Ballina Bota Koronavirus/ Italia, përqindja e frikshme e vdekjeve trondit vendin

Koronavirus/ Italia, përqindja e frikshme e vdekjeve trondit vendin

Italia po vuan përherë e më shumë nën “darën” e koronavirusit. Janë 4000 personat e infektuar në vend nga fillimi i epidemisë. 620 persona të sëmurë u regjistruan në një ditë, të premten, me një ritëm prej 25 infektimesh në orë, me rastin e parë në Vatikan.

49 vdekje më shumë sesa të enjten, me një rritje prej 33.1%, që sjell në total 197, 4.25% të numrit të përgjithshëm të pacientëve, një shifër shumë e lartë sesa ajo e dhënë nga OBSH, prej 3.4 përqind.

Sipas buletinit të fundit ditor për Mbrojtjen Civile – i dyti pritet sot në ora 6 pasdite – ka pasur 49 vdekje dje, kështu që viktimat janë rritur në 197, ndërsa të rikuperuarit janë 523. Numri i pozitivëve në Itali është 3916 raste në total.

@tn.lajmelokale
@tetovanews