Ballina Aktualitet Lajme Nga mesnata derivatet më çmime më të shtrenjta

Nga mesnata derivatet më çmime më të shtrenjta

Nga mesnata do të ketë rritje gati për të gjithë derivatet.

Çmimet e reja janë: Eurosuper BS 95 rritet për 2 denare, pra nga 65/50 den/litër do të kushtojë 67,50 den/litër.

Eurosuper BS 98 dhe Eurodiesele ( D-E V ) dhe vaji ekstra i lehte i amvisërie rriten me 1,50 den/litër, pra: Eurosuper BS 98 do kushtoje 69,00 den/lit. Eurodiesel ( D-E-V) 59 den/litër, kurse vaji i lehte ekstra i amvisërie 47,50 den/litër. Vendimi është marrë sot në mbledhje e Entit Rregullator të Energjisë./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews