Ballina Aktualitet Lajme Mogerini në Kuvend kërkoi bashkëpunim poizitë-opozitë (VIDEO)

Mogerini në Kuvend kërkoi bashkëpunim poizitë-opozitë (VIDEO)

Përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, kërkojë nga pozita dhe opozita të vazhdojnë bashkëpunimin për të adresuar në mënyrën e duhur interesat e qytetarëve. Gjatë fjalimit para deputetëve në Kuvend, Mogerini tha se përgjegjësia e aktorëve politik dhe institucioneve, është e përbashkët.

Qeveria ka përgjegjësinë për të dhënë hapësirë për pjesëmarrje dhe përfshirje të plotë të opozitës kurse opozita e ka përgjegjësinë për t’u angazhuar dhe për të kontribuar në mënyrë konstante në këtë punë. Ju bashkërisht keni obligim që në institucionet demokratike të identifikoni interesin kombëtar të vendit tuaj, të gjithë prioritetet për qytetarët pavarësisht orientimit të tyre politik dhe keni përgjegjësi të përbashkët që Brenda institucioneve të punoni së bashku për të arritur rezultate. Unë besoj se NE, dhe them NE dhe jo JU, NE kurrë nuk kemi qenë kaq afër momentit kur ndërpresim së foluri për rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian por fillojmë të ecim në këtë rrugë bashkë – deklaroi Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së.

Mogerini inkurajoi vazhdimin e bisedimeve me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Unë jam e bindur se po ashtu bisedimet tuaja me Greqinë mund të dërgojnë në një zgjidhje që do të përfshijë shqetësimet legjitime të të dy palëve. Jam e bindur se kjo do të shndërrohet në bazën e një të ardhme të përbashkët brenda një kontinenti të bashkuar evropian- theksoi  Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së përsëriti se nevojitet mbajtje dhe thellim i reformave të nisura si dhe zbatim i atyre që tashmë janë miratuar. Tonet kryesisht pozitive nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për Maqedoninë vinë pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian ku Maqedonia mori rekomandim për negociata. Në raport theksohej fillimi i përmirësimit të gjendjes në disa fusha por kërkohej pavarësia e gjyqësorit dhe ndryshime të caktuara në fushën e ekonomisë dhe investimeve. Nëse vendi së shpejti do të marrë një date konkrete për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, do të vendoset në Mbledhjen e Këshillit të Evropës në qershor.

Fatlume Dervishi

@tn.lajmelokale
@tetovanews