Një gazetë e disasporës bullgare ka botuar tekst, ku propozohet ndarja e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, transmeton Gazeta Lajm.
“Të gjithë bëhen budallenj dhe nuk e dinë se luftërat tona në të kaluarën kanë qenë për bashkimin e Maqedonisë dhe Thrakisë së Odrit me nënën Bullgari?
Tani pas gjitha deklaratave të Zoran Zaevit, nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se t’i rifillojmë negociatat mes shqiptarët për ndarjen e Maqedonisë së Vardarit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Të gjithë që shkruajnë për Maqedoninë e dinë që ajo do të ndahet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, por të gjithë shtiren sikur nuk janë të njohur me problemin dhe presin dikush tjetër ta zgjidhë”, shkruan kjo gazetë.
- Zbulim i jashtëzakonshëm në Romë, del në dritë gjatë punimeve statuja e Herkulit
- Hakmarrje për tanket Leopard, hakerat rusë nisin sulmin kibernetik ndaj Gjermanisë
- Parashikimi optimist i Bill Gates për 20 vitet e ardhshme
- Daja i ngul disa herë thikën nipit të tij
- Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, SHBA: Nuk imponojmë vendime apo zgjedhje