Ballina Bota Bill Gates uron Biden për fitoren: Pres të marrë nën kontroll pandeminë

Bill Gates uron Biden për fitoren: Pres të marrë nën kontroll pandeminë

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it Bill Gates ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris-in për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Urime Presidentit të Zgjedhur Biden dhe Zv.Presidentes së Zgjedhur Harris. Faleminderit zyrtarëve të zgjedhjeve dhe punonjësve të fushatës të cilët punuan pa u lodhur për t’u siguruar që një numër rekord i amerikanëve mund të hidhnin votën e tyre dhe të numërohej në një kohë kaq sfiduese për vendin tonë.” – shkruan Gates.

Më pas ai shton se pret nga presidenti i ardhshëm Biden, që të marrë nën kontroll pandeminë Covid-19.

“Mezi pres që të punoj me administratën e re dhe udhëheqësit e të dy palëve në Kongres për marrjen nën kontroll të pandemisë së furishme, angazhimin e partnerëve në të gjithë botën për çështje si varfëria dhe ndryshimi i klimës dhe adresimin e çështjeve të pabarazisë dhe mundësive në shtëpi”- shton ai.

Kujtojmë se Gates ka qenë në mosmarrëveshje me presidentin aktual Donald Trump lidhur me menaxhimin e pandemisë nga administrata e tij.

Në maj, Gates i tha “The Wall Street Journal” se ai e kishte paralajmëruar presidentin Trump që në dhjetor të vitit 2016 për rreziqet e një pandemie në vend, duke u kërkuar të gjithë kandidatëve ta bëjnë atë një përparësi kombëtare.

“Do të doja të kisha bërë më shumë për të tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut”, tha asokohe Gates.

@tn.lajmelokale
@tetovanews