Ballina Argëtim Jetë & Stil Përmes këtyre ushqimeve mund t’i zbardhni dhëmbët

Përmes këtyre ushqimeve mund t’i zbardhni dhëmbët

Dhëmbët e bardhë janë një element shumë i rëndësishëm i bukurisë.

Ka shumë mënyra për zbardhjen e tyre, duke filluar nga procedurat mjekësore te dentistët e deri te të ngrënit ushqime që e ndihmojnë zbardhjen e dhëmbëve.

Dentistët preferojnë mollët, karotat, dardhat e dredhëzat si ushqime të cilat do të ju ndihmonin t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale, pa pasur nevojë për ndërhyrje.

Mollët kanë fibra të cilat ju ndihmojnë që t’i zbardhni dhëmbët dhe t’i eliminoni bakteret nga goja.

Karotat janë shumë të mira për dhëmbë. Ato i pastrojnë njollat në dhëmbë dhe e përmirësojnë ngjyrën e tyre.

Ndërsa dredhëzat janë shumë efektive në të mbajturit të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve./pe/

@tn.lajmelokale
@tetovanews