Ballina Bota Italia do t’i propozojë BE-së të hapë në nëntor negociatat me Shqipërinë...

Italia do t’i propozojë BE-së të hapë në nëntor negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Italisë tha se Roma do t’i propozojë Bashkimit Europian që të hapë në nëntor negociatat për zgjerimin e bllokut për të përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Franca bllokoi fillimin e negociatave me dy vendet e Ballkanit.

Sipas tij, “nëse Europa krijon ankthe të tilla në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm që nuk favorizon vetveten, por rrezikon të favorizojë vende të tjera që synojnë të zgjerojnë sferën e tyre të influencës”.

Deklaratën Giuseppe Conte e bëri gjatë një konferencë për shtyp në fund të samitit të liderëve të BE në Bruksel.

Conte tha më herët në samit, se vendimi për të mos filluar negociatat ishte një “gabim historik”.

Në dokumentin e publikuar nga Brukseli i raportohet se KE do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, në maj 2020.

@tn.lajmelokale
@tetovanews