Ballina Bota Koronavirusi shkakton 7 të vdekur në Itali/ 4 viktima brenda një dite

Koronavirusi shkakton 7 të vdekur në Itali/ 4 viktima brenda një dite

Shkon në shtatë numri i viktimave në Itali nga koronavirusi. Pacienti i fundit që ishte i infektuar dhe humbi jetën është një 80-vjeçar që banonte në Castiglione d’Ada.

Ai vdiq në spitalin Saço në Milano. 80-vjeçari ishte shtruar në spital që të enjten pasi kishte pësuar një goditje në zemër. Katër të vdekur u shënuan vetëm këtë të hënë në Itali, duke e bërë edhe më alarmante situatën.

Gjatë fundjavës ishin vetëm 3 viktima, por më numri po rritet ndjeshëm. Frikshëm po rritet edhe numri i të infektuarve: 230. Mosha mesatare e të prekurve nga virusi vdekjeprurës është 80 vjeç.

Viktima e parë është 78-vjeçari Adriano Trevisan, e dyta një grua 75-vjeçare, e treta 68-vjeçari Angela Denti, e katërta një burrë 84 vjeç, e pesta një burrë i moshës 88 vjeç, ndërsa e gjashta është një viktimë e paidentifikuar ende dhe që nuk dihet mosha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews