Ballina Bota SHBA, Fauci: Biden dhe Harris të vaksinohen sa më shpejt kundër COVID-19

SHBA, Fauci: Biden dhe Harris të vaksinohen sa më shpejt kundër COVID-19

Eksperti më i lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci, tha dje se presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris duhet të vaksinohen kundër COVID-19 sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Për arsye sigurie, mendoj vërtet se duhet t’i vaksinojmë ata sa më shpejt që të mundemi”, tha ai në një intervistë për transmetuesin “ABC”.

Gjithashtu, Fauci nxiti edhe presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin Mike Pence që të vaksinohen.

“Duhet të mbrohen personat që janë shumë të rëndësishëm për vendin tonë tani”, sqaroi eksperti shëndetësor.

Sipas tij, fushata e vaksinimit nuk sinjalizon menjëherë përfundimin e pandemisë dhe se vendi ka të ngjarë të mos arrijë imunitetin e tufës deri në pranverën ose verën e vitit 2021.//ATSH

@tn.lajmelokale
@tetovanews