Ballina Aktualitet Lajme Mbi 10 mijë shtetas të Maqedonisë kanë aplikuar për nënshtetësi bullgare

Mbi 10 mijë shtetas të Maqedonisë kanë aplikuar për nënshtetësi bullgare

Më shumë se 10 mijë shtetas të Maqedonisë kanë aplikuar për nënshtetësi bullgare, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Këto të dhëna janë marrë nga ministrja e Drejtësisë në Bullgari, Cecka Çaçeva, i cila është përjgigjur dje pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë.

Ajo ka thënë se në vitet e fundit gjithsej janë dorëzuar 17 792 kërkesa për shtetësi bullgare dhe më së shumti janë dorëzuar nga ana e maqedonasve, ndërsa më pas vijnë shtetasit e Serbisë, Turqisë dhe Shqipërisë. Ministrja ka thënë po ashtu se janë rishikuar 16 313 kërkesa ndërsa gjithsej janë dhënë 9 848 shtetësi bullgare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews