekti dhe të janë në gjendje për të ndarë këto ndjenja me të tjerët rreth tyre./femra.net/
Viteve të fundit telefoni celular është kthyer në një fiksim të vërtetë, e ca më tepër mburrja duke thënë se “e kam origjinal”.
Për të gjetur vendin e prodhimit, mjafton të shtypni *#06# dhe më pas butonin e telefonatës. Pasi të keni bërë këtë veprim, do t’ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra, ku shifra e 7 dhe e 8 tregon vendin e prodhimit.
Normalisht, çdo shifër është një kod për shtetin përkatës.
Kodi 00- Telefoni juaj është prodhuar në vendin origjinal të pajisjes si Apple SHBA, Samsung i Koresë së Jugut
01 ose 10- Telefoni është prodhuar në Finlandë
02 ose 20- Telefoni është prodhuar në Emirate
03 ose 30- Telefoni është prodhuar në Kore
04 ose 40- Telefoni është prodhuar në Kinë
05 ose 50- Telefoni është prodhuar në Brazil, Shtetet e Bashkuara ose Finlandë
06 ose 60- Telefoni është prodhuar në Hong Kong, Kinë ose Meksikë
“ABBA” ka regjistruar një këngë të re për herë të parë pas 35 vjetësh, dhe është menaxheri i tyre Gorel Hanser që jep lajmin.
Grupi thotë në një deklaratë se, ”vendimi për të ecur para me projektin emocionues të turneut të ‘ABBA’ ka një pasojë të papritur. Të katërt ndjemë që pas 35 vjetësh, do të ishte interesante të bashkonim forcat prapë dhe të shkonim në studion e regjistrimit. Pra, kështu bëmë”.
“Na u duk sikur koha kishte ndalur, dhe ishim larg vetëm për një pushim të shkurtër. Një përvojë shumë e lumtur”, – vijon grupi legjendar.
Ata bëjnë të ditur se do të jenë dy këngë të reja, njëra prej tyre “I still have faith in you”, do të performohet në një prodhim të veçantë televiziv të NBC dhe BBC që synon ta transmetojë në dhjetor. “Ne jemi plakur, por kënga është e re. Dhe ndjehemi mirë”, – thonë më tej ata.
Vetëm dy ditë më parë fansat u lumturuan pa masë kur dëgjuan se “ABBA” do të rikthehet, por nuk do të shohin vetë këngëtarët live, por animime dixhitale të tyre.
Është aq i lehtë sa që mund ta bëni edhe në 35 gradë, madje mund ta bëjnë edhe njerëzit e moshës së shtyrë.
Nëse jeni shumë dembelë dhe nuk keni vullnet për stërvitje të rënda, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të kujdeseni për trupin dhe shëndetin.
Edhe në temperatura të larta, edhe në moshën e shtyrë, duhet të ushtroni shputat – nëse ato janë të dobëta, trupi kompenson gjithë ato që shputat nuk janë në gjendje t’i bëjnë.
Ushtrimi i shputave mund të lehtësojë dhembjen e shpinës, të forcojë eshtrat e këmbëve dhe të forcojë balancën dhe kontrollin e lëvizjeve tuaja.
Mjafton që të ngriheni në gishta dhe t’i lëshoni shputat në dysheme.
Ushtrimet bëni këmbëzbathur, mirëpo kur shputat të forcohen, ushtrimin mund ta bëni në sipërfaqe të pjerrtë kështu që ngritja e thembrës nga dyshemeja do të jetë edhe më e vështirë./sn/
Gjakderdhja nga hunda, ose siç njihet në gjuhën mjekësore, espistazi është një fenomen i shpeshtë që shfaqet tek të gjitha grupmoshat, por me të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit. Ndonëse në pjesën dërrmuese të rasteve, sasia e gjakut të humbur nuk është e dëmshme për organizmin, mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes në rastet kur fenomeni ripërsëritet.
Në hundë gjenden enë të holla gjaku të cilat çahen shumë lehtë dhe si pasojë keni gjakderdhje. Hemorragjia nazale jo gjithmonë është e lidhur me simptoma patologjike të caktuara, ajo mund të ndodhë edhe për shkaqe shumë spontane, si për shembull kur membrana e mukozës së hundës është e thatë dhe e ngurtësuar. Këto janë tre produktet që duhet të vendosni menjëherë në hundë në rast se keni gjakderdhje.
1. Uthull molle: Uthulla e mollës arrin të frenojë hemorragjinë nazale brenda pak sekondash, më saktë 10 sekonda. Ajo ndihmon në rigjenerimin e enëve dhe kapilarëve të thyer të gjakut dhe të neutralizojë menjëherë gjakderdhjen. Mbajeni derisa gjakderdhja të pushojë plotësisht.
2.Qepa: Qepa ka në përmbajtjen e saj komponime sulfurike që ndalojnë menjëherë gjakderdhjen nga hunda. Gazi natyror që çliron qepa, riparon qelizat e membranës së hundë dhe në të njëjtën kohë nxit koagulimin (mpiksjen) e gjakut. Pritni një copë qepë dhe mbajeni afër hundës. Gjithashtu mund të shtrydhni lëng qepe dhe të lyeni hundën.
3. Lëng limoni: Edhe pse mund të mos ju pëlqejë ideja e lëngut të limonit që pluskon në hundën tuaj, ai është një ndër mjekimet më të mira natyrale që ndalon gjakderdhjen nga hunda. Aplikoni disa pika lëng limoni në vrimat e hundës dhe mbani kokën lart për disa sekonda. Përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.
Pushteti i rrjeteve sociale mund të jetë më i madh nga sa mund të mendojmë. Këtë e vërteton dhe popullariteti që ka marrë treni i linjës Ankara-Kars në Turqi. Pas shpërndarjes në rrjetet sociale nga një grup të rinjsh, treni është shndërruar në një atraksion turistik, gjë që ka sjellë dyfishimin e numri të turistëve në kërkim të aventurës apo edhe romanticitetit.
Rrjetet sociale mund të kthejnë një tren të thjeshtë në një atraksion të vërtetë turistik.
Kjo ka ndodhur me trenin Eastern Express të linjës Ankara-Kars në Turqi, pasi një grup i ri turistësh, të vendosur të mos përdornin mjete të shpejta udhëtimi, kishin rezervuar kabina fjetjeje në bordin e trenit në fjalë. Eksperiencën e tyre 24-orëshe dhe 1365 km të gjatë, ata e ndanë në rrjetet sociale, siç ndodh rëndom në ditët e sotme.
Që nga ai moment treni u shndërrua në një vend argëtimi, aventure dhe socializimi, duke tërhequr si vendasit dhe turistët e huaj, ku përfshihen studentë, grupe që praktikojne sporte ekstreme, fotografë apo edhe të dashuruar që e kanë zgjedhur trenin si vendin më të përshtatshëm për t’i propozuar partnerit, duke qenë se simbolizon nisjen e një rrugëtimi të përbashkët.
Treni që niset nga kryeqyteti turk dhe mbërrin në qytenin Kars, afër kufirit me Armeninë, ka njohur një rritje të numrit të pasagjerëve, të cilët në vitin 2017 ishin 300 mijë. Udhëtarët kanë mundësinë të përshkojnë një pjesë të mirë të Turqisë duke shijuar bukuritë e natyrës dhe në të njejtën kohë të krijojnë një ambient të personalizuar, të zbukuruar me drita e qirinj. Pavarësisht rritjes së popullaritetit çmimi prej 11 dollarësh për të shijuar këtë eksperiencë, ka mbetur i pandryshuar.
Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi, mbrëmë ka qëndruar në Tetovë, ku ka regjistruar pjesë të projektit “Gëzuar kombi ynë muajin e bekuar Ramazan” .
Përndryshe, për kontributin e mirënjohur si gazetar televiziv, përçues i realitetit dhe i ngjarjeve lidhur me besimet fetare në Shqipëri, duke promovuar vlerat e kësaj bashkëjetese të çmuar, në kuadër të unitetit kombëtar e paqes shpirtërore të popullit shqiptar, Ferdinand Samarxhi ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Në vazhdim keni prononcimin e tij për Tetova News:
Ferdinand Samarxhi në Tetovë, flet për projektin “Gëzuar kombi ynë muajin e bekuar Ramazan”:
Në vazhdim mund ta lexoni një intervistë më të gjatë vitit 2015 të gazetarit të mirënjohur, ku jep detaje për projektin “Gëzuar kombi ynë muajin e bekuar Ramazan”:
Ferdinand Samarxhi bashkon të gjithë Ballkanin vizionar islam
Gazetari i mirënjohur, fituesi i “Antenës së Artë”, Ferdinand Samarxhi, bashkon të gjithë Ballkanin vizionar islam, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, etj. Është kjo një ide që gazetari e promovon dhe e realizon këtë në gjithë Ballkanin, në trevat historike shqipfolëse si në: Prizren, Prishtinë, Ulqin, Shkup, Tetovë, etj. Pjesë e këtij projekti janë edhe programet që u realizuan në Shqipëri si në Shkodër, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Gjirokastër.
Zoti Samarxhi, jeni promotor i të gjitha besimeve fetare në Shqipëri. Një propagandues i zjarrtë, një përçues i denjë dhe një mishërues për të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet të të gjithave besimeve në Shqipëri. Që kur keni filluar ju të flisni dhe të propagandoni për besimet në Shqipëri?
Ishin vitet ’90, vitet që po tronditnin të gjithë sistemin komunist, vite të cilat po flladitnin epokën e ndryshimeve të mëdha botërore dhe që vala e tyre kishte filluar të ndihej pse jo dhe në Ballkan dhe më pas në Shqipëri. Në Rusi, Perestrojka kishte përçuar idenë e ndryshimeve, duke u përçuar më pas me ngjarjet në Rumani. Nuk do kishte si të ndodhte ndryshe dhe në Shqipëri një suferin e tillë po përgatitej. Në këto kushte, duke qenë se bazë e këtyre zhvillimeve politike do ishin në radhë të parë liria e fjalës, liria e shprehjes, liria e besimit, unë me nismën dhe iniciativën time këmbëngula, duke pasur edhe mbështetjen e disa deputetëve të Parlamentit të atëhershëm, munda që të hap në të vetmin ekran siç ishte RTSH për kohën. Kjo më dha një sadisfaksion aq të madh sa që unë t’i përkushtohesha me një dashuri të veçantë hapjes së kësaj rubrike, e cila për vite e vite me radhë përcolli fjalën e lirë të Zotit, bëri që Ezani të thirrej në të gjithë vendin, që fjala e altarit të shenjtë të dëgjohej në të gjitha vatrat tona, kudo ku banonte kombi ynë.
Me sa di unë, kjo rubrikë nuk ekziston më në RTSH. Ju jeni si moderator i këtyre besimeve vetëm për ngjarje të mëdha, siç janë festat e Krishtlindjes, të Pashkëve, të Bajrameve, të festave të besimtarëve bektashinj, Sulltan Novruzi dhe Hashures. Si shpjegohet kjo?
Duke qenë se në RTSH ekziston një ligj, i cili është hartuar nga njerëz me mentalitet komunist, ndalon pasqyrimin e veprimtarive fetare në ekran. Një ligj të cilit i ka ikur koha, por vazhdojnë ende pasojat e tij.
Keni besim se do të hapet kjo rubrikë, meqë siç kemi mësuar, jeni autor i hapjes së saj në vitin ’90-’91?
Desha të them pa diskutim dhe kam besim që ky ligj do ndryshojë. Qeveria e Rilindjes do ta rishikojë edhe këtë ligj, i cili bie ndesh me atë çka ne si komb kemi para gjithë botës, harmoninë, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, të cilën bota na e vlerëson dhe na respekton në mënyrë të veçantë si komb, me këto virtyte të rralla, por që në ekranin e TVSH ende nuk pasqyrohen. Rasti më i fundit është kur të gjithë televizionet e botës transmetonin manifestimin paqësor në rrugët e bulevardet e Parisit, të krerëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare, në RTSH nuk u zhvillua asgjë lidhur me këtë event të madh, ku mund të ishin organizuar një cikël bisedash, ku të zbërtheheshin këto vlera të mëdha të kombit tonë dhe vlerësimeve që u bëri bota.
Të kthehemi në temë, çfarë është ky projekt, pse ju e realizuat në të gjithë Ballkanin?
Unë dua të vlerësoj fort idenë se kombi ynë ka një histori të rrallë, që do ta dëshironin edhe shumë kombe të tjera, edhe pse sot janë më të zhvilluar ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht. Kombi ynë është nga më të lashtët në Europë. Gjuha shqipe është më e vjetra në botë. Ky komb i vogël i ka dhënë Papatit të Romës shtatë Papë me më të shquarin Papa Klemendin. Asnjë komb nuk e ka këtë privilegj kaq dinjitoz. Historia na ka përkëdhelur shumë neve. Skënderbeu, siç e quajti papati, atleti i Krishtit, mbrojti civilizimin europian nga hordhitë osmane ishte shqiptar. Shumë shtete duan ta bëjnë atë me origjinën e vendeve të tyre. Nënë Tereza, nëna e botës, siç u quajt nga të gjithë, përsëri ishte shqiptare. Shekujt, rrebeshet e kohërave kundër synimeve grabitqare për aneksimin e tokave të kombit tonë, gatuan atë mrekulli tjetër që është nga më të vyerat për të gjitha kombet e botës dhe nuk besoj se do ta arrijnë edhe me zhvillimet e tyre: harmoninë, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare.
Pra, Shqiptarët me këtë virtyt, me këtë botë, ditën të mbijetojnë para shumë kombeve të tjerë të mëdhenj, që edhe në kohërat e mëparshme ishin të tilla. Këtë harmoni, ata e panë si një shenjtërim të Zotit, si një adhurim për kombin dhe këtë e përcollën brez pas brezi. Ky komb me këtë histori të ndritur kombëtare asnjëherë nuk e humbi dashurinë për atdheun, por besoi dhe tek Zoti që e ka mëshiruar kombin tonë, me gjithë këto vlera të mëdha, të cilat na i kanë zili. Duke ditur historinë e kombit tonë, duke ditur gjithashtu se të gjitha faltoret tona edhe pse ishin shtëpi të Zotit qofshin këto teqe, xhami, apo kisha u bënë vatra atdhetare, kombëtare duke lidhur jetën e tyre me historinë e kombit, me fatet e tij.
Nuk do të harrohet kurrë thënia e Pashko Vasës, këtij patrioti të madh të Rilindjes Kombëtare, që kur ishte fjala për çështjen e atdheut, për të gjithë shqiptarët, feja e shqiptarëve ishte shqiptaria. Teqetë, xhamitë, kishat kanë një histori të mbarsur me episode nga më epiket, me fatet e luftërave të popullit tonë. Edhe këtë vit unë desha të ritheksoj fort këtë vlerë duke realizuar projektin “Gëzuar kombi ynë, muajin e bekuar Ramazan” në treva, vende dhe qytete historike që mbartin histori, flasin shumë sot për kohën dhe për të ardhmen.
Ky projekt është ideuar dhe realizuar nga ju, dhe në bashkëpunim me komunitetet fetare të Ballkanit?
Po, ky projekt është ideuar dhe i realizuar nga unë, me një bashkëpunim me titullarët dhe drejtuesit lider të bashkësive fetare të Ballkanit. Unë prej vitesh jam një zëdhënës i tyre dhe padyshim para se unë të filloj iniciativën time, bashkëbisedoj me ata me myftiun e Kosovës Naim Ternava, kryegjyshin botëror Haxhi Baba Edmond Brahimaj, kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hirësinë e tij Haxhi Skënder Brucaj, kryetarin e Myshiatit të Maqedonisë Reis Haxhi Efendi Sulejman Rexhepi, zëvendëskryetarin e bashkësisë islame të Malit të Zi, hirësinë e tij Haxhi Omer Kajosha dhe myftiun e Ulqinit, hirësinë e tij Ali Bardhi. Duke kujtuar që ky është viti i 10, ky program është konturuar ndryshe, me shumë dimensione dhe ide, të cilat përcjellin muajin e Ramazanit si një muaj nga më të rëndësishmit e vitit, si një muaj universitet i jetës, si një muaj i dashurisë së pakufishme që Krijuesi i Gjithësisë fal dhe dhuron për njeriun.
Koncepti për projektin që unë që përfundova më udhëhoqi mua që të gjitha filmimet e këtyre programeve t’i realizoja me një konceptim më intelektual, më bashkëkohor, që bisedat të gërshetoheshin me filozofinë e skenografisë së realizimit të tyre. Kështu, pranë faltoreve të vjetra të qyteteve që mbartin histori për ngjarje e beteja në historinë e kombit, vendosëm të realizonim këto programe si mishërim i këtyre vlerave patriotike dhe fetare, për t’i bërë më domethënëse bisedat, programet. Ne u munduam t’i gërshetonim ato edhe me filozofinë e ngjarjeve të objekteve. Në Prizren çdokush mëson që faltorja islame së bashku me faltoren e besimeve të tjera të besimtarëve të krishterë janë fare pranë njëra- tjetrës, ashtu siç janë dhe besimet tona fare pranë njëra-tjetrës.
Në këtë qytet ku ne u instaluam me studion tonë, siç mëson për ngjarjen më të rëndësishme të historisë së vendit tonë, për kuvendin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, që u bë simbol i qëndresës së kombit tonë për moscopëtimin e tokave dhe trojeve tona, ashtu mëson dhe për atë harmoni të mrekullueshme tolerance dhe bashkëjetese fetare, e cila ndikoi në atë bashkim-vëllazërim të të gjithë prijësve tanë shqiptarë, që ideuan platformën për zhvillimin kombëtar. Vëllezërit Frashëri ishin ata bektashinj, që në harmoni të plotë me drejtuesit e besimeve të tjera, pjesëmarrës në këtë lidhje, ashtu siç ishin të vëllazëruar me botëkuptimet e tyre fetare, ashtu edhe simbolizuan dhe luftuan për kombin tonë. Një nga objektet e tjera në Shkup, ku ne u instaluam me studion tonë, ishte xhamia e Mustafa Pashës, e cila në kohëra dhe në vite luajti rolin e një qendre atdhetare për shumë patriotë dhe bija të kombit tonë.
Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe. Në vitin 1492 ku Ameriko Vespuci zbulonte Amerikën, në Shkup në vilajetin e tij hapeshin themelet për ndërtimin e kësaj faltoreje, pra paradoks i historisë. Ne shqiptarët kishim shtet, përfaqësonim kombin tonë, në këtë faltore ata organizonin tubimet për mbrojtjen e kombit të kulturës dhe dinjitetit tonë. Këtu në këtë faltore mëson sesi të parët tanë e ruajtën dhe e përcollën brez pas brezi këtë traditë atdhetare patriotike dhe kombëtare. Në këtë faltore, pranë saj me prezencën e skenografisë së bukur të një objekti është sa arkitektonik aq edhe kulturor. Ne organizuam dhe filmimin e disa programeve tona në biseda me Reis Haxhi Efendi Sulejman Rexhepin, dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetin e Shkupit, profesor Fahredin Ebibi, me profesor Nutfi Nexhipin etj.
Po në Mal të Zi, çfarë kishit ide të përcillnit?
Ulqini është një qytet që të inspiron shumë me historinë e tij ku rrebeshe, luftëra, beteja u përplasën në kalanë e këtij qyteti, por kalaja e shqiptarëve në bedena u bë më e fortë. Mesazhi i myftiut të Ulqinit, hirësisë së tij Haxhi Ali Bardhi përcolli edhe njëherë atë ndjenjë dashurie, të gërshetuar me dashurinë e Zotit për mëmëdheun e tyre, Shqipërinë. Faltoret e Ulqinit thërrasin këto ditë me Ezanin e tyre jo vetëm për dashurinë e tyre për krijuesin, por edhe për dashurinë e tyre për Shqipërinë, për flamurin tonë, për gjuhën tonë. Qyteti që flet shqip, kalaja që mbart histori, flamur krenar që valëvitet, mikpritje, dashuri, vëllazëri që e ndjen në çdo mjedis, në çdo ambient, në çdo bisedë, në çdo lutje që i drejtohet këto ditë Zotit. Ky do të ishte personifikimi i këtij qyteti këto ditë që muaji i bekuar i Ramazanit hapi dyert për të gjithë banorët e tij, që paqja, dashuria, vëllazëria e kombit ta udhëheq atë në jetën e tij, më pranë krijuesit e gjithësisë, më pranë dashurisë së mëmëdheut.
Edhe Tetova, qyteti i shqiptarëve këto ditë të befason me skenografinë e saj. Këtu muaji i Ramazanit ndjehet si një event i veçantë. Në të gjithë Maqedoninë, por edhe në Tetovë, muaji i Ramazanit krijon një atmosferë ndezëse. Xhamia e larme në qendër të këtij qyteti është një nga vatrat që luajti një rol të madh në kohë, ku pashallarët shqiptarë mblidheshin dhe kuvendonin për fatet e kombit. Sot, ashtu si dje që shqiptarët mblidheshin për dashurinë ndaj atdheut, bashkëkohësit e tjerë të këtij qyteti mblidhen për dashurinë jo vetëm për kombin, por edhe për Allahun, që fati i tyre një ditë t’i gjejë ata, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Prishtina, një monument tjetër i kulturës sonë kombëtare, këto ditë është skenografuar ndryshe. Faltoret e vjetra që datojnë dhe mbajnë histori ashtu si dje që ishin siloge dhe kuvende të burrave të shquar të kombit, që mbanin lart flamurin me shkabën tonë dykrenare, sot presin dhe përcjellin lutjet dhe adhurimet e qindra besimtarëve që vijnë këto ditë më të përkushtuar, më të devocionuar për t’ju lutur krijuesit të gjithësisë.
Në bisedë me myftiun e Kosovës, hirësinë e tij Haxhi Naim Ternava, mësuam se Myftinia e Kosovës si rrallë ndonjëherë, këtë vit ka marrë masa më të forta për të bërë që të gjithë njerëzit, të gjithë besimtarët të jenë sa më pranë faltoreve, që ligjëratat e tyre kuranore të dëgjohen sa më shumë, që besimtarët të jenë sa më prezentë në to, që lutjet dhe adhurimet e tyre të jenë sa më të pranishme. Shqipëria, ashtu si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ishte në qendër të vëmendjes për realizimin e projektit “Gëzuar kombi ynë muajin e bekuar Ramazan”, këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara, ne duke studiuar historinë e qyteteve tona, u ndalëm në disa prej tyre.
Pikë së pari në qytetin e Shkodrës, në qytetin që siç dihet, mbart një kulturë të madhe për kombin tonë. Në këtë vit menduam të jemi sa më pranë njerëzve, gëzimit të tyre, menduam të ishim sa më pranë mjediseve më të afërta të tyre. Kështu që kamerat tona i vendosëm në sheshin e qytetit, pranë faltores së madhe, xhamisë së qytetit, ku kamerat tona në sfond vizatonin po kështu dhe faltoren e krishterë. Jo pa qëllim e zgjodhëm këtë vend xhirimi. Edhe në kohëra të mëparshme bashkëjetesa dhe dashuria për komunitetin e besimeve të ndryshme ka qenë evidente.
Banorët e këtij qyteti kujtojnë vitin ’97, kur vendi ishte në kaos dhe ishte e mundshme një prag lufte civile, klerikët myslimanë dhe katolikë të hipur në një makinë manifestonin dashurinë për njëritjetrin, duke përcjellë mesazhin e madh në ato ditë të vështira që ne ishim vëllezër të një kombi, se ishim shqiptarë. Shkodra përjeton ditë nga më të devotshme, nga më ngazëllueset, nga më të adhuruara që këto ditë krijuesi i gjithësisë, Allahu i gjithëpushtetshëm, i gjithëmëshirshëm dhe i gjithë fuqishëm ia ka dhuruar krijaturës më të lartë, njeriut. Kruja me skenografinë e bisedës sonë na kujton historinë e kombit tonë, të kryeqytetit të parë të vendit tonë, 28 Nëntorit 1444, kur Gjergj Kastrioti me atë atdhetari që gjeti, që siç tha me fjalën e tij: ‘Lirinë e gjeta tek ju’, ngriti flamurin tonë kombëtar. Dhe biseda jonë që u zhvillua me sfondin e kalasë mëshiroi edhe përcolli këtë ide, që krahas dashurisë së besimtarëve për Zotin, ritheksuam dhe atë ç’ka kanë ata për historinë e tyre. Durrësi, qyteti i lashtë me faltoren dhe skenografinë e ditëve të sotme, xhamia simbol i jetës së këtyre njerëzve të besimit islam, edhe pse kohët kanë kaluar, faltorja mes qytetit më hijerëndë qëndron, simboli i saj më tepër rrezaton. Myftiu i Durrësit, Redi Qyku të flet me gëzim për ditët që përjetojnë besimtarët e këtij qyteti, për devotshmërinë që ata përcjellin. Elbasani, qyteti që me historinë e tij nis që nga antikiteti i lashtë.
Në kalanë e lartë e vendosëm studion tonë të xhirimit, jo më kot, por për të dhënë këtë peizazh të këtij qyteti. Dhe më mirë se kushdo këto vlera i përcolli djali i këtij qyteti, pedagogu Lauren Luli. Në qendër të vëmendjes tonë dhe si mesazh të parë drejtuar gjithë besimtarëve myslimanë dhe bektashi të kombit tonë, ne vendosim kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hirësinë e tij, Skënder Brucaj dhe kryegjyshin botëror të bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Që të dy bashkë në sfond kryeqytetin, që të dy në sfond xhaminë e Ethem Beut. Mesazhi i tyre, mesazhi i madh, mesazh paqeje, mesazh dashurie, mesazh vllazërimi, mesazh sakrifice që kërkon ky muaj për të gjithë. Përgatitjet e kryeqytetit janë të gjithanshme. Hirësia e tij, Skënder Brucaj, entuziast për këto përgatitje, prezanton një program sa dinjitoz aq të organizuar, që ky muaj të përjetohet nga besimtarët më mirë nga vitet e kaluara, më me adhurime, më me lutje, më me shumë ibadete, më me shumë iftare të organizuara, më me shumë ndihma që ky muaj të përjetohet jo vetëm si një muaj i shenjtë, i përsosjes së vlerave morale, shpirtërore, edukative, sjelljes së mirë të gjithanshme të njeriut, por edhe të përjetohet si një muaj i mëshirës. Pjesë e këtij projekti “Gëzuar kombi ynë muajin e bekuar Ramazan” ishin për ne dhe pasqyrimi i muajit Ramazan tek besimtaret myslimanë bektashianë.
Këtë vit ata kanë fatin e tyre që këtë muaj të Ramazanit ta përcjellin dhe ndërmjet faltores së tyre të madhe, që është pothuajse gati në përfundim, por që në bisedë me kryegjyshin botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, mësuam se ajo është përgatitur për të kryer të gjitha adhurimet për këtë muaj. Në të gjitha vendet ku bektashizmi është i shtrirë si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, SHBA, Greqi, Rumani, Bullgari, Rumani, Turqi, Iran, Europë, etj., janë bërë përgatitje dhe të gjithë po e përjetojnë këtë muaj si një dashuri të veçantë për Allahun.
Kush po e transmeton projektin tuaj “Gëzuar kombi ynë muajin e bekuar Ramazan”?
Në radhë të parë unë dua të falenderoj të gjithë ekranet e televizionit të Shqipërisë dhe Ballkanit që e përcjellin këtë projekt, ku jetojnë dhe banojnë besimtarët myslimanë dhe bektashianë në të gjithë botën. Në valë satelitore Radio Televizioni Publik Shqiptar, në valë tokësore dhe satelitore, Radio Televizioni Publik i Kosovës RTK1, në televizionet rajonale të Kosovës TV5, të Maqedonisë “TV Koha”, platforma “Alfa Digital”, TV “Shijak”, TV “One Channel” Shkodër, TV “Kanali 7” Lushnje, TV “Apollon” Fier, TV “Focus” Vlorë, TV “Real” Vlorë, TV “Jon” Sarandë, TV “Sarandë”, TV “Aristoteli” Gjirokastër, TVGJ TV “Tepelena”, TV “Lobi” Korçë, TV “Adriatik” Durrës.
Dhëmbët e bardhë janë një element shumë i rëndësishëm i bukurisë.
Ka shumë mënyra për zbardhjen e tyre, duke filluar nga procedurat mjekësore te dentistët e deri te të ngrënit ushqime që e ndihmojnë zbardhjen e dhëmbëve.
Dentistët preferojnë mollët, karotat, dardhat e dredhëzat si ushqime të cilat do të ju ndihmonin t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale, pa pasur nevojë për ndërhyrje.
Mollët kanë fibra të cilat ju ndihmojnë që t’i zbardhni dhëmbët dhe t’i eliminoni bakteret nga goja.
Karotat janë shumë të mira për dhëmbë. Ato i pastrojnë njollat në dhëmbë dhe e përmirësojnë ngjyrën e tyre.
Ndërsa dredhëzat janë shumë efektive në të mbajturit të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve./pe/
Sëmundja më e përhapur në planet ku numri i të prekurve arrin në 350 milionë, është depresioni. Të paktën një milion persona vetëvriten si rezultat i prekjes nga ai.
Depresioni ka forma të ndryshme, që nga ai sezonal deri te ai reaktiv, që nga melankolia deri te forma e re e quajtur ”depresioni modern”, i vërejtur te të rinjtë japonezë gjatë viteve 2000, por ende i panjohur zyrtarisht nga komuniteti shkencor.
Mjekët psikiatër nënvizojnë se dy të tretat e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se duhet të kurohen, çka do të thotë se ata shndërrohen në të sëmurë depresivë kronik.
Në mbarë botën, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë dhe një faktor rreziku për vetëdëmtim, vetëvrasje e për sëmundjen koronare të zemrës.
Simptomat e depresionit:
-Humbje interesi ose humbje e kënaqësisë në aktivitete.
-Të ndjerit të lodhur;
-Ndryshime sinjifikative në peshë ose në të ngrënë;
-Vështirësi në gjumë ose gjumë më shumë sesa zakonisht;
-Ngadalësim lëvizjesh;
-Përqendrim i dobët, vështirësi në marrjen e vendimeve;
-Të ndjerit fajtor;
-Mendime për vdekje ose vetëvrasje.
Nëse jeni duke përjetuar këto simptoma, ju mund ta ndaloni kryerjen e gjërave që më parë parapëlqenit dhe nëse simptomat janë të rënda, mund të keni vështirësi për të komunikuar me të tjerët. Në këtë mënyrë, depresioni mund t’ju kufizojë socialisht dhe të ktheheni në të izoluar.
Depresioni mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera si dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh, kapsllëk ose diarre dhe dëshirë të dobët për marrëdhënie seksuale. Nëse këto simptoma fizike janë më të dukshme sesa të ndjerit të palumtur, njerëzit mund të mos e kuptojnë që janë në depresion.
Disa njerëz mund të kenë tendencë gjenetike për të zhvilluar depresionin. Megjithatë, depresioni jo gjithmonë trashëgohet dhe jo çdo njeri që ka një histori familjare me depresion mund ta marrë atë me kalimin e viteve.
Ngjarjet stresuese të jetës (siç është humbja e një marrëdhënieje ose e punës). Përjetimet e palumtura në fëmijëri ose në marrëdhënie personale mund të rrisin rrezikun e depresionit, ndërkohë që përjetimet pozitive dhe mbështetëse të miqve dhe prindërve mund të jenë mbrojtëse./Bota.al/
Këto janë zbulimet shkencore, që na kanë bërë ta shohim botën ashtu si e shohim sot
1.PENICILINA
Nëse shkencëtari skocez, Aleksandër Fleming nuk do të kishte zbuluar penicilinën, antibiotikun e parë në 1928, ndoshta ende do të vdisnim nga gjëra si ulçëra e stomakut, absesi i dhëmbëve, bajamet, infeksionet, leptospiroza etj.
2. ORA MEKANIKE
Ka debat mbi atë se çfarë ishte ora e parë mekanike, por zakonisht konsiderohet ora e krijuar nga matematicieni dhe murgu kinez, I-Hsing në vitin 723. Ky zbulim na lejoi të kuantifikojmë kohën.
3. HELIOCENTRIZMI I KOPERNIKUT
Në vitin 1543, në shtratin e vdekjes, astronomi polak Nikolla Koperniku botoi teorinë e tij, se Dielli është në qendër të sistemit diellor dhe planetët rrotullohen përreth tij. Para kësaj, astronomët besonin se Toka ishte në qendër të Universit.
4. QARKULLIMI I GJAKUT
Një prej zbulimeve më të rëndësishme në mjekësi, zbulimi i qarkullimit të gjakut i njihet si meritë anglezit Uilliam Harvej. Në 1628, ishte i pari që përshkroi të plotë sistemin e qarkullimit, si dhe rëndësinë e pompimit të gjakut në tru dhe zemër.
5. GRAVITETI
Eshtë histori e përsëritur shpesh. Isak Njutoni, matematicieni dhe fizikani i famshëm anglez, zbuloi gravitetin pasi një mollë i ra në kokë në 1664. Zbulimi i tij shpjegoi përse gjërat bien poshtë dhe pse planetet rrotullohen rreth Diellit.
6. MOTORRI ME AVULL
Pranohet gjerësisht se qytetërimi modern u farkëtua në fabrikat e revolucionit industrial, që mbështeteshin në motorrin me avull. Nuk ishte aq shumë një shpikje, se sa një zhvillim për më shumë se 100 vjet nga 3 shpikës britanikë: Tomas Sejvëri, Tomas Njukamën dhe Xhejms Vat.
7. KONDICIONERI
Sistemet primitive të kondicionimit kanë ekzistuar që në kohët e lashta, por vetëm në vitin 1902, njësia e parë eelektrike e kondicionimit të ajrët u shpik nga një inxhinier i ri me merin Uillis Kerriër, në Bufalo, Nju Jork.
8. ELEKTRICITETI
Zbulimi i elektricitetit, që ndryshoi jetën mbi botë, i njihet shkencëtarit anglez Majkëll Faradej. Zbulimet e tij përfshijnë parimet ku mbështetet induksioni elektromagnetik, diamagnetizmi dhe elektroliza. Eksperimentet e Faradejit krijuan edhe gjeneratorin e parë.
9. ADN
Shumë njerëz besojnë se biologu amerikan Xhejms Uatson dhe mjeku anglez, Frensis Krik, zbuluan ADN-në në vitet 1950, por në fakt ajo u identifikua në 1860 nga kimisti zviceran, Fridrih Misher. Më pas u kryen shumë studime, se si organizmat i trashëgojnë gjenet.
10. ANESTEZIA
Forma primitive të anestezisë, si opiumi dhe alkooli janë përdorur që në vitin 70, por vetëm në 1847 kirurgu amerikan, Henri Bigëlou caktoi eterin dhe kloroformin si anestetikët e parë të përgjithshëm, duke i bërë të përballueshme operacionet e dhimbshme.
11. TEORIA E RELATIVITETIT
Me Teorinë e tij të Relativitetit, Albert Ajnshtajni transformoi fizikën teorike dhe astronominë, gjatë shekullit 20, duke lënë pas teorinë 200-vjeçare të mekanikës të krijuar nga Njutoni. Kjo teori u bë themeli i shkencës moderne.
12. TELEGRAFI
Që në fillim të vitit 1753, shumë eksperimentues punuan me aplikimin e energjisë elektrike për komunikimet në distancë, por vetëm në 1835, Zhozef Henri dhe Eduard Dejvi shpikën përcjellësin kritik që i ndihmoi të krijojnë telegrafin e parë pas 2 vitesh.
13. TABELA PERIODIKE
Në vitin 1869, kimisti rus Dmitri Mendelejev vërejti se, kur renditen sipas peshës atomike, elementet kimike formojnë grupe me cilësi të ngjashme. Ai krijoi kështu të paën tabelë periodike, një prej zbulimeve më të rëndësishme në kimi.
14. REZONANCA MAGNETIKE BERTHAMORE
Tashmë e përdorur si një mjet shumë efiçient dhe i saktë diagnostikues në mjekësi, rezonanca manjetike u shpik fillimisht nga mjeku amerikan Isidor Rabi, në vitin 1938. Ai mori Çmimin Nobel n Fizikë për këtë zbulim, në vitin 1944.
15. LETRA
Ndonëse në botën e Mesdheut dhe Amerikën parakolumbiane ekzistonin pararendës si papiruset, këto materiale nuk janë letër e vërtetë. Procesi i parë i bërjes së letrës u dokumentua në Kinë gjatë periudhës së Hanëve Lindorë.
16. TEORIA E EVOLUCIONIT
I frymëzuar nga vëzhgimet e tij, Çarls Darvin nisi të zhvillojë atë që më vonë do të njihej si teoria e evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore – mekanizmi kyç i evolucionit.
17. VAKSINA E POLIOMELITIT
Në 26 mars 1953, amerikani Jonas Salk shpalli se kishte testuar me sukses një vaksinë kundër poliomelitit. Në 1952, një vit epidemik për poliomelitin, pati 58 mijë raste të reja dhe më shumë se 3000 vdekje në SHBA.
18. PARMENDA
E shpikur në shekullin 18, parmenda ishte e para që jo vetëm gërmonte dheun, por edhe e përmbyste, duke mundësuar kultivimin në tokë të fortë. Pa të, bujqësia ashtu si e njohim nuk do të ekzistonte në Evropën veriore apo në Amerikë. /horizonti.al/
Pranvera dhe vera vijnë në shtëpinë tonë së bashku me milingonat.Të tërhequra nga aroma e ushqimit këto insekte shpesh popullojnë kuzhinën dhe për shumë njerëz kthehen në një makth të vërtetë.
Sigurisht gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të ndaluar milingonat të hyjnë në shtëpinë tuaj është duke larguar dhe mbyllyr mirë sheqerin, bukën dhe të gjithë ato lloj produktesh që i tërheqin ato.
Megjithatë, për të eleminuar mysafirët e padëshiruar jo domosdoshmërisht duhet të gjeni shpëtim tek solucionet e ndryshme pasi ekzistojnë disa mënyra efektive dhe natyrale duke shmangur kështu dhe kimikatet që ndikojnë negativisht në mjedis.
Për këtë arsye Living ju propozon një recetë, gjithmonë nëse mund ta quajmë të tillë, shumë efikase që largon mënjeherë milingonat sa hap e mbyll sytë.
Përbërësit: 3 gota ujë, 3 lugë gjelle kanellë dhe ½ gote me lëng limoni. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni grasdualisht kanellën duke e përzier vazhdimisht dhe lërini të ziejnë në zjarr të avashtë për disa minuta. Hiqni përzierjen nga zjarri. Lëreni të ftohet dhe hidheni atë në një shishe spraji.
Spërkatni të gjitha ambjentet e shtëpisë ku keni pikasur milingona. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë nga këto insekte të bezdisshme.
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ditën e nesërme.
Bashkë me diktatorin, në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë.
Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një gjë interesante për këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe një tualet.
The Washington Post shkruan që Kim nuk përdor tualete publike pasi nuk dëshiron të lë prapa mbetjet e tij fekale, pasi ato përmbajnë informacione rreth shëndetit të tij të cilat ai dëshiron t’i mbajë sekret.
Madje, sipas këtij raporti, Kim nuk përdor tualetet publike as brenda shtetit të tij. Në samitin e nesërm pritet të diskutohet për përfundimin zyrtar të luftës me dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore./bw
Gazetarët Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja kanë shpërthyer në akuza të ashpra midis tyre në studion e “360 Gradë” në Ora News. Akuzat kanë shkuar në personale midis tyre.
Më poshtë debati:
Dyrnjaja: Macron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindëhynë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut. Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani.
Çani: Nuk po të ofendoj! Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.
Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe nën e Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.
Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.
Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.