Ballina Bota SONDAZHI: Dy të tretat e gjermanëve të gatshëm të bëjnë vaksinën kundër...

SONDAZHI: Dy të tretat e gjermanëve të gatshëm të bëjnë vaksinën kundër Covid-19

Sipas një sondazhi shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, e cila pritet të hidhet në treg më 27 dhjetor. Por më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketim janë të shqetësuar për efektet anësore.

Pothuajse dy të tretat e gjermanëve janë të gatshëm për t’u vaksinuar kundër virusit korona. Ky është përfundimi i një sondazhi të YouGov për agjencinë e lajmeve DPA.

Madje 32% e të anketuarve thanë se duan të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Kurse 33% e të anketuave thanë se ishin të lumtur për gjetjen e vaksinës dhe duan ta bëjnë atë, por se janë pak hezitues dhe duan të presin dhe të shikojnë se çfarë lloj efekti bën ajo tek personat e vaksinuar. Rreth 19% e të anketuave thanë se nuk duan ta bëjnë vaksinën fare, ndërsa 16% janë të pavendosur.

Pasiguri për efektet anësore

Më shumë se gjysma e të anketuarve, 57% – thanë se ishin të shqetësuar për efektet anësore të mundshme të vaksinës.

Gjermania planifikon ta fillojë programin e vaksinimit më 27 dhjetor duke u dhënë përparësi grupmoshave 80 vjeç e lart, si dhe njerëzve që jetojnë dhe punojnë në shtëpitë e përkujdesjes.

Punëtorët e sektorit të shëndetësisë që janë në rrezik infektimi, përfshirë dhe ata që punojnë në repartet e urgjencës dhe në njësitë e kujdesit intensiv dhe të reanimacionit, gjithashtu do të kenë përparësi për vaksinimin.

Sondazhi i YouGov tregoi se ata grupmoshat më të vjetra janë më të prirura të vaksinohen. Kështu të gatshëm për t’u vaksinuar janë 71% e personave mbi moshën 55 vjeç, krahasuar me 54% të atyre midis moshave 18 dhe 24 që duan po ashtu të vaksinohen. Në sondazh morën pjesë rreth 2,035 vetë. Ai u zhvillua midis 21 dhe 23 dhjetorit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews