Ballina Aktualitet Lajme XHAFERI NË BEOGRAD, EUROINTEGRIMET, PRIORITETET E NJËJTA MES DY SHTETEVE (VIDEO)

XHAFERI NË BEOGRAD, EUROINTEGRIMET, PRIORITETET E NJËJTA MES DY SHTETEVE (VIDEO)

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri në Beograd theksoi se Maqedonia dhe Serbia kanë prioritetet e njëjta dhe se ato janë eurointegrimet.

Xhaferi po qëndron në një vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa sot u  prit nga homologja e tij serbe Maja Gjokoviq.

Xhaferi e informoi kryetaren Gojkoviq, për zhvillimet aktuale në Republikën e Maqedonisë, për Raportin pozitiv dhe të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian për progresin e shtetit dhe për reformat që i Maqedonia e zbaton në drejtim të ndërtimit të një shoqërie bashkëkohore me vlerat evropiane.

“Me nikoqiren konstatuam  se me Republikën e Serbisë kemi prioritete të njëjta të jashtme politike, e këto janë euro integrimet. Për këtë qëllim kemi  nënshkruar edhe një Marrëveshje bilaterale për konkretizim dhe përshpejtim të bashkëpunimit, me qëllim që të punohet së bashku për rrugën evropiane”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Nga ana tjetër kryetarja e parlamentit të Republikës së Serbisë Maja Gojkoviq shprehi gadishmëri që Parlamenti i Republikës së Serbisë, t’ua japë ndihmën e nevojshme Maqedonsë gjatë procesit të anëtarësimit në BE.
“Konstatuam se kemi dy qëllime të përbashkëta të jashtme politike, respektivisht anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Kam shprehur gatishmëri që Parlamenti i Republikës së Serbisë, kolegëve tanë nga Parlamenti i Republikës së Maqedonia, t’ua japë ndihmën e nevojshme qoftë politike apo teknike, gjatë procesit të anëtarësimit në BE”, tha Maja Gojkoviq, kryetare e parlamentit të Republikës së Serbisë.

Në këtë takim u përmend edhe Kosova. Xhaferi tha se Maqedonia e përkrah Republikën e Serbisë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe shtoi se vetëm përmes një dialogu të hapur do të mund të zgjidhen problemet aktuale dhe çështjet e hapura.
Gjatë ditës Xhaferi zhvilloi takim edhe me kryeminstrin e serbe Ana Bërnabiq.

Artikulli paraprakRINOVOHEN STACIONET HEKURUDHORE, TRENAT LËVIZIN NËPËR BINARËT E VJETËR ME SHEKUJ (VIDEO)
Artikulli tjetërZAEVI PËRBALLË MICKOSKIT, PAS GATI DY DEKADAVE DUEL TELEVIZIV MES DY LIDERËVE