Ballina Bota LAJM I FUNDIT: Zyrtare, Joe Biden është presidenti i ri i Amerikës

LAJM I FUNDIT: Zyrtare, Joe Biden është presidenti i ri i Amerikës

CNN dhe BBC raportojnë se Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale amerikane dhe është tashmë presidenti i 46-të amerikan.

Kandidati demokrat ka mundur presidentin republikan Donald Trump pas një garë zgjedhore plot tension, ku rezultatet vonuan disa ditë për të dalë.

Joe Biden ka fituar betejën dhe është zgjedhur presidenti i Shteteve të Bashkuara”, raporton BBC, duke theksuar se projeksionet e bëra prej tyre nxjerrin Biden fitues në Pensilvani dhe tashmë ai kalon mbi 270 vota elektorale.

Ndërkohë shtohet se Trump e ka humbur garën dhe deklaratat nga zyrtarët e fushatës së tij tregojnë se çështja do shkojë në Gjykatën e Lartë.

Projeksioni i BBC për fitoren e Biden bazohet në rezultatet jozyrtare nga shtetet që tashmë kanë mbaruar me numërimin e votave të tyre dhe rezultatet e pritura nga shtete si Wisconsin ku numërimi po vazhdon.

Deri tani Biden ka fituar më shumë se 73 milion vota, duke u bërë presidenti me më shuma vota në historinë e SHBA-së.

Nëse numërimi vijon në këtë trend atëherë Trump do të bëhet presidenti i parë me vetëm një mandat që nga viti 1990.

Ndërkohë dhe mediat të tjera ndërkombëtare raportojnë se Biden është fitues i zgjedhjeve, pasi të gjitha projeksionet flasin në favor të tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews