Ballina Shëndeti Koronavirusi Efektet psikologjike të pandemisë

Efektet psikologjike të pandemisë

“Si çdo situatë ekstreme, një sëmundje nxjerr në pah çfarë ka të mirë dhe çfarë ka të keqe në çdo individ”, Susan Sontag, “Sëmundja si metaforë”.

Kur kanë thënë se me mbarimin e verës do të mund të kthehej tek puna, pasi kam punuar për muaj në smart working, kam provuar një ndjesi refuzimi. Susanna i është dashur që t’i besdojë mbështetjes së një psikologu për të tejkaluar fobinë e mosinfektimit nga kovidi po të dilte nga shtëpia. Kurse Marta ka humbur nënën në mars për shkak të virusit dhe qysh atëhere nuk arrin të harrojë sytë e saj të frikësuar teksa dërgohej në spital, ndjehet fajtore pse nuk ka arritur ta ndihmojë kur mjekët nuk i shkonin t’ia viziotnin dhe ka mendime shumë të forta që e pengojnë të flejë. Ka frikë se mos infektohet edhe ajo dhe i lë fëmijët vetëm.

Gjatë valës së parë të infektimeve, ardhja e papritur e epidemisë së koronavirusit të ri ka shkaktuar trauma në shumë njerëz: ka ndërprerë përditshmërinë, ka detyruar izolim dhe bashkëjetesë të detyruar në hapësira të vogla, për shumë ka përkuar me përvojën direkte të sëmundjes apo të zisë. Megjithatë, është vala e dytë ajo që po vë në sprovë pjesën më të madhe të njerëzve nga pikëpamja psikologjike.

“Në valën e parë është përballuar emergjenca me shpresën se mund të dilej në harkun e pak javëve apo muajit, në valën e dytë ka një tipar kronicizimi të traumës. Simptomat e ankthit, trishtimit dhe depresionit janë rënduar tek shumë persona”, shpjegon Maria Silvana Patti, psikologe dhe Shefe e Njësisë së Terapisë Pastraumatike të Shoqatës për Kërkimin në Psikologjinë Klinike (ARP) të Milano. “Mungon mundësia e parashikimit dhe projektimit, dy karakteristika që ushqejnë shpresën e qenieve njerëzore. Ky aspekt është rënduar nga mungesa e një komunikimi të qartë për sëmundjen në nivel publik. Njerëzit ndjehen as në qiell e as në tokë pafundësisht”.

Për këtë arësye shumë kanë vështirësi të flejnë, ka që nuk arrijnë të shkëputen nga puna, ka që kanë vështirësi për ta dalë nga shtëpia, ka që kanë zhvilluar fobi në kuptimin e vërtetë të fjalës, ka që nuk duan të kthehen në punë, çifte që kanë hyrë në krizë, ka që kanë një lodhje të madhe që u ngadalëson çdo lloj aktiviteti, ka që kanë vështirësi në përqëndrim, ka që kanë kriza zemërimi. Pastaj janë edhe simptomat më të rënda: depresioni, ankthi apo varësia nga alkooli dhe substanca të tjera. Për ata që e kanë përjetuar personalisht humbjen e një njeriu të dashur apo që i kanë mbijetuat kovidit, simptomat janë edhe më të këqija.

Nëntë muaj nga fillimi i krizës shëndetësore në Itali, një prej pasojave më të anashkaluara në nivel social është pasoja psikologjike e përhapur që epidemia ka shkaktuar në pjesën më të madhe të popullsisë. “Ka edhe një aspekt tjetër që është ai i mohimit dhe i refuzimit”, shpjegon Patti. “Pandemia na vë në kontakt me vdekjen, vë në krizë kuptimin tonë të ekzistencës, ama një prej reagimeve të mundshme është ai i mospranimit, deri sa të arrihet në fenomene mohimi, i kujt minimizon rrezikun apo vë në veprim sjellje antisociale, si shkelja e normave të sigurisë”.

Për psikologen, në këtë moment individët mezi arrijnë ta shoqërojnë situatën e tyre të vuajtjes me kushtet e përgjithsme të prodhuara nga pandemia. “Pjesërisht ky është frut i një normaliteti të shtirur ku jemi kthyer, edhe pse punojmë apo bëjmë aktivitetet tona, situata nuk është kthyer si përpara epidemisë”. Për Patti në këtë moment përpjekja e parë e terapeutit duhet të jetë ai që t’u tregojë njerëzve lidhjen midis simptomave që kanë individët dhe kuadrit të përgjithshëm. Ndërsa në Itali regjistroheshin rastet e para me Covid-19, më 26 shkurt në revistën shkencore “The Lancet” botohej një studim mbi impaktin psikologjik të epidemive të së kaluarës si ato të Sars, Ebola, Mers apo i ashtuquajturi grip i derit. Faktikisht, në secilin prej këtyre rasteve është adoptuar karantina si metodë për të reduktuar infektimet.

Në të gjitha epidemitë e shqyrtuara nga studimi, izolimi ka prodhuar një seri shqetësimesh psikologjike, midis të cilëve stresi pastraumatik, konfuzioni, zemërimi, frika dhe pagjumësia. Siç ishte e parashikueshme, edhe me koronavirusin ka ndodhur diçka e ngjashme. “Pjesa më e madhe e pacientëve na tregon se i duket sikur jeta u ka humbur domethënie, kanë vështirësi në gjetjen e një kuptimi, të projektojnë të ardhmen, në një situatë ku gjithçka duket më e mangët dhe më e paparashikueshme”, shpjegon Damiano Rizzi, psilolog klinik i Fondacionit Soleterre, që ka lançuar një rrjet të formuar nga 570 psikologë në të gjithë Italinë për asistencë psikologjike nëpërmjet telefonit. “Tek pacientët e parë që kanë aderuar në projekt kemi zbuluar nja 40% me simptoma depresioni të rëndë, nivele të larta (33%) ankthi dhe konsum të shpeshtë të alkoolit dhe substancave me qëllim vetëmjekues (36%). Një përzierje shumë e rrezikshme dhe që në disa raste çon në tentativa vetëvrasjeje”, vazhdon Rizzi.

Më 25 nëntor në Gjermani janë botuar rezultatet paraprake e një investigimi mbi efektet psikosociale e pandemisë kryer nga Helmholtz Zentrum e Mynihut në 113000 njerëz, një prej kërkimeve më të gjera në botë deri më tani lidhur me temën. Kërkimi ishte në zhvillim qysh përpara 2014 dhe kështu që mundëson të krahasohen kushtet shëndetësore të popullsisë me ato të së kaluarës. Nga studimi del se nivelet e stresit janë rritur në të gjithë popullsinë dhe në të gjitha shtresat moshore. Ama mbi 60 vjeçarët kanë zhvilluar më pak ankth dhe shqetësime depresive.

“Kjo sepse ka mundësi që në një moshë të caktuar je më shumë i aftë në përballimin e situatave të papritura me shpirtin e dorëzimit”, ka shpjeguar Annette Peters, koordinatore e studimit. Simptomat më të këqija i ka zhvilluar pjesa e popullsisë që shkon nga 20 në 40 vjeç, sidomos gratë midis 20 dhe 30 vjeçëve. Kjo mund t’i detyrohet në shumë rasteve pranisë së fëmijëve minorenë me të cilët janë marrë nënat gjatë lockdoën. Veç kësaj, burrat midis 30 dhe 40 vjeçëve kanë vazhduar të punojnë, ndërsa mbi 60 vjeçarët kanë mundur të përqëndrohen në ruajtjen e shëndetit të tyre.

Një studim britanik i botuar në “The Lancet Psychiatry” arrin në konkluzione të ngjashme. Pandemia i ka thelluar diferencat në stilet e jetës së njerëzve. Në mënyrë të veçantë janë thelluar vështirësitë e grave dhe të rinjve, një pjesë e popullsisë tashmë në vështirësi. “Ndërsa prekja nga Covid-19 është një rrezik i madh për shëndetin e të moshuarve, studimi ynë sugjeron se shëndeti mendor i të rinjve është goditur më shumë nga masat e marra për ta luftuar epideminë”, pohon Kathryn Abel e Manchester University, një prej autoreve të kërkimit.

Të gjithë specialistët bien dakord lidhur me nevojën për të mos i anashkaluar simptomat dhe siguruar forma të asistencës të përhapur edhe për këto lloj shqetësimesh. “Po vërejmë se sidomos simptomat e shfaqura pas krizës shëndetësore kanë një probabilitet të lartë të zhdukjn nëse trajtohen me një mbështetje psikologjike nga ana e një specialisti”, shpjegon Damiano Rizzi. Megjithatë, thuajse të gjitha iniciativat e mbështetjes psikologjike në Itali jepen nga privatë dhe, për pasojë, jo të gjithë arrijnë që të kenë akses në to. “Qysh përpara Covid-19 vëmendja për shëndetin psikologjik ishte shumë e ulët, por edhe tani kjo vetëdije mungon. Mjafton të mendohet për fondet e pakta të alokuara nga recovery fund në këtë sektor. Në fakt duhet të mendohet për një sistem psikologësh të bazës”, konkludon Rizzi. Më 9 dhjetor, Konsulta e Shoqërive Shkencore të Zonës Psikologjike i ka dërguar një letër qeverisë për t’i kërkuar të ndërhyjë energjikisht për përballimin e problemeve psikologjike të mijëra njerëzve.

“Dhjetëra mijërat e të shtruarve në spitale, mbi 100000 personat e infektuar në izolim, milioni i të mbijetuarve nga Covid, familjarët e 60000 të vdekurve, fëmijët dhe të moshuarit e dobët, personat e prekshëm, operatorët shëndetësorë, përveç pjesës tjetër të popullsisë, nuk kanë gjetur përgjigje në shërbimin publik prej mungesës strukturore të psikologëve dhe psikoterapeutëve. Dhe në 9 muaj pak ose asgjë nuk është bërë: për shëndetin psikologjik, resurset publike janë të njëjta me ato të përpara pandemisë”, denoncon dokumenti.

Sipas një investigimi qysh përpara pandemisë të European Data Journalism Network (EDJN), resurset e asistencës qenë të pamjaftueshme për nevojat e pacientëve, por me Covid-19 aksesi ndaj kurave ka qenë edhe më problematik, si për kë kishte shqetësime të mëparshme, ashtu edhe për kë ka zhvilluar të reja si pasojë e krizës. Sipas të dhënave Eurostat të 2018, vendet europiane me numrin më të madh të psikiatrëve për 100000 banorë qenë Gjermania (27.45 çdo 100000 banorë), Grecqa (25.79) dhe Vendet e Ulta (24.15). Në të kundërt, Polonia (9.23) Bullgaria (10.31) dhe Spanja (10.93) kanë numrin më të vogël të psikiatrëve në raport me popullsinë.

Gjatë pandemisë, 75% e shërbimeve të konsulencës psikologjike dhe psikiatrike është kryer nëpërmjet internetit, por jo gjithmonë kjo mundësi ka rezultuar e vlefshme. “Gjatë valës së parë, një ose më shumë shërbime kushtuar pacientëve me probleme mendore, neurologjike apo me abuzim drogash kanë mbetur të paralizuar në 93% të vendeve të monitoruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Rreth 40% e vendeve europiane pjesëmarrëse në studim kanë referuar situata deri më të këqija, aq sa 3 shërbime në 4 janë pezulluar”, përcjell studimi i EDGN.

Veç kësaj, asistenca psikologjike nga larg nuk e ka zëvendësuar krejtësisht aktivitetin në prani. Për psikologen Marta Poll, Drejtore e organizatës “Salut Mental Catalunya”, asistenca psikologjike nga larg mund t’i ndihmojë personat me vështirësi në lëvizje apo që kanë vështirësi në vendosjen e raporteve të besimit në prani. Megjithatë, ekzistojnë barriera që mund ta komplikojnë asistimin e disa pacientëve, aq më shumë në rastin e të moshuarve apo të atyre, për arsye ekonomike apo të natyre tjetër, që nuk kanë akses në teknologji. “Për disa pacientë nuk ka pasur asnjë formë kontakti, pasi nuk qenë në gjendje të menaxhonin seancat online dhe nuk mund të dilnin, kështu që janë përkeqësuar”, shpjegon Jimmie Trevett, zëdhënës i Shoqatws suedeze për Shëndetin Social dhe Mendor (RSMH).

Në Codogno, një prej epiqendrave të pandemisë në Itali gjatë valës së parë, Alessandra Locatelli i ka asistuar paccientët e saj nga larg për një kohë të gjatë dhe i ka ofruar asistencë falas deri në maj, bashkë me një rrjet psikologësh që janë vetëorganizuar në emergjencë. Por, me të mbaruar faza e parë, për psikologët ka rifilluar një normalitet i çuditshëm, jo i mbivendosshëm me situatën e mëparshme: “Kovidi ka qenë një lloj tcunami, ka përmbysur gjithçka dhe në shumë raste ka nxjerrë në dritë probleme që vepronin nëndhe. Tani jemi në një fazë në të cilën duhet të menaxhojmë atë që ka ndodhur muajt e kaluar, por jemi akoma të zhytur në pandemi. Shumë familje janë transformuar, shumë janë shpërbërë. O sepse ka pasur zi, o sepse shumë çifte janë ndarë. Janë rritur rastet e dhunës ndaj grave ose, më mirë, nuk e dimë akoma nëse janë rritur dhunat apo thjesht janë rritur denoncimet. Sikur më pas bashkëjetesa e detyruar për shumë nuk ka qenë më e mundur të durohet”.

Por edhe për psikologët kjo situatë është krejtësisht e re: “Nuk ka shumë literaturë për një situatë që kjo po jetojmë, kështu që edhe për ne është një moment studimi dhe kërkimi. Është e vështirë të bëhet diagnozë në këto kushte, ka shumë faktorë që mblidhen dhe ajo që mund të bëjmë është vetëm të tregojmë më shumë aftësi për të dëgjuar gjatë terapisë”.

(nga Internazionale) Përgatiti ARMIN TIRANA, TemA

@tn.lajmelokale
@tetovanews