Ballina Bota Masa ekstreme në gjithë globin: Shkon në mbi 8 000 numri i...

Masa ekstreme në gjithë globin: Shkon në mbi 8 000 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ndërsa ditët kalojnë numri i personave që po infektohen nga koronavirusi në të gjithë globin rritet. Në të dhënat e publikuara nga “worldometer”, tashmë në botë rezultojnë 208,184 të prekur nga Covid-19.

Ndërkohë, së fundmi numri i jetëve të marra nga virusi ka shkuar në 8,272 ndërsa numri i personave që janë shëruar tërësisht është 82,902.

Vendin e parë në botë vazhdon ta mbajë Kina me 80,894 të infektuar dhe 3,237 viktima. Pas Kinës vjen Italia, e cila mban vendin e parë në Evropë si shteti më i prekur nga Covid-19.

Në Italinë fqinje, numri i personave të prekur është 31,506 ndërsa jetë kanë ndërruar 2,503 persona. Tashmë edhe sipas OBSH, Italia mbetet “vatra më aktive” e virusit. Situata nuk paraqitet aspak e mirë edhe në shtete të tjera brenda dhe jashtë Evropës.

Gjermania numëron tashmë mbi 11,000 të infektuar ndërsa jetë kanë humbur vetëm 27 persona. Irani radhitet i treti në rang global. Vendi numëron 17,361 persona të infektuar dhe 1,135.

Në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, Bashkimi Evropian njoftoi ditën e djeshme se do të mbyllë kufijtë e jashtëm për të paktën një muaj. Kufijtë janë mbyllur kryesisht për shtetas nga vende jashtë zonës së Shengenit, por edhe për qytetarët e shteteve të BE do të lejohet kalimi i kufijve vetëm për arsye të justifikuara mirë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews